Në tri qytete të Kosovës ngrihen Inkubatorë ekonomikë

19 qershor 2007, Dojçe Vele & radio Kosova, Pozita gjeografike e Deçanit në kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, përgjatë të cilit shtrihet rruga lidhëse e dy qyteteve të rëndësishme të Rrafshit të Dukagjinit, Pejës dhe Gjakovës, është një bazë strategjike dhe e qëndrueshme për operimin dhe zhvillimin e biznesit kosovar.

Nisma për Inkubatorë Biznesi, erdhi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, u perkrah nga komunat që ofruan hapësirat për Inkubatorë si dhe u mundësua nga Agjencia Evropiane për Rindërtim-përgjegjëse për menaxhimin e programeve kryesore të ndihmave të Bashkimit Evropian në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Kosovë.
„Ne kemi marrë parasysh karakteristikat si dhe nevojat e komunave. Komuna e Deçanit është nënvizuar si një komunë që ka nevojë për një përkrahje në këtë fushë“-thotë Bujar Dugolli, nga Ministra Tregtisë dhe Industrisë, në Kosovë, Bekim Dobraj, menaxher i njerit prej tre inkubatorëve të Biznesit në Kosovë. „Inkubatori i Biznesit ju mundëson bizneseve një qasje shumë të lehtë institucionale, hapësira të dosmodoshme për zhvillimin e bisneseve të reja si dhe mundësi të tjera që këto biznese të arrinë qëllimet e tyre“.
Menagjeri, Bekim Dobraj, thotë se ndërmarrjet nën ombrellën e Inkubatorit kanë specifikat e veta. Ndërsa, ndër bizneset e sektorit privat, veçon ndërmarrjen „Bleta e Deçanit“. Kjo ndërmarrje, e cila vepron në fshatin Strellc i Poshtëm, ka një stazh të gjatë pune dhe një shtrirje mjaft të gjërë. Edhe pas luftës, ku si pasojë çdo gjë ishte shkatërruar, pronari i saj, Hajdin Bajramaj, e rëmëkëmbi veprimtarinë e tij duke shtuar numrin e shoqërive të bletëve, në 150-të.
“Me pas mundësi I bëj edhe 300 shoqëri. Por, insitucionet tona mendojnë shumë pak në këtë drejtim. Bujqësinë e kanë anashkalur tërësisht. Po merren me disa promovime e fjalë, të cilat nuk kanë ndonjë vlerë të drejtperdrejtë për fermerin”.
Edhe në Gjilan, AER-i ka investuar rreth 200 mijë €uro për hapjen e një Inkubatori të Biznesit, i cili do t`i ndihmojë bizneset fillestare. Ky Inkubator është paraparë të pranojë 18 biznese, të cilat do të kenë hapësira pune, salla për takime dhe trajnime, dhoma që kanë qasje në telefon dhe internet si dhe shërbime komunale. Bizneset, pas një periudhe 4 mujore do të paguajnë një qira mujore shumë të ultë.
Mbështetja e Agjencionit Evropian në Kosovë ka filluar që me 1999, me procesin e ndërtimit dhe të rindërtimit. Sipas përfaqësuesit të zyres së AER-it, në Prishtinë, Tierry Reinar, Bashkimi Evropian investimet e tij tashmë do t’i orientojë në ndërmarrjet e vogla, që janë baze e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
„Agjencioni Evropian është i përkushtuar për të mbështetur  Ministrinë e Tregtisë edhe në projekte të tjera për komunitetin e biznesit. Ne kemi filluar promovimin e ndihmave konrete, në Rajonin e Mitrovicës dhe do të vazdhojmë edhe në vende të tjera. Jemi të kënaqur për këto projekte, sepse ndihma shkon drejpërdrejt në bazë”-thotë minsitri Dugolli.
Jane tre Inkubatorë Biznesi, në Kosovë: në Deçan, në Shtime dhe në Gjilan.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.