Pavarësia e Kosovës në partneritet me botën perëndimore

26 korrik 2007, Dojçe Velle. Anëtarët e Ekipit Negociator për statusin e Kosovës kthehen optimistë nga Uashingtoni, ndërkohë që kryeadministratori Ryker informon Brukselin për pjekurinë e popullit kosovar pas dështimit të statusit në Këshillin e Sigurimit.

“Kosova do ta fitojë pavaresinë dhe nuk do të ketë ndarje të saj”-deklaruan anëtaret e Grupit Negociator për statusin e Kosovës, me të zbritur në aeroportin e Prishtinës.

Pas qëndrimit katërditor në ShBA, anëtarët e Grupit të Unitetit u kthyen me garanca të fuqishme nga sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, se pavarësia e Kosovës do të arrihet pas periudhës 120 ditëshe të negociatave të paralajmëruara në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Jemi në një kohë kur kërkojmë urgjencën e përfundimit të këtij procesi. Kjo lidhet me afatin e 120 ditëshit shtesë të punës sonë të përbashkët dhe unë besoj se në një kohë shumë optimale do të përfundojë me këtë rezultat”-tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Mënyrën e këtyre bisedimeve pritet ta qartësojë Grupi i Kontaktit. Ndërkohë që anëtaret e Grupit të Unitetit, pas kthimit nga Uashingtoni janë të sigurtë se do te mbrohet integriteti territorial i Kosovës si dhe do të respektohen parimet e njohura të Grupit të Kontaktit, se: nuk do të ketë ndarje të Kosovës; së nuk do të ketë bashkim me ndonjë shtet tjetër dhe se nuk do ketë kthim në gjendjen para vitit 1999.

Hashim Thaçi, njëri ndër anëtarët e pesëshes negociatore, është optimist: „Ne do ta ndërtojmë pavarësinë në partneritet të ngushtë me botën perëndimore, para se gjithash me SHBA-të dhe Brukselin. Ne do t’iu përkushtohemi angazhimeve të përbashkëta dhe jo befasuese, që do mund të rrezikonin pavarësinë e Kosovës, që mund të shtyjnë procesin apo do të rrezikonin integritetin territorial të Kosovës“.

Sa i përket shpalljes së njëanshme të pavarësisë, pas vizitës në Uashington, anetarët e Ekipit të Unitetit u treguan më të përmbajtur. Por, ishin të njëzëshëm në kërkesën për caktim të një afati. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku: “Ne duhet të arrijmë deri tek një datë dhe ta kemi një plan. Ne duhet të mendojmë si të pavarur, duhet të veprojmë si të pavarur dhe duhet të sigurohemi që pas 120 ditëve, Kosova të jetë e pavarur“.

Ekipi i Unitetit është i bindur se nuk do të ketë bllokada të mëtejshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ndërsa, kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel, ka paralajmëruar zyrtarët e BE-së për tensionet e popullit të Kosoves, i cili do qartësi rreth statusit që pret tash sa kohë. Ryker tha se ka njoftuar autoritetet e Brukselit për maturinë e klasës politike dhe të popullit të Kosovës pas dështimit të zgjidhjes së statusit në Këshillin e Sigurimit.

Ryker: „Unë iu thashë poashtu se, do të na ndihmonte shumë nëse kemi përpara një hartë të rrugës ose një afatizim. Pra, të kemi më shumë se veç deklarata në këtë përiudhë të angazhimeve shtesë“-shtoi shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker, i cili hodhi poshtë zërat se Bashkimi Evropian është i përçarë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.

Kryeadminsitratori i Kosovës, Joachim Ryker, paralajmëroi se procesi i tranzicionit, që nënkupton kalimin e përgjegjësive nga UNMIK-u tek instituconet vendore nuk do të ndalet. Sipas tij, dokument 
udhëzues për kahjen e procesit vazhdon të mbetet Plani i Ahtisarit. 

Ajetë Beqiraj, DW
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *