Një rrugë anësore për Plavë shtyn fillimin e punimeve

20 qershor 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Projekti i I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, I cili I ka përkrahjen e të tria vendeve të trekëndëshit kufitar, do të pësojë ndryshime për shkak të shtrirjes në një pjesë të territorit të Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit. Si pasojë, do të shtyhet edhe fillimi i punimeve deri në hartimin e projektit të ri.

Rruga Deçan Plavë-Vermosh, cilësohet si një korridor I rëndësishëm që lidh shtetet e Ballkanit ndërmjet vete dhe me Evropën. Por, për fillimin e punimeve, duhet pak më shumë kohë se që parashihej, meqënse një pjesë e kësaj rruge shtrihet në territorin e Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit. Jo fort larg, zëdhënësi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, pat ardhur me qëndrimin e përfaqësuesve të manastirit:
 “Ka rëndësi që me këtë rast të mos prishet ky qark bukurishë. Ne iu kemi propozuar autoriteteve komunale, që rruga tranzitore të shtrihet përreth Zonës së Vecantë, ndërsa rruga ekzistuese përbrënda saj të shfrytëzohet për automjete të vogla, biçiklistë dhe këmbësore, të cilët duan të shijojnë bukuritë e kësaj zone“.
Rrugën rreth e qark nga Deçani në Plavë, me një gjatësi prej afro 130 kilometrash, edhe më tej, një tunel në gji të Bjeshkës së Belegut, do ta shkurtojë në vetëm 43 kilometra. Por, me apo pa miratimin e popullates se ketushme-sikur se edhe vet shpallja e Zonës së Veçantë, rrugës ekzistuese e cila shtrihet 7-8 kilometra përgjatë kësaj zone, tashmë duhet ikur me një rrugë anësore.
 „Nuk jemi të interesuar të cenojmë Zonën e Veçantë, meqënse kjo është në interes të Kosovës. Jemi në kontakt dhe po bisedojmë edhe me palën tjetër. Ndërsa, në ndëtimin e rrugës janë të ineresuar të na ndihmojnë edhe zyrat diplomatike“-thotë ministri i Transportit dhe Postetelekomunikacionit të Kosovës, Qemajl Ahmeti.
Ndër zyrat që mbështesin asfaltimin e rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, është edhe zyra diplomatike e Shqipërisë, shefi i së cilës, Bujar Muharremi, në janer të këtij viti, Kuvendit Komunal të Deçanit, ia përcolli mbështetjen e plotë të kryeminsitrit Berisha, meqë sipas tij, „Ky është një projekt që iu përgjigjet parimeve të Bashkimit Evropian. Se, rruga është zhvillim, është shpejtësi, është çdo gjithçka që ka të bëjë me afrimin dhe me integrimin në familjen evropiane“.
Sipas ministrit Ahmeti, ndër të 25 projektet kapitale, rruga Deçan-Plave-Vermosh është një rrugë me prioritet, faza e parë e asfalitmit të së cilës fillon brenda këtij viti.
“Rruga është e gjate 22 klm, katër-pesë kilometra prej të cilës është e ndërtuar. Zgjidhja më e mirëdo të ishte rruga ekzistuese. Por, në rast se kjo është shpall Zonë e Veçantë, do të gjejmë një zgjidhje tjetër“-thotë ministri Ahmeti.
Ndonëse, hapja e një rruge anësore do të evitojë shkarkimin e ngarkesës së një rruge strategjike në zemër të Deçanit, kjo ide nga strukturat komunale nuk u përqafua menjëherë.
„Është një vendim ekzkutiv i Përfaqesuseit Special ku në Zonën e Veçantë është e ndaluar çdo ndryshim i gjëndjes ekzistuese. Kështu që, ne jemi të detyruar të bëhet një anshkalim nga ajo zonë dhe sigurisht që duhet të fillohet hartimi i projektit“-thotë kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Nazmi Selmanaj.
Nga popullata e këtushme, madje u kundërshtua, duke sjellur para përgjegjësisë udhëheqësit e qeverisë vendore dhe ndërkombtare në debatet që do të pasojnë.
“Kah do të bie tash rruga Deçan-Plavë?”-pyet një qytetar nga salla e mbushur plot.
“Të gjithë ata që kanë punu në këtë drejtim e dinë se, prej Deçanit duhet të ketë rrugë për Plavë. Mjetet janë nda. Por, sigurisht që duhet t’i largohemi pak manastirit!”- është përgjigja e ministrit për ambient dhe planifikim hapsinor, Ardian Gjini.
Një qytetar kërkon përgjigje nga vet kryeadministratori I Kosovës, Joachim Ryker.
„Rruga e Manastirit që 500 vjet bie andej. Përse tash duhet të ndryshohet?!“
 „Jam i sigurt se në muajt që vinë këto pyetje do të mund t’i adresoni në vende të duhura dhe për secilen qështje do të gjeni përgjegje”-përgjigjet kreyadministratori Ryker.
Rruga Deçan-Plavë-Vermosh është ndër projektet më kapitale të qeverisë së Kosovës, përkrah rrugës Prishtinë-Durrës.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.