Turqia në krye të Forcës Shumëkombëshe-Jug

29 maj 2007, Dojçe Vele, Të martën, në kazermën ushtarake në Prizren, me një ceremoni ushtarake u bë ndërrimi i komandës se Forces Shumekombëshe-Jug. Komandanti i KFOR-it, gjenerallejtnant Roland Kather, nga gjeneralbrigadieri gjerman Erich Pfeiffer, komandën e forces paqëruajtese të Nato-s në jug të Kosoves ia dorëzoi gjeneralbrigadierit turk, Uğur Tarçin. Kjo është herë e parë që Turqia do të udhëheq operacione në territorin e Kosovës.´

Më 12 qershor të vitit 1999, përmes kufijve të Shqipërisë dhe Maqedonise, drejt Kosoves marshuan njësitë e para të Forcës Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR). Brigada binacionale gjermano-holandeze lëvizë në dy rrugë marshuese, përmes pikës kufitare të Morinës, përderisa Brigada Shumëkombëshe-  Perëndim e udhