Personat e maskuar

10 korrik 2007 , Dojçe Vele, Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të vlerësohet si e qetë. Por, paraqitja e personave të maskuar në disa vende të Kosovës dhe keqtrajtimi i viktimave, është një dukuri që shqetëson qytetarët e atjeshëm. Përderisa në Rajonin e Prizrenit deri më tash janë evidentuar 6 raste, të hënën, në Rajonin e Pejës u arrestuan dy persona si të dyshuar për veprime jashtëligjore nën maska.

“Rasti I parë është paraqitur në fillim të këtij viti, ndërsa më i fundit ishte ai i para një jave. Mirëpo, janë raste individuale dhe jo me persona që identifikohen me ndonjë emblemë apo me ndonjë formacion paraushtarak“.
Këto të dhëna sjell për DW-në, kolonel Musli Kololli, zëvendës komandant I operativës së SHPK-së, në Rajonin e Prizrenit, sipas të cilit numri i rasteve të tilla është i njëjtë me vitet paraprake. Duke qënë edhe shef I hetimeve, colonel Kololli e njeh nga afër menyren e veprimit të personave të maskuar.
“Shkojnë nëpër hyrje të banesave dhe verejnë kuverta nga posta, fatura nga ujësjellësi apo nga rryma, dhe kështu vinë në perfundim se personat gjinden në pushime dhe pastaj, ato banesa janë pre e thyerjeve dhe plaçkitjeve. Zakonisht, ata plaçkisin aty për aty, çka gjejnë. Mirëpo pre e tyre janë të hollat, floriri dhe gjesende të cilat mund t’I bartin lehtë dhe t’I zhpenzojnë apo t’I shesin”.
Operativa Rajonale e SHPK-së, në Prizren, kohëve të fundit ka dalë edhe me planin operativ të njohur si „Dasmat e Sigurta“, për të penguar dukurinë e shkrepjes së armëve nga ana e dasmorëve, me çfarë rrezikohet jeta e pjesëmarrësve dhe kalimtarët e rastit, njëkohësisht. Varja në dritare të automjeteve dhe ndaljet nëpër udhëkryqe që pengojnë qarkullimin, sipas colonel Kolollit, janë lloje të tjera  të sjelljeve joserioze të qytetarëve.
“Bëj apel te qytetarët që të kemi qasje me serioze, sepse nuk do të tolerohen veprime të tilla”.
Në Rajonin e Pejës, papërgjegjësia e disa individëve shkon edhe më larg. Të dielën, për shkak të një alarmi të rrjeshëm për hedhjen në ajr të një moteli bashkë me pishinën në fshatin Ramun të Pejës, u bë  evakuimi I më se 200 qytetarëve të cilët gjendeshin në një pishinë. Ndërkohë që, sulme nga persona të maskuar nuk ka vetëm në Rajonin e Prizrenit. Me 5 korrik, Komanda Rajonale e SHPK-së në Pejë, përmes një komunikate njoftoi se pesë anëtarë të një familje në fshatin Damjan të Gjakovës janë plaçkitur dhe janë keqtrajtuar nga tre persona të maskuar e të armatosur. Shërbimi Policor i Kosovës, brënda asaj dite ndaloi katër persona të dyshuar, ndërsa organet e rendit mbetën në kërkim të të dyshuarve të tjerë. Të hënën, kolonel Ahmet Hasi, komandant i Shtabit Rajonal të SHPK-së, në Pejë, në një konferencë për media deklaroi se falë angazhimit të SHPK-së dhe të bashkëpunimit me qytetarët janë paraburgosur dy persona të dyshuar për rastin. Ata janë një femër dhe një mashkull nga fshati Meje, të cilët, sipas kolonelit, jo fort larg kanë maltretuar dhe kanë plaçkitur edhe një familje të Mejes. Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të Qarkut të Pejës, janë dërguar në paraburgim 30-të ditësh, ndërkaq personat e tjerë të involvuar në plaçkitje ndodhen në arrati.
“Ne jemi duke punuar në hetimin e këtyre rasteve dhe deri më tani, e them me përgjegjësi se Rajoni I Prizrenit ka pas korr suksese mjaft të mira”-thotë Musli Kololli, zëvendëskomandant I Shtabit Rajonal të SHPK-së, në Prizren, përderisa komandanti I Shtabit Rajonal te SHPK-se, në Pejë, Ahmet Hasi, premton:
 “Shumë shpejt do t’ua heqim maskat dhe do t’I bëjmë pasqyrë para organeve të drejtësisë dhe të gjithë shoqërisë”.
Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj jave për shkak te inicidenteve të ndryshme, në Rajonin e Pejës, janë arrestuar 62 persona, 27 prej të cilëve janë paraburgosur.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.