Date Archives September 2007

Durrësi i varfër dhe i pasur

15 shtator 2007, Dojçe Welle. Durrësi, ndër qytetet  më të lashta pellazgo-ilire dhe ndër vendbanimet e para historike, tashmë është ndër qytetet me tërheqëse dhe më të frekuentuarat nga vizitorë nga rajoni dhe bota. Por, bukuria e tij antike dhe bregdeti joshës nuk zbusin vështirësitë e disa qytetarëve, mbijetesa e të cilëve varet nga bujaria apo lëmosha e kalimtarëve. Natë shtatori në Durrës. Rrugët vlojnë nga vizitorë të ardhur nga anë e anës për të shijuar bukuritë e jashtëzakonshme të këtij qyteti antik. Zbritja e çmimeve në dyqane tregon fundin e sezonit…. Read More

Serbët e Kosovës ndjehen të sigurt vetëm nën mbrojtjen e forcave serbe

15 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Të gjitha forcat kombtare dhe ndërkombtare të cilat përpiqen të ndërtojnë paqe dhe siguri për të gjithë në Kosovë, nuk mjaftojnë edhe për pakicën serbe. Jo rrallë, pjesëtarë të këtij komuniteti deklarohen se vetëm policia dhe ushtria serbe mund t´I mbroje ata, pa dashur t´ia dinë nëse këto forca janë të tilla edhe për 95 për qind të popullatës tjetër shumëetnike që jeton në Kosovë. “E dini çfarë? Ne nuk kemi besim në Shërbimin Policor të Kosovës, nuk kemi besim në UNMIK-un… Read More

Papunësia e të rinjve në vendet e ish-Jugosllavisë

2 shtator 2007, Dojçe Vele, Papunësia në përgjithësi dhe ajo e të rinjve në veçanti, është prezente në mbarë Evropën. Por, kur është fjala për vendet ballkanike, shifrat në tabelat e papunësisë rriten shumëfish. Në rrethana të tilla, „tharja e trurit“ është një fenomen i pritshëm ndërsa pyetja e të rinjve: „çka pas studimeve?!“, ndër më të rëndomtat. Papunësia e të rinjve dhe problemet që dalin nga ajo, ishin temat kryesore të konferencës pesëditore, në gjimnazin gjerman, “ Loyola”, në Prizren e cila përfundoi të premten. Ky problem i mblodhi… Read More