Melkert: Statusquo-ja dhe stagnimi janë të paqëndrueshme

8 korrik 2007, Dojçe Vele, Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ad Melkert, ka mbërritur për një vizitë dyditiore në Kosovë. Gajte vizitës në fshatin Videjë të Klinës, Melkert është njohur nga afër me procesin e kthimit dhe të riintegrimit të minoritetit serb. Njeriu I dytë I Kombeve të Bashkuara, Ad Melkert, po sot vizitoi edhe serbët në veri të Mitrovicës.

”Bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja ndjehen të afërt me ju, ndërsa kthimi dhe rifillimi i jetës së përbashkët është symbol për të ardhmen e Kosovës. Kosova tashmë ka hyrë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për zgjidhjen e statusit të saj përmes një draft-rezolute, epilogun e së cilës nuk mund t’a parashoh. Por, një gjë dihet: se status-quoja dhe stagnimi I procesit janë të pa qendrueshëm”-deklaroi zyrtari I lartë I Kombeve të Bashkuara, Ad Melkert, me rastin e vizitës së sotme në fshatin Videjë të Klines, njëra ndër të pesë komunat e Rajonit të Pejës.

Në Videjë, kthimi ka filluar që në vitin 2004, integrimi I të kthyerve ka filluar menjëherë ndërsa komuna ka krijuar infrastrukturë të nevojshme për një jetë të mirë. Kthimi i të zhvendosurve është bërë edhe në zona të tjera të kësaj komune. Sipas kryetarit të KK-së së Klinës, Prenkë Gjetaj, deri me tash në këtë komunë janë kthyer 246 familje serbë me 657 banorë, ndersa realizim e sipër është edhe projekti për kthim në Bërkovë.
Kreytari Gjetaj në takimin me nënsekretarin e OKB-së, Melkert, kërkoi mbështetje më të madhe financiare për procesin e kthimit e sidomos për projektët balancues, meqë sipas tij, njëanshmëria krijon pakënaqësi tëk banorët vendas.
Millorad Sharkoviq, banor I Videjës dhe zyrtar komunal për khim në Klinë, thotë se në këtë fshat për të kthyerit janë ndërtuar 46 shtëpi dhe 9 të tjera për komunitetin pranues, ndërkohë që priten të kthehen edhe 80 familje të zhvendosura. Ai tha se, të kthyerit janë integruar në shoqëri dhe se nuk kanë problem me lirinë e lëvizjes. Nderkohë që, ministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Millorad Gërbiq, tha se e përkrahim këtë kthim, I cili kërkon edhe kushte të tjera, mirëkuptim, kompromis dhe besim të ndërsjellë ndërmjet gjeneratave të reja.
Nen-sekretari i përgjithshëm I Kombeve të Bashkuara, Ad Melkert, po sot ka vizituar edhe serbët në veri të Mitrovicës, ndërkohë që nesër pritet të takohet me zyrtarët e Kosovës.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.