Smith në Kosovë: “Jemi në një tunel me shumë dritë”

15 qershor 2007, Dojçe Vele-Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Entony Smith në përcjellje të shefit të Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, vizitoi komunën e Deçanit dhe atë të Pejës



Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanise Antony Smith, gjatë vizitës së sotme në Deçan, u njoftua nga kryetari I Kuvendit Komunal, Nazmi Selmanaj, për zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit, për qështjen e kthimit të personave të 
zhvendosur, për raportet Komune-Manastir. 

“Jam i lumtur të kem dëgjuar nga kryetari I Deçanit, për qasjen konstruktive të komunës së Deçanit në raport me manastirin. Një qasje e tillë do të jetë e rëndësishme edhe në të ardhmen, me qëllim të promovimit të integrimit evropian të Kosovës”-deklaroi me këtë rast Drejtori për Evropë, Entony Smith. 

Muaji qershor ishte paralajmëruar si kohë përfundimtare për miratimin e një rezolute të re. Megjithatë, krejt papritur ngeci procesi; një zhgënjim i madh ky për popullin e Kosovës, mbetur pezull për tetë vjet! 

“Ne jemi të vetdishem pritjes së gjatë të popullit të Kosovës dhe e kuptojmë shqetësimin e tyre. Por, ka shumë rëndësi për Bashkësinë Ndërkombëtare të vazhdojë të mbetet e bashkuar, sepse ne duam integrimin e Kosovës në Evropë dhe që kjo të ndodh sa më shpejt, duhet mbështetja e komunitetit ndërkombtar?” 

A do të ketë zvarritje të tjera, lidhur me miratimin e Rezolutës së re për Kosovën? 

“Procesi I miratimit të një rezolute të re, definitivisht, po kërkon më shumë kohë se që ne dëshironim-përgjigjet z.Smith. Por, e mira në gjithë këtë është se propozimi I Ahtisarit ka gjetur një mbështetje të madhe nga komuniteti nderkombtar, në 
pergjithësi dhe nga Këshilli i Sigurimit, në veçanti. Të gjithë e dime se cila është bllokada për momentin. Por, ne kemi vendosur që të punojmë më shumë se kurrë 
me parë, për miratimin e një rezolute të re, për Kosovën”. 

Drejtori për Evropë, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë se Madhe, Antony Smith me pastaj vizitoi komunën e Pejës, ku poashtu është një qendër tjetër e rëndësishme e Kishës ortodokse: Patriarkana e Pejës. Në përcjellje të tij, ishte shefi I Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, i cili për miratimin e Rezolutës së re për Kosovën, sjell një mesazh pozitiv: “Jemi në një tunel. Por, në këtë tunnel kemi shumë dritë. Mirëpo, kemi nevojë për durim, kemi nevojë për besim në komunitetin ndërkombëtar. Objektivi është 
shumë i qartë: Pavarësi për Kosoven, në bazë të Propozimit të Ahtisarit!” 

Ajetë Beqiraj, DW

Leave A Comment

Your email address will not be published.