Blegtoria dje dhe sot

14 korrik 2007, Dojce Vele & Radio Kosova, Dikur, komuna e Decanit njihej si vend blegtoral. Pas luftes u shkateruan fermat-u shperbene kopete. Per shkaqe ekonomike, shumica prej tyre nuk u rimekemben asnjehere. Nderkohe, veprojne vetem disa fermere te vegjel me kope te vogla bagetishe.

Riza Berisha, nga fshati Pozhar i komunes sse Decanit, dikur merrej me blegtori. Familja e tij mbante kope te medha lopesh dhe dhensh.
“Kemi mbajte deri me 120 krere dhen, tona lope 15 deri ne 20”.
Por, pas vitit 99, sikur cdo gje mbeti ne nje bote tjeter. Sipas plakut Riza Berisha, njera nder arsyes e ngecjes se blegtorise dhe mbetja e tokave djerre eshte shperndarja e banoreve te ketushem neper bote. Por, jo edhe kryesorja!
“Moda po thone, moda. Une nuk e quaj kulture kete te grave te reja, se ajo qe nuk ka qejf me i kqyr bagetine duhet me e pas te pakten nje shkolle, nje zanat me e nxjerr  diqysh buken e gojes”.
Familja e Mehmet Maksutaj, dikur kishte kope te medha lopesh e dhensh. Por, edhe pse kalo jeten neper shtete te perendimit, pas luftes ai serish rimelkembi kete vepritmari. Ndonese 80 vjec, menjehere pas luftes ia doli te dnertonte nje ferme lopesh me 20 krere.
“Kur i prune lopet ma se pari ua dhane ketyre fukarave. Ata i shiten e une i  blejsha. Hallku se punojshinn token. Dikujt i jepshik dicka e dikush na e falke krejt. Per ushqim nuk heqshim keq hic?”-thote Mehmet Maksutaj, ferma e te cilit, per shkak te kushteve te papershtatshme, tashme eshte reduktuar ne vetem kater krere lope.Se, thote ai:“Tomlin u duhke e  e me e qu ne Bishtazhin. Rryma na u nalke. Mbetshin lopet pa u mjel deri ne 12 e kanihere pa mjel hic,se lopet i qitshin ka 20 litra”.
Por, sa eshte i drejte mendimi se te merresh me blegtori nuk ka leverdi?
“Bile fshatari nuk ka te drejte me thane se nuk ka leverdi. Na mos mujshim me jetu sikur ne qytet apo ne vende te tjera te perendimit, duhet siguru ekzistencen diqysh!”-thote ai.
Edhe Hasan Hadergjonaj nga Vokshi i Deçanit para luftës njihej si një ndër blegtorët me të mëdhenj të kësaj komune. Me kopenë prej 300 delesh çdo veronte ne bjeshke vit per vit. Tashme ai nuk ka asnjë kokë të vetme. Sipas Musa Mushkolajt, drejtor në Drejtoratin për Bujqësi dhe Pylltari, në Kuvendin Komunal të Deçanit, para luftës kjo komune numeronte rreth 30 mijë kokë delesh, perderisa tashmë janë diku rreth 5 mijë sosh. Ndërsa 7 mijë hektarë kullosa në Bjeshkët e Deçanit nuk po shfrytëzohen më nga blegtorët, për shkak të mungesës së çminimit. 
Ajete Beqiraj, Dojce vele & Radio Kosova
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *