Date Archives September 2007

FOR angazhohet të sigurojë zhvillimin normal të zgjedhjeve në Kosovë

30 shtator 2007, Doj#e Velle. „KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë”. Kështu deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac. Përkah incidenteve në kohën e fundit, komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s, në Kosovë gjenerali francez Xavier Bout de Marnac, dje në Prizren situatën në Kosovë e vleresoi si të qetë dhe stabile. Eksplodimi i fundit në Prishtinë, ku përkrah dëmeve materjale pati të vrarë dhe të plagosur nga gjenerali de Marnac e vlerësua “si akt kriminal, i cili më… Read More

Bisedimet shtese dhe politika aktuale

30 shtator 2007, Dojçe Vele, Qështja e Kosovës mbetet në qendër të vëmendjes së shteteve ndërkombtare. Por, çfare mendojnë qytetaret e të dyja vendeve negociuese për bisedimet e stërzgjatura dhe sa është e drejtë në sy të tyre, politika aktuale e Prishtinës dhe Beogradit? Përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit vazhdojnë negociatat për statusin e Kosovës.  Përderisa pala shqiptare mbetet e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të pranoje zgjidhje tjetër për Kosovën përveç pavarësisë, pala serbe vazhdon të thirret në ruajtjen e integritetit të Serbisë. Vlladimir Anxheliç,… Read More

De Marnac: Paqe për hir të popullit të Kosovës

28 shtator 2007, Dojçe Vele, „KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Të dy proceset e rëndësishme: zgjedhjet dhe bisedimet për statusin, duhët t´i kalojmë në qetësi dhe paqe, për hir të popullit të Kosovës!“- deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac. Përkah incidenteve në kohën e fundit, komandanti I forcave paqeruajtëse të NATO-s, në Kosovë, gjenerali francez, Xavier Bout de Marnac, dje në Prizren, situatën në Kosovë e vleresoi si të qetë dhe stabile. Eksplodimi i fundit, në Prishtine,… Read More

Fshatrat e izoluara, Bixhë dhe Grapc

25 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Procesi i kthimit në komunën e Klinës ka filluar që në vitin 2002. Me këtë valë janë kthyer edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Kthimi në zonat rurale të Klines, me mbështetjen e UNMIK-ut dhe të Organizatës Gjermane për Mbështejte Teknike( THV) së pari filloi në fshatrat Bixhë dhe Grapc. Por, përderisa në fshatrat e tjera liria e lëvizjes dita-ditës përmirësohet, banorët e këtyre dy fshatrave vazhdojnë mbesin të izoluara dhe vegël e politikës së Beogradit.  

Banka Gjermane investon për ujin në Kosovë

24 shtator 2007, Dojçe Velle. 2 milion e 300 mijë euro është vlera e donacionit, që Banka Gjermane për Zhvillim i ka dhuruar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini”, i cili furnizon me ujë Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun. Ajmone Shabanhaxhaj nga fshati Lloçan është vetëm njëra ndër banoret e fshatrave të Rajonit të Pejës, e cila përballet me vështirësitë për ujë të pijes.  “Me duhet me e rezervu ujin për enë, për buke, me i la fëmijët, si dikur që jemi la me tasa me pacërrka, tuj mbush shishet me ujë,… Read More

Investime të reja të Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë

23 shtator 2007, Dojçe Vele, Dy milion e treçind mijë euro është vlera e donacionit, që Banka Gjermane për Zhvillim ia ka dhuruar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini”, në Pejë. Ky donacion do t´i mundësojë kësaj kompanie shërbime më të mira për konsumatorët e saj në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik. Në këtë program nuk është përfshirë edhe komuna e Deçanit, për shkak të tërheqjes nga kjo shoqëri aksionare në qershor të këtij viti. “Me duhet me e rezervu ujin për enë, për buke, me i la fëmijët, si dikur… Read More

Pjesëmarrje në zgjedhje, bojkot apo zgjedhje paralele?

20 shtator 2007, Dojçe Velle. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës u bëjnë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb, që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Qeveria e Serbisë bën thirrje për bojkot të tyre apo për thirrjen e zgjedhjeve paralele.Të varur skajshmërisht nga politika e Beogradit dhe urdhërat që vijnë prej atje, për shumicen e serbve të Kosovës, pjesëmarrja në zgjedhje don të thotë tradhëti ndaj Serbisë. “Sipas meje, ata që votojnë nuk janë serbë të vërtetë.”-thotë një qytetar. Të ngulitur thellë në pozicionin “antikosovar”, ata e kanë të pamundur të kuptojnë… Read More

Rritje e vazhdueshme çmimesh në Kosovë

19 shtator 2007, Dojçe Velle. Me 3 gusht të këtij viti, qeveria e Serbisë mori vendim për ndalimin e eksportit të produkteve bujqësore: grurit, misrit, sojës dhe lulediellit, në Kosovë dhe në disa vende të rajonit, për afat 90 ditësh. Prej datës 7 gusht, në Kosovë u bë edhe ngritja e çmimit të bukës, për arsye se 90 për qind të miellit në Kosovë importohej nga Serbia.Përfaqësues të institucioneve të Kosovës patën thënë se, Serbia nuk ishte kanali i vetëm i furnizimit me miell, ndonëse hapja e rrugëve të reja… Read More

Mungesë e artikujve bazë-Tokat djerrë

19 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Që nga fillimi I gushtit, popullata e Kosovës përballet me rritje çmimesh të artikujve ushqimorë. Shtresat më të goditura nga vala më e re e shtrejtimit janë të varfërit dhe pensionistët, të cilet përballen me vështirësi të ekzistencës. Ndërkohë, mijëra hektarë tokë vazhdojnë të mbesin djerrë, me arsyetimin se “nga punimi I tokës nuk ka leverdi”. Me 3 gusht të këtij viti, qeveria e Serbisë mori vendim për ndalimin e eksportit të produkteve bujqësore: grurit, misrit, sojës dhe lulediellit, në Kosovë dhe… Read More

Siguri nga KFOR-i – deklarata për pasiguri nga serbët e Kosovës

15 shtator 2007, Dojçe Velle. Me gjithë përpjekjet e forcave ushtarake dhe policore për vendosjen e sigurisë në Kosovë, pakica serbe deklarohet e pasigurt. Ata mendojnë se sigurinë mund tua ofrojnë vetëm policia dhe ushtria serbe… Përgjigjet që marrim jo rrallë kur është fjala për gjëndjen e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes apo edhe për një pavarësi të përafërt të Kosovës, janë kryesisht si të këtij qyetari nga Gorazhdevcii:“Ne nuk kemi besim në Shërbimin Policor të Kosovës, nuk kemi besim në UNMIK-un e as në KFOR-in. Nëse Kosova bëhet e… Read More