Date Archives July 2007

Bisedime shtesë për statusin e Kosovës?!

31 korrik 2007, Dojçe Vele, Maratoni i mundimshëm e i tejzgjatur drejt një caku të kahmotshëm dhe zvarritja e përmbushjes së premtimeve për zgjidhjen e statusit pas një viti, pas një stine, pas një muaji apo edhe në një dite të caktuar, popullin e Kosovës dëshpëron përditë. Dashur pa dashur, kjo barrë bie mbi supet e qeverisë së Kosovë dhe të Grupit të Unitetit.

“Këta me e deshtë atdheun japin dorëheqje dhe i zgjedhin ata njerëz që munden me udhëheq me Kosvën dhe munden me iu pergjgj Evropës në çdo moment. Me bisdeue veç për sene teknike, por jo për status. Kosova ashtë pavarësue në t’99-tën!“
Zëri i Mehmet Maksutajt, është ndër zërat e shumtë, të cilët mbetur pezull për kaq kohë, pandalur shtrojnë një pyetje të vetme: Cfarë pas kësaj?
Ali Kamaj dhe shumë si ai, jane ne skaj te durimit.
„Se rrenë, qetu o ardhë shpirti! Jo po shtyhet sot, jo po shtyhet nesër, jo pasnesër. Se çka dreqin kanë, ata e dinë. Na jemi të vegjël me fol për ta. Veç, asnjë kafshatë në ta s’e ngjy!” 
Anëtarët e Ekipit të Unitetit jane zotuar se në përiudhën 120 ditëshe për bisedime rreth statusit, pavarësia e Kosovës do të jetë e panegociueshme, integriteti I vendit do të ruhet, ndërsa Pakoja e Marti Ahtisarit, konsiderohet e mbyllur.
Mehmet Maksutaj është I zhgënjyer edhe nga bisedimet e para.
“Unë i kam përcjell në Vienë kur tha Samarxhiçi, se Kosova është djep i Serbisë!“ Haj more, mo Zot ma keq! Vallahi, unë analfabet jam e I kisha thanë: “Cka? Në cilin shekull ke ardhë në Kosove? A e solle ti Kosovën prej Karpateve a e gjete këtu kur erdhe?!” Edhe kishe te shkolluem.  „Grupi i Kontaktit ka nis kaherë me thanë se Kosova nuk ka m’u nda as nuk ka me iu bashkangjit kurrnji shteti. Por, s’po i nigon as ata kush m’sa këta tonët. Tek qetash udhëheqësat tanë e kanë marrë vesh çka I ka gjet. E, vallahi, unë veç një shpresë e kam: inshallah Zoti e Amerika nuk na lëshon dore, se sa për Evropë…Qekjo Evropë I ka nda trojet shqiptare me 1912, prej Ulqinit e deri ne Qamëri. E njejta Evrope osht!“
Debati i djeshëm i parlamentit të Kosovës, i cili vazhdoi edhe mbreme natën, nxori në pah qëndrime të ndryshme të grupeve parlamentare. Kritika ksithe sidomos ndaj grupitë Unietit për ngecjen e statusit.
 „A mos vallë Grupi i Unitetit mori ndonjë vendim kreymëvete, pa e shqyrtuar në Pralëment? Asnjëherë!”-përgjigjet Nekibe Kelmendi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
 „Fajtori kryesor tashme ka emer dhe e di gjithë bota. Bllokada e Rusisë është fajtore në procein e definimit të statusit të Kosovës“-tha ministri për tregti dhe industri, Bujar Dugolli, në debatin e Kuvendit të Kosovës.
Në fund të debatit, para deputetëve u prezantua propozimi që “Të rikonfirmohet qëndrimi i Kuvendit për Rezolutën e 17 tetorit 2005 për vullnetin politik të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran; që Kuvendi të jetë në seancë të përhershme për çështjen e statusit si dhe Kuvendi ta autorizojë Grupin Negociator për të hartuar një platformë unike për Kosovën e pavarur dhe shtet neutral“.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Presidenti Sejdiu: Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme

30 korrik 2007, Dojçe Velle. Zhvillohet seanca e parë e parlamentit të Kosovës pas paralajmërimit për negociata të reja me Beogradin. Ndërksa,sipas presidentit të Kosoves, Fatmir Sejdiu  “Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe integriteti i saj territorial i pacenueshëm”.

Grupi Negociator për statusin e Kosovës, në seancën e parë të parlamentit pas paralajmërimit për negociata të reja me Beogradin, tha se kjo do të jete shtyrja e fundit në procesin e zgjidhjes së statusit. Presidenti Fatmir Sejdiu paraqiti qëndrimin e Ekipit 
të Unitetit:

„Ekipi i Unitetit konsideron se kjo do të jetë vonesa e fundit në këtë proces dhe se nuk mund të pranojmë shtyrje të tjera afatesh, të cilat si të tilla sjellin edhe rreziqe të veçanta. Ekipi i Unitetit zotohet se, deri në përfundim të procesit, duke llogaritur edhe shpalljen e pavaresisë, do ta bëjë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në me BE-në“.

Lideri i Ora-s dhe anëtar i Ekipit të Unitetit, Veton Surroi tha se Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë ligjvënës, brenda këtij viti duhet të kryejë obligimin ndaj qytetarëve për shpalljen e pavarësisë. Ai paralajmëroi edhe për rreziqet që mund të veshtirësojnë funksionimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës, ndër të cilat është edhe ”forcimi i vijave ndarëse në veri të Kosovës, jo si një përpjekje e popullatës së atjeshme, por si një shtytje politike që vjen nga disa qarqe ruse për krijimin e konflikteve të ngrira në Evropë“.

„Jam për një qasje më dinamike. Sepse, duke treguar gatishmëri për marrjen e përgjegjësive ne ndihmojmë aleatët tanë në zgjidhjen e procesit-tha kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, duke sqaruar para deputetëve të Kuvendit kërkesën e mëparshme për caktimin e një date, deri kur do duhej të pritej për shpalljen e pavarësisë.

Çeku: „Sigurisht, që ne nuk duhet të jemi aventurier dhe të veprojmë me mëndjelehtësi. Por, poashtu nuk duhet të jemi edhe pa guxim për të bërë atë që populli e pret prej nesh“- shton kryeministri Qeku, i cili njëherësh është edhe njëri prej pesë anëtarëve të Grupit Negociator për statusin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, përsëriti qëndrimin e tij, se shpallja e pavarësisë do të bëhet në kohën e duhur dhe në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar.

Ndërkohë që presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij: “Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe se Kosova është unike dhe e pandarë“.

Bisedimet 120 ditëshe, Prishtinë-Beograd, pritet të fillojnë së shpejti. Në ekipin ndërkombëtar për negociatat rreth statusit të Kosovës, Frank Uisner edhe më tej mbetet përfaqësues i SHBA-së. Federata ruse ende nuk ka bërë publik emrin e të dërguarit të saj.

Emërimin e diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger si i dërguar i Bashkimit Evropian për bisedimet shtesë për statusin e Kosovës, Prishtina zyrtare e ka mirëpritur. Nga Ishinger, njëri ndër diplomatët më të shquar në Evropë, autoritetet kosovare kërkojnë vetëm paanshmëri gjatë procesit të bisedimeve si dhe mbështetje tek e vërteta, e cila sipas tyre është‚ realiteti i krijuar në Kosovë.

Ajetë Beqiraj, DW

Sejdiu: Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme

30 korrik 2007, Dojçe Vele, Presidenti I Kosovës, njëherësh kryesues i Ekipit të Unitetit, Fatmir Sejdiu, sot, në raportimin e tij para deputetëve të paralmentit shprehu edhe një herë qëndrimin e palëkundur të palës kosovare, se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, se integriteti territorial I Kosovës mbetet I pacenueshëm dhe se Kosova do të jetë unike dhe e pandarë. Grupi Negociator për statusin e Kosovës, në seancën e parë të parlamentit pas paralajmërimit për negociata të reja me Beogradin, tha se kjo do të jete shtyrja e fundit në procesin e zgjidhjes së statusit.

„Ekipi i Unitetit konsideron se kjo do të jetë vonesa e fundit në këtë proces dhe se nuk mund të pranojmë shtyerje të tjera afatesh, të cilat si të tilla sjellin edhe rreziqe të veçanta. Ekipi i Uniteti zotohet se, deri në përfundim të procesit, duke llogaritur edhe shpalljen e pavaresisë, do ta bëjë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në me BE-në“-sjell presidenti Fatmir Sejdiu, qëndrimin e Ekipit të Unitetit.
Lideri i Ora-s dhe anëtar i Ekipit të Unitetit, Veton Surroi tha se Kuvendi i Kosovës, si institucioini më i lartë ligjvënës, brënda këtij viti duhet të kryejë obligimin ndaj qytetarëve për shpalljen e pavarësisë. Ai paralajmëroi edhe për rreziqet që mund të veshtirësojnë funksionimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës, ndër të cilat është edhe”forcimi i vijave ndarëse në veri të Kosovës, jo si një përpjekje e popullatës së atjeshme por si një shtytje politike që vjen nga disa qarqe ruse për krijimin e konflikteve të ngrira në Evropë“.
„Jam për një qasje më dinamike. Sepse, duke treguar gatishmëri për marrjen e përgjegjësive ne ndihmojmë aleatët tanë në zgjidhjen e procesit-tha kryeministri i Kosovës, Agim Qeku, duke sqaruar para deputetëve të Kuvendit  kërkesën e mëhershme për caktimin e një date, deri kur do duhej të pritej për shpalljen e pavarësisë. Por:
„Sigurisht, që ne nuk duhet të jemi aventurier dhe të veprojmë me mëndjelehtësi. Por, poashtu nuk duhet të jemi edhe pa guxim për të bërë atë që populli e pret prej nesh“-shton kryeministri Qeku, I cili njëherësh është edhe njëri prej pesë anëtarëve të Grupit Negociator për statusin e Kosovës.
Kryëtari I Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, përsëriti qëndrimine tij, se shpallja e pavarësisë do të bëhet në kohën e duhur dhe në bashkëpunim me miqtë ndërkombtar. Ndërsa, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu qëndron prapa deklaratave të mëhershme, se: “Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Se, integriteti territoiral i Kosovës është i pacenueshëm dhe se Kosova është unike dhe e pandarë“.
Bisedimet 120 ditëshe, Prishtinë-Beograd, pritet të fillojnë së shpejti. Në ekipin ndërkombtar për negociatat rreth statusit të Kosovës, Frank Wisner edhe më tej mbetet përfaqësues I SHBA-së. Federata ruse ende nuk ka bërë publik emrin e të dërguarit të saj. Përderisa, emërimin e diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger si i dërguar i Bashkimit Evropian për bisedimet shtesë për statusin e Kosovës, Prishtina zyrtare e ka mirëpritur. Nga Ishinger, njëri ndër diplomatët më të shquar në Evropë, autoritetet kosovare kërkojnë vetëm paanshmëri gjatë procesit të bisedimeve si dhe mbështetje të së vërtetes, e cila sipas tyre është‚ realiteti i krijuar në Kosovë.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Kushtëzim i regjistrimit të makinës me faturën e rrymës së paguar

30 korrik 2007 , Dojçe Vele, Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, borxhet e konsumatorëve arrinë në ë08 milionë euro. Mungesa e energjisë elektrike si pasojë e borxheve, i kushton Kosovës miliona euro-thotë ministri për energji dhe miniera, Ethem Qeku. Kushtëzimi i regjistrimit të automjeteve me faturën e energjisë së paguar, do mund të ndihmonte në arkëtimin e borxheve-besojnë nënshkruesit e memorandumit të mirëkuptimit, i cili hyri në fuqi me 5 korrik të këtij viti.

Ne fillim të muajit korrik, Ministria e Energjetikës dhe Minierave, Ministria e Punëve të Brëndshme dhe Koorporata Energjetike e Kosovës, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me të cilin qytetarët obligohen që dosjes për regjistrim të automjeteve t’ia bashkangjesin edhe faturën e energjisë së paguar.
 „Ky memorandum është I përkohshëm, derisa të kemi një stabilizim të gjëndjes, në pagesën e energjisë elektrike“-thotë ministri për energjetikë dhe miniera në qeverinë e Kosovës, Ethem Qeku.
 „Kujt do t’i japë llogari KEK-u për dëmet e shkaktuara qytetarëve të Kosovës, me reduktimet e mëdha të rrymës? Kujt do t’i përgjigjet KEK-u, për dëmet e shumta ndaj biznesit në Kosovë? Si do t’i detyrojnë nënshkruesit e këtij memorandumi ta paguajnë rrymën ata që nuk kanë automjete?”-pyet Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në një deklaratë për media, përmes së cilës kërkohej shfuqizimi i menjëhershëm i këtij memorandumi.
Ministri Qeku arsyetohet me argumente të njëjta:
“Në mungesë të energjisë ekektrike, çdo kompani e biznesit e humb nga një vend të punës. Apo, në shifra mund të themi se diku se për çdo muaj Kosova humb nga 81 milionë euro, përafërsisht. Ne nuk kemi pranuar të pësojmë edhe më tej. Prandaj, kemi vendos të nënshkruajmë memorandumitn, I cili është duke dhënë rezultate“.
Sipas KLMDNJ-së, ky memorandum paraqet diskriminim etnik flagrant të konsumatorit, duke shantazhuar banorët e të gjitha etnive me masa që nuk ndërmerren edhe ndaj serbve, të cilët as nuk e paguajnë rrymën edhe kanë automjete me tabela te dyfishta, Kosovë-Serbi.
 “Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë, nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore që lejon marrjen e një vendimi te tillë. Memorandumi i lartpërmendur ngrit qështje serioze dhe mund të shkaktojë dëme të papërmirësueshme. Aq më tepër, kur vendime të tilla merren nga vet administrata civile”-thuhet ndër të tjera, në një deklratatë të lëshuar nga ushteusi i detyrës së Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, sipas te cilit, memorandumi në fjalë është i paligjshëm.
Diskriminues, për një palë. I paligjshëm, për një tjetër. I pazakonshëm, përgjithësisht. “
“Por, funksional në ngritjen e inkasimit të borxheve të konsumatorit!”-thotë Ethem Qeku, ministër për Energjetikë dhe Miniera në qeverinë e Kosovës, sipas të cilit, borxhet e përgjithshme të konsumatorëve ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës arrinë shumën në  308 milionë euro.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Kërkesë për shpallje të gjëndjes emergjente

28 korrik 2007, Dojçe Vele, Pas gjëndjes alarmante të shkaktuar nga zjarret, Komiteti Ndërministror për Menagjim të Fatkeqësive Natyrore, autorizoi Qeverinë e Kosovës që të kërkojë nga shefi i UNMIK ut Joakim Ryker shpalljen e gjëndjes emergjente në tërë territorin e Kosovës. Por, me gjithë djegjen e mijëra hektarëve të tokës, pyjeve dhe disa shtëpvie nga zjarri, zyrtarë të lartë të administratës së UNMIK-ut thanë se me një koordinim të institucioneve vendëse dhe te atyre ndërkombëtare, zjarret e shumta mund te lokalizoheshin.

“Unmiku, KFOR-I, institucionet e Kosovës dhe partnerët tjerë kanë mundësi të përgjigjen ashtu siç kërkohet. Prandaj, mendojme se shpallja e gjëndjes emergjente nuk është e nevojshme, meqë kjo nënkupton edhe kufizimin e të drejtave civile dhe të të drejtave të njeriut”-tha me këtë rast, shefi për informim I administratës së UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko.
Pas vlerësimit të gjendjes së krijuar nga temperaturat e larta apo nga vet faktori njeri, qeveria e Kosovës në bazë të Ligjit për Fatkeqësitë Natyrore, në Kosovë, vendosi që në gjithë territorin e vendit të shpallë gjendjen e gatishmërisë emergjente, por që sipas saj, nuk ishtë gjëndje e jashtëzakonshme. Qeveria ndau një fond rezervë prej 700 mijë eurosh si dhe mori vendim për aktivizimin e gjithë potencialit per menagjim të situatës. Thirrjes së  qeverisë për ndihmë iu përgjigjën edhe trupat e NATO-s, në Kosove.
“Kurdo që lejojnë kushtet, helikopterët e KFOR-it do të jenë në dispozicion shtatë ditë të javës, që nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij”-premoti zëdhënësi, Knut Peters.
Të premten, Këshilli Ndërministror për Menaxhim të Emergjencave raportoi se falë masave të qeverisë, angazhimit të zjarrfikësve, kontributit të trupave të KFOR-it dhe të TMK-së, si dhe falë angazhimit të vullnetarëve në shuarjen e vatrave të zjarrit, intenziteti i tyre është në rënie. Ministri i Punëve të Brëndshme, Blerim Kuçi, kërkoi hartimin e planit të veçantë operativ për të pesë komunat e Rajonit të Pejës, të cilat edhe me tej janë të rrezikuara nga zjarret. Drejtori i Agjencionit Pyjor për Rajonin e Pejës, Miftar Lokaj, raporton për vatra të reja:
„I kishim dy vatra, në Deçan. Një në Gjakovë e cila është përhapur nga Shqipëria në pyjet e Pashtrikut. Një vatër në pyjet e Lumbardhit si dhe të katërtën, në Istog. Të gjitha janë lokalizuar, përveç vatrës së Istogut”.
Për shpërthimin e tri zjarreve në pyjet e Istogut me ç’rast u dogjën 100 hektarë pyje, gishti u drejtua kah vet banorët serb të këtyre fshatrave. Të ejten, Njësitë e Specializuara të Shërbimit Policor të Kosovës raportuan për tetë të arrestuar, si të dyshuar për përfshirje në 42 raste të përhapjes së zjarreve në Rajonin e Prishtinës. Ndërsa, Shërbimi Policor I Kosovës po heton raste të tjera të zjarreve, shumica prej të cilave besohet të jenë shkaktuar nga faktori njeri.
 „Njësiti I gjyqësisë e ka marrë këtë qështje shumë seriozisht. Jemi duke punuar dhe që policia shume shpejt do te dalë me informata konkrete”-premton toger Mirsad Kelmendi, nga Policia Rajonale e Pejës.
Vetëm në dy javët e fundit në të pesë komunat e Rajonit të Pejës, janë djegur mbi 1900 hektarë sipërfaqe me kullosa, pyje dhe shkurre-raportojnë nga Agjencia Pyjore e Kosovës, sipas të cilës nga djegja e vargmaleve të Bjeshkëve të Nemura, që janë më cilësoret në Kosovë, dëmi në masën drurore vetëm në 300 hektarë do të jetë hiç më pak se 4.5 milionë euro.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Shpërthim në vendbanimet shqiptare në veriun e Kosovës

27 korrik 2007, Dojçe Velle. Të premten në mëngjes, në fshatrat e Leposaviçit të banuara me shqiptarë, ka ndodh një shpërthim. Shërbimi Policor i Kosovës njofton se me këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materjale


Fshatrat malore, Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë, janë të vetmet fshatra të banuara me shqiptarë në komunën e Leposaviçit. Banorët e këtyre fshatrave, vazhdimisht përballen me probleme të shumta përfshire këtu edhe mungesën e transportit. Për të lehtësuar sadopak problemet e banorëve të këtushëm, ditë më parë u hap Zyra për Komunitete. Mirëpo, një minibus i kësaj zyreje ishte cak i një shpërthimi të fuqishëm në orët e paraditës së sotme.

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani: “Minibusi është pronë e Zyrës për Komunitete. Në bazë të deklaratave të deritanishme, dyshohet se një mjet ekslodues ishte vendosur në skaj të rrugës i lidhur me një litar për siguresën inicuese të mjetit shpërthyes, të cilin e ka lëvizur minibusi“.

Sipas zëdhënësit Elshani, në momentin e shpërthimit minibusi ishte duke lëvizur në një rrugë të paasfaltuar, në drejtimin Leposaviç-Cerajë. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materjale, por nuk raportohet për të lënduar.

„Në bazë të hetimeve primare, besohet se cak i sulmit ishte një automjet i cili do të kalonte atypari. Nuk mund të themi se kush qëndron pas këtij akti, derisa të kryhen hetimet. Por, një është e sigurt, se ky mjet shpërthyes është vendosur pas luftës dhe atë, shumë vonë“.

Njësitë e Stacionit Policor të Leposaviçit dhe Njësitë Rajonale të hetimeve, të mbështetura nga ekspertët e KFOR-it për deminim dhe të atyre të Komandës Kryesore të Policisë, në Prishtinë, ndodhen në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.

Ajetë Beqiraj, DW

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Kosovës në nëntor

27 korrik 2007, Dojçe Velle. Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker, ranë të enjten dakort që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në nëntor. Angazhimi rreth statusit gje zgjedhjeve, paralelisht.


Procesi i zgjedhjeve dhe procesi i statusit në Kosovë mund të ecin paralalisht, për të mos lejuar krijimin e vakumit institucional-u tha në takimin e Grupit Negociator për statusin e Kosovës me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ryker.

“Ne kemi ardhur në një përfundim të përbashkët, se mund të zhvillojmë të dyja proceset, paralalelisht. Jemi pajtuar që bashkërisht me Ekipin e Unitetit të angazhohemi rreth çështjes së statusit në mënyrë që mbi këto baza të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet,”- tha kryeadministratori Ryker.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se zgjedhjet nuk duhen shfrytëzuar nga askush për shtyrje të tjera në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. “Ideja jonë është që të organizojmë këtë proces normalisht dhe kjo nënkupton një legjitimitet të ri, në baze të votës së lirë të qytetarëve”. Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës, u pajtuan që çështja e statusit të mbetet prioritet, që parlamenti të mos shpërbëhet me shpalljen e zgjedhjeve dhe që qeveria të vazhdojë funksionimin normal deri dy ditë para datës së zgjedhjeve te të dyja niveleve, të cilat u vendos te mbahen gjatë muajit nëntor. Por, mbetet e hapur mundësia e rishqyrtimit të këtij vendimi, “në rast se mbajtja e zgjedhjeve bëhet pengesë për procesin e statusit”-tha shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker.

Por, në përiudhen 120 ditëshe të bisedimeve shtesë, Presidenti Sejdiu pret një gjykim të arsyeshëm dhe një rikonfirmim të mbështetjes për Planin e Ahtisarit. Se pas bisedimeve, plani për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën do të miratohet. “Që në këto angazhime shtesë, të arrihet mbështetja për planin e ndërmjetësit  Ahtisari e cila do të jetë në përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës“.

Një rezultat i tillë, presidentit Sejdiu iu premtua edhe nga përfaqësuesi i deritashëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Torbjorn Solstrom, i cili u shpreh i bindur në takimin e tij lamtumirës se “momenti kur Kosovës do t’i takojë e drejta e saj dhe kur Bashkimi Evropian do të verë në përdorim gjithë atë që kemi planifikuar për statusin e Kosovës, nuk do të jetë larg“.

Torbjorn Solstrom, i cili po ashtu ka qënë pjesë e ekipit planifikues të Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovën e pas-statusit, pak para largimit të tij vlerësoi se Kosova ka shënuar progres në përgatitjen e bazës ligjore në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i Havier Solanës në Kosovë, suedezi Torbjorn Solstrom, do të zëvendësohet nga bashkëvendasi i tij, Jonas Jonsson.

Ajetë Beqiraj, DW

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale do të mbahen në nëntor

27 korrik 2007 , Dojçe Vele, Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker, ranë të enjten dakort që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në nëntor. Procesi i zgjedhjeve dhe procesi i statusit në Kos ovë mund të ecin paralalisht, për të mos lejuar krijimin e vakumit institucional-u tha në takimin e Grupit Negociator për statusin e Kosovës me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ryker.

Ne kemi ardhur në një përfundim të përbashkët, se mund të zhvillojmë të dyja proceset, paralalelisht. Jemi pajtuar që bashkërisht me Ekipin e Unitetit të angazhohemi rreth çështjes së statusit në mënyrë që  mbi këto baza të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet,”- tha kryeadministratori Ryker.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se zgjedhjet nuk duhen shfrytëzuar nga askush për shtyrje të tjera në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. “Ideja jonë është që të organizojmë këtë proces normalisht dhe kjo nënkupton një legjitimitet të ri, në baze të votës së lirë të qytetarëve”. Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës, u pajtuan që çështja e statusit të mbetet prioritet, që parlamenti të mos shpërbëhet me shpalljen e zgjedhjeve dhe që qeveria  të vazhdojë funksionimin normal deri dy ditë para datës së zgjedhjeve te të dyja niveleve, të cilat u vendos te mbahen gjatë muajit nëntor. Por, mbetet e hapur mundësia e rishqyrtimit të këtij vendimi, “në rast se mbajtja e zgjedhjeve bëhet pengesë për procesin e  statusit”-tha shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker.
Por, në përiudhen 120 ditëshe të bisedimeve shtesë, Presidenti Sejdiu pret një gjykim të arsyeshëm dhe një rikonfirmim të mbështetjes për Planin e Ahtisarit. Se pas bisedimeve, plani për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën do të miratohet. “Që në këto angazhime shtesë, të arrihet mbështetja për planin e ndërmjetësit Ahtisari e cila do të jetë e përputhshme me vullnetin politik të popullit të Kosovës“.
Një rezultat i tillë, presidentit Sejdiu iu premtua edhe nga përfaqësuesi i deritashëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Torbjorn Solstrom, i cili u shpreh i bindur në takimin e tij lamtumirës se “momenti kur Kosovës do t’i takojë e drejta e saj dhe kur Bashkimi Evropian do të verë në përdorim gjithë atë që kemi planifikuar për statusin e Kosovës, nuk do të jetë larg“.
Torbjorn Solstrom, i cili po ashtu ka qënë pjesë e ekipit planifikues të Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovën e pas-statusit, pak para largimit të tij vlerësoi se Kosova ka shënuar progres në përgatitjen e bazës ligjore në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i Havier Solanës në Kosovë, suedezi Torbjorn Solstrom, do të zëvendësohet nga bashkëvendasi i tij, Jonas Jonsson.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Shpërthim në Kosovë – Autorët nuk dihen

27 korrik 2007, Dojçe Vele, Fshatrat malore, Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë, janë të vetmet fshatra të banuara me shqiptarë në komunën e Leposaviçit. Banorët e këtyre fshatrave, vazhdimisht përballen me probleme të shumta përfshire këtu edhe mungesën e transportit. Për të lehtësuar sadopak problemet e banorëve të këtushëm, ditë më parë u hap Zyra për Komunitete. Mirëpo, një minibus i kësaj zyreje ishte cak i një shpërthimi të fuqishëm në orët e paraditës së sotme.

 “Minibusi është pronë e Zyrës për Komunitete. Në bazë të deklaratave të deritanishme, dyshohet se një mjet ekslodues ishte vendosur në skaj të rrugës i lidhur me një litar për siguresën inicuese të mjetit shpërthyes, të cilin e ka lëvizur minibusi“-njofton zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani. Sipas zëdhënësit Elshani, në momentin e shpërthimit minibusi ishte duke lëvizur në një rrugë të paasfaltuar, në drejtimin Leposaviç-Cerajë. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materjale, por nuk raportohet për të lënduar.
„Në bazë të hetimeve primare, besohet se cak i sulmit ishte një automjet i cili do të kalonte atypari. Nuk mund të themi se kush qëndron pas këtij akti, derisa të kryhen hetimet. Por, një është e sigurt, se ky mjet shpërthyes është vendosur pas luftës dhe atë, shumë vonë“.
Njësitë e Stacionit Policor  të Leposaviçit dhe Njësitë Rajonale të hetimeve, të mbështetura nga ekspertët e KFOR-it për deminim dhe të atyre të Komandës Kryesore të Policisë, në Prishtinë, ndodhen në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele 

Pavarësia e Kosovës në partneritet me botën perëndimore

26 korrik 2007, Dojçe Velle. Anëtarët e Ekipit Negociator për statusin e Kosovës kthehen optimistë nga Uashingtoni, ndërkohë që kryeadministratori Ryker informon Brukselin për pjekurinë e popullit kosovar pas dështimit të statusit në Këshillin e Sigurimit.

“Kosova do ta fitojë pavaresinë dhe nuk do të ketë ndarje të saj”-deklaruan anëtaret e Grupit Negociator për statusin e Kosovës, me të zbritur në aeroportin e Prishtinës.

Pas qëndrimit katërditor në ShBA, anëtarët e Grupit të Unitetit u kthyen me garanca të fuqishme nga sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, se pavarësia e Kosovës do të arrihet pas periudhës 120 ditëshe të negociatave të paralajmëruara në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Jemi në një kohë kur kërkojmë urgjencën e përfundimit të këtij procesi. Kjo lidhet me afatin e 120 ditëshit shtesë të punës sonë të përbashkët dhe unë besoj se në një kohë shumë optimale do të përfundojë me këtë rezultat”-tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Mënyrën e këtyre bisedimeve pritet ta qartësojë Grupi i Kontaktit. Ndërkohë që anëtaret e Grupit të Unitetit, pas kthimit nga Uashingtoni janë të sigurtë se do te mbrohet integriteti territorial i Kosovës si dhe do të respektohen parimet e njohura të Grupit të Kontaktit, se: nuk do të ketë ndarje të Kosovës; së nuk do të ketë bashkim me ndonjë shtet tjetër dhe se nuk do ketë kthim në gjendjen para vitit 1999.

Hashim Thaçi, njëri ndër anëtarët e pesëshes negociatore, është optimist: „Ne do ta ndërtojmë pavarësinë në partneritet të ngushtë me botën perëndimore, para se gjithash me SHBA-të dhe Brukselin. Ne do t’iu përkushtohemi angazhimeve të përbashkëta dhe jo befasuese, që do mund të rrezikonin pavarësinë e Kosovës, që mund të shtyjnë procesin apo do të rrezikonin integritetin territorial të Kosovës“.

Sa i përket shpalljes së njëanshme të pavarësisë, pas vizitës në Uashington, anetarët e Ekipit të Unitetit u treguan më të përmbajtur. Por, ishin të njëzëshëm në kërkesën për caktim të një afati. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku: “Ne duhet të arrijmë deri tek një datë dhe ta kemi një plan. Ne duhet të mendojmë si të pavarur, duhet të veprojmë si të pavarur dhe duhet të sigurohemi që pas 120 ditëve, Kosova të jetë e pavarur“.

Ekipi i Unitetit është i bindur se nuk do të ketë bllokada të mëtejshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ndërsa, kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel, ka paralajmëruar zyrtarët e BE-së për tensionet e popullit të Kosoves, i cili do qartësi rreth statusit që pret tash sa kohë. Ryker tha se ka njoftuar autoritetet e Brukselit për maturinë e klasës politike dhe të popullit të Kosovës pas dështimit të zgjidhjes së statusit në Këshillin e Sigurimit.

Ryker: „Unë iu thashë poashtu se, do të na ndihmonte shumë nëse kemi përpara një hartë të rrugës ose një afatizim. Pra, të kemi më shumë se veç deklarata në këtë përiudhë të angazhimeve shtesë“-shtoi shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker, i cili hodhi poshtë zërat se Bashkimi Evropian është i përçarë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.

Kryeadminsitratori i Kosovës, Joachim Ryker, paralajmëroi se procesi i tranzicionit, që nënkupton kalimin e përgjegjësive nga UNMIK-u tek instituconet vendore nuk do të ndalet. Sipas tij, dokument 
udhëzues për kahjen e procesit vazhdon të mbetet Plani i Ahtisarit. 

Ajetë Beqiraj, DW