Date Archives October 2007

Ajetë Beqiraj fituese e “Çmimit për Varfërinë”nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Me qëllim të shënimit të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të cilat duhet realizuar deri me 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me një sërë aktivitetesh shënoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” . Cmimin e Parë për radio-reportazhin më të mirë e mori Ajetë Beqiraj e cila përfaqësoi Radio Kosovën . Me date 26 tetor 2007 Ora: 11:00 Radio Kosova Emisioni: Meteori Autore:Fatmire Rrahmani Fatmire Rrahmani: Vazhdojme te dashur degjues, ne jemi me ju pergjate frekuancave te Radio Kosoves. Ora eshte… Read More

Bashkejetese e serishme ne Kosove?

20 tetor 2007, Dojçe Vele, Një ndër tetë standardet që duhet plotësuar para përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës, është standardi i katërt që ka të bëjë me „Kthim të qëndrueshëm dhe të drejtat për bashkësitë dhe pjesëtarët e tyre“. Qeveria e Kosovës për këtë qëllim pat ofruar një fond prej 11 milionë eurosh, ndërkohë që një rol të rëndësishëm luajnë edhe organizata të ndryshme ndërkombtare. Me shpërthimin e luftës së fundit në Kosovë, shqiptarët u dëbuan masovikisht nëpër vendet e rajonit. Rikthimi i tyre në vatrat e veta, çoi… Read More

“Partitë na ndanë e na përqanë”

10 tetor 2007, Radio Kosova, Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, para 17 vjetësh, u shënua dalja në sipërfaqe e lëvizjes së heshtur gjithëpopullore kundër regjimit të athershëm serb, e cila përfundoi me kryengritjen e fundviteve të 90-ta. Pas ndërhyrjes së forcave të Nato-s dhe vënjes së Kosovës nën adminstrim të UNMIK-ut, dolën në skenë subjekte të ndryshme politike, numri i të cilave sivjet është rritur në ´96. Por, sa ka vetëdie populli kosovar për sistemin shumëpartiak apo sa është i kënaqur me punën e atyre që ua besuan… Read More

Ndihmohet kthimi i komunitetit serb në Kosovë

8 tetor 2007, Dojçe Velle. Statusi i ardhshëm i Kosovës nuk është më pengesë për kthimin e të zhvendosurve serbë. Tashmë, arsye kryesore për ngecjen e kthimit mbetet mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për rindërtimin e shtëpive. Këta dy serbë, Djurdja dhe i biri Nebojsa Radovanovic jetojnë në enklavën me kontanierë të Graçanicës “Jemi shpërngulur që në vitin ´99, në rrethana tashmë të njohura. Të gjithë jemi të shkapërderdhur nëpër qendra kolektive të Serbisë, ku jeta është në skaj të ekzistencës. Kemi parashtruar kërkesen të kthehemi menjëherë. Por, megjithëse I vonuar,… Read More

3 Tetori kremtohet edhe në Kosovë

4 tetor 2007, Dojçe Belle. 3 tetori, dita kur rënja e Murit të Berlinit ribashkoi popullin gjerman, është një ditë e shënuar për Gjermaninë. Ajo, si e tillë u kremtua edhe tek ushtarët e Bundesverit, me shërbim në Kosovë. “Para 17 vjetësh, Gjermania me bashkimin e saj pa derdhje gjaku fitoi betejën më të madhe në historinë e saj. Pas protestave paqësore disajavëshe, nuk u lejuan provokime të dhunes fizike dhe kështu arritëm atë për të cilën kish shpresuar i gjithë populli gjerman. Dhe kështu, me 3 tetor erdhi deri… Read More

Gllogjan: Edhe një re e zezë mbi familjen Haradinaj

Mijera pjesemarresit ne ceremonine e varrimit 4 tetor 2007, Radio Kosova & Blue Sky, Sot, në fshatin Gllogjan të Deçanit, u varros Shqipdon Haradinaj, i biri i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj, I cili të martën humbi jetën tragjikisht. Shqipdoni është viktima e katërt e familjes Haradinaj, pas babait Shkelzenit, axhës Luanit dhe Enverit, të vrarë në rrethana të ndryshme.    Sot, mijëra njerëz nga trojet dhqiptare dhe më gjërë, u dyndën drejt “Kullës së Gllogjanit”, për të ndarë pikëllimin bashkë me familjen Haradinaj, me rastin e humbjes se Shqipdonit… Read More