Date Archives August 2007

Zjarr në Bjeshkët e Prilepit

31 gusht 2007, Radio Kosova, Zjarri ne Bjeshken e Prilepit, nuk ka te ndalur. Ai po merr permasa gjithnje e me te medha, edhe pse për shuarjen e tij jane te angazhuar vazhdimisht njësitet e zjarrfikësve të ndihmuar nga APK-ja ,TMK-ja dhe qytetarët.

As vizita e djeshme e ministrit te Punëve të Brendshme, z.Blerim Kuçit e as prezenca e sotme e nenkryetarit te Kuvendit Komunal te Decanit, Jashar Dobrajt ne vendin e ngjarjes, nuk ka ndryshuar gjendjen ne Bjeshken e Prilepit e cila qe nga e shtuna eshte perfshire nga zjarri. Shefi i Nejsitit te Zjarrfikesve ne Decan, z. Bashkim Ramosaj, thote se era ben gjendjen edhe me te rende dhe pervec nje pjese te lokalizuar, zjarri po merr permasa te medha.
“Jam ne bjeshke te Prilepit qetu. Zjarr eshte ne te gjitha anet. Kiamet!”-flet Z. Ramosaj nga terreni, duke pohuar se  thirrja per ndihme, ka has ne vesht e shurdher.
“Vec edhe nga Zoti nuk kemi kerkuar ndihme.Absolutisht! Asnjeri s´eshte eprgjigjur. Kemi kerku ndihme nga Kfori, kemi kerkaur ndihme nga qeveria, gjeja do helikoptera jane mundu KFOR-i i ka pas arsyet e veta, jo prishje jo defekte.  Nderkohe jemi 120 njerez nga njesiti i zjarrfikesve. Autoriteti pyjor dhe banoret lokal”.
Pervec bjeshkes se Prilepit, në javën e kaluar ka pasur zjarre edhe në vendin e njohur si Podi i Geshtenjvae si dhe ne shume fshatra te komunes se Decanit, me c´rast jane djegur pyje dhe fusha te mbjellura me miser.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova

Teqja bektashiane hap sërish dyert për besimtarët nga mbarë bota

24 gusht 2007, Dojçe Velle. Djegjet dhe shkatërrimet gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk kursyen as objektet kulturore e fetare. Shumë prej tyre u dogjën e u shkatërruan bashkë me bibliotekat, ndër të cilat edhe Teqja e Bektashive në Gjakovë. 

 Maksima e bektashizmit është: “Pa atdhe nuk ka fe!”-thotë Baba Mumin Lama nga Teqja Bektashiane në Gjakovë e themeluar në vitin 1790-i vetmi objekt i këtij lloji në Kosovë, njëherit edhe seli e Gjyshatës së Kosovës, i cili u dogj e u rrënua me themel nga forcat serbe më 1999.

 “Është shumë e vërtet që kemi kërkuar atdheun ma s’pari. Po ndalem vetëm në luftë e fundit të 99-tës kur Teqja u dogj…U dogj, pse nuk patë atdhe! Sikur ta kishim atdheun tonë“-rrëfen Baba Mumin Lama, të cilit fjalët e fundit i mbetet në grykë.

Teqja e Bektashive me këtë rast humbi edhe bibliotekën me mijëra libra e dhjetëra dorëshkrime. “Ndër to edhe 58 dorëshkrime, një dorëshkrim ka pas 
100 faqe por ka pas dorëshkrime me 400 faqe. Të gjitha janë djegur!”

Por, tempulli i rrënuar para tetë vjetësh, tashmë është renovuar me ndihmën e qeverisë së Kosovës dhe sërish ka hap dyert për besimtarët. Kjo e lumturon udhëheqësin shpirtëror dhe atdhetar i cili thotë:„Ne ishim të pushtuar. Tash kemi atdheun tonë dhe tash prapë kemi Teqe!” “Bektashizmi njihet si dogmë mistike islame që merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut. Bektashizmi i ka rrënjët në Kuran dhe në mësimet e Profetit Muhamed e të 12 imamëve”-thotë Baba Mumin Lama, duke treguar karakteristikat e Udhës së tij.

Kujdestarja e Teqes thotë se „Në Teqe, prej ngado që vijnë, të gjithë janë vëllezër e motra. Përshembull në festat bektashiane vijnë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë…”

Dhe, jo vetëm prej andej. Sot, në hollin e Teqes Bektashiane gjejmë një grup vizitorësh nga Zvicra dhe Amerika. Shëndet Nazarko, bektashian nga Korça me banim të përkohshëm në Detroit, ka ardhur në Gjakovë me të bijën dhe dhëndërin.„Është herë e parë që vizitojmë Gjakovën dhe Teqenë, meqë jemi bektashianë. Përshtypjet janë shumë të mira“.

Ukshin Dobelanca, 42 vjeç, nga fshati i Ri i komunës së Vitisë, i cili që 20 vjet jeton në Gjenevë, është musliman sunit. “Mua më pëlqejnë shumë xhamitë. Por, edhe kjo Teqe më pëlqen shumë. Gjithnjë kam dëshiruar të vizitoj një Teqe. Kjo është herë e parë dhe përshtypjet nga kjo vizitë janë shumë të mira. Është diçka impresionuese!”

Zilja e portës së oborrit, e cila hapet orë e çast lajmëron për ardhjen e një turme tjetër besimtarësh që vizitojnë Teqen madhështore, të rrethuar me mure të larta të veshura me gjethe. Në tempullin në të djathtë, janë varret e 7 prej të nëntë baballarëve bektashian që shërbyen në këtë Teqe që prej shekullit 17-të, dy prej të cilëve për shkaqe të kohës, janë varrosur në Turqi. Të shtatë varret nga besimtarët konsiderohen shenjtëri, të cilat udhëheqin njerëzit drejt Zotit si dhe ndihmojnë në tejkalimin problemeve të jetës. Kujdestarja sjell shembuj konkret. „Uuhh, ka plot raste! Nuk di si me e përshkru. Ka lloj-lloj rastesh në jetë. E di sa njerëz vjinë këtu? Të të gjitha moshave se ju ndihmon!“ Përkundër faktit se me librin e shenjt islam, alkooli është i ndaluar, përdorimi i tij është një karakteristikë tjetër e bektashijve. „Sipas dijetarëve islamë, profeti Muhamed teksa po i shkonte në vizitë një mikut, sheh një grup njerëzish tek pinin verë…-rrëfen Shëndeti.„Teksa shkonte e i pa në qejf, iu tha: “Ju bëftë mirë!“ Kur u kthy e i gjeti duke u grindur e rrahur, e mallkoi. Mirëpo, duket bektashinjtë gjetën një mesatare dhe thanë: „Ne do pimë derisa të mos dehemi!“

Kosova është një gërshetim besimesh të ndryshme, e cila njihet për tolerancën fetare dhe harmoninë mes 
besimtarëve. „Është kënaqësi të kemi besime të ndryshme me marrëdhënie të mira mes vete. Kjo tregon se të gjithë ne jemi besimtarë të vërtet të Zotit!“-thotë baba Mumin Lama.

Por, a ka shkëmbime me përfaqësues të besimit ortodoks serb, pas konfliktit të vitit 1999? “Nuk kisha pritu me kontaktu me asnjë njeri, sepse profeti thotë: “I madhi ka me fal…Ai di te fal, sepse ka çfarë të fal!” Ata po me duket janë mbyll në kishën e vet. Nëqoftëse dalin, edhe ata janë pjesë e popullit, krijesa të Zotit! Por kur ata ngrehin mure prej gjashtë metrash, ne nuk kemi si të hymë. Ne atyre s´iu bëmë asgjë! Ndodhi ajo e marsit… Por, ata duhet me hulumtu pak më thellë, sepse kujtoj se të tillët nuk kanë qenë tanët!“

Qyteti i Gjakovës, në perëndim të Kosovës, është i pasur me një sërë monumentesh të lashta kulturore e  fetare. Qarshia e Madhe, është zemër kulturore e këtij qyteti tregtie dhe artizanatesh. Teqja e Betkashive  gjendet në krye të rrugës me kalldrëm e majtas saj është Xhamia e Hadumit, e ndërtuar që në shekullin XVI. Me 1999, sikur edhe Teqja Bektashiane, një pjesë e kësaj xhamie të lashtë poashtu u dogj nga forcat paramilitare serbe, bashkë me bibliotekën që datonte që nga koha e themelimit.

Ajetë Beqiraj, DW

Serbët kundërshtojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e paralajmëruara

21 gusht 2007, Dojçe Velle. Për komunitetin boshnjak, turk, rom, egjiptian e ashkalij në Kosovë pjesëmarrja në zgjedhjet e paralajmëruara në vjeshtë është e vetëkuptueshme. Pse serbët e Kosovës nuk e duan pavarësinë dhe ngurrojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e vjeshtës, ja disa prej arsyeve.


„Përse? Për kënd të votoj?!“ 

Këtë përgjigje e dëgjon shpesh nga serbët e Kosovës, kur bëhet fjalë për zgjedhjet. Dyshimi vazhdon të jetë i pranishëm në mesin e këtij komuniteti që ndodhet mes kundërshtive. Ndërkohë që komunitetet e tjera tek pavarësia e Kosovës shohin shpresën e ardhmërisë, për serbët, me pavarësinë e Kosovës përfundon çdo gjë.

„Nëse Kosova bëhet e pavarur, s´na mbetet tjetër veç se të ikim, sepse… vie në pyetje mbijetesa jonë! Për çfarë të votoj? Që të behet edhe më keq?!”-thotë Bogosav Jovanoviç, nga Gorazhdevci, i papunë cili bashkë me të ëmën merr ndihmë sociale nga Serbia.

Gorazhdevci është fshat multietnik rreth 7 kilometra larg nga Peja, në të cilin jetojnë komunitete të ndryshme: „Këtu ka nga të gjitha kombësitë dhe kalojmë shumë mirë. Nuk kemi probleme dhe secili shikon punën e vet“- thotë Hidajete Bytyqi, ashkalij nga Gorazhdevci.

Javën e kaluar, zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk vizitoi fshatin Gorazhdevc, për të inkurajuar serbët e këtushëm të dalin në zgjedhje. Ndërsa në fundjavë, përfaqësuesi i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, iu bëri thirrje serbve të dalin në zgjedhje.

Leposava Kollashinac as ka votuar as nuk do të votojë: “Nuk kam votuar për asnjëri, sepse për mua nuk ishin të mire as tanët. Bile, derisa sa të shoh se po bëhet mirë, s´do të votojë për njërin as për tjetrin! Ndoshta do të jetojë edhe pesë vjet apo dhjetë, ndoshta do të vdes që tani. Por, ta di se po jetoj. Ta kem lirinë, se për popullin me e mira është liria. Ndërsa, kjo që kemi tash nuk është e mirë për asnjëri!“

Leposava Kollashinac nuk do të jetonte dot në një Kosove të pavarur sepse, “asgjë nuk është siç ishte dikur”. Por, nuk do të jetonte as në Kosovën e dikurshme!-sepse, shton ajo:

„Se, asgjë nuk më ka dhënë kurrë! Asnje djalë imi nuk ka punuar kurrë në Kosovë. Dikujt i jepnin kredi, ua ndërtonin shtëpitë, u jepnin bagëti me nga pesë herë, ndërsa unë asgjë nga këto s´pashë asnjëherë me sy. Ajo qeveri nuk ishte nuk më dha asgjë. As sot nuk është mirë. Dikush jeton siç nuk ka jetuar kurrë dhe ka të holla si s´pati asnjëherë. E mua nuk ma dhanë as edhe një pulë të çalë!”

Çfarë dëshirojnë serbët në Kosovë para fillimit të raundit të ri të bisedimeve shqiptaro-serbe?

Së shpejti pritet të fillojnë bisedimet e reja për statusin e Kosovës. Ata kanë porosi për të dyja qeveritë. „Që të merren vesh ndër vete. Kur të pajtohen ata, populli do të pajtohet menjëherë. Se, të varferit kënaqen me pak gjë. Janë të mëdhenjtë që s´i ngop njeri. Sa më shumë marrin aq më shumë kërkojnë!“-thotë Leposava Kollashinac.

“Që të bisedojnë bashkë ditë e natë, Çeku dhe Koshtunica, Tadiçi dhe Sejdiu e të merren vesh që ne të jemi të sigurt dhe të jetojmë në fqinjësi me shqiptarët. Që të ikën një herë e përgjithmonë kjo 
stuhi frike. Të fillojmë e të jetojmë normalisht e në paqe. Asnjeri nuk duhet të largohet prej Kosovës. Këtu jemi me shekuj të tërë dhe nuk duhet të ketë largim!”-mendon Bogosav Ivanoviç.

Ndërsa Bojana Stankoviç thotë: “Ata që i kanë ngatërruar gjërat, le ta gjejnë fijen. Por, vetëm vrasje të mos ketë më! Sepse, nuk do të shkojnë njerëzit kokë për kokë, por do të pësojnë të pafajshmit e fëmijët tanë“

Ndërkohë, makina të KFOR-it dhe të SHPK-së patrullojnë papushim në rrugën e këtij fshati multietnik ku dominon pakica serbe. Një grup burrash rri buzë rrugës nën hije. Një ashkalij i vogël me një vogëlush shqiptar në shalë të biçikletës, çon para nesh re pluhuri. Nikoqiri serb, na përcjell me lutjen t´i gjejmë nuse shqiptare. Restorani pret mysafirë të të gjitha kombësive. E ky imazh ngre pikëpyetje të njëpasnjëshme: Kush bart përgjegjësinë për paqartësinë e vazhdueshme të këtyre njerëzve?


Ajetë Beqiraj, DW

(Mos)pjesëmarja e serbve në zgjedhje

21 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Përkrah situatës së paqartë politike dhe të gjëndjes së rëndë ekonomike, pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në nentor të këtij viti, mbetet e sigurt. Për boshnjakë, turq, rom, egjiptianë e ashkalij, pjesëmarrja është e vetkuptueshme. Vetëm për komunitetin serb vazhdon paqartësia.

„Përse? Për kënd të votoj?!“ Këtë përgjigje e dëgjon shpesh nga serbët e Kosovës, kur bëhet fjalë për zgjedhjet. Dyshimi vazhdon të jetë i pranishëm në mesin e këtij komuniteti që ndodhet mes kundërshtive. Ndërkohë që komunitetet e tjera tek pavarësia e Kosovës shohin shpresën e ardhmërisë, për serbët, me pavarësinë e Kosovës përfundon çdo gjë.
„Nëse Kosova bëhet e pavarur, s´na mbetet tjetër veç se të ikim, sepse… vie në pyetje mbijetesa jonë! Për çfarë të votoj? Që të behet edhe më keq?!”-thotë Bogosav Jovanoviç, nga Gorazhdevci, i  papunë cili bashkë me të ëmën merr ndihmë sociale nga Serbia.
Gorazhdevci është fshat multietnik rreth 7 kilometra larg nga Peja, në të cilin jetojnë komunitete të ndryshme: „Këtu ka nga të gjitha kombësitë dhe kalojmë shumë mirë. Nuk kemi probleme dhe secili shikon punën e vet“- thotë Hidajete Bytyqi, ashkalij nga Gorazhdevci.
Javën e kaluar, zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk vizitoi fshatin Gorazhdevc, për të inkurajuar serbët e këtushëm të dalin në zgjedhje. Ndërsa në fundjavë, përfaqësuesi i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, iu bëri thirrje serbve të dalin në zgjedhje.
Leposava Kollashinac as ka votuar as nuk do të votojë: “Nuk kam votuar për asnjëri, sepse për mua nuk ishin të mire as tanët. Bile, derisa sa të shoh se po bëhet mirë, s´do të votojë për njërin as për tjetrin! Ndoshta do të jetojë edhe pesë vjet apo dhjetë, ndoshta do të vdes që tani. Por, ta di se po jetoj. Ta kem lirinë, se për popullin me e mira është liria. Ndërsa, kjo që kemi tash nuk është e mirë për asnjëri!“ Leposava Kollashinac nuk do të jetonte dot në një Kosove të pavarur sepse, “asgjë nuk është siç ishte dikur”. Por, nuk do të jetonte as në Kosovën e dikurshme!
„Se, asgjë nuk më ka dhënë kurrë! Asnje djalë imi nuk ka punuar kurrë në Kosovë. Dikujt i jepnin kredi, ua ndërtonin shtëpitë, u jepnin bagëti me nga pesë herë, ndërsa unë asgjë nga këto s´pashë asnjëherë me sy. Ajo qeveri nuk ishte nuk më dha asgjë. As sot nuk është mirë. Dikush jeton siç nuk ka jetuar kurrë dhe ka të holla si s´pati asnjëherë. E mua nuk ma dhanë as edhe një pulë të çalë!” 
Së shpejti pritet të fillojnë bisedimet e reja për statusin e Kosovës. Ata kanë porosi për të dyja qeveritë. „Që të merren vesh ndër vete. Kur të pajtohen ata, populli do të pajtohet menjëherë. Se, të varferit kënaqen me pak gjë. Janë të mëdhenjtë që s´i ngop njeri. Sa më shumë marrin aq më shumë kërkojnë!“-thotë Leposava Kollashinac.
“Që të bisedojnë bashkë ditë e natë, Çeku dhe Koshtunica, Tadiçi dhe Sejdiu e të merren vesh që ne të jemi të sigurt dhe të jetojmë në fqinjësi me shqiptarët. Që të ikën një herë e përgjithmonë kjo stuhi frike. Të fillojmë e të jetojmë normalisht e në paqe. Asnjeri nuk duhet të largohet prej Kosovës. Këtu jemi me shekuj të tërë dhe nuk duhet të ketë largim!”-mendon Bogosav Ivanoviç.
Ndërsa Bojana Stankoviç thotë: “Ata që i kanë ngatërruar gjërat, le ta gjejnë fijen. Por, vetëm vrasje të mos ketë më! Sepse, nuk do të shkojnë njerëzit kokë për kokë, por do të pësojnë të pafajshmit e fëmijët tanë“
Ndërkohë, makina të KFOR-it dhe të SHPK-së patrullojnë papushim në rrugën e këtij fshati multietnik ku dominon pakica serbe. Një grup burrash rri buzë rrugës nën hije. Një ashkalij i vogël me një vogëlush shqiptar në shalë të biçikletës, çon para nesh re pluhuri. Nikoqiri serb, na përcjell me lutjen t´i gjejmë nuse shqiptare. Restorani pret mysafirë të të gjitha kombësive. E ky imazh ngre pikëpyetje të njëpasnjëshme: Kush bart përgjegjësinë për paqartësinë e vazhdueshme të këtyre njerëzve apo kur do të zhduket mjegulla që ka përfshirë këtë pjesë të Ballkanit?
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Odiseja e gjatë e kthimit

20 gusht 2007 , Dojçe Vele, Pas vënies së Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut në vitin 1999, romët nga pothuaj të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës lëshuan vatrat e tyre. Pas tetë vjet banimi si të zhvendosur nëpër qendra kolektive, në Serbi, Malit të Zi, Maqedoni dhe në shtete të perëndimit, ata po kthehen në pronat e veta, përderisa kthimin e të zhvendosurve përbrënda Kosovës vështirëson frika e ndërprerjes së ndihmës sociale nga qeveria e Serbisë.

Falë qeverisë së Kosovës dhe donatorëve të huaj, në Lagjen e Romëve në jug të Mitrovicës janë ndërtuar 50 banesa dhe 40 shtëpi. Zarife Bajrami, banore e njërës nga qendrat kolektive në veri të Mitrovicës, tashmë banon në njërën prej këtyre shtëpive të kompletuara me të pajisjet e nevojshme të kuzhinës.
 „Me dy vëllezërit dhe motrat kemi shtëpi trekatëshe-tregon Selvije Bajrami, kemi frigorifer, televizor, banjë. Atje sigurisht që ishin kushtet e rënda, pa ujë të ngrohtë. Prej se jemi këtu çdo gjë është në rregull. Tash pritet të vendosen në këtë apartament edhe një grup prej 50 vetash. Banorët e tjerë kanë ardhë prej Suboticës, Kragujevcit, Mitrovicës dhe ata që kanë jetuar në qendrat e këtushme kolektive. Ndërsa, të tjerët nuk di prej nga kanë ardhë“.
Ndërsa Selvije Shabani, ka jetuar tetë vjet e zhvendosur në Novi Sad. Tash ndjehet mirë në banesën dydhomëshe, është e kënaqur me kushtet. Selvija nuk pendohet aspak pse është kthyer: “Kemi ushqim, ujë, rrymë dhe një jetë normale çfarë duhet të ketë njeriu. Atje kemi banuar me qira, ndërsa këtu jam në shtëpinë time. Ndjehem mirë!“
Ndërkohë që familje të zhvendosura rome vazhdojnë të kthehen nga shtetet e rajonit dhe ato të perëndimit, dhjetëra familje të tjera në veri të Mitrovicës, refuzojnë kthimin në shtëpitë e rindërtuara. Shkaku: Frika se mos ju ndërpritet ndihma sociale nga Serbia.
Njeri prej tyre është edhe Xhemail Cakolli, i cili thotë: “Këtu jetoj me fëmijët qe dhjetë vjet dhe më përshtatet më shumë. Kemi ndihmë sociale nga Serbia, marrim edhe ushqime.”
Udhëheqësi i Listës Serbe për Kosovë, Oliver Ivanoviç kritikon mungesën e një qëndrimi të qartë të kësaj shtrese, gjë që dëmton vetë interesat e tyre. Lidhur me kthimin e të zhvendosurve thotë:  “Unë në disa takime kam provuar t´ua bëj me dije se kthimi në jug të Mitrovicës nuk do të cenojë pozitën e tyre në veri dhe se gjithnjë do të mund të kthehen, të tregtojnë madje edhe të punojnë gjatë ditës. Por është e rëndësishme t´iu renovohen shtëpite, sepse kjo mundësi nuk dihet në do të jetë edhe pas një viti. Ata duhet të kujdesen për vete. Të mbrojnë interesat e tyre dhe jo të vihen në anën e serbëve apo shqiptarëve. Mendoj se kanë mjaft probleme që duhet zgjidhur. Por, ky është obligim i përfaqësuesve të tyre politik“.
Donatorë kryesorë për rindërtimin e Lagjes së Romëve në jug të Mitrovicës ishin qeveria norvegjeze, me mbi 2 milionë euro si dhe Agjencioni Evropian për Rindertim, me mbi 1 milionë euro. Me rastin e inaugurimit të këtyre shtëpive, ku u kthyen 52 familje të komunitetit rom, kryeministri i Kosovës Agim Çeku pat bërë thirrje për kthim të të zhvendosurve: „Pavarësia e Kosovës nuk është ngjarje prej së cilës duhet  alarmuar pakicat. Përkundrazi, pavarësia e Kosovës është shenjë për t´iu kthyer Kosovës, sepse Kosova do të jetë e të gjithë banorëve të saj“.
Elizabeta Bajrami nga Zyra Komunale për Komunitete, e cila është edhe vet banore e njërës nga këto qendra, i porosit bashkëkombasit e saj që të kthehen në anën tjetër të qytetit:  “Ka qënë e vështirë të kthehet grupi i parë. Megjithatë, unë shpresoj se hap pas hapi do të kthehen të gjithë. Nuk kanë ku shkojnë më! Tetë vjet i kemi kaluar këtu. Nuk kemi pasur kurrfarë kushtesh për jetë, madje as ujë si duhet. Prandaj, është më mirë të kthehemi në shtëpitë tona. Çështja e sigurisë është në rregull dhe të kthyerit jetojnë pa asnjë problem“.
Kështu dhe duhet të jetë. Sepse, është e pamundur të kalosh  atypari dhe të mos shohësh ushtarët e KFOR-it si edhe përfaqësuesit e Shërbimit Policor të Kosovës, të cilët verifikojnë hyrje-daljet në këtë lagje. Këtë e konfirmon edhe banorja, Zarife Bajrami, e cila thotë se: “Rregullisht jemi nën mbikeqyrje të policisë. Na ruajnë ditë e natë KFORi, SHPK-ja, të gjithë. S´ka kurrfarë problemi. Çdo gjë ecën mirë. Çdo gjë është në rregull“.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Së pari kthim i serbve pastaj shtëpitë

19 gusht 2007 , Dojçe Vele, Në Vitomirice të komunës së Pejës, ende nuk ka pasur kthim të të zhvendosurve serb. Kthimi i dy familjeve të zhvedosurishnga Mali i Zi, përbën kthimin e parë në këtë fshat multietnik.

Me ndërhyrjen e forcave të Nato-s, në Kosovë, në qershor të vitit 99, shqiptarët e shkapërderdhur nëpër shtete e rajonit u versulen drejt vatrave të veta. Ndërkohë, serbët e Kosoves bashkë më forcat u tërhoqën ne Serbi dhe në Mal të Zi. Shumica prej tyre edhe më tej jetojnë si të zhvendosur.
„Paj ashtu! Të gjithë e dinë se si kemi jetuar…Në varfëri… Si të gjithë!“
„Paguajmë qiranë, ujin, rrymën. Nuk kemi kurrfarë benificionesh“.
Me mbështetje të organizatave ndërkombtare dhe të qeverisë së Kosovës, aty këtu janë bërë kthime kolektive. Edhepse shumë prej tyre ende nuk janë të integruar në shoqërinë kosovarë, tashmë ka edhe kthime individuale.
Familjet, Buriç dhe Popoviç, nga Vitomirica e Pejës, janë serbët e parë që kthehen në këtë fshat multietnik. Ata i gjejmë në fshatin Brestovik, ku i kanë vendosur tash dhjetë ditë. Por, edhe pse mbijetesa si të zhvendosur është më e vështirë se mbijetesa si të kthyer, këto familje thonë se poqese nuk fillon diçka në ndërtimin e shtëpive, ata do të kthehen prapa.
“Këshilli Danez për Refugjatë ka ardhur për ne në Beran. Na ka premtuar se do t´na I ndërtojnë shtëpitë. Por, siç duket nga kjo nuk ka asgjë. Do të presim edhe sot e nesër e nëse nuk bëhet gjë, na duhet te kthehemi prapa serish”. 
“Ne erdhëm në Kosovë me mendimin të kthehemi në pronën tonë. Të na ndërtohen shtëpitë që ka djegur lufta. Nëse kërkojnë kthimin dhe ne vimë këtu, si të kthyerit e parë në Vitomiricë, sigurisht që duhet të na I ndërtojnë shtëpitë ashtu siç kanë premtuar. Përditë thonë se do të vinë nesër, por tash dhjetë dite ne s´dimë ne do të bëhet gjë në këtë drjetim apo e tëra është një kurth?“
Përgjigjen, përse duhet kthyer të zhvendosurit pa iu ndërtuar shtëpitë, kërkojme tek Këshilli Danez për Refugjatë(DRC), i cili merret me kthimin e refugjatëve që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Besim Ukaj sjell një shembull konkret:
“Në Deçan, pas premtimit të një serbi për kthim ne ja kemi  rregullu banesën. Dhe tash personi nuk po na kthehet. „Jo, tash po tutna!“ Raste të tilla kemi shumë, kur na hedhin në pozitë të keqe sepse I shesin banesat. Pastaj, arsyetimi te donatori është katastrofë. Kështu që kemi vendos që së pari të bëjmë kthimin e psstaj t´ua ndërtojmë shtëpitë. Kjo ka ndodh edhe me dy familejt e Vitmoricës”.
Milloshi, serb nga Vitomirica, edhe më tej jeton në Beran të Malit të Zi. Atë e gjejmë për vizitë në fshatin Osojan të Istogut, të banaur me serb, ndonëse me deshirë do të kthehej në fshatin e tij. Madje, tash menjëherë!
“Hajt, me ço që tani në Vitomiricë…Dua të shkoj menjëherë!…Unë do të kthehesha me qejf, por…Nuk na lënë këta shqiptarët…“
Adnan Salihaj, është shqiptar i Vitomiricës.
“Mua personalisht nuk më pengon kthimi atyre qe s´kanë bërë gjë. Bashkëjetesa sigurisht që nuk do të funksionojë për një kohë të gjatë, sepse kanë bërë gabime që s´falen. Ato krime të luftës që s´kanë pas nevojë me I ba…Ata që s´kanë bërë asgjë le të kthehen, ata që I kanë duart e lyera më gjak, nuk kanë vend këtu. Nuk kemi nevojë për ta!”
Qeveria amerikane, përmes Zyrës për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim(Bureau of Population, Refugees, and Migration), mbështet miliona refugjatë dhe viktima të konflikteve rreth e qark globit. Kjo zyrë tashmë përkujdeset edhe për kthimin individual të serbve në Kosovë. Ndër ta janë edhe familjet Buriç dhe Popoviç. Të kthyerit e parë në Vitomiricën shumëtnike tashmë përcjellin nga afër ndërtimin e shtëpive të reja në mesin e fqinjve shqiptarë. Pezull mbetet vtëm përgjigja e pyetjes: a do të përtërihet ndonjëherë edhe fqinjësia e dikurshme, të cilën lufta e fundshekullit të kaluar e rrënoi me themele?
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Ivanoviç: Nuk ka përfundim të procesit pa kompromis

12 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, 10 dhjetori është datë përfundimtare për raportimin tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, por jo për perfundim të procesit-deklaroi lideri i Listes Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, pas takimit me treshen ndërmjetesuese të Grupit të Kontaktit, në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Kosovë.

“Ajo që ka rëndësi për ne është që të dyja palët ta kenë të qartë se nëse ndërmjet palëve negociuese për Kosovën nuk arrihet një marrëveshje, atëherë nuk të ketë vendim përfundimtar pa kompromis dhe procesi do të zgjas për aq kohë sa palet të afrojnë qëndrimet e tyre.”
Kryetari i PDK-se Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosoves deklaroi se treshes negociuese te grupit te Kontaktit i eshte bere I ditur qendrimi I njohur I pales kosovare, se „pavaresia e Kosves eshte vullneti I 2 milione qytetareve te saj dhe eshte panegociueshme, ndersa integriteti territorial i Kosoves, eshte i paprekshem, i shenjt“.
Zyrtarët ndërkombar, në Kosovë, shprehin shqetësimin se nëse qështja nuk zgjidhet në një të ardhme të afërt, situata e sigurisë mund të përkeqësohet. Dita Ndërkombëtare e Rinisë, të dielën u shënua me aktivitete protestuese nga Rrjeti Rinor i Kosovës, të cilët kritikojnë Grupin e Unitetit për zvarritjen e qështjes së statusit. Një ditë më parë, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kanë protestuar familjarë të personave të pagjetur, duke kërkuar nga Grupi i Unitetit që në agjendën e negociatave për statusin e Kosovës të jetë edhe qështja e të pagjeturve.
„Nëse ka qështje të hapur në Kosovë, ajo është qështja e të pagjeturve. Sepse, ka cfarë thuhet për ata që i kanë ba krimet ,që ia kanë zhdukur njerezit tanë dhe të cilët i mbajnë peng ata dhe informatat per ta”-thotë Kryetari i Asociacionit të Familjarëve të personave të pagjetur, Haki Kasumi.
Kryministri i Kosovës, Agim Qeku, premton se njëra ndër qështjet kryesore për të cilën do të diskutohet me palën serbe në negociatat shtesë me Beogradin, është zbardhja e fatit të të pagjeturve.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Decan: Trashegimia kulturore

12 gusht 2007, Radio Kosova, Nga sulmet e egra të pushtuesve në luftën e fundit, u dogjen e u shkatërruan kullat si fortifikata të qëndresës si dhe objekte tjera të lashtësisë. Por, te 622 objektet kulturore te Decanit, të cilat do të futën nën mbrojtjen e ligjit do te deshmojne te kaluaren shqiptare dhe autoktonine.

Sipas historianeve, territori i Deçanit ishte i banuar nga Dardanët. Pushtuesit nëpër etapa të ndryshme të historisë janë munduar që këtë pasuri të përvetësojnë por gjurmët e autoktonisë janë të dukshme në trashëgiminë arkitekturore, etnografike, kulturore, historike dhe arkeologjike.
„Ka 622 monumentet e kultures ku nje numer shume I madh ne vitin 98-99 I jane ne nenshtru shkaterrimeve te luftes. Arsye tjeter eshte  faktori natyre dhe fatkori njeri, sepse eduke e dit se komuna e Decanit per koke te banorti eshte kvadratura shume e  vogel, nevoja e ndertimi te objekteve per banim ka qene arsye qe mbi germadhat e nje monumenti te ndertohet nje object I ri”-thote Avdyl Hoxha, drejtor i Institutit Rajonal per Ruajtjen e Monumenteve Kulturore, sipas te cilit, rendesi shume te madhe kane edhe germimet arkeologjike qe jane priroritet I Kuvendit Komunalt e Decanit dhe njekohesisht I Ministrise se Kultures.
“Qe, duke germuar në disa vende tashmë të identifikuara, te tregoje identitetin e popullates se komunes e Decanit dhe duke deshmuar  autotoktonine shqiptare, te fundosin cdo trillim te ardhur nga qarqe te ndryshme per shkaqe politike”-thote z.Hoxha., I cili ne këtë kuadër ka numëruar 484 kulla, 25 mullinjtë, shtëpi tradicionale, objekte të kultit etj.
Hoxha me kete rast permendi edhe restaurimin e disa objekteve në Pejë dhe Deçan, nga INTERSOSI  dhe SIDA, për të shtuar se së shpejti do të fillojë puna edhe në restaurimin e kulles së Gecajve në Llukë të Deçanit.
“Me thane  te drejten, popullata eshte shume e interesuar-thote z.Hoxha. Sivjet kemi arritur qe me nje projekt prej 70 mije eurove te ndertohet nje kulle e gurit, kUlla e Ali Gecit puniemt ne te cilen do te fillojne keto dite…Ka nje karakter shume te madh historik, sepse familja e tij gjate tere lufetareve e ka dhene nga nje anetar te familjes per kete vend dhe ka nje vlere shume te madhe te arkitektures dhe stilit e artit te ndertimit, poashtu“.
Ne komunen e Decanit jane evidentuar 622 objekte të cilat do të futën nën mbrojtjen e ligjit. Ndersa, Manastiri i Deçanit I cili tashme eshte pranuar ne Orgnazitaen e UNESKO-s, si trashegimi kulturroe boterore, është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate. Ai tregon se në arkitraun e portalit jugor të narteksit gjendej edhe një mbishkrim i gdhendur nga arkitekti shqiptar dom Vita Kuçi, i cili së bashku me 39 gurskalitës te tjere e kishte ndertuar këtë manastir.

Ajete Sh. Beqiraj, Radio Kosova

Trashëgimia kulturore e Deçanit

11 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Manastiri i Decanit nuk eshte i vetmi objekt i trashgimise kulturore me te cilin identifikohet Decani. Jane edhe 622 objekte te tjera neper kete komune, qe iu kane rezistuar pushtuesve te huaj neper etapa te ndryshme historike. Ndersa, fillimi i germimeve arkeologjike do te ndihmonte ne vertetimin e identitetit te popullates se ketushme.

Edhe pse sulmet e pushtuesve te ndryhsem nder te cilat me I egri ishte në luftën e fundit, ku u dogjen e u shkatërruan kullat si fortifikata të qëndresës si dhe objekte tjera të lashtësisë, gjurmet e mebtura ende reflektojne te kaluaren e territorit te Deçanit, dikur te banuar nga Dardanët. Perpjekje per zhdukjen e tyre nëpër etapa të ndryshme të historisë mbeten vec perpjekje, sepse gjurmët e autoktonisë janë të dukshme në trashëgiminë arkitekturore, etnografike, kulturore, historike dhe arkeologjike.Avdyl Hoxha, drejtor i Institutit Rajonal per Ruajtjen e Monumenteve Kulturore:

„Ka 622 monuemtet e kultures ku nje numer shume I madh ne vitin 98-99 I jane ne snshtru shkaterrimeve te luftes, por s’eshte vetem kjo por faktori natyre dhe fatkori njeri, sepse ekzistenca e familejs, dueke  dit se komuna e Decanit per koke te banorti eshte kvadratura shumee  vogel, nevoja e ndertimi te objekteve per banim ka qene arsye qe mbi germadhat e nje monumenti te dnertohet nje object I ri”.

Në këtë kuadër, hsitoriani Hoxha ka numëruar 484 kulla, 25 mullinjë, shtëpi tradicionale, objekte të kultit etj., duke  permendur rëndësinë e madhe të gjurmimeve arkeologjike në disa vende tashmë të identifikuara, të cilat janë dëshmia me e mirë e autotoktonisë shqiptare, per te fundosur cdo trillim te ardhur nga qarqe te ndryshme per arsye tashme te njohura.

