Shuk-Nuk ka ndarje të Kosovës

18 korrik 2007, Dojçe Vele, Fjala”ndarje e Kosovës” duhet hequr nga tavolina një herë e përgjithmonë. Këto janë deklarata të papërgjegjshme të atyre qeë nuk e kanë idenë se ç´domethënje ka kjo për Kosovën dhe për mbarë rajonin”-deklaroi zvendësshefi i Kosovës,Stiven Shuk, në Prizren.

Zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Lutfi Hazirin dhe me përfaqësuesin e Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, fillimisht morën pjesë në perurimin e stacionit policor në pikën kufitare, në Vermicë.

„Ndërtimi i këtyre objekteve, ndër më të mirat në rajon, ndihmon që pikat doganore të plotësojnë deri në 95 për qind të standardeve evropiane“-tha me këtë rast z.Shuk, i cili falenderoi Agjencionin Evropian për Rindertim, për kontributin e dhënë në këtë drejtim.
Zyrtari për qeshtjen e Kosovës pranë Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, tha se hapja vendkalimit kufitar afër Prizrenit është tregues i përkrahjes sonë në këto momente të rëndësishme për Kosovën. Ndërsa, ndihma e deritanishme prej një miliard eurosh do të vazhdojë edhe më tej, si hap parahyrës në Bashkimin Evropian.
Delegacioni me pastaj vizitoi disa objekte kulturore, historike e fetare të Prizrenit. Ndërsa, vizita përfundoi me një konferencë për gazetarë, me ç’rast, zëvendësshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk, u shpreh i bindur se në një periudhë të afërt kohore do të gjendet një zgjidhje e cila do të ndërrojë gjëndjen e statusit të Kosovës.
“Unë jam i bindur se brënda një kohe të shkurtër do ta gjejmë një zgjidhje, brënda keshillit te sgurimit-përmes një rezolute të re. Dhe, nëse prapë do të ketë probleme, unë besoj fort se do të gjendet një mënyrë tjetër për zgjidhjen e kësaj qështjeje“. Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, lidhur me komplikimin e zgjidhjes se statusit tha se: „Ne çmojmë lart rolin e Kinës, e cila ka marrë mbi vete gjithë angazhimin që ka të bëjë me Kosovën. Por, vështirësitë qe u treguan në mes të Rusisë dhe bllokut perëndimor tashmë janë evidente. Gjatë kësaj jave u pa se Këshilli i Sigurimit ka vështirësi për shkak të bllokimit nga ana e një anetari të vetëm: Rusisë. Skenari B nënkupton që shtetet perëndimore dhe sidomos SHBA-të në koordinim të veçantë me BE-në, në një fazë të shkurtër kohore do ta qartësojnë rrugën për përbylljen e këtij procesi. Ndërsa, lidhur me deklaratat e kohëpaskohshme për ndarjen e mundshme të Kosovës, zëvendësshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk ka këtë përgjigje: “Kur Grupi i Kontaktit para 16 muajsh filloi të punojë në definimin e statusit të Kosovës, aty u tha qartë se nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës. Ata që flasin për ndarje të Kosovës, e në të vërtet, nuk e kanë idenë se çfarë don të thotë kjo për gjithë rajonin, e them sinqerisht se janë shumë të papërgjegjshëm. Fjalën „ndarje e Kosovës“ një herë e përgjithmonë duhet hequr nga tryeza, sikur ishte edhe në fillim dhe kështu të vazhdojë tutje“.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *