Fondet pensionale edhe më tej në Serbi

4 nëntor 2007, Dojçe Vele, Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Prej vitit ’98, u ndalua dhënja e pensioneve në viset ku u zhvilluan askionet ushtarake e policore serbe, ndërsa që nga fundi I vitit ’98, u ndaluan në përgjithësi.

“Kjo vlente për të gjitha komunitetet, me përjashtim të serbve dhe malazezëve të cilët I marrin pensionet në kontinuitet nga fondi I Serbisë e në të njëjtën kohë, edhe pensionin e ashtuquajtur-themelor, nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës e që paraqet një diskriminim ‘sui generis'”-plotëson Kryetari I Sindikatës së pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Fatmir Fehmiu.
 Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me 31 dhjetor të vitit 1998, gjithsejt numëronte 91 mijë e 635 kontributdhënës, (91.635), të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor.  Ahmet Avdimetaj është pensionistë kontributdhënës, I cili deri më tani gëzonte vetëm pension pleqërie prej 40-të eurosh:
“Ne jemi pensionistë e invalidë kontributdhënës. Ne nuk jemi kundër pensionistëve të tjerë. Ne duam vetëm që të diferencohemi prej tyre”.
Ramadan Zeqiri, bujk, do të ishte I lumtur po të bëhej ky diferencim:
“Paj na marrim boll e ata-pak, se kane punu shumë. Kane derdh djersë të madhe e kurrgjo! Ndoshta kemi punue edhe na se kemi kontribu qaty, por, ndryshe ata e ndryshe na…Ata duhet me u pagu ma mirë se na që i marrim ka 40 euro.”
Por, ku janë kontributet e klasës së dikurshme punëtore e cila ndërtoi Kosovën?
Kryetari Fatmir Fehmiu, sjell përgjegje të detajuar:
“Të hollat gjinden së pari në kapitalin nga privatizimi I pronës shoqërore. E dyta, me rrënimin e autonomisë së Kosovës, me c’rast Kosova u shndërrua në një koloni të tipit klasik, të gjitha kapitalet u transferuan në institucionet e Serbisë. Në të njëjtën kohë janë marrë edhe inventari dhe cdo pasuri të bashkësisë vetqeverisëse të Kosovës, si asociacion I kontributdhënës në përgjithesi e në sektorin individual, në vecanti. E kur flasim për sigurimin pensional-invalidor, ky borxh asht diku rreth 2 miliard euro, duke pasur parasysh periudhen prej vitit 1990, kur kane fillu t’i nderpresin dhënjen e pensioneve familjare, fëmijëve, të cilët kanë vijuar shkollën në gjuhën shqipe”.
Kryeparlamentari Kole Berisha, lidhur me kthimin e fondeve të grabitura nga Serbia jo fort larg pat premtuar se, “na kanë mbetur edhe pak hapa deri në pavarësinë e vendit, e pastaj do të kemi më shumë kohë që t’i qasemi këtij problemi përmbajtësisht. Kështu do të jetë me të gjitha problemet e pensionistëve dhe invalidëve të punës”.
Dhe, deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit, Qeveria e Kosovës me 31 tetor mori vendim që pensionet e fuqisë së dikurshme punëtore e cila përbën një të tretën e popullsisë aktuale, në Kosove, t’i rris prej 40 deri në 75 euro. Partite opozitare të Kosovës, ndarjen e fondit prej 16 milionë eurosh për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit e ish sistemit pensional, i cili do të hyje në fuqi në janar të vitit 2008, e vlerësuan si pjesë te fushatës aktuale të zgjedhjeve duke marrë parasysh kërcënimet e pensionistëve se nuk do të marrin pjesë në votimet e 17 nëntorit. Njësoj mendon edhe kryetari I Sindiktaës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, Fatmir Fehmiu, I cili shtron pyetjen, përse ky hap nuk u ndërmor më parë. Përderisa, Ministri për Punë dhe Mirëqënje Sociale, Ibrahim Selmanaj, në një takim me drejtues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, premtoi se Parlamenti i Kosovës shumë shpejt do të miratojë draft ligjin për sigurimin pensional e invalidor I cili, sipas tij, do të jete garancia me e mirë për pensionistët.
Ajete Beqiraj, Dojce vele
(Visited 5 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *