Serbët e Kosovës ndjehen të sigurt vetëm nën mbrojtjen e forcave serbe

15 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Të gjitha forcat kombtare dhe ndërkombtare të cilat përpiqen të ndërtojnë paqe dhe siguri për të gjithë në Kosovë, nuk mjaftojnë edhe për pakicën serbe. Jo rrallë, pjesëtarë të këtij komuniteti deklarohen se vetëm policia dhe ushtria serbe mund t´I mbroje ata, pa dashur t´ia dinë nëse këto forca janë të tilla edhe për 95 për qind të popullatës tjetër shumëetnike që jeton në Kosovë.

“E dini çfarë? Ne nuk kemi besim në Shërbimin Policor të Kosovës, nuk kemi besim në UNMIK-un e as në KFOR-in. Nëse Kosova bëhet e pavarur, ne vetëm të shpërngulemi prej këtu sepse nuk ka kush të na mbrojë. Kush do të na garantojë sigurinë? Kush? Shërbimi Policor i Kosovës?! Neve mund të na garantoje sigurinë vetëm policia dhe ushtria serbe, por asnjëherë një ushtri e huaj. Apo ndoshta, të bëhet ndarja e Kosovës dhe pjesën shqiptare ta ruajë policia shqiptare dhe trupat e tyre mbrojtëse, ndërsa pjesën serbe, ta ruajë policia serbe“-thote Bogosav Jovanoviç, serb nga Gorazhdevci;  pergjigje të cilën marrim jo rralle, kur ështeë fjala për gjëndjen e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes apo edhe për një pavarësi të përafërt të Kosovës.
“Këta e kanë KFOR-in prej ditës së parë që hyri NATO-ja. Ja, edhe xhipi që po kalon është i KFOR-it. Qe ku e ke edhe policinë që i ruan non-stop. I ruajnë gjëja nga shqiptarët! Por, unë nuk e di as përse fshihen kur këndej kalojne dhe asnjeri s´I ngacmon. Unë jap kokën pse I ngacmon njeri!”-thotë Mustafë Gashi, nga fshati fqinj i Gorazhdevcit.
Por, në ka kapacitet të mjaftueshëm KFOR-I për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përgjigjen kërkojme tek I pari I forcës paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneral lejtnant Ksavier de Marnak.
“Duhet bëhet dallimi në mes të perceptimit të kësaj sigurie dhe të sigurisë së vërtet. KFOR-I është përgjegjës për paqen dhe sigurine në Kosovë dhe ka kapacitet të mjaftueshëm për ta siguruar këtë paqe për të gjitha komunitetet e këtushme”-thotë për Deutsche Welle-n, komdananti de Marnak.
Për dallim, përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, janë të sigurt nën mbrojtjen e paqeruajtësve të NATO-s, të cilët sikurse edhe vendet e banuara me pakicën serbe, që nga viti ´99 ruhen nga këto forca.
Peshkopi I Manastirit të Deçanit, Teodosije Sibaliç.
“Manastiri I Deçanit është I njohur si monument I pranuar në kopshtin e UNESKO-s, si pasuri kulturore botërore si dhe si një monument I rrezikuar për momentin. Prandaj, roli I ushtarëve të KFOR-it është shumë I rëndësishëm, ndërsa ndihma e tyre e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave të manastirit, të cilat I kemi ruajtur deri në ditët tona. Të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë; ne që jetojmë në këtë manastir dhe KFOR-I, I cili na mbron dhe na ruan ditë e natë!”
“Jo, absolutisht nuk është I rrezikuar për arsye se kjo është një vlerë e të gjithë neve dhe askush vlerën e vet nuk e dëmton. Absolutisht! Sepse, shqiptarët historikisht e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë”-mendon kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Nazmi Selmanaj.
Këtu, peshkopi Teodosije përballet me pyetjen: „Përse tash është e domsodoshme mbrojtja e Manastirit të Deçanit, kur janë shqiptarët ata që e kanë ruajtur me shekuj”?
“Kur thashë se ky manastir duhet ruajtur, kjo nënkupton masa të veçanta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të cilat nuk I kam shpikur une por janë vënë nga njerëzit të cilët merren me ruajtjen e trashëgimisë kulturore botërore”-përgjigjet peshkopi I Manasitirt të Deçanit, Teodosije Sibaliç.
Këto deklarata u bënë gjatë një conference për media, me rastin e vizitës së komandantit të Kfor-it, gjeneral lejtnant Ksavier De Marnhac, që I bëri të premten, komunës dhe Manastirit të Deçanit.
Komandanti De Marnak, në vizitën e tij të parë në Deçan si komandant i KFOR-it, deklaroi se gjëndja e sigurisë në Kosovë është dukshëm më e favorshme se para dy vitesh, kur ai ishte me mision në Kosovë dhe se kjo paqe e vazhdueshme, sa është meritë e forcave të sigurisë poaq është edhe meritë e popullit dhe e përfaqësuesve të tij. Se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri edhe më të madhe në këtë përiudhë të rëndësishme, sepse zhvillimin e procesit të zgjedhjeve dhe të zgjidhjes se statusit, populli I Kosovës meriton që ta kalojë në paqe dhe stabilitet”.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *