Date Archives November 2007

“Pavarësi për Kosovën” apo „Kosova është Serbi”

25 nëntor 2007, Dojçe Vele, Janë keto, dy sllogane që përsëriten tash tetë vjet nga të dyja komunitetet. Ato janë të njohura edhe për botën, para syve të së cilës zhvillohet beteja ndërmjet dy vendeve të destinuara me ndarje. E, midis kësaj tërheqjeje të vazhdueshme në anë të kundërta, është populli i cili ka mbetur pezull mes situatës së turbullt, pa një ide të qartë qoftë edhe për të nesërmen.

Olivera Kaçareviç, do të donte të kthehej në Kosovë. Por, a do ta zbraps nga ky hap, pavarësia e Kosovës?
” Ndoshta, më parë do të kthehesha në një Kosove të ndarë e cila do të kishte kufij. Dhe kjo, sepse duhet të kalojë shumë kohë dhe të shërohen plagët nga të dyja anët, që të mund të jetojmë bashkë. E gjithë kjo është me zor. Dhe, gjithhere kur diçka bëhet me zor, pjell konflikte”.
Azem Hyseni është nga Brestoviku, fshat multietnik në komunën e Pejës.
Serbia veç po I nxit me ua humb kryet. Asaj ju kanë da Maqedonia, Bosnja, Mali I Zi, Kroacia, Sllovenia, e tetana jone konë ner Serbi e o thirre Jugosllavi. Tash osht met veç Serbia vetem. Pse?! Se o kon I keq, për qata! S´ka deshtë korrkon veç vetes. E nuk ka ashtu, se kurrkush nuk t´duron! E serbëtr e Kosovës janë budallë! Jo e kemi Serbinë! Po çfarë Serbie, kur Serbia po don me t´hup? Ma shumë ka qejf me ta hup farën ty se neve!
Bozhidar Gjurishiç, i cili jeton si i shpërngulur në Qaqak, është I bindur se Kosova nuk do të bëhet e pavarur:
“Mendoj se nu do të bëhet. Unë jam i bindur se nuk do të bëhet edhe aq lehtë”.
“Edhe nëse bota do ta pranojë këtë pavarësi? “
“Paj, bota edhe e bëri këtë! Unë jam lindur në Kosovë, jam rritur, kam punaur si shofer dhe shqiptarët i kisha shokë. Bota e bëri këtë, nuk e bënë shqitparët!”
Dhe, çka me politiken e Millosheviçit?
“Mendoj se ishte e drejtë! Politika e tij ishte e drejtë sepse ti duhet të jesh zot në shtëpinë tënden dhe jo unë të të bëhem zot shtëpie”.
Azem Hyseni provoi këtë politikë të të qënit “zot shtëpie në shtëpi të vet”.
Thojke Amerika: Na e kemi ma të madhin armik Sadam Huseinin. Mirëpo, edhe na e kemi ma të madhin armik Serbinë, se ma zi na ka ba neve Serbia se Sadam Huseini, Amerikës. Nuk fiton kurrgjo ai që vret, se njerëzit nuk farohen pse i vret ti, por lejnë të tjerë ma shumë. Ata janë munu me na farue neve! Por, s´mujnë me na farue, se na tre vëllazën jemi e i kemi 21 djem, përveç çikave. Vec nipa t´mi janë ba përmbi 70-të. E pse na kane vra, na rritem edhe ma fort! Edhe ju kom than në serbve të këtuhit: N´daçi me rrnu, hiçnu Serbisë. E pra, mos daçi, shkoni e  rrini atje. Pooo! Shtrengohuni sa t´mundi, se Kosovës s´keni çka me i ba!
Dhe paqartësia vazhdon. Populli, dashur pa dashur, bëhet pjesë e kësaj beteje, haraqin e së cilës e paguan vetëm ai. Përderisa njëra palë kërkon të përfitojë në kohë me shpresën që ka rrënjët veç në Serbi dhe në Rusi, pala tjetër e mbështetur në supet e botës, numëron ditet me shpresën se dhjetori do të vie më pavarësinë. E përbashkët është vetëm pyetja: “Cfare aty e tutje? “
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Gjendja e sigurisë në Kosovë e kënaqshme

22 mars 2007-Dojçe Vele, Sipas Zyrës për Siguri Publike pranë Qeverisë së Kosovës, gjëndja e sigurisë ndërkohë është e kënaqshme, duke mos përjashtuar mundësinë e rebelimit të popullit nëse nuk respektohet vullneti i tij.

Zyra për Siguri Publike e Qeverisë së Kosovës, e cila së bashku me institucionet relevante monitoron situata të ndryshme, gjëndjen në vend e vlerëson si të kënaqshme dhe stabile.

Kryetari I Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës Naim Maloku, në një dëgjim publik për gjëndjen e sigurisë të mbajtur dje në Prishtine, paralajmëron përshkallëzim të situatës në rast të shtyerjes së metujeshme të definimit të statusit të Kosovës.

„Vet procesi i definimit të statusit është një sfidë për Kosoven. Normalisht, kjo rrit rrezikun e përsëritjes së situateve të krizave, pavarësisht nga cili komunitet vjen“.

Vlerësime të tilla kanë bërë edhe institucione dhe mekanzima që merren me vlerësime dhe parashikime të situatave. Ndërkohë që ish ndërmjetësi amerikan për paqe në Ballkan, Richard Hollbruk, të hënën deklaroi se nëse Rusia e ndalon planin e OKB-së për t’I dhënë pavarësinë provincës së shkëputur të Serbisë, dhuna në Kosovë mund të shpërthejë që në fillim të muajit të ardhshëm.

Naim Maloku nuk e përjashton këtë mundësi: “Mendoj se ky parashikim është I drejte dhe ka bazë për arsye se, vet shtyerja e definimit të statusit nga viti i kaluar në këtë vit, ka shkaktuar situata të ndërlikuara dhe tensione. Ndërsa, shtyrja e mëtejme eventuale edhe pas qereshorit rrit rrezikshmërinë për eskalimin e situatave“.

Javën e kaluar, një batalion gjerman prej 600 trupash rezervë të NATOs- ka filluar zbarkimin në Kosovë. Koloneli Michael Knop, zëdhënës I KFOR-it, thotë se stërvitja e ushtarëve të KFOR-it nuk është përgatitje për parandalim të trazirave të reja. Përderisa, aktivistët e lëvizjes „Vetvendosje“, paralajmërojnë organet e sigurisë, në përgjithësi, që të mos shikojnë situatën me gjakftohtësi. Sipas tyre, nëse mohohet edrejta e popullit për vetvendosje, trazirat do të jenë të pashmangshme. 

Ajetë Beqiraj

Bashkëpunimi Strategjik për krijimin e Parkut të Paqes në Ballkan

17 nëntor 2006, Dojçe Vele, Shoqëria civile e zonës trekufitare: Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë rënë dakord që të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre, për të menaxhuar hapësiren ndërkufitare, për të gjetur vlerat e përbashkëta dhe pikat që i ndajnë me qëllim krijimin e stabilitetit në rajon .

Shoqëria civile e zonës trekufitare Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë rënë dakord që të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre, për të menaxhuar hapësiren ndërkufitare, për të gjetur vlerat e përbashkëta dhe pikat që i ndajnë me qëllim krijimin e stabilitetit në rajon. Deputeti i parlamentit të Kosovës, Husnia Beshkovic, tregon rëndësinë e themelimit të Parkut të Paqes në Ballkan:

 “Krijimi i një parku trekufitar, në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi synon të bëhet në njërën ndër zonat më të bukura dhe më domëthenëse të Evropës. Ndërsa, rol të shumëfishtë në project kanë burimet natyrore dhe shumëllojshmëria e trashëgimisë kulturore e popujve të cilët jetojnë në këto zona”.

Kryetarët e të gjashtë komunave të përfshira në projektin për krijimin e Parkut të Paqes në Ballkan, përkrahen këtë iniciative, njëzëri. Nazmi Selmanaj, kryetari i komunës së Decanit- njëra ndër gjashtë komunat e përfshira në këtë lëvizje: “Dihet se këtu ka vërtet bukuri natyrore e kulturore, të cilat do t’i bashkojnë popujt e këtij rajoni. Mirëpo, është shumë me rëndësi që këtë pasuri ta marrë dikush nën përkujdesje”.

Nusret Kallaq, kryetar i komunës së Rozhajës, në Mal të Zi, 43 kilometra larg nga Peja: “Jemi të interesuar për këtë projekt që para së gjithash të ruajmë këtë hapësirë në të cilën jetojmë, sepse ne kemi të drejtë që trashëgimtarëve tanë t’ua lëmë një vend në të cilin ja vlen të jetosh”.

Petrit Ymeraj nga Shkodra, ku nga ndërkombëtarët edhe u lind ideja për krijimin e këtij parku, vlerëson këtë konferencë si akt historik: “Iniciativa dhe që u mor është historike. Unë besoj se shumë shpejt, po në Shkodër, do të jetë një konferencë më e madhe ku përfundimisht do t’i jepet dimensioni i Parkut të Paqes, duke lidhur marrëveshjen përfundimtare“.

Kryetarët e të gjashtë komunave të zonës trekufitare: Deçan,Pejë-Kosovë; Bajram Curr,Shkodër-Shqipëri dhe Plavë e Rozhajë-Mal i Zi, të tubuar për një interes të përbashkët, nënshkruan një Letër të Qëllimit të Mirë, në të cilën ndër të tjera thuhet: “Autoritetet lokale trekufitare, të përfshira në zonën e propozuar te Parkut janë të vendosura për bashkëpunim ndërkomunal përtej kufijve dhe për pjesëmarrje reciproke në programet zhvillimore me interes të përbashket dhe në mbështetje institucionale të iniciativave të qëndrueshme lokale dhe rajonale ne kuader te zhvillimeve ne Parkun Ballkanik te Paqes”.

Skender Boshtrakaj, udheheqes i Zyres Evropiane për Integrim, pranë Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, është i bindur se rruga drejt integrimeve evropiane vjen përmes integrimeve në rajon: “Kufijtë duket se janë të sigurt. Por, e vërteta është ndryshe! Për momentin kufijtë tanë janë të mbyllur për ata që s’duhet të jenë. Kufijte tanë i kalojnë trafikantët e ndryshem, por jo edhe fqinjtë mes vete!”
Kjo konference u organizua nga Shoqata Mjedisore “ERA”  (Enverimentally Action Group), Koalicioni i OJQ-ve të vendeve trekufitare si dhe nga komiteti i kësaj lëvizjeje, në Britani.Elen Frank, koordinatore për edukim mjedisor, në Masacusets- njëra ndër themelueset e shoqatës ERA, flet për nevojat e edukimit mjedisor, veçanërisht tek të rinjtë e të të tria vendeve: “Përmes një marrëdhënieje me mjedisin ata do të rriten me ndërgjegjen, përgjegjësinë dhe dëshirën për të mbrojtur këto toka kaq të veçanta, si dhe me vetëdijen se  çfarë mund të na ofrojë vendi ynë, neve dhe botës mbarë!”

Me këtë rast, para të pranishmëve u shfaq edhe filmi dokumentar ”Long Walk for Peace” i regjisorit Fatos Lajci-vepër kjo, nga maratoni I këtij ambientalisti të apasionuar  nëpër bjeshkët e zonës trekufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mal I Zi.
“Jam i lodhur nga ecja….”

Ajetë Beqiraj,fituese e “Çmimit Special” në Neum të BeH

Fituese e Çmimit Special në Neum të Bosnjë Hercegovinës
Gazetarja Ajetë Beqiraj -Fituese e Çmimit Special në Neum të Bosnjë Hercegovinës

Emisioni:

Festivali i Trete Rajonal: “Zeri si Nxitje e Kreativitetit- Neumi 2007”,

Autore e emisionit: Dhurata Kaba,

Operatore zeri:  Ajshe Hajdari dhe Afërdita Dibra.

  
Në Neum të Bosnjë-Hercegovinës u mbajt Festivali i Tretë Rajonal i Radiove “Zëri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007”.  Në një pjesëmarrje prej 40 mediave të vendeve të rajonit, fakultetet e gazetarisë, etj., Ajetë Beqiraj nga  Radio Kosova mori “Cmimin Special”te ketij festivali.

Sigla:
A je duke e kerkuar nje dore qe do te te ndihmoje? Filloje diten me Programin e Mengjesit te Radio Kosoves. Miremengjes Kosove. Miremengjes Prishtine. Miremengjes, kryeqyteti im!“



Dhurata Kaba: Te dashur degjues, Programi I sotem I Mengjesit I kushtohet Radiofestivalit te Trete Rajonal, “Zeri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007”. Pikerisht per kete, se pari do t’ia jap fjalen drejtoreshes se Festivalit te III-tw Rajonal “Zeri si nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007”, zonjes Borka Rudiç, me nje pershendetje te drejtperdrejte nga Prishtina ne Sarajeve. Zonja Borka, nese degjohemi, miremengjes dhe pershendetje nga degjuesit e Radio Kosoves dhe posaqerisht, pershendetje nga une, Dhurata.
Borka Rudic: “Dobro jutro”. Miremengjes, degjuesve te Radio Kosoves dhe nje pershendetje te ngrohte nga Sarajeva me plot bore. Por, ndonese ben shume ftohte,  besoj se kemi lidhje shume te ngrohta ne mes te Sarajeves dhe Prishtines dhe keto vribrime te bukura, do te na nxjerrin nje radioprogrm te bukur!
Pra, une jam shume e kenaqur me faktin se ne kete vit ka qene nje numer shume me I madh i radiove pjesemarrese ne festival sesa ne vitet e meparshme, me diku 40 radio nga I gjithe rajoni, dy fakultete te zhurnalistikes, dy shkolla gazetarie dhe nje Institut I Mediave. Pra cdo vit po rritet numri I pjesemarrese ne festival dhe ne kete vit, ne Neum kane qene me shume se 100 gazetare, perfaqesues te mediave, gazetar dhe mjeshter te mediave te cilet jane te interesuar per radion si medium. Jam e kenaqur edhe me kvalitetin e produkcioneve te cilat jane prezantuar ne kete vit, sepse ky festival eshte I tille qe I jep mundesi gazetareve qe te garojne ne produkcionin radiofonik, ju jeo rast te mesojne edhe gjera dhe trende te reja dhe te shkembejne ne mes vete. Ndersa, cfare eshte shume e rendesishme per mua eshte fakti se punimet qe kanë ardhur nga Kosova ne kete festival nga radiostacionet qe prodhojne programe ne shqip dhe serbisht, kane qene te nje kvaliteti te larte, kane qene te vleresuara lart nga juria dhe kane qene edhe ne mesin e punimeve te shperblyera”.
Dhurata Kaba: Te dashur degjues, Suada axhanel, organizatore e  shoqates se radiostacioneve rajonale te Evropes Juglindore, “Altermedia”, do te na thote disa fjale per pershtypjet e saj te ketij festivali.
Suada Axhanell: “Ky eshte viti I trete qe ne organziojme kete radiofestival. Dhe, t’iu them te drejten, ne vitin e pare ne kemi nisur te organizojme festival me 20 radio- stacione, por na u paraqiten 27-te. Ne vitin e dyte menduam qe do ti kemi nje numer me te madh, cfare edhe u realizua, sepse u lajmeruan 34 radio-stacione. Ndersa, ne kete vit, kishim pjesemarrje me mbi 40-te media, perfshire ketu edhe fakultetet dhe shkollat e gazetarise, qe eshte per ne nje satisfakcion sepse ky manifestim po arrin nje shkalle te larte te organizimit dhe te interesimit te radiostacioneve te rajonit.
Me drejtorin Avni Spahiu dhe redaktoret, Dh.Kaba dhe Sh.Arifaj  

Dua t’I them disa fjale edhe per radistacionet pjesemarrese nga Kosova dhe Shqiperia, te cilat kane lene nje pershtypje tek anetaret e jurise si radiostacione profesionale. Ato ofruan materjale shume te mira prandaj edhe jane shperblyer me cmime speciale, sic jane Radio Kosova dhe Radio Tirana, nderkohe qe me pare ishte shperblyer edhe Radio Dukagjini. Dua te permend storjen e Radio Kosoves, Dita nderkombtare e Puneste autores Ajete Beqiraj, te cilen juria e vleresoi si shume interesante. Autorja ka shfrytezuar festen e “1 majit” te trajtonte temen per turizem, qe eshte nje e papritur, ku ne vend te festes se punes dhe te drejtave te punetoreve, autorja flet per potencialin turistik, ofertat dhe kerkesat dhe me ane te ketij reportazhi, nga vendi I ngjarjes I njofton qytetaret me gjithd ato qe ofron kjo pjese e Decanit. Gjithashtu, levdata dhe cmim special nga juria mori edhe Radio Tirana dhe gazetarja Ermenita Njuma, me reportazhin per te debuarit nga Kosova”.

Dhurata Kaba: Suada, faleminderit shume per mikpritje, per organzimin e mire te te gjithe ne pejsemaresve atje. Ne tashme do te bejme edhe e transmetimin e te dy reprtazheve fituese e poashtu do te komunikoj edhe me Linda Gjakoven, me Pejen, me Radio Dukagjinin. Njekohesisht do te bisedoj edhe me Ermeniten, drejtperdrejt me Tiranen nderkohe qe pres qe ne studio te arrije vet Ajete Beqiraj per te marre mirenjohjen, shperblimin special per repeortazhin qe do ta degjojme sot se bashku. Programi I sotem I mengjesit I kushtohet fillim e fund Radiofestivalit te Trete Rajonal, “Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007”, qe eshte nje festival I mireseardhur per te shkembyer pervojat ne mes te radiostacioneve dhe ne mes te gazetareve.
Suada Axhanell: Faleminderit edhe juve, Dhurata. Une shpresoj se ne festivalin e ardhshem te cilin do ta kemi ne qershor, ne Tuzlla, do te kemi edhe me shume radiostacione pjesemarrese nga Kosova dhe Shqiperia dhe besoj se do te deshmojne  kualitet edhe me te madh ne festivalet tona.
Dhurata Kaba: Te dashur degjues, ora tash eshte 9 e 19 minuta. Flasim per radiofestivalin e trete rajonal “Neumi 2007”. Morem opinionin e drejtoreshes se ketij festivali, zonjes Borka Rudic dhe te zonjes, Suada Axhanel, organizatore e shoqates se radiostacioneve locale te Evropes Juglindore, Alter Media.
Degjues te dashur, koha eshte imazhi I perjetesise. Besoni vetem veprimin, sepse jeta gelon ne nivelin e ngjajrjeve-jo te fjaleve. Sepse, gazetaria eshte art, madje kisha thene, me e madhja e arteve. Degjimi I radios e ben nje njeri te plote, konferenca nje njeri te gatshem, ndersa pjesemarja ne festivale, nje njeri te sakte. Mirenmengjesi koleges sime te dashur, redaktores pergjegjese te Radio Dukagjinit, Linda Gjakova.
Linda Gjakova: Miremengje Dhurata. Miremengjes te gjithe degjuesve te Radio Kosovës. Falemdnerit per prezantimin, Dhurate!
Dhurata Kaba: “Linda, “Erdha-pashe-ngadhnjeva!”-ka thene Cezari. Ishim bashke ne festival, kerkoj opinionin tend. Me cfare pershtypjesh u ktheve nga ky festival?
Linda Gjakova: Edhe nje here I pershendes te gjithe degjuesit e Radio Kosoves. Vertet, ishte ky takimi I trete I radiofestivalit regjional, I mbajtur ne Neum. Cdo here kur ktehhemi,kthehemi me pershytpje shume te mira. Eshte rasti kur ne mund te takohemi, t’i shkembejme mendimet, te marrim ndoshta te re, pa marre parasysh qe e quajme veten ne njefare menrye njerez qe jemi me vite te tera ne kete profesion, punojme ne gazetari. Cdo here kthehem me kenaqesine qe radioja vertet kthehet ne radio. Vitet pas viteve ’99, ishin vite kur pothuaj se ne cdo second lindte nga nje radio edhe ne Kosove, edhe ne vendet e tjera te rajonit. Ishte nje, ashtu te them, nje rilindje e gjuhes shqipe ne eter. Por si duket, cdo gje fillon dhe merr ate formen e vet. Radio Dukagjini vazhdon te jete nje radio e cila mundohet te jete shume prane degjuesve te Kosoves, ne pergjithesi dhe vendeve te tjera ne rajon dhe bote, permes internetit dhe antenes satelitore. Por, pa marre parasysh, pervoja e dikujt tjeter, menyra e punes se dikujt tjeter te meson dicka te re, prandaj cdo here kur takohem me koleget ne kete festival, patjeter dhe padyshim qe mesoj dicka te re. Prandaj, cdohere kur takohem me koleget ne kete festival, patjeter dhe padyshim qe kuptjme dicka te re. Vetem se Radio Dukagjini, kete vit nuk doli edhe aq e suksesshme si ato dy vitet e para te ketij festivali, kur Radio Dukagjini me punimin e koleges, Sebiha Ramagjiku e zuri vendin e pare. Nuk ishim present as ne jurine perzgjedhese te ketyre punimeve, nuk ishte asnje njeri qe fliste shqip, mirepo ishte i perkthyer, nuk ishin prezent as koleget nga Radio Kosova, nuk ish present askush qe fliste ne shqip. Punimi ne gjuhe shqipe perkonte momentet me prekese te rikthimit te kosovareve dhe dolem fitues dhe e morem cmimin e pare apo vendin e pare. Vitin e kaluar, ishim njejte te suksesshem me siglen, por kete vit kishte punime jashtezakonisht te mira. Me vjen keq personalisht nga ti dhe nga te gjithe degjuesit e Radio Kosoves, qe nuk e kam percjellur emisionin e dites se sotme nga fillimi, nuk di se cka kane thene koleget nga qendrat e tjera, por dua te cek per degjuesit tuaj se duhet te ndjejme veten krenar te gjithe ne qe ishim atje, me fjalet e thena nga perfaqesusi I jurise profesionale, per reportazhin e shkurter ne kategorine e reportazhit qe flet per kthimin. Radio Tirana ishte me punimin me te mire!
Dhurata Kaba: Edhe Ajete Beqiraj mori Shperblimin Special, kolegja jone dhe ne si Radio Kosove, gje te cilen e permendi edhe zonja Borka Rudic edhe Suada. Dhe une, Linda, pres qe Ajete Beqiraj te arrije ne studion tone dhe ne do t’I degjojme sot reportazhet…
Linda Gjakova: Po, vertet ishte kenaqesi! Por, jemi mesuar se edhe vitin e kaluar Radio Kosova mori shperblimet. Por, per Shqiperine qe moren pjese per here te pare, t’I degjojme gjithe ato fjale te mira, me gjithe keqardhjen qe ata nuk moren shperblimin por vetem nje mirenjohje per pjesemarrje, per shkak qe emisioni eshte dashur te jete prej festivali ne festival.
Dhurata Kaba: Sidoqofte, e paten nje shperblim special dhe u tha atje, ne prezence te te gjitheve, se eshte nje shembll se si duhet te pergatitet nje reportazh. Linda,faleminderit per opinionin tend. Por, sa jane te mriesardhura keto festivale per pjesemarrje,sidomos te profesionisteve qe jemi present?
Linda Gjakova: Te mireseardhura, patjeter! Me ka lene pershtypje patjeter, katedra e jurnalistikes e Fakultetit Filozofik te Novi Sadit, me punimet e 22 studenteve. Une uroj qe dicka te ngjajshme te kemi mundesi te punojme edhe ne, ne Kosove.
Dhurata Kaba: Linda,falemdinerti,te pershendes dhe mireudegjofshim!
Degjues te dashur, ishte kolegja, redaktorja pergjegjese e Radio Dukagjinit,  studio ne Peje, Linda Gjakova. Te provojme tani te lidhemi me radiot tjera.
Miremirengjesi, kryeqytetit shqiptar, Tiranes dhe zonjes Emerenita Njuma, dretjoreshe e programit te Radio Tiranes. Ermenita, mirengjes dhe pershendetje nga Radio Kosova!
Ermenita Njuma: Pershendetje nga Radio Tirana dhe miremengjes nga Shqiperia.
Dhurata Kaba: Nita, u prit jashtazakonisht mire reportazhi per te riatdhesuarit, autore e te cilit je ti dhe te cilin pas bisedes, do ta transmetojme drejtpersedrejti ne programin tone. Sic tha edhe kolegja Linda, qe vet organzatori dhe komisoni e vleresoi dhe tha: “Ky eshte shembull per ju te gjithe qe jeni ketu, se si pergatitet nje reportazh”. Por, per fat te keq ka qene ajo periudha 8 vjet, qe nga viti 1999 kur e e pergatite kete reportazh shume te prekshem per refugjatet kosovare te luftes ne Kosove dhe e moret shperblimin special. Nite me thuaj, c’ pershtypje ju la ky festival, meqe ishte herea e pare qe ju moret pjese?
Ermenita Njuma: Ne fakt, vet logoja e festivalit te trete rajonal “Zeri si nxitje e kreativitetit, do te thote shume. Sepse, misioni I gazetarit ne fund te fundit ky eshte: qe permes zerit te percjell ndjesi, emocione dhe ajo cka eshte me e rendesishmja, vertetesi, gjithcka qe prek realitetin. Por, emocionet e atij festivali pervec asaj pjese qe ishte e pasur me referenca, me kumtesa, vine ne momentin e konkursit te festivalit, ky ishte mision ne fund te fundit, I atij radiofestivali. Dhe, mua me vjen mire qe vleresimi vjen me ate lloj nocioni, si radioreportazhi me I mire. Kjo eshte jo vetem per elementet qe bartte por edhe per misionin qe mori persiper te percjellte, sepse nese e kujtoni ju, por njekohesisht edhe degjuesit qe do ta ndjekin pak me mbrapa, ai mbyllet me nje fjali shume te madhe: “Mire se te gjejme te lire, Kosove.” Dhe, kjo don te thote shume. Kjo te emocionon, jo vetem para tete vitesh, por edhe ne kete cast kur ne e presim statusin e Kosoves”.
Dhurata Kaba: Nite te falmnderit shume, miresevini ne Kosove. Ju pres se bashke me Ermalin dhe Eltonin.
Ermenita Njuma: Une ju falnderoj, ju percjell pershendetjet me te ngrohta prej tyre, por njekehesisht, edhe prej kolegeve te mi te Radio Tiranes.
Dhurata Kaba: Falemnderit Nite. Te dashur degjues, tash do ta degjojme drejtperdrejt reportazhin e autores Ermenita Njuma, drejtoreshe e programit te Radio Tiranes, I cili mori shperblimin special ne kete festival.

Reportazhi I Radio Tiranes:


“Quhem Esat, jemi nga Peja. Ishim te mshefur ne nje poodrum pothuaj 300 vete. Ata me automat na kane nis e njenin para deres e kane vra. Ai s’ka dashte me lane shpine me ik, e ata e kane vra! Per pese minuta me lshu Pejen!”-na thane. Ne s’dishim kah me shku. Ata thjoshin, knej, knej. Prej Pejes deri n’ kufi jena ardhe n’kame. Burrat jane pa vec n’kufi. E atje n’Kosove jena pas da, me tani…Bujtem ne nje dhome te nje shpie deri n’mengjes,e mandej mberritem ketu n’Tirane. Une dua t’kthehem ne Kosove. Atje kam le-atje du me dek!”
Kjo eshte historia e ikjes nga Kosova e vogelushit 9 vjecar, nga Peja. Tashme koha rrjedh ndryshe per te dhe pritja e diteve lidhet pas motivit te kthimit n’Kosove. Ne vendosemi midis te ardhurve dhe ndeshim nje tjeter nente vjecar, qe ulur ne shkallet e stadiumit ku jane akomoduar te sapoardhurit, numeron ditet larg Kosoves.
“Une nga shtepia kam dale me 28 mars, edhe dite e Bajramit ka qene. Na kane qit ne qender te Pejes dhe kane ardhe autobusa e kamionat e na merrshin t’ na dergojne neper fshatra”.
“Per cka t’ ka ardhe keq me shume?”
“M’ ka ardhe keq qe na kane qit nga shtepite. Jam merzit boll qe e kam lene vendlidnjen time!”
“Cfare ke lene ti atje?”
“Shkollen,shtepine…Te gjitha!”
“Do doje te shkoje ne shkolle?”
“Po, por…Se shpejti kam deshire qe t’kthehem ne Kosove dhe atje ta vazhdoj mesimin!”
“Kur mendon se do te jete kjo dite…Sa shpejt?
“S’di!…Kosova per mu o zemer!”
Ata jane kudo dhe brenga e ikjes, eshte kudo. Edhe malli eshte kudo…Edhe pritja…Edhe kthimi…Por,kur? 25 vjecarja, infermjere nga Kosova, qe sherben midis te te ardhurve, I flet mbremjes dhe mengjesit me kthimin per tek I cili shkohet:
“Vetem se na duhet force…”.
Ngarkohemi me ndjesine e pritjes dhe tej nocionit kohe, kerkojme vendet pritese. Gjithkund, deri ne shtepite tona. Nje grua tiranase tregon me pak fjale per cfare ju ofron per nevojen e tyre te ngutshme.
“Une jap gjithcka nga vetja, per t’iu heq atyre streset, per ta ndjere veten sa me ngrohte, si n’shpine e tyre. Ata jane shume te thelle dhe shume te forte. Ne perpiqemi t’i qetesojme, se sot per buke e uje nuk eshte problem, por eshte krejt ana shpirterore, mendja e tyre!
Mengjesi dhe mbremja…Ikja dhe kthimi jane ndalur ne pritje te castit fatlum. Koha rend per te nesermen dhe e ardhmja e deshiruar formesohet ne nje ngrehine ku te gjithe duan te mberrine per te thene:
“Mire se te gjejme te lire, Kosove”!
Pergatiti: Ermenita Stafaj,
Realizmi teknik: Elton Verzivolli,
Prill 1999

 

Dhurata Kaba: Ja te dashur degjues, ishte ky reportazhi I pergatitur nga kolegja Ermenita Njuma-Stafaj, drejtoreshe e programacionit te Radio tiranes, ne radiofestivalin e trete rajonal, “Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007”, u shperblye me shperblim special. Pas reportazhit shume te mire, ne I kthehemi mysafires sone, shperblimin qe mori Radio Kosova. Degjues te dashur, para se te filloj bisden me autoren qe mori Shperblimin Special ne kete festival, Ajete Beqirajn, do doja te degjojme reportazhin me te cilin u shperblye Radio Kosova.
Reportazhi I Radio Kosoves:

 Eshte 1 Maj, Dita Nderkombtare e Punës. Moti eshte i vranet dhe ne çdo cast pritet te bie shi. Por kjo nuk i pengon vizitoret nga mbarë Kosova të drejtohen nga grykat magjepsese te Dukagjinit. Te ndare ne dy kolona, per ta ka pak rendesi ne do te shkojne ne Gryken e Rugoves apo ne Gryken e Deçanit. Kudo, por vetem te kalojne kete feste mes bukurive perrallore te ketij kendi te Kosoves…

Tashme ka filluar te rigojë. Shiu pranveror po lanë qete rrugen qe shpie ne Gryken e Deçanit. Ndalja ne piken e kontrollit te ushtareve paqeruajtes, eshte bere pjese perditshmerie. Pak hapa me tej, Manastiri i Deçanit ngrihet ne madheshtine shekullore e menjehere permbi, Lumbardhi rjedh kumbueshem. Shtrati i lumbardhit na çon ne restoranin e drunjte, i ngrehur buze brigjeve te tij. Gugullima e tij eshte perzier me zera vizitoresh te cilet nga ane e anes kishin ardhur te fetojne Ditën Ndërkombtare të Punës. Kamarieri i shkathet, mundohet te na beje vend perderisa pronari mes zhurmash te nje zgjoi bletesh, na ofron mireseardhje ne kete feste te vertet pune!
“Nje Maji per mua eshte dite pune e sot me se shumti, se keshtu e ka hotelieria. Ketu pres mysafire shume, pa marre parasysh se eshte moti i lig. Ka nga Gjilani, ka nga Peja, nga Deçani e vizitojne shume dhe mysafire te mire. Restorani Gryka e Deçanit gjithe veren e ka keshtu, se eshte vend i qetë , vend i mire”,thote pronari Kuçi, te cilir vetëm para pak kohësh i është dhënë leja e punës per restoranin,”Gryka e Deçanit”-i vetmi objekt hotelier brënda Zonës së Mbrojtur rreth Manasitirt të Deçanit. Ky fakt, po aq sa pronaret i ka gezuar edhe vizitorët, njëra ndër te cilet është edhe Hanë Berisha.
“Asht nje vend shume i bukur. Gryka e Deçanit eshte e njohur si vend turistik dhe uikendet kerkojne pak intimitet, natyre… Dhe ështe i vetmi vend do te thosha, ku mund  te dalim familjarisht dhe te kemi pak rekreacion”.
Bashkim Ramosaj, eshte shef i Stacionit te Zjarrfikesve ne Deçan, i cili me nje staf prej pese vetash dhe me nje cisterne te vetme, ka nen mbikeqyrje 43 fshatra te komunes se Deçanit. Mbetur perhere ne gjendje gatishmerie, ai ka zgjedhur festen e 1 Majit t’ia kushtoje familjes dhe nuses se tij shtatzene, i bindur se femija i tij do ta prese festen ne rethana mw tw mira! 
“Absolutisht! Sepse, ne jemi angazhu me gjenerata te tera dhe shpresojme qe femijet tane te rriten me standarde te kompletuara te cilat ne i enderrojme per brezat e rinj”. 
Tashme po bie shi dhe kushtet për qëndrim në terrasë nuk janë të përshatshme. Por, mysafirët e shumtë nuk i pengon të mblidhen brënda bashkë, si një familje e madhe. Vetëm Edorela, 13 vjeçare, do donte që dita e 1 Maj të vlonte nga vapa, të ngarendte përjashta dhe të bënte gjithë ato që bën në pikniqet e zakonshme me familjen.
“Të dalim në natyrë, të ulemi në batanije, të ndezim zjarrin, të pjekim mish në skarw, të vallëzojmë me muzikën e lëshuar në makina…”.
Matanë restoranit “Gryka e Deçanit”, Lumbardhi rrjedh kumbueshëm. Në një rrjedhë të ndarë lumi dy peshkatarë të vegjel zënë peshq për vizitorët.
“Zëmë peshq që t’i përgatisim në kuzhinë”-thotë I pari.
“Janë trofta dhe kërkohen shumë se është 1 Maji!’-ia prêt tjetri.
“Ne kultivojme troften”.
“Pese euro 350 gram. Shitet edhe me kg!”
Të dhjetëra peshqit, tashmë janë gati për tiganin e kuzhinjerit në mantel te bardhë.
” Peshqit jane te mrekullueshem edhe te fresket!”, thotw mysafirja e rregullt Hanë Berisha, e cila ndërkohë po e zgjedh njërën nga troftat që po bëjnë përpëlitjen e fundit në shportën e peshkatarëve tw vegjwl.
 “Natyra vet na ka mundesu qe peshkun ta kemi te fresket, ku mysafiri mund ta zgjedh vet. Ata 15-tët që i zumë parëz shkuan dhe duhet me dale me nxane apet!”,thotw pronari Naim Kuqi.
Sepse, thotw kuzhinjeri, Xhevdet Ukaj, nga Lumbardhi:
 “Unw kam filluar parapërgatitjet që në agim. Por, porosia më e shpeshtë megjithatë mbeti peshku i freskët”.
Dhe dita vazhdon me moton e njëjtë, qetë e heshtur, jashtë halleve të përditshmërisë, sikur të gjithë të donin të ndalonin kohën për një çast. Valët e vizitorëve përshkojne Grykwn magjepsëse të Deçanit, duke shijuar këtë çast gëzimi i cili ka filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, sigurisht…
Pwrgatiti dhe realizoi:
Ajetë Sh. Beqiraj
Redaktor Pwrgjegjws:
Shaban Arifaj

Maj 2007

 

Dhurata Kaba: Kenaqesia me e madhe per nje gazetar eshte, kur ai ben dicka kur te tjeret qe e degjojen I thone qe e ka bere mire. E gjithe lumturia varet nga guximi dhe puna, sepse natyra na thote: “E mencur nese deshiron, por te jesh e nderuar eshte thelbesore”. Puna e ndershme ka nje fytyre te kendshme!
Eshte ne studion tone, autoria e cila Radio Kosoves  ia solli Cmimin Special te Festialit, kolegja Ajetë Beqiraj. Ajetë, miremengjes dhe mireserdhet!
Ajetë Sh. Beqiraj: Mire se ju gjeta. Faleminderit per ftesen!
Dhurata Kaba: Ne konkuruam pikerisht me kete reportazh tendin dhe ti more Cmimin Special. Por, ta them edhe ate qe ne rrethin e ngushte hyri edhe reportazhi tjeter, “Besime dhe Sekte ne Kosove”, I cili iu la nje pershtypje shume te mire organizatoreve dhe komisionit vleresues, ne radhen e shtate me te mireve, ishte I pesti, ndersa vetem kater [prej tyre u shperblyen. Mirepo, natyrisht qe triumfove me kete reportazh qe e degjuam sot. Si te erdhi ky lajm?
Ajetë Sh. Beqiraj: E mireprita, sigurisht! Ishte nje befasi e kendshme per mua dhe patjeter qe eshte nje shtytje per punen time te metutujeshme, qe te jap edhe me teper nga vetja qe te mos I zhgenjej ata qe kane besuar ne mua, ne kete rast, juve Dhurata dhe sigurisht, redaktorin pergjegjes, Shaban Arifajn dhe te gjithe te tjeret para e pas jush…
Dhurata Kaba: Po, vertet, une bashke me Shabanin e zgjodhem kete reportazh dhe  triumfuam. Por, si te lindi ideja te pergatisesh kete reportazh?
Ajetë Sh. Beqiraj: Ideja ishte e castit, sepse ishte festa e 1 majit dhe ne shkuam te drekonim me familje te Gryka e Decanit. Por, si nje krijues, si nje gazetar edhe kur pushon, ai punon. Dhe, meqense me pelqen qe degjuesin ta terheq ne atmosferen ku mua me pelqen te jem, aty mendova: “Perse nuk kap dicka nga ky cast?” Une thjesht e bera nje reportazh si gjithe te tjeret, dhe ju thoni se paskam ngadhnjyer…
Dhurata Kaba: Dhe vertet, konkurenca ka qene e madhe, Mbi 40 radiostacione dhe Radio Kosova pikerisht me nje Ajete Beqiraj mori pjese dhe mori kete Shperblim Special, te cilin do ta merrni nga drejtori Avni Spahiu dhe redaktori pergjegjes, Shaban Arifaj, dhe ne te gjithe mbetem te kenaqur!
Ajete, do te vazhdosh edhe me tutje me kete entuziazem qe ke?
Ajetë Sh. Beqiraj: Sigurisht qe po. Une e dua radio-gazetarine. Sidomos gjinine e reportazhit, une e dashuroj! Keshtu qe, edhe po te dua une s’mund te terhiqem. Do Zoti e me ndihmon, me jep fuqi e mbi te gjitha, shendet!
Dhurata Kaba: Une te uroj sukses ne punen e metejshme, me informacionet qe na I sjell te fresketa nga Decani, si korrespondente jona dhe une e ndjeva veten shume e madhe, si pjesemarrese ne kete  festival dhe mund te them se mundi nuk me shkoi huq dhe gjithe ajo rruge per ne Neum. 
Ajetë Sh. Beqiraj:Faleminderit.Kjo me nderon!
Dhurata Kaba: Dhe krejt ne fund, te dashur degjues, kisha thene se: “Nje zemer e mire eshte me e mire se gjithe zemrat ne bote” dhe me thenjen: “Erdha, pashe-ngadhnjeva”,po e perfundojme emisionin e sotem. Mirudegjofshim neser,  ne po te njejten kohe!
                                                                                                                            

Kosovë: Pensionistët në vështirësi sociale

6 nëntor 2007, Dojçe Welle. Pensionistët e sistemit të dikurshëm pensional përbëjnë një të tretën e popullatës aktuale, në Kosovë. Pensionet prej vetem 40 eurosh në muaj, këtë shtresë të popullatës e çoi në një gjëndje të rëndë sociale.

Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me 31 dhjetor të vitit 1998, gjithsejt numëronte 91 mijë e 635 kontributdhënës, (91.635), të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor. Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Prej vitit ’98, u ndalua dhënja e pensioneve në viset ku u zhvilluan askionet ushtarake e policore serbe, ndërsa që nga fundi i vitit ’98, u ndaluan në përgjithësi. 

Serbët dhe malazezët kanë marrë pensione nga Serbia

“Kjo vlente për të gjitha komunitetet, me përjashtim të serbëve dhe malazezëve, të cilët i marrin pensionet në kontinuitet nga fondi i Serbisë e në të njëjtën kohë, edhe pensionin e ashtuquajtur-themelor, nga buxheti i Konsoliduar i Kosovës e që paraqet një diskriminim ‘sui generis'”-plotëson Kryetari i Sindikatës së pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Fatmir Fehmiu. 

Ahmet Avdimetaj është pensionist kontributdhënës, i cili deri më tani gëzonte vetëm pension pleqërie prej 40-të eurosh: “Ne jemi pensionistë e invalidë kontributdhënës. Ne nuk jemi kundër pensionistëve të tjerë. Ne duam vetëm që të diferencohemi prej tyre”. 

Ramadan Zeqiri, bujk, do të ishte i lumtur po të bëhej ky diferencim: “Paj na marrim boll e ata-pak, se kanë punu shumë. Kanë derdh djersë të madhe e kurrgjo! Ndoshta kemi punue edhe na se kemi kontribu qaty, por, ndryshe ata e ndryshe na…Ata duhet me u pagu ma mirë se na që i marrim ka 40 euro.” 

Ku janë kontributet e klasës së dikurshme punëtore e cila ndërtoi Kosovën? 

Kryetari Fatmir Fehmiu, sjell përgjegje të detajuar: “Të hollat gjinden së pari në kapitalin nga privatizimi i pronës shoqërore. E dyta, me rrënimin e autonomisë së Kosovës, me ç’rast Kosova u shndërrua në një koloni të tipit klasik, të gjitha kapitalet u transferuan në institucionet e Serbisë. Në të njëjtën kohë janë marrë edhe inventari dhe çdo pasuri të bashkësisë vetqeverisëse të Kosovës, si asociacion i kontributdhënës në përgjithesi e në sektorin individual, në veçanti. E kur flasim për sigurimin pensional-invalidor, ky borxh asht diku rreth 2 miliardë euro, duke pasur parasysh periudhen prej vitit 1990, kur kane fillu t’i ndërpresin dhënien e pensioneve familjare, fëmijëve, të cilët kanë vijuar shkollën në gjuhën shqipe”. 

Kryeparlamentari Kole Berisha, lidhur me kthimin e fondeve të grabitura nga Serbia jo fort larg pat premtuar se, “na kanë mbetur edhe pak hapa deri në pavarësinë e vendit, e pastaj do të kemi më shumë kohë që t’i qasemi këtij problemi përmbajtësisht. Kështu do të jetë me të gjitha problemet e pensionistëve dhe invalidëve të punës”. 

Pensionet nga 40 bë 75 euro

Përderisa, me 31 tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim që pensionet e fuqisë së dikurshme punëtore e cila përbën një të tretën e popullsisë aktuale në Kosovë, t’i rris prej 40 deri në 75 euro. Partitë opozitare të Kosovës, ndarjen e fondit prej 16 milionë eurosh për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit e ish sistemit pensional, i cili do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2008, e vlerësuan si pjesë te fushatës aktuale të zgjedhjeve duke marrë parasysh kërcënimet e pensionistëve se nuk do të marrin pjesë në votimet e 17 nëntorit. Njësoj mendon edhe kryetari i Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, Fatmir Fehmiu, i cili shtron pyetjen, përse ky hap ndërmerret pikërisht tani?

Përse ky hap ndërmerret pikërisht tani?

Përderisa, Ministri për Punë dhe Mirëqënje Sociale, Ibrahim Selmanaj, në një takim me drejtues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, premtoi se Parlamenti i Kosovës shumë shpejt do të miratojë draft ligjin për sigurimin pensional e invalidor i cili, sipas tij, do të jete garancia me e mirë për pensionistët. 


Ajetë Beqiraj, DW

Zbardhja e fatit të personave të zhdukur ndihmon vendosjen e paqes

5 nëntor 2007, Dojçe Velle. Me 2 nëntor në një lokacion në fshatin Orllan të Podujevës, u gjet një skelet femre dhe një kafkë. Për fatin e 4,400 të pagjeturve të tjerë, nuk dihet asgjë…Dihet vetëm se numri më i madh i tyre janë pleq, gra dhe fëmijë.


Shkëputje me të dashurit pa lamtumirë, mes plumbash, britmash e vajesh. Kthim me shpresën për bashkim të sërishëm e pas zhgënjimit, ndrydhje të përditshme zemre përballë vendeve të zbrazta, në shtëpi e në sofër. Gjendje e përhershme amullie në pritje që ata, një ditë, papritur të trokasin në derë. Dhe si përfundim, një grusht eshtrash të tretura me vite në varrezat masive. Dhe pas pritjes shekullore në shpresa të rrejshme, ngushëllimi duhet të jetë fakti se tash e tutje të paktën do t’ua dinë varrin! 

Fati i pandriçuar i 4,400 të pagjeturve të tjerë…

Ky është realiteti i dhëmbshëm me të cilin, shumica prej tyre, përballen edhe më tutje! Që nga përfundimi i luftës së vitit ‘ 99, mbetjet mortore të shqiptarëve të groposur në varrezat masive, në Serbi, për 19 herë me radhë u sollën në Kosovë. Por, me gjithë thirrjet e vazhdueshme që komisionet qeveritare për persona të zhdukur, në Kosovë dhe në Serbi, të bëjnë përpjekje të përbashkëta për t’i hulumtuar vendbanimet e dyshuara ku mund të ketë kufoma si dhe të përshpejtohet zhvarrimi i personave në varrezat e identifikuara, megjithatë për fatin e afro gjysmës së tyre nuk dihet asgjë. Të domosdoshme janë përpjekjet shtesë për hulumtimin e vendeve, ku supozohet se ka trupa të shkatërruar, ose të djegur, ndërkohë mundësia e gjetjes së rastësishme të vendeve të dyshuara si varreza massive, nga banorët e Kosovës, është gjithnjë e më e pranishme.

Rasti më i freskët ai i ditës së premte

Disa banorë të fshatit Orllan të Podujevës, teksa po kërkonin varrin e së ëmës së varrosur gjate eksodit të shqiptarëve të Kosovës me ’99, krejt rastësisht hasin në një kafkë njeriu dhe në një skelet tjetër, i cili dyshohet të jetë skelet femre. Naim Latifi, toger i Shërbimit Policor të Kosovës, me shërbim në Podujevë na thotë më shumë: “Një shqiptar i Podujevës ka shkuar të bëjë zhvarrosjen e kufomës së nënës së vdekur gjatë luftës, dhe në lokacionin afër gjamisë të fshatit Orllan, ka hasur në disa eshtra dhe në një kafkë tjetër. Eshtrat, dyshohet të jenë të një femre. Menjëherë është informuar Shërbimi Policor i Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me patologët dhe i kanë marrë eshtrat dhe i kanë dërgu në ekzaminim”. 

Gërmimet vazhdojnë…

Halit Blakcori beson se ky skelet është i të ëmës së tij, Qamiles, 86 vjeçare, të cilën për herë të fundit e kish parë në një traktor, në vitin 1999. “Tuj e kërku nanën e vdekur e të varosur gjatë kohës kur kanë qenë refugjat, kanë zbulu varrin e nënës tonë. Dhe, na e tuj e dit se në atë vend afër Orllanit ishte e mundshme të jetë e varrosur, nga ushtria serbe, kur shkuam, konstatuam se disa rroba janë pikërisht të nënës sonë.” 

Sipas z.Blakcorit, lokacioni i lartpërmendur është kontrolluar nga njësitë e policisë së UNMIK-ut dhe është shpallur si zonë e verifikuar. Mirëpo, patologët e Prishtinës, të cilët bashkë me njësitë e ShPK-së për persona të pagjetur kanë dalë në vendin të ngjarjes dhe kanë tërhequr eshtrat e gjetur, do të vazhdojnë gërmimet, për faktin se këtu besohet të jenë të varrosura edhe kufoma të tjera. 

Prej të 4,400 personave të vrarë, të masakruar dhe të tretur pa gjurmë nga forcat serbe, numrin më të madh përbënin civilët, shumica prej tyre, pleq, gra dhe fëmijë. 


Ajetë Beqiraj, DW

Fondet pensionale edhe më tej në Serbi

4 nëntor 2007, Dojçe Vele, Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Prej vitit ’98, u ndalua dhënja e pensioneve në viset ku u zhvilluan askionet ushtarake e policore serbe, ndërsa që nga fundi I vitit ’98, u ndaluan në përgjithësi.

“Kjo vlente për të gjitha komunitetet, me përjashtim të serbve dhe malazezëve të cilët I marrin pensionet në kontinuitet nga fondi I Serbisë e në të njëjtën kohë, edhe pensionin e ashtuquajtur-themelor, nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës e që paraqet një diskriminim ‘sui generis'”-plotëson Kryetari I Sindikatës së pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Fatmir Fehmiu.
 Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me 31 dhjetor të vitit 1998, gjithsejt numëronte 91 mijë e 635 kontributdhënës, (91.635), të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor.  Ahmet Avdimetaj është pensionistë kontributdhënës, I cili deri më tani gëzonte vetëm pension pleqërie prej 40-të eurosh:
“Ne jemi pensionistë e invalidë kontributdhënës. Ne nuk jemi kundër pensionistëve të tjerë. Ne duam vetëm që të diferencohemi prej tyre”.
Ramadan Zeqiri, bujk, do të ishte I lumtur po të bëhej ky diferencim:
“Paj na marrim boll e ata-pak, se kane punu shumë. Kane derdh djersë të madhe e kurrgjo! Ndoshta kemi punue edhe na se kemi kontribu qaty, por, ndryshe ata e ndryshe na…Ata duhet me u pagu ma mirë se na që i marrim ka 40 euro.”
Por, ku janë kontributet e klasës së dikurshme punëtore e cila ndërtoi Kosovën?
Kryetari Fatmir Fehmiu, sjell përgjegje të detajuar:
“Të hollat gjinden së pari në kapitalin nga privatizimi I pronës shoqërore. E dyta, me rrënimin e autonomisë së Kosovës, me c’rast Kosova u shndërrua në një koloni të tipit klasik, të gjitha kapitalet u transferuan në institucionet e Serbisë. Në të njëjtën kohë janë marrë edhe inventari dhe cdo pasuri të bashkësisë vetqeverisëse të Kosovës, si asociacion I kontributdhënës në përgjithesi e në sektorin individual, në vecanti. E kur flasim për sigurimin pensional-invalidor, ky borxh asht diku rreth 2 miliard euro, duke pasur parasysh periudhen prej vitit 1990, kur kane fillu t’i nderpresin dhënjen e pensioneve familjare, fëmijëve, të cilët kanë vijuar shkollën në gjuhën shqipe”.
Kryeparlamentari Kole Berisha, lidhur me kthimin e fondeve të grabitura nga Serbia jo fort larg pat premtuar se, “na kanë mbetur edhe pak hapa deri në pavarësinë e vendit, e pastaj do të kemi më shumë kohë që t’i qasemi këtij problemi përmbajtësisht. Kështu do të jetë me të gjitha problemet e pensionistëve dhe invalidëve të punës”.
Dhe, deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit, Qeveria e Kosovës me 31 tetor mori vendim që pensionet e fuqisë së dikurshme punëtore e cila përbën një të tretën e popullsisë aktuale, në Kosove, t’i rris prej 40 deri në 75 euro. Partite opozitare të Kosovës, ndarjen e fondit prej 16 milionë eurosh për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit e ish sistemit pensional, i cili do të hyje në fuqi në janar të vitit 2008, e vlerësuan si pjesë te fushatës aktuale të zgjedhjeve duke marrë parasysh kërcënimet e pensionistëve se nuk do të marrin pjesë në votimet e 17 nëntorit. Njësoj mendon edhe kryetari I Sindiktaës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, Fatmir Fehmiu, I cili shtron pyetjen, përse ky hap nuk u ndërmor më parë. Përderisa, Ministri për Punë dhe Mirëqënje Sociale, Ibrahim Selmanaj, në një takim me drejtues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, premtoi se Parlamenti i Kosovës shumë shpejt do të miratojë draft ligjin për sigurimin pensional e invalidor I cili, sipas tij, do të jete garancia me e mirë për pensionistët.
Ajete Beqiraj, Dojce vele

Duhet kohë për bashkëjetesë shqiptaro-serbe pas luftës së Kosovës

Djurdja dhe i biri Nebojsa Radovanovic jetojnë
 në kontanierët e Enklavës së Graçanicës

2 nëntor 2007, Doj#e Velle. Procesi i shpërnguljes të serbëve nga Kosova po zëvendësohet tani me procesin e rikthimit. Por, çfarë mendojnë serbët e kthyer për Kosoven e Re? Ç’të përbashkët ka me shoqërinë e dikurshme shumëetnike apo sa kanë forcë t’pranojnë shqiptarët rikthimin e tyre pas luftës së Kosovës?

Ku është Serbia e vjetër sot dhe ku do të jetë Kosova e re, nesër? 

Kjo është një pyetje të cilën të dyja komunitetet ia shtruan vetes për gjithë këtë kohë. Por, pas tetë vjetësh vendnumërimi dhe qëndrimi pezull, përgjegja sikur nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Të paktën jo për serbët e Kosovës të cilët që nga viti ´99 jetuan në Serbi. 

Ekonomia i lidh të gjithë

Milija Llazoviç, është përfaqësues i 22 familjeve të kthyera nga Serbia, në korrik të këtij viti. “Një numër i madh i shqiptarësh jetojnë në Zvicër, në Gjermani, në Amerikë dhe nëse, psh. Kosova bëhet nesër e pavarur, mua nuk do t´më pengoj as shqiptari, as turku, as romi. Bashkëjetesa do të funksionojë. Por, duhet të ngritet ekonomia, se ajo është e cila do të na lidh të gjithë neve.” 

Bashkëjetesa e rëndësishme

Kosovë në kuadër të Serbisë apo Kosovë e pavarur, ka edhe më pak rëndësi për ata të cilët tetë vjet kanë jetuar në qendra kolektive, në Serbi dhe Mal te Zi. Deklaratat e tyre për bashkëjetesën dëshmojnë se ata kanë kuptuar rëndësinë e bashkëjetesës. Malina Zhivaljevic, madje shkon edhe me larg: “Paj kot, ju nuk keni miq më të mirë se ne e as ne, më të mire se ju. Por, dëm që ne ca gjëra i kuptojmë kur 
bëhet vonë.” 

Serbët ja venë fajin e luftës dhe bashkësisë ndërkombëtare


Por, ndonëse shumë prej të kthyerve serb shprehin haptas dëshirën për përtëritjen e marrëdhënieve me shqiptarët, rrallë gjendet ndonjë që dënon politikën e cila çoi në shpërthimin e luftës së vitit ´99. 
Krahasimi i krimeve të forcave serbe me luftën mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pothuaj është i rëndomtë. Por, ka të tjerë që duan të besojnë se “sherri” erdhi nga jashtë. Çedomir Muriç, për shpërbërjen e Jugosllavisë, drejton gishtin kah Bashkësia Ndërkombëtare. “Unë këtu kam jetuar 51 vjet. Punoja, shoqëroheshim me njëri-tjetrin dhe asnjëherë nuk patëm konflikte ndërmjet vete, përderisa nuk erdhën nxitjet nga anash. Kur në vitin ´90 ra Jugosllavia, organizatat ndërkombtare erdhën nga të gjitha anët dhe si pasojë, përveç Malit te Zi, plasi lufta gjithandej. Do të shohim në do t´ia dalë Bashkësia Ndërkombëtare të ndërtoje një shoqëri multietnike çfarë e kishim dikur. Ajo e dikurshmja ishte shoqëri multietnike!” 

Shqiptarët dikur kanë qenë të diskriminuar

Beqir Sutaj, nga Lluka e Deçanit ka jetuar në një shoqëri të tillë:”Ata, gjithmonë kur na shihnin neve bajshin me përçmim: “Evo shiptari!(Shih shqiptarin!)!” Përkundër, siç shprehen shqiptarët, “përçmimeve e diskriminimeve të vazhdueshme përgjatë periudhave të ndryshme historike që quan në shpërthimin e konflikteve të përgjakshme”, tek shumica shqiptare vërehet vetëdija e pranimit të Kosovës si një gërshetim etnish, kulturash dhe fesh të ndryshme. Këtu nuk përjashtohen as gjenratat e vjetra, ndër të cilët është edhe Haxhi Shala, nga fshati Babiq i Pejës: “Kthimi i serbëve është problem i Kosovës, se bota është e përzier. Nuk ka etnikisht të pastër, 
kurrkund.” 

Pajtimi do kohë

Haxhi Shalës, forcat serbe ia vranë djalin në mes të kolonës së kosovarëve, te cilët po deportoheshin për në Shqipëri: “Ma kanë vra djalin. Po, unë nuk muj me u hakmarr, psh. ta ka fajin dikush tjetër e ti me marr hak në mu. Duhet me u hakmarr siç thotë Kur´ani: Njeriu i njëjtë, arma e njëjtë!” 

Nikolla nga Beogradi, nuk sheh mundësi bashkëjetese: “Shumë vështirë! Shumë vështirë, fatkeqësisht! Por, nuk ka nevojë që serbët dhe shqiptarët të urrehen. Thjesht, vetëm duhen respektuar dallimet e 
njëri-tjetrit. Të jetojmë në paqe, duke kuptuar se njerëzit janë ndryshe dhe duke i pranuar ato dallime.” 

Por, Beqir Sutaj nga Lluka e Epërme thotë se duhet kohë për mbylljen e plagëve: “Le të shkojë një kohë dhe e shohim. Nëqoftëse ata përmirësohen edhe na me siguri se kemi me i afrue. Veç le të shkojë pak kohë.Le të mshelen varrët pak!” 

Ajetë Beqiraj, DW

Kosova e Re dhe Serbia e Vjetër

2 nentor 2007, Dojçe Vele, “Ku është Serbia e vjetër sot dhe ku do të jetë Kosova e re, nesër?” Kjo është një pyetje të cilën të dyja komunitetet ia shtruan vetes për gjithë këtë kohë. Por, pas tetë vjetësh vendnumërimi dhe qëndrimi pezull, përgjegja sikur nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Të paktën jo për serbët e Kosovës të cilët që nga viti ´99 jetuan në Serbi.

Milija Llazoviç, është përfaqësues i 22 familjeve të kthyera nga Serbia, në korrik të këtij viti.
“Një numër I madh i shqiptarësh jetojnë në Zvicer, në Gjermani, në Amerikë dhe nëse,psh. Kosova bëhet nesër e pavarur, mua nuk do t´më pengoj as shqiptari, as turku, as romi. Bashkëjetesa do të funksionoje. Por, duhet të ngritet ekonomia, se ajo është e cila do të na lidh të gjithë neve”.
Kosovë në kuadër të Serbisë apo Kosovë e pavarur, ka edhe më pak rëndësi për ata të cilet tetë vjet kanë jetuar ne qendra koletkive, në Serbi dhe Mal te Zi. Deklaratat e tyre për bashkëjetesën dëshmojnë se ata kanë kuptuar rëndësinë e bashkëjetesës. Malina Zhivaljevic, madje shkon edhe me larg: “Paj kot, ju nuk keni miq më të mirë se ne e as ne, më të mire se juve. Por, dem që ne ca gjëra kuptojmë kur bëhet vonë”
Por, ndonëse shumë prej të kthyerve serb shprehin haptas dëshirën për përtëritjen e marrëdhënieve me shqiptarët, rrallë gjendet ndonjë që dënon politikën e cila çoi në shpërthimin e luftës së vitit ´99. Krahasimi i krimeve të forcave serbe me luftën mbrojtëse të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, pothuaj është i rëndomtë. Por, ka të tjerëë që duan të besojnë se sherri… erdhi nga anash. Çedomir Muriç, për shpërbërjen e Jugosllavisë, drejton gishtin kah Bashkësia Ndërkombtare.
“Unë këtu kam jetuar 51 vjet. Punoja, shoqëroheshim me njëri-tjetrin dhe asnjëherë nuk patëm konflikte ndërmjet vete, përderisa nuk erdhën nxitjet nga anash. Kur në vitin ´90 ra Jugosllavia, organizatat ndërkombtare erdhën nga të gjitha anët dhe si pasojë, përveç Malit te Zi, plasi lufta  gjithandej. Do të shohim në do t´ia dalë Bashkësia Ndërkombtare të ndërtoje një shoqëri multietnike çfarë e kishim dikur. Ajo e dikurshmja ishte shoqëri multietnike!”
“Ata, gjithmonë kur na shihnin neve bajshin me përçmim:” Evo shiptari!”(Shih shqiptarin!)!”-dëshmon Beqir Sutaj, nga Lluka e Deçanit i cili ka jetuar në një shoqëri të tillë, multietnike.
Përkunder, sic shprehen shqiptarët, përçmimeve e diskriminimeve të vazhdueshme përgjate përiudhave të ndryshme historike që quan në shpërthimin e konflikteve të përgjakshme…, tek shumica shqiptare vërehet vetëdia e pranimit të Kosovës si një gërshetim etnishë, kulturash dhe religjionesh të ndryshme. Këtu nuk përjashtohen as gjenratat e vjetra, ndër të cilet është edhe Haxhi Shala, nga fshati Babiq I Pejës, i cili thotë:
“Kthimi i serbve është problem i Kosovës, se bota është e përzier. Nuk ka etnikisht të pastër, kurrkund….”
Haxhi Shalës, forcat serbe ia vranë djalin në mes të kolonës së kosovarëve, te cilët po deportoheshin për në Shqipëri.
 “Ma kane vra djalin. Po, unë nuk muj me u hakmarr, psh. ta ka fajin dikush tjetër e ti me marr hak në mu. Duhet me u hakmarr siç thotç Kur´ani: Njeriu i njëjtë, arma e njëjtë!”-thotë ai.
Nikolla nga Beogradi, nuk sheh mundësi bashkëjetese:
“Shumë vështirë…Shumë vështirë, fatkeqësisht!  Por, nuk ka nevojë që serbët dhe shqiptarët të urrehen. Thjesht, vetëm duhet respektuar dallimet e njëri-tjetrit. Të jetojmë në paqe, duke kuptuar se njerëzit janë ndryshe dhe duke i pranuar ato dallime!”
Por, Beqir Sutaj nga Lluka e Epërme thotë se duhet kohë për mbylljen e plagëve:
 “Le të shkojë një kohë dhe e shohim…Nëqoftëse ata përmirësohen edhe na me siguri se kemi me i afrue. Vec le të shkojë pak kohë…Le të mshelen varrët pak!”
Ajete Beqiraj, DW