“Partitë na ndanë e na përqanë”

10 tetor 2007, Radio Kosova, Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, para 17 vjetësh, u shënua dalja në sipërfaqe e lëvizjes së heshtur gjithëpopullore kundër regjimit të athershëm serb, e cila përfundoi me kryengritjen e fundviteve të 90-ta. Pas ndërhyrjes së forcave të Nato-s dhe vënjes së Kosovës nën adminstrim të UNMIK-ut, dolën në skenë subjekte të ndryshme politike, numri i të cilave sivjet është rritur në ´96. Por, sa ka vetëdie populli kosovar për sistemin shumëpartiak apo sa është i kënaqur me punën e atyre që ua besuan votën?

Ramadan Demukaj, 80 vjeç, nga Deçani, është dëshmitarë i formave të ndryshme të qeverisjes. Ai njeh mirë rendin e odes së burrave-Kanunin, por edhe politiken aktuale. Votën deri më tani ia ka dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, ai këtë nuk do ta bëjë edhe tash e tutje.
Jo hiq, kurrkujt!…Njëqind herë në votofshin, kujt votë s´kam me I qit me dorë temen. A po sheh çka po bahet? Krejt bota po qeshin me ne!
Mehmet Maksutaj nga Kodralia, fajin kërkon te partitë:
“Pas luftës, jemi shku te shoqi-shoji, si për festë. Aq dashni kishim! Si u formuan partitë, tre vllazën I kam e pasha Zotin, në rrugë s´flasim mes vete. Udhëheqësat tanë na sollën ktu! Në vend se ta bashkojnë popullin, na ndanë, na përqanë e na banë kahre, mos me fol vllau me vlla as mos me i hy brënda shoqi shoit!
Ramadan Demukaj ndan të njëjtin mendim:
Partitë I kanë helmue popullin e I kanë ba s´i kurrë s´kem me pa ditë! Qobani I mirë, dhentë I ka rujt mos me iu metijavë e mos me I shku dom…Dhentë! Si, mu m´vike marre  kur kallxojshin njereëzit:Shkova qeshtu me e ndreq një punë në komunë a kudo, e më thanë: Me ko je? Si, n´kofsh me neve ta bojmë qaren, mos kofsh¦Hajt!
Sistemi shumëpartiak nuk është për ne-thotë Maksutaj.
Une e kuptoj sistemin shumëpatiak. Por, jemi të papjekur për atë sistem. Unë krejt Evropen e kam shetit. Unë kam pa! Ata njerëz nuk e kanë në tefter punën e partive. E na shqiptarët, pse asht në tjetër parti kujtojmë se asht armik! Demokracia asht send i mirë. Por, na e përdorim mbrapshtë! Hallki kujtojnë se demokracia asht m´u rrah e m´u vra mes veti!
Por, sa jane të kënaqur qytetarët e Kosovës me ata që ua kanë besuar voten?
Për veti, mos i paftë syri i keq. Se, pare boll, vendet e punes e karrikat, besa edhe naj çike të mire ngat aty. Marshalla…marshalla! E populli tuj mbaru uni! Mozomakeq!-ofshan Rrustem Beqiri.
Përkundër të gjithave, Zef Kacoli do të dalë në zgjedhje.
Po, me votu po…Veç për kombin shqiptar! Nuk muj me emnu korrkond se s´po I shoh kurnjo në rrugë qysh duhet. Qysh po m´doket mua, qeta udhëheqësat tanë, veç janë kah e këqyrin karriken qysh me e nxanë ma të trashë e ma të mirë, e ma gjate hiç! Për popull s´jone kah nin asnjë fije. Asnjëherë nuk I nin tuj thonë: Athua ku e kemi një popull të keq?!
Deri më tash kam përcjell politikën mëngjes e mbrëmje.Tash po dëgjoj muzikë!-thotë Sadiku, përderisa dilema e Skënderit pejan, vazhdon:
As andej as këndej. Jam ne dileme! Deri më tash ua kam  dhanë votën me rend: LDK-së, PDK-së, AAK-së, tetaneve rend. Por, jam i zhgenjyer prej të gjithëve. Ma shkurt hesapi, i kënaqur jo! E tash duhet me mendu a do te dal a jo? Veç po I kqyrim kur të vinë secili për vete: Jo ofrojmë këtë!…Jo ofrojmë atë!…
Janë 96 subjekte politike me numër të kandidateve 7.921, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, me 17 nëntor.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Leave A Comment

Your email address will not be published.