“Nje rendesi shume te madhe kane edhe germimet arkeologjike qe jane priroritet I Kuvendit Komunalt e Decanit dhe njekohesisht I Ministirse se Kultures, te tregoje identitetin e popullates se komunes e Decanit”.
Historiani, Avdyl Hoxha thote se manastiri i Deçanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate, ndërkohë që tregon (se në arkitraun e portalit jugor të narteksit)ne muret e tij gjendej edhe një mbishkrim i gdhendur nga arkitekti shqiptar dom Vita Kuçi, i cili së bashku me 39 gurskalitës te tjere e kishte ndertuar këtë manastir.

Hoxha me kete rast permendi edhe restaurimin e disa objekteve në Pejë dhe Deçan, nga INTERSOSI  dhe SIDA, për të shtuar se së shpejti do të fillojë puna edhe në restaurimin e kulles së Gecajve në Llukë të Deçanit.

“Me thane  te drejten, popullata eshte shume e itneresaur. Sivjet kemi arritur qe me nje proejtk prej 70 mije euorve te ndertohet nje kulle e gurit, kUlla e Ali Gecit puniemt ne te cilen do te fillojne ekto dite…Ka nje karakter shume te madh histroik sepse familja e tij gjate tere lufetareve e ka dhene nga nje anetar te familjes per kete vend dhe ka nje arye shume te madhe te arkitektures dhe stilit e artit te ndertimit“.
Ne komunen e Decanit jane evidentuar 622 objekte të cilat do të futën nën mbrojtjen e ligjit per trashegimine kutlurore, te mieratuar nga Kuvendi I koisoves ne vitin 2006.
Ajete Beqiraj,RTK

Komandanti Kater: “Kosova çështje shumë komplekse”

10 gusht 2007, Dojçe Velle. Dhuna është një rrugë pa krye dhe KFOR-i nuk do ta tolerojmë atë. Kjo është porosia e komandantit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Roland Kater gjatë vizitës në Brigadën Shumëkombëshe-Perëndim, me seli në Pejë.


“Ky është një vit i vendosjes së të ardhmes. Unë nuk shikoj pengesat. Por, nëse ka, ne do ti shmangim ato. Për këtë ju siguroj!”-pat thënë gjenerali gjerman Roland Kather, gjatë ceremonisë së marrjes se komandës së Forcës së NAT0-s në Kosovë, me 1 shtator 2006, Prishtinë.

Ai ia doli të mbante edhe premtimin e dhënë në ditën e ndërrimit të komandës se forca prej 17000 trupash do të sigurojë stabilitetin në Kosovë, edhe pse postin e tij si komandant i KFOR-it e mori më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të negociatave të drejtuara nga OKB mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Ndërkohë, shteti i tij ishte presidente e BE-së për gjashtë muaj. Udhëheqja e Gjermanisë vlerësohet si ndër më të suksesshmet, pa përjashtuar rolin e saj në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por, jo vetëm Gjermania është i interesuar për një zgjidhje të shpejtë dhe të suksesshme-thotë gjenerali Kather.

“Të gjitha vendet e Forcës Shumëkombëshe të cilën e udhëheq si dhe vendet e Grupit të Kontaktit janë munduar ta zgjidhin çështjen e Kosovës. Por, meqë është një çështje shumë komplekse, kjo po kërkon pak kohe më shumë se që pritej. Mirëpo, unë jam i bindur se të gjithë politikanët, përfshirë këtu edhe ata të Rusisë dhe të Serbisë, po mundohen të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se, “duke kundërshtuar planin ndërkombëtar, Serbia po mban në këmbë doktrinën e diskredituar të Millosheviqit për Serbinë e Madhe”. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, konfirmoi qëndrimin e parardhësit të tij në presidencën e Shqipërisë, se e vetmja zgjidhje që do të garantojë paqe në rajon është pavarësia e Kosovës. Për këtë arsye vinë kritika nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. Një reagim i tille shihet si një përpjekje për provokim dhune brënda Shqipërisë-në njërën anë si dhe përpjekje për largim të vëmendjes së 
bashkëisë ndërkombtare prej Kosovës, nga ana tjetër. Kreu i forcës së Nato-s në Kosovë, heq dyshime të tilla.

“KFOR- i ka marëdhënie të mira dhe një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet fqinje të Kosovës-thotë Kather. Dihet se për sigurinë në Kosovë përkujdeset KFOR-i, policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja. Por, unë flas edhe me politikanët dhe ushtarakët e këtyre vendeve përreth dhe unë nuk shoh kurrëfarë kërcënimi apo rreziku nga shtetet e rajonit. Ne punojmë në një atmosferë besimi të ndërsjellë. Kështu që, këtë do ta vlerësoja si retorikë”.

Gjenerali gjerman, Roland Kather, prej dhjetorit të vitit 1999 deri në qershor të vitit 2000, ishte komandant i Brigadës Shumbëkombëshe Jugore të KFOR-it, në Prizren si dhe komandant i kontigjentit gjerman, po në Prizren. Kather mori detyrën e tij si komandant i Forcës së NATO-s në Kosovë, me 1 shtator 2006, duke pasuar Gjeneral Lejtnantin italian, Xhuzepe Valoto.

Gjeneral Lejtnanti, Roland Kather, është komandanti i njëmbëdhjetë që prej vendosjes së forcës paqëruajtëse të drejtuar nga NATO-ja, në Kosovë, në qershor të vitit 1999.


Ajetë Beqiraj, DW