Zgjedhjet në vjeshtë – dëshmi se Kosova mund të funksionojë si shtet

19 korrik 2007, Dojçe Vele, Anëtaret e Ekipit të Unitetit, të mërkuren paraqiten qëndrimin e përbashkët për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë kësaj vjeshte. Ky ekip kërkon që mbajtja e zgjedhjeve të trajtohet si proces i ndarë nga qështja e statusit të Kosovës dhe të mos shërbejë si justifikim për zvarritje të mëtjeme të këtij procesi.

Me ndërhyrjen e forcave të Nato-s, në Kosovë, në qershor të vitit 99, shqiptarët e shkapërderdhur nëpër shtete e rajonit u versulen drejt vatrave të veta. Ndërkohë, serbët e Kosoves bashkë më forcat u tërhoqën ne Serbi dhe në Mal të Zi. Shumica prej tyre edhe më tej jetojnë si të zhvendosur.

„Paj ashtu! Të gjithë e dinë se si kemi jetuar…Në varfëri… Si të gjithë!“
„Paguajmë qiranë, ujin, rrymën. Nuk kemi kurrfarë benificionesh“.
Me mbështetje të organizatave ndërkombtare dhe të qeverisë së Kosovës, aty këtu janë bërë kthime kolektive. Edhepse shumë prej tyre ende nuk janë të integruar në shoqërinë kosovarë, tashmë ka edhe kthime individuale.
Familjet, Buriç dhe Popoviç, nga Vitomirica e Pejës, janë serbët e parë që kthehen në këtë fshat multietnik. Ata i gjejmë në fshatin Brestovik, ku i kanë vendosur tash dhjetë ditë. Por, edhe pse mbijetesa si të zhvendosur është më e vështirë se mbijetesa si të kthyer, këto familje thonë se poqese nuk fillon diçka në ndërtimin e shtëpive, ata do të kthehen prapa.
“Këshilli Danez për Refugjatë ka ardhur për ne në Beran. Na ka premtuar se do t´na I ndërtojnë shtëpitë. Por, siç duket nga kjo nuk ka asgjë. Do të presim edhe sot e nesër e nëse nuk bëhet gjë, na duhet te kthehemi prapa serish”. 
“Ne erdhëm në Kosovë me mendimin të kthehemi në pronën tonë. Të na ndërtohen shtëpitë që ka djegur lufta. Nëse kërkojnë kthimin dhe ne vimë këtu, si të kthyerit e parë në Vitomiricë, sigurisht që duhet të na I ndërtojnë shtëpitë ashtu siç kanë premtuar. Përditë thonë se do të vinë nesër, por tash dhjetë dite ne s´dimë ne do të bëhet gjë në këtë drjetim apo e tëra është një kurth?“
Përgjigjen, përse duhet kthyer të zhvendosurit pa iu ndërtuar shtëpitë, kërkojme tek Këshilli Danez për Refugjatë(DRC), i cili merret me kthimin e refugjatëve që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Besim Ukaj sjell një shembull konkret:
“Në Deçan, pas premtimit të një serbi për kthim ne ja kemi  rregullu banesën. Dhe tash personi nuk po na kthehet. „Jo, tash po tutna!“ Raste të tilla kemi shumë, kur na hedhin në pozitë të keqe sepse I shesin banesat. Pastaj, arsyetimi te donatori është katastrofë. Kështu që kemi vendos që së pari të bëjmë kthimin e psstaj t´ua ndërtojmë shtëpitë. Kjo ka ndodh edhe me dy familejt e Vitmoricës”.
Milloshi, serb nga Vitomirica, edhe më tej jeton në Beran të Malit të Zi. Atë e gjejmë për vizitë në fshatin Osojan të Istogut, të banaur me serb, ndonëse me deshirë do të kthehej në fshatin e tij. Madje, tash menjëherë!
“Hajt, me ço që tani në Vitomiricë…Dua të shkoj menjëherë!…Unë do të kthehesha me qejf, por…Nuk na lënë këta shqiptarët…“
Adnan Salihaj, është shqiptar i Vitomiricës.
“Mua personalisht nuk më pengon kthimi atyre qe s´kanë bërë gjë. Bashkëjetesa sigurisht që nuk do të funksionojë për një kohë të gjatë, sepse kanë bërë gabime që s´falen. Ato krime të luftës që s´kanë pas nevojë me I ba…Ata që s´kanë bërë asgjë le të kthehen, ata që I kanë duart e lyera më gjak, nuk kanë vend këtu. Nuk kemi nevojë për ta!”
Qeveria amerikane, përmes Zyrës për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim(Bureau of Population, Refugees, and Migration), mbështet miliona refugjatë dhe viktima të konflikteve rreth e qark globit. Kjo zyrë tashmë përkujdeset edhe për kthimin individual të serbve në Kosovë. Ndër ta janë edhe familjet Buriç dhe Popoviç. Të kthyerit e parë në Vitomiricën shumëtnike tashmë përcjellin nga afër ndërtimin e shtëpive të reja në mesin e fqinjve shqiptarë. Pezull mbetet vtëm përgjigja e pyetjes: a do të përtërihet ndonjëherë edhe fqinjësia e dikurshme, të cilën lufta e fundshekullit të kaluar e rrënoi me themele?

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *