Date Archives June 2007

Probleme të pazgjidhura të objekteve fetare me titullarë pronash

28 qershor 2007, Dojçe Velle. Ndërtimi i mureve përreth Manastirit te Deçanit dhe Patriarkanës së Pejës, është një tjetër çështje që dëshmon se mungesën e mënyrës së zgjidhjes se problemeve në mes të objekteve fetare dhe titullarëve të pronave.

Për disa muaj, në pjesën e prapme të Manastirit të Deçanit, u ndërtua një mur guri në gjatësi prej 400 metrash, përbrënda të cilit, sipas klerikëve të  manastirit, planifikohet të ndërtohen objekte për ekonominë kishtare. Po sipas tyre, ky zgjerim bëhet në bazë të rekomandimeve të UNESCO-s, statusin e mbrojtjes së të cilës organizatë e ka Manastiri i Deçanit.

“Manastiri ka pronën e vet dhe gjithë çfarë bëhet në manastir, punohet në bashkëpunim me institucionet. Ne, mbi të gjitha, kemi kontaktuar edhe përfaqësuesit e UNESKO-s, të cilët kanë propozuar që ekonomia e manastirit të zhvendoset jashte tij, duke lënë pjesën historike vetëm për vizitorët”-pat sqaruar për DW-në, zëdhënësi i këtij Manastiri, Sava Janjiç.

Në Drejtorinë Komunale për Gjeodezi dhe Kadastër, në Deçan, nuk kontestohet prona e manastiri e cila sipas aerofotografimit të vitit 1983, evidentohet si pronë e tij. Mirëpo deçanasit reagojnë për hapësirat e dedikuara për shfrytëzim përgjatë anës së djathtë të Lumbardhit, të cilat sipas tyre, janë vënë në geto nga ana e Manastirit. Tensionin rrit më tepër shpallja e këtij territori, Zonë e Mbrojtur nga ish- kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, ku pronarët e 800 hektarëve të tokave, thonë se janë “peng i vendimeve politike, të cilat i privojnë nga liria e lëvizjes dhe nga shfrytëzimi i pronës”.

Ati i Manastirit Orodoks, Sava Janjic vjen me argumentet e tij:

“Po shikoni, manastiri është një bashkësi e gjallë ku jetojnë njerëzit dhe jo një muze. Ne kemi informuar komunen me kohë. Punimet i kryen një firmë shqiptare. Ndërsa, ne jemi të lumtur pse në këtë mënyrë ia kemi dalë të vëmë kontakt me bashkësinë lokale”.

Pas fortifikimit me mure të trasha të Manastirit të Deçanit, realizmin e një projekti të tille në janar të këtij viti, e filloi edhe Patriarkana e Pejës. Por, ndonëse asnjëri se thoshte saktë se kush është financuesi i këtij projekti kapital, i gjithë kontesti midis KK-së së Pejës dhe Patrikanës, doli për shkak të mosaplikimit për leje ndërtimi te autoritetet komunale. Por, pas regjistrimimt kadastral të pronës së kishës nga ekspertë të kësaj drejtorie, u tha se porta e këtij muri shtrihet në pronën shoqërore. Kryeshefi i ekzekutivit të Kuvendit Komunal të Pejës, Shkëlzen Hyseni, përmes një konference për media ia adresoi një akuzë të dyfishtë Patriarkanës së Pejës, siç thotë: “Për mosparashtrimin e kërkesës për lejen e ndërtimit të murit dhe për ndërtimin e portës në pronë të komunës”.

Vendimi i ekzekutivit të Pejës për ndërprerjen e punimeve të murit në gjatësi prej 416 metrash dhe në lartësi prej 3 metrash, u shfuqizua vetëm pas dy javësh. Ndërsa, kreu i Pejës, Ali Lajçi, i njohur në opinion si kundërshtues i shpalljes së territoreve 
përreth monumenteve kishtare si Zona të Mbrojtura, megjithatë pranon pa hezitim se “presionet” nga lartë e kishin shtyrë që t’u nënshtrohej rregullave të lojës për të mirën e procesit.

Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Decanit, dy objekte të rëndësishme kulturore e fetare të ndërtuara shekuj më parë në dy grykat magjepsëse që shpien në Bjeshkët e Nemura mbetën të paprekura deri në ditët tona. Por, ato sot shihen si “mollë sherri” nga po ai popull i cili i ruajti dhe i mbrojti edhe me jetë. 

„Asnjëherë nuk ka ndodh që ky popull ta ngacmojë manastirin e Deçanit ose prijësit e tij fetar. Tash, Manastiri i Decanit dhe Patriarkana e Pejës, bëjnë inskenime politike kinse nuk jemi të sigurt“-flet i revoltuar një banorë deçanas.

“Me Patrikanën, përreth së cilës po bëhet një kijamet fortifikate duhet të merret edhe vet Këshilli i Sigurimit, sepse kjo po na preokupon të gjithëve“ -ngrit zërin një banor tjetër nga Peja.

Zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, ndërmerr hapa për të kuptuar më shumë. 

“Dhe kështu, ne zbuluam se Manastiri i Deçanit është ai i cili administron Patriarkanën e Pejës. Këtu kishte një gabim dhe kjo ndikonte keq në komunë. Këtu kuptuam, poashtu, se në Planin e Presidentit Ahtisari mungonte protokolli, mënyra se si duhej të zgjidhen këto çështje ligjore. Kisha nuk mund të shkojë në Serbi që të marrë miratimin për ndërtimin e murit, duke injoruar komunën e cila duhet të ketë planin, që të mund të ndërmarrë hapat e nevojshme për respektimin e Planit të Ahtisarit. Neve na duhej një mekanizëm i cili do të zgjidh çdo mospërputhje apo problem që del pas kësaj. Ky mekanizëm tashmë është krijuar. Manastiri e ka kuptuar gabimin e vet dhe e ka pranuar. Ndërsa ne jemi në procesin e ndryshimit të planit të tyre”-tha Shuk, sipas të cilit të gjitha këto çështje kanë zgjidhje”.


Ajetë Beqiraj, DW

Probleme me pronësinë mbi objektet fetare

28 qershor 2007, Dojçe Vele, Në Kosovë, mbrojtja e Zonave të Veçanta përreth objekteve kulturore e fetare-në njërën anë si dhe shfrytëzimi I pronave përreth nga pronarët-në anën tjetër, nuk është e vetmja nyje e pazgjidhur ndërkohë. Ndërtimi i mureve përreth Manastirit te Deçanit dhe Patriarkanës së Pejës, është një tjetër çështje që dëshmon se mungesën e mënyrës së zgjidhjes se problemeve në mes të objekteve fetare dhe titullarëve të pronave.

Për disa muaj, në pjesën e prapme të Manastirit të Deçanit, u ndërtua një mur guri në gjatësi prej 400 metrash, përbrënda të cilit, sipas klerikëve të manastirit, planifikohet të ndërtohen objekte për ekonominë kishtare. Po sipas tyre, ky zgjerim bëhet në bazë të rekomandimeve të UNESCO-s, statusin e mbrojtjes së të cilës organizatë e ka Manastiri i Deçanit.
 “Manastiri ka pronën e vet dhe gjithë çfarë bëhet në manastir, punohet në bashkëpunim me institucionet. Ne, mbi të gjitha, kemi kontaktuar edhe përfaqësuesit e UNESKO-s, të cilët kanë propozuar që ekonomia e manastirit të zhvendoset jashte tij, duke lënë pjesën historike vetëm për vizitorët”-pat sqaruar pwr DW-në, zëdhënësi i këtij Manastiri, Sava Janjiç.
Në Drejtorinë Komunale për Gjeodezi dhe Kadastër, në Deçan, nuk kontestohet prona e manastiri e cila sipas aerofotografimit të vitit 1983, evidentohet si pronë e tij. Mirëpo deçanasit reagojnë për hapësirat e dedikuara për shfrytëzim përgjatë anës së djathtë të Lumbardhit, të cilat sipas tyre, janë vënë në geto nga ana e Manastirit. Tensionin rrit më tepër shpallja e këtij territori, Zonë e Mbrojtur nga ish- kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, ku pronarët e 800 hektarëve të tokave, thonë se janë “peng i vendimeve politike, të cilat i privojnë nga liria e lëvizjes dhe nga shfrytëzimi i pronës”.
Ati i Manastirit Orodoks, Sava Janjic vjen me argumentet e tij:
“Po shikoni, manastiri është një bashkësi e gjallë ku jetojnë njerëzit dhe jo një muze. Ne kemi informuar komunen me kohë. Punimet i kryen një firmë shqiptare. Ndërsa, ne jemi të lumtur pse në këtë mënyrë ia kemi dalë të vëmë kontakt me bashkësinë lokale”.
Pas fortifikimit me mure të trasha të Manastirit të Deçanit, realizmin e një projekti të tille në janar të këtij viti, e filloi edhe Patriarkana e Pejës. Por, ndonëse asnjëri se thoshte saktë se kush është financuesi i këtij projekti kapital, i gjithë kontesti midis KK-së së Pejës dhe Patrikanës, doli për shkak të mosaplikimit për leje ndërtimi te autoritetet komunale. Por, pas regjistrimimt kadastral të pronës së kishës nga ekspertë të kësaj drejtorie, u tha se porta e këtij muri shtrihet në pronën shoqërore. Kryeshefi i  ekzekutivit të Kuvendit Komunal të Pejës, Shkëlzen Hyseni, përmes një konference për media ia adresoi një akuzë të dyfishtë Patriarkanës së Pejës, siç thotë: “Për mosparashtrimin e kërkesës për lejen e ndërtimit të murit dhe për ndërtimin e portës në pronë të komunës”.
Vendimi i ekzekutivit të Pejës për ndërprerjen e punimeve të murit në gjatësi prej 416 metrash dhe në lartësi prej 3 metrash, u shfuqizua vetëm pas dy javësh. Ndërsa, kreu i Pejës, Ali Lajçi, i njohur në opinion si kundërshtues i shpalljes së territoreve përreth monumenteve kishtare si Zona të Mbrojtura, megjithatë pranon pa hezitim se “presionet” nga lartë e kishin shtyrë që t’u nënshtrohej rregullave të lojës për të mirën e procesit.
Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Decanit, dy objekte të rëndësishme kulturore e fetare të ndërtuara shekuj më parë në dy grykat magjepsëse që shpien në Bjeshkët e Nemura mbetën të paprekura deri në ditët tona. Por, ato sot shihen si “mollë sherri” nga po ai popull i cili i ruajti dhe i mbrojti edhe me jetë.   „Asnjëherë nuk ka ndodh që ky popull ta ngacmojë manastirin e Deçanit ose prijësit e tij fetar. Tash, Manastiri i Decanit dhe Patriarkana e Pejës, bëjnë inskenime politike kinse nuk jemi të sigurt“-flet i revoltuar një banorë deçanas. 
“Me Patrikanën, përreth së cilës po bëhet një kijamet fortifikate duhet të merret edhe vet Këshilli i Sigurimit, sepse kjo po na preokupon të gjithëve“ -ngrit zërin një banor tjetër nga Peja.
Zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, ndërmerr hapa për të kuptuar më shumë.   “Dhe kështu, ne zbuluam se Manastiri i Deçanit është ai i cili administron Patriarkanën e Pejës. Këtu kishte një gabim dhe kjo ndikonte keq në komunë. Këtu kuptuam, poashtu, se në Planin e Presidentit Ahtisari mungonte protokolli, mënyra se si duhej të zgjidhen këto çështje ligjore. Kisha nuk mund të shkojë në Serbi që të marrë miratimin për ndërtimin e murit, duke injoruar komunën e cila duhet të ketë planin, që të mund të ndërmarrë hapat e nevojshme për respektimin e Planit të Ahtisarit. Neve na duhej një mekanizëm i cili do të zgjidh çdo mospërputhje apo problem që del pas kësaj. Ky mekanizëm tashmë është krijuar. Manastiri e ka kuptuar gabimin e vet dhe e ka pranuar. Ndërsa ne jemi në procesin e ndryshimit të planit të tyre. Çfarë dua të them unë është se të gjitha këto çështje kanë zgjidhje”.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Komandanti Tarçin optimist për sigurinë në Kosovë

26 qershor 2007-Dojçe Velle. Komandanti i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në jug të Kosoves, gjeneralbrigadieri turk, Uður Tarçin, në konferencën e parë për shtyp premton ambient të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë

Në zonën e përgjegjësisë së Forcës Shumëkombëshe-Jug, e cila shtrihet në komunën e Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe të Dragashit veprojnë shtatë kontigjente. Numrin më të madh e përbëjnë trupat gjermane. Forca paqeruajtëse e NATO-s në jug të Kosovës, është udhëhequr gjithmonë nga gjeneralë gjermanë. Muaji i fundit shënon herën e parë qëkur Turqia, e cila në kuadër të KFOR-it ka 800 ushtarë, po udhëheq operacione në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.

Cila është gjendja e sigurisë në këtë zonë, në një kohë kur shumica kosovare është e pasigurtë nëse do të ketë apo nuk do të ketë pavarësi? Lidhur me këtë Tarçin thekson angazhimin e paqeruajtësve: “Ne kujdesemi që edhe në vazhdimësi të sigurojmë një ambient të qetë për të gjithë qytetarët brenda zonës sonë të përgjegjësisë. Këtë e kam thënë në marrjen e komandës, para një muaji dhe të njëjtën e them edhe tani. Kemi trupa të mjaftueshme për të përmbushur obligimin e marrë përsipër, ndër të cilët është edhe kontigjenti gjerman“-përgjigjet komandanti i Forcës Shumëkombëshe në jug të Kosoves, gjeneralbrigadieri, Tarçin, në konferencën e tij të parë për shtyp. Tarçin para një muaji mori komandën nga gjeneralbrigadieri gjerman Erich Pfeiffer.

Komandanti Tarçin nuk përjashtoi tentimet për hyrje-dalje ilegale dhe për kontrabandë në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, mirëpo në ruajtjen e tyre përmendi bashkëpunimin e ngushtë të trupave të KFOR-it me UNMIK-un dhe Shërbimin Policor të Kosovës. Lidhur me armëmbajtjen pa leje dhe inicidenteve të kohëpaskohshme, ai është i mendimit se aksionet për mbledhjen e armëve pa leje, kryhen në vazhdimësi nga SHPK-ja dhe trupat e KFOR-it. Mirëpo, komandanti Tarçin nuk vërtetoi e as nuk dementoi faktin se në Dushanovë të 
Prizrenit, këto ditë janë vërejtur katër burra të uniformuar dhe të armatasur, edhe pse burime të besueshme thonë se përveç Shërbimit Policor të Kosovës, kanë qënë të angazhuara edhe trupat e KFOR-it 
me helikopterë.

“Ne jemi të informuar për situatën dhe njëra ndër detyrat tona është që të ndërmarrim të gjitha masat për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë.” KFOR-i është këtu për t’iu përgjigjur çdo të papriture dhe është i gatshëm të intervenojë në çdo moment”-u 
përgjigj komandanti Tarçin, njësoj si të gjithë pararendësit e deritanishëm në krye të kësaj force.

Nën ombrellën e Forcës Shumëkombëshe në Jug të Kosovës, veprojnë 4000 ushtarë paqeruajtës nga shtatë vende: Azerbaixhani, Bullgaria Gjeorgjia, Austria, Rumania, Zvicra dhe Turqia. Kontigjenti gjerman i shtetit 
udheheqes ne Forcen Shumekombeshe-jug, ka numrin me te madh te trupave, 2200 ushtarë. 

Tarçin optimist për sigurinë në Kosovë

26 qershor 2007, Dojçe Vele, Komandanti i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në jug të Kosoves, gjeneralbrigadieri turk, Uður Tarçin, në konferencën e parë për shtyp premton ambient të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë.

Në zonën e përgjegjësisë së Forcës Shumëkombëshe-Jug, e cila shtrihet në komunën e Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe të Dragashit veprojnë shtatë kontigjente. Numrin më të madh e përbëjnë trupat gjermane. Forca paqeruajtëse e NATO-s në jug të Kosovës, është udhëhequr gjithmonë nga gjeneralë gjermanë. Muaji i fundit shënon herën e parë qëkur Turqia, e cila në kuadër të KFOR-it ka 800 ushtarë, po udhëheq operacione në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.
Cila është gjendja e sigurisë në këtë zonë, në një kohë kur shumica kosovare është e pasigurtë nëse do të ketë apo nuk do të ketë pavarësi? Lidhur me këtë Tarçin thekson angazhimin e paqeruajtësve: “Ne kujdesemi që edhe në vazhdimësi të sigurojmë një ambient të qetë për të gjithë qytetarët brenda zonës sonë të përgjegjësisë. Këtë e kam thënë në marrjen e komandës, para një muaji dhe të njëjtën e them edhe tani. Kemi trupa të mjaftueshme për të përmbushur obligimin e marrë përsipër, ndër të cilët është edhe kontigjenti gjerman“-përgjigjet komandanti i Forcës Shumëkombëshe në jug të Kosoves, gjeneralbrigadieri, Tarçin, në konferencën e tij të parë për shtyp. Tarçin para një muaji mori komandën nga gjeneralbrigadieri gjerman Erich Pfeiffer.
Komandanti Tarçin nuk përjashtoi tentimet për hyrje-dalje ilegale dhe për kontrabandë në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, mirëpo në ruajtjen e tyre përmendi bashkëpunimin e ngushtë të trupave të KFOR-it me UNMIK-un dhe Shërbimin Policor të Kosovës. Lidhur me  armëmbajtjen pa leje dhe inicidenteve të kohëpaskohshme, ai është i mendimit se aksionet për mbledhjen e armëve pa leje, kryhen në vazhdimësi nga SHPK-ja dhe trupat e KFOR-it. Mirëpo, komandanti Tarçin nuk vërtetoi e as nuk demantoi faktin se në Dushanovë të Prizrenit, këto ditë janë vërejtur katër burra të uniformuar dhe të armatasur, edhe pse burime të besueshme thonë se përveç Shërbimit Policor të Kosovës, lihdur me këtë kanë qënë të angazhuara edhe trupat e KFOR-it me helikopterë.
“Ne jemi të informuar për situatën dhe njëra ndër detyrat tona është që të ndërmarrim të gjitha masat për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë.” KFOR-i është këtu për t’iu përgjigjur çdo të papriture dhe është i gatshëm të intervenojë në çdo moment”-u përgjigj komandanti Tarçin, njësoj si të gjithë pararendësit e deritanishëm në krye të kësaj force.
Nën ombrellën e Forcës Shumëkombëshe në Jug të Kosovës, veprojnë 4000 ushtarë paqeruajtës nga shtatë vende: Azerbaixhani, Bullgaria Gjeorgjia, Austria, Rumania, Zvicra dhe Turqia. Kontigjenti gjerman i shtetit udheheqes ne Forcen Shumekombeshe-jug, ka numrin me te madh te trupave, 2200 ushtarë.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele  

Stiven Shuk në bashkëbisedim me qyetarët e Kosovës

22 qershor 2007, Dojçe Vele-“Duhet edhe pak durim dhe shumë besim në miqtë tuaj, deri në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën“-thotë zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, në bashkëbisedim me qytetarët e Kosovës.



Është herë e parë që zëvendëskryeadministratori Stiven Shuk, ka ardhur në Kullën e Osdautajve, njëra ndër të 63 kullat e Komunës së Deçanit. Prandaj, përkrah mikpritjes së ngrohtë, ai nga krerët e fshatit që në fillim njoftohet me historikun e Isniqit dhe me trashëgiminë kulturore të kësaj treve, në këtë kullë-muze. Në odën eburrave, me kafe, cigare e raki rrushi, dëgjon me vëmendje pyetjet e shumta që preokupojne komunitetin e këtushëm. Pyetje që përsëriten nga njerëz të ndryshëm në këndet e Kosovës. Të njohura, e ndër to edhe pyetja nëse rebelimi i popullit do të sillte deri te miratimi më i shpejtë i rezolutës së re për Kosovën? Një pyetje e tillë, zëvendësshefit të Unmikut, ju shtrua në Hereq të Gjakovës. Pranë murit të veshur me fotografi dëshmorësh dhe martirësh, Shuk përgjigjet në atë mënyrë, siç thotë: „sikur ata që u flijuan të ishin duke dëgjuar përgjigjen e tij“. Përgjigje, që duhet peshuar mirë në këtë moment historik për Kosovën!

„Besoj se të japësh jetën për një ideal, don të thotë se atë e bën për çmimin më të mirë. Çmimi më i mirë për këtë sakrificë sublime ende është i arritshëm. Një të ardhme që do ta mundësojë Këshilli i Sigurimit, sepse është po i njëjti, i cili i tha NATO-s të 
ndërhyjë në Kosovë. Prandaj po të isha dëshmor, do t’iu garantoja se kjo nuk është zgjidhje e mundshme”.

Me një pyetje të tillë, zëvendëskryeadministratori Shuk u përball edhe në Gjilan. Pyetje që duhet gjetur përgjigjen, për një popull të cilin mbetja pezull po e ndrydh heshtur.

„Mos zbehni sakrificën e dëshmorëve. Ofrojuani respektin e duhur dhe kini edhe pak besim të miqtë tuaj, se ata do ta gjejnë një zgjidhje së shpejti. 
Draft rezolutës së tanishme të prezantuar Këshillit të Sigurimit, duhet ofruar mundësia për shqyrtim. Dhe 
përfundimisht, do ta presim rezultatin e të dy krerëve më të larte të angazhuar në këtë çështje: presidentët Bush dhe Putin“.

„Ne kurrë s’kem pasë mik ma të madh, veç Zotit në qiell dhe Amerikës në tokë. Tash jemi tuj prit, se s’ma merr mendja se Bushi i harron fjalën që e ka dhanë në Shqipëri, në Bullgari e Itali, se Kosova do të jetë e pavarur“-ngrit zërin plaku isnicas, Muharrem Mulaj.

“Një ndër shqetësimet e mia, në Kosovë, është përqëndrimi i përgjithshëm në atë se çfarë po ndodh në Nju Jork. Po të isha në vendin tuaj, do të bëja njësoj, sigurisht. Por, jo gjithë kohën! Pjesën tjetër të ditës do të mendoja se si mund ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar. Këtë dëshiroj për qeverinë e Kosovës, të njëjtën kërkoj edhe nga ju, sepse ka shumë punë për të bërë!“- thotë zevendesshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk.

„Unë s’kam ndërmend të flas keq për Serbinë, por ata po flasin për ne-thotë isniçasi. Neve, qe njëqind vjet na ka sundu serbi. Na i ka marrë me zor, kishat. Nuk kemi përrua, krua as bjeshkë në Kosovë, që nuk kemi njerëz të pushkatuar. Eshtrat e grave e fëmijëve tanë, të pleqve e plakave hala s’na i kanë pru edhe munden me thanë:“Djepi i Serbisë asht Kosova?!“

„Historia e Kosovës dihet…Prandaj ndërhyri Nato-ja. Për këtë arsye erdhi OKB-ja. Kjo është e qartë! Por, realiteti i sotëm është krejt ndryshe. Dhe, unë do të doja që ta orjentojmë energjinë në këtë realitet, duke e bërë atë sa më të mirë?“-porosit zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, i cili turneun në fshatra të Gjilanit, Gjakovës dhe të Deçanit, e përfundon në Zyrën Britanike, në 
Prishtinë, me një dolli për ditëlindjen e mbretëreshës së Anglisë. E populli i këtushëm, me vëmendjen e përqëndruar kah Amerika dhe Evropa, pret plot shpresa lindjen e një Kosove të re. Pret ditën kur do të ngreh dollinë për Pavarësinë!

„Kur ta marrim pavarësinë, do të vish të ngresh me ne dollinë!”-shprehen qytetarët.

Ajetë Beqiraj, DW

Gjendja e refugjatëve në Kosovë

21 qershor 2007, Dojçe Vele, Tetë vjet më parë, qindra-mijëra kosovarë të dëbuar me dhunë nga forcat serbe, filluan kthimin në vatrat e veta. Sipas shënimeve të Zyrës së Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, në vitin 1999, shifra e të dëbuarve afrohej në një milion. UNHCR ndihmoi në kthimin e shqiptarëve në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë, nga kosova filloi zhvendosja e pakicave.

“Situata me të zhvendosurit kudo në botë, është e rëndë duke pasur parasyh se kemi të bejme me njerës të larguar nga shtëpitë e veta -thotë Shpend Halili, zyrtar për Informim në Zyren e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjate, në Prishtinë, në Ditën Botërore të Refugjatëve. Ndërsa, sa iu përket refugjatëve nga Kosova, shumë prej tyre ende qëndrojnë në qëndra të ndryshme kolektive në Serbi, por pjesa më e madhe janë të vendosur në shtëpi private”.
“ Mos vet ku kemi banu…Në njëfarë bodrumi. Mos Zo’ ma keq! Kurrkujt mos ia pruftë Zoti me banu kua kam banu unë…As lopa nuk kish mujtë me mbet gjallë! Unë kam qënë i shëndoshë, por qe shtatë vjet jam sëmu. Tash s’po muj as me ec. Vec prej se kam ardhë në shpi teme jam shliru pak!- rrëfen për shtatë vjetët e jetës si refugjat në Serbi, 75 vjeçari Bozhidar Fatiç, i kthyer në Pejë në vitin 2006.
Sipas Zyrtarit për informim, në zyrën e UNHCR-së në Prishtinë, Shpend Halilit, që nga viti 2000 deri me tash, në Kosovë janë kthyer rreth 16 mijë qytetarë të të gjitha bashkësive etnike, pjesa më e madhe e të cilëve janë serbë. Përveç UNHCR-it me partnerët implementues, ndër të cilët edhe UNMIK-u dhe Institucionet e qeverisë së Kosovës, për kthimin e tyre angazhohen edhe shoqata të ndryshme për të zhvendosur. Njëra ndër to është edhe shoqata “Sveti Spas” me seli në Beograd.
“Ne jemi të obliguar të pyesim, të dëgjojmë e të marrim mendimet e të zhvendosurve, por të zhvendosurit nuk mund ta kuptojnë se për tetë vjet që të gjithë jemi të pajtimit për qështjen e kthimit. Megjithaë, kthim nuk ka!”-thotë presidenti i kësaj shoqate, Zllatko Mavric, për Deutsche Welle-n.
Përderisa institucionet e Kosovës përballen me sfidat e kthimit të të zhvendosurve kosovarë nga vendet e tjera, Shpend Halili nga UNHCR flet për refugjatë nga vende të tjera të territorit të ish-Jugosllavisë, të cilët jetojnë në Kosovë, por edhe për të zhvendosur përbrënda saj, të cilët i kanë pronat e uzurpuara nga popullsia shumicë në vende të caktuara.
“Aktualisht, në Kosovë jetojnë rreth 229 refugjatë nga Bosnja e Herzegovina dhe nga Kroacia, të cilët kanë ardhë në Kosovë, që në vitin 1993, si dhe rreth 399 refugjatë nga ish republika jugosllave e Maqedonisë, ndërsa përbrënda Kosovës aktualisht janë afro 21 mijë persona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Këta persona ju përkasin të gjitha grupeve etnike. Në emsin e tyre ka edhe shqiptarë, të cilët janë zhvendosur nga pjesët ku janë popullsi-pakicë. Në këtë rast, UNHCR ka ndihmuar tri fshatra të Veriut të Mitrovicës”.
Një ndër qështjet me të cilat merret UNHCR, është krijimi i një ligji për qështjen e azilkërkuesve, në Kosovë. Sipas mandatit të UNHCR-së, numri i azikekuesve në Kosovë, të cilët vinë, kryesisht, nga vende të Botës së Tretë, arrin në 26-të, 11-të prej të cilëve janë lajmëruar vetëm brënda vitit 2007. Ne botë, janë rreth 10 milionë refugjatë dhe afro 13 milionë të zhvendosur përbrenda vendit, në të cilët Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ka qasje për ndihmë të drejtpërdrejtë. Ndërsa, sipas zyrës së këtij Komisariati, numri i të zhvendosurtve kalon shifrën prej 32 milionë.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Një rrugë anësore për Plavë shtyn fillimin e punimeve

20 qershor 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Projekti i I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, I cili I ka përkrahjen e të tria vendeve të trekëndëshit kufitar, do të pësojë ndryshime për shkak të shtrirjes në një pjesë të territorit të Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit. Si pasojë, do të shtyhet edhe fillimi i punimeve deri në hartimin e projektit të ri.

Rruga Deçan Plavë-Vermosh, cilësohet si një korridor I rëndësishëm që lidh shtetet e Ballkanit ndërmjet vete dhe me Evropën. Por, për fillimin e punimeve, duhet pak më shumë kohë se që parashihej, meqënse një pjesë e kësaj rruge shtrihet në territorin e Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit. Jo fort larg, zëdhënësi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, pat ardhur me qëndrimin e përfaqësuesve të manastirit:
 “Ka rëndësi që me këtë rast të mos prishet ky qark bukurishë. Ne iu kemi propozuar autoriteteve komunale, që rruga tranzitore të shtrihet përreth Zonës së Vecantë, ndërsa rruga ekzistuese përbrënda saj të shfrytëzohet për automjete të vogla, biçiklistë dhe këmbësore, të cilët duan të shijojnë bukuritë e kësaj zone“.
Rrugën rreth e qark nga Deçani në Plavë, me një gjatësi prej afro 130 kilometrash, edhe më tej, një tunel në gji të Bjeshkës së Belegut, do ta shkurtojë në vetëm 43 kilometra. Por, me apo pa miratimin e popullates se ketushme-sikur se edhe vet shpallja e Zonës së Veçantë, rrugës ekzistuese e cila shtrihet 7-8 kilometra përgjatë kësaj zone, tashmë duhet ikur me një rrugë anësore.
 „Nuk jemi të interesuar të cenojmë Zonën e Veçantë, meqënse kjo është në interes të Kosovës. Jemi në kontakt dhe po bisedojmë edhe me palën tjetër. Ndërsa, në ndëtimin e rrugës janë të ineresuar të na ndihmojnë edhe zyrat diplomatike“-thotë ministri i Transportit dhe Postetelekomunikacionit të Kosovës, Qemajl Ahmeti.
Ndër zyrat që mbështesin asfaltimin e rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, është edhe zyra diplomatike e Shqipërisë, shefi i së cilës, Bujar Muharremi, në janer të këtij viti, Kuvendit Komunal të Deçanit, ia përcolli mbështetjen e plotë të kryeminsitrit Berisha, meqë sipas tij, „Ky është një projekt që iu përgjigjet parimeve të Bashkimit Evropian. Se, rruga është zhvillim, është shpejtësi, është çdo gjithçka që ka të bëjë me afrimin dhe me integrimin në familjen evropiane“.
Sipas ministrit Ahmeti, ndër të 25 projektet kapitale, rruga Deçan-Plave-Vermosh është një rrugë me prioritet, faza e parë e asfalitmit të së cilës fillon brenda këtij viti.
“Rruga është e gjate 22 klm, katër-pesë kilometra prej të cilës është e ndërtuar. Zgjidhja më e mirëdo të ishte rruga ekzistuese. Por, në rast se kjo është shpall Zonë e Veçantë, do të gjejmë një zgjidhje tjetër“-thotë ministri Ahmeti.
Ndonëse, hapja e një rruge anësore do të evitojë shkarkimin e ngarkesës së një rruge strategjike në zemër të Deçanit, kjo ide nga strukturat komunale nuk u përqafua menjëherë.
„Është një vendim ekzkutiv i Përfaqesuseit Special ku në Zonën e Veçantë është e ndaluar çdo ndryshim i gjëndjes ekzistuese. Kështu që, ne jemi të detyruar të bëhet një anshkalim nga ajo zonë dhe sigurisht që duhet të fillohet hartimi i projektit“-thotë kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Nazmi Selmanaj.
Nga popullata e këtushme, madje u kundërshtua, duke sjellur para përgjegjësisë udhëheqësit e qeverisë vendore dhe ndërkombtare në debatet që do të pasojnë.
“Kah do të bie tash rruga Deçan-Plavë?”-pyet një qytetar nga salla e mbushur plot.
“Të gjithë ata që kanë punu në këtë drejtim e dinë se, prej Deçanit duhet të ketë rrugë për Plavë. Mjetet janë nda. Por, sigurisht që duhet t’i largohemi pak manastirit!”- është përgjigja e ministrit për ambient dhe planifikim hapsinor, Ardian Gjini.
Një qytetar kërkon përgjigje nga vet kryeadministratori I Kosovës, Joachim Ryker.
„Rruga e Manastirit që 500 vjet bie andej. Përse tash duhet të ndryshohet?!“
 „Jam i sigurt se në muajt që vinë këto pyetje do të mund t’i adresoni në vende të duhura dhe për secilen qështje do të gjeni përgjegje”-përgjigjet kreyadministratori Ryker.
Rruga Deçan-Plavë-Vermosh është ndër projektet më kapitale të qeverisë së Kosovës, përkrah rrugës Prishtinë-Durrës.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Në tri qytete të Kosovës ngrihen Inkubatorë ekonomikë

19 qershor 2007, Dojçe Vele & radio Kosova, Pozita gjeografike e Deçanit në kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, përgjatë të cilit shtrihet rruga lidhëse e dy qyteteve të rëndësishme të Rrafshit të Dukagjinit, Pejës dhe Gjakovës, është një bazë strategjike dhe e qëndrueshme për operimin dhe zhvillimin e biznesit kosovar.

Nisma për Inkubatorë Biznesi, erdhi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, u perkrah nga komunat që ofruan hapësirat për Inkubatorë si dhe u mundësua nga Agjencia Evropiane për Rindërtim-përgjegjëse për menaxhimin e programeve kryesore të ndihmave të Bashkimit Evropian në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Kosovë.
„Ne kemi marrë parasysh karakteristikat si dhe nevojat e komunave. Komuna e Deçanit është nënvizuar si një komunë që ka nevojë për një përkrahje në këtë fushë“-thotë Bujar Dugolli, nga Ministra Tregtisë dhe Industrisë, në Kosovë, Bekim Dobraj, menaxher i njerit prej tre inkubatorëve të Biznesit në Kosovë. „Inkubatori i Biznesit ju mundëson bizneseve një qasje shumë të lehtë institucionale, hapësira të dosmodoshme për zhvillimin e bisneseve të reja si dhe mundësi të tjera që këto biznese të arrinë qëllimet e tyre“.
Menagjeri, Bekim Dobraj, thotë se ndërmarrjet nën ombrellën e Inkubatorit kanë specifikat e veta. Ndërsa, ndër bizneset e sektorit privat, veçon ndërmarrjen „Bleta e Deçanit“. Kjo ndërmarrje, e cila vepron në fshatin Strellc i Poshtëm, ka një stazh të gjatë pune dhe një shtrirje mjaft të gjërë. Edhe pas luftës, ku si pasojë çdo gjë ishte shkatërruar, pronari i saj, Hajdin Bajramaj, e rëmëkëmbi veprimtarinë e tij duke shtuar numrin e shoqërive të bletëve, në 150-të.
“Me pas mundësi I bëj edhe 300 shoqëri. Por, insitucionet tona mendojnë shumë pak në këtë drejtim. Bujqësinë e kanë anashkalur tërësisht. Po merren me disa promovime e fjalë, të cilat nuk kanë ndonjë vlerë të drejtperdrejtë për fermerin”.
Edhe në Gjilan, AER-i ka investuar rreth 200 mijë €uro për hapjen e një Inkubatori të Biznesit, i cili do t`i ndihmojë bizneset fillestare. Ky Inkubator është paraparë të pranojë 18 biznese, të cilat do të kenë hapësira pune, salla për takime dhe trajnime, dhoma që kanë qasje në telefon dhe internet si dhe shërbime komunale. Bizneset, pas një periudhe 4 mujore do të paguajnë një qira mujore shumë të ultë.
Mbështetja e Agjencionit Evropian në Kosovë ka filluar që me 1999, me procesin e ndërtimit dhe të rindërtimit. Sipas përfaqësuesit të zyres së AER-it, në Prishtinë, Tierry Reinar, Bashkimi Evropian investimet e tij tashmë do t’i orientojë në ndërmarrjet e vogla, që janë baze e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
„Agjencioni Evropian është i përkushtuar për të mbështetur  Ministrinë e Tregtisë edhe në projekte të tjera për komunitetin e biznesit. Ne kemi filluar promovimin e ndihmave konrete, në Rajonin e Mitrovicës dhe do të vazdhojmë edhe në vende të tjera. Jemi të kënaqur për këto projekte, sepse ndihma shkon drejpërdrejt në bazë”-thotë minsitri Dugolli.
Jane tre Inkubatorë Biznesi, në Kosovë: në Deçan, në Shtime dhe në Gjilan.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Smith në Kosovë: “Jemi në një tunel me shumë dritë”

15 qershor 2007, Dojçe Vele-Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Entony Smith në përcjellje të shefit të Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, vizitoi komunën e Deçanit dhe atë të Pejës



Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanise Antony Smith, gjatë vizitës së sotme në Deçan, u njoftua nga kryetari I Kuvendit Komunal, Nazmi Selmanaj, për zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit, për qështjen e kthimit të personave të 
zhvendosur, për raportet Komune-Manastir. 

“Jam i lumtur të kem dëgjuar nga kryetari I Deçanit, për qasjen konstruktive të komunës së Deçanit në raport me manastirin. Një qasje e tillë do të jetë e rëndësishme edhe në të ardhmen, me qëllim të promovimit të integrimit evropian të Kosovës”-deklaroi me këtë rast Drejtori për Evropë, Entony Smith. 

Muaji qershor ishte paralajmëruar si kohë përfundimtare për miratimin e një rezolute të re. Megjithatë, krejt papritur ngeci procesi; një zhgënjim i madh ky për popullin e Kosovës, mbetur pezull për tetë vjet! 

“Ne jemi të vetdishem pritjes së gjatë të popullit të Kosovës dhe e kuptojmë shqetësimin e tyre. Por, ka shumë rëndësi për Bashkësinë Ndërkombëtare të vazhdojë të mbetet e bashkuar, sepse ne duam integrimin e Kosovës në Evropë dhe që kjo të ndodh sa më shpejt, duhet mbështetja e komunitetit ndërkombtar?” 

A do të ketë zvarritje të tjera, lidhur me miratimin e Rezolutës së re për Kosovën? 

“Procesi I miratimit të një rezolute të re, definitivisht, po kërkon më shumë kohë se që ne dëshironim-përgjigjet z.Smith. Por, e mira në gjithë këtë është se propozimi I Ahtisarit ka gjetur një mbështetje të madhe nga komuniteti nderkombtar, në 
pergjithësi dhe nga Këshilli i Sigurimit, në veçanti. Të gjithë e dime se cila është bllokada për momentin. Por, ne kemi vendosur që të punojmë më shumë se kurrë 
me parë, për miratimin e një rezolute të re, për Kosovën”. 

Drejtori për Evropë, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë se Madhe, Antony Smith me pastaj vizitoi komunën e Pejës, ku poashtu është një qendër tjetër e rëndësishme e Kishës ortodokse: Patriarkana e Pejës. Në përcjellje të tij, ishte shefi I Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, i cili për miratimin e Rezolutës së re për Kosovën, sjell një mesazh pozitiv: “Jemi në një tunel. Por, në këtë tunnel kemi shumë dritë. Mirëpo, kemi nevojë për durim, kemi nevojë për besim në komunitetin ndërkombëtar. Objektivi është 
shumë i qartë: Pavarësi për Kosoven, në bazë të Propozimit të Ahtisarit!” 

Ajetë Beqiraj, DW

Smith ne Decan: “Jemi në një tunel më shumë dritë”

15 qershor 2007, Dojçe Vele & radio Kosova, Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Entony Smith në përcjellje të shefit të Zyrës Britanike, në Kosovë, David Blunt, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, vizitoi komunën e Deçanit dhe atë të Pejës. Ai, me këtë rast vizitoi edhe dy qendrat e rëndësishme të Kishës Ortodokse, Manastirin e Deçanit dhe Patrikanën e Pejës.

Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Antony Smith, gjatë vizitës së sotme në Deçan, nga kryetari I Kuvendit Komunal, Nazmi Selmanaj, u njoftua për zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit, për qështjen e kthimit të personave të zhvendosur, për raportet Komune-Manastir. 
“Jam I lumtur të kem dëgjuar nga kryetari I Deçanit, për qasjen konstruktive të komunës së Deçanit në raport me manastirin. Një qasje e tillë do të jetë e rëndësishme edhe në të ardhmen, me qëllim të promovimit të integrimit evropian të Kosovës”-deklaroi me këtë rast, Drejtori për Evropë, Entony Smith.
Muaji qershor ishte paralajmëruar si kohë perfundimtare për miratimin e një rezolute të re. Megjithatë, krejt papritur ngeci procesi; një zhgënjim I madh ky për popullin e Kosovës, mbetur pezull për tetë vjet!
“Ne jemi të vetdishem pritjes së gjatë të popullit të Kosovës dhe e kuptojmë shqetësimin e tyre. Por, ka shumë rëndësi për Bashkësinë Ndërkombtare të vazhdoj të mbetet e bashkuar, sepse ne duam integrimin e Kosovës në Evropë dhe që kjo të ndodh sa më shpejt, duhet mbeshtetja e komunitetit ndërkombtar?” 
A do të ketë zvarritje të tjera, lidhur me miratimin e Rezolutës së re për Kosovën?
“Procesi I miratimit të një rezolute të re, definitivisht, po kerkon më shumë kohë se që ne dëshironim-pergjigjet z.Smith. Por, e mira në gjithë këtë është se propozimi I Ahtisarit ka gjet një mbështetje të madhe nga komuniteti nderkombtar, në pergjithësi dhe nga Këshilli I Sigurimit, në veçanti. Të gjithë e dime se cila është bllokada për momentin. Por, ne kemi vendosur që të punojmë më shumë se kurrë me parë, për miratimin e një rezolute të re, për Kosovën”.
Z.Smith tha se kjo po ndodh tash në Nju Jork, në Grupin e Kontaktit dhe në Rusi, ku anëtaret e Këshillit të Sigurimit po kërkohen mënyrat e ecjes përpara.
Drejtori për Evropë, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë se Madhe, Antony Smith me pastaj vizitoi komunën e Pejës, ku poashtu është një qendër tjetër e rëndëishme e Kishës ortodokse: Patriarkana e Pejës. Në përcjellje të tij, ishte shefi I Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, I cili për miratimin e Rezolutës së re për Kosovën, sjell një mesazh pozitiv:
“Jemi në një tunnel. Por, në këtë tunnel kemi shume dritë. Mirëpo, kemi nevojë për durim, kemi nevojë për besim në komunitetin ndërkombtar. Objektivi është shumë i qartë: Pavarësi për Kosoven, në bazë të Propozimit të Ahtisarit!”
Ajete Beqiraj,Dojce Vele