Ivanoviç: Nuk ka përfundim të procesit pa kompromis

12 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, 10 dhjetori është datë përfundimtare për raportimin tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, por jo për perfundim të procesit-deklaroi lideri i Listes Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, pas takimit me treshen ndërmjetesuese të Grupit të Kontaktit, në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Kosovë.

“Ajo që ka rëndësi për ne është që të dyja palët ta kenë të qartë se nëse ndërmjet palëve negociuese për Kosovën nuk arrihet një marrëveshje, atëherë nuk të ketë vendim përfundimtar pa kompromis dhe procesi do të zgjas për aq kohë sa palet të afrojnë qëndrimet e tyre.”
Kryetari i PDK-se Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosoves deklaroi se treshes negociuese te grupit te Kontaktit i eshte bere I ditur qendrimi I njohur I pales kosovare, se „pavaresia e Kosves eshte vullneti I 2 milione qytetareve te saj dhe eshte panegociueshme, ndersa integriteti territorial i Kosoves, eshte i paprekshem, i shenjt“.
Zyrtarët ndërkombar, në Kosovë, shprehin shqetësimin se nëse qështja nuk zgjidhet në një të ardhme të afërt, situata e sigurisë mund të përkeqësohet. Dita Ndërkombëtare e Rinisë, të dielën u shënua me aktivitete protestuese nga Rrjeti Rinor i Kosovës, të cilët kritikojnë Grupin e Unitetit për zvarritjen e qështjes së statusit. Një ditë më parë, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kanë protestuar familjarë të personave të pagjetur, duke kërkuar nga Grupi i Unitetit që në agjendën e negociatave për statusin e Kosovës të jetë edhe qështja e të pagjeturve.
„Nëse ka qështje të hapur në Kosovë, ajo është qështja e të pagjeturve. Sepse, ka cfarë thuhet për ata që i kanë ba krimet ,që ia kanë zhdukur njerezit tanë dhe të cilët i mbajnë peng ata dhe informatat per ta”-thotë Kryetari i Asociacionit të Familjarëve të personave të pagjetur, Haki Kasumi.
Kryministri i Kosovës, Agim Qeku, premton se njëra ndër qështjet kryesore për të cilën do të diskutohet me palën serbe në negociatat shtesë me Beogradin, është zbardhja e fatit të të pagjeturve.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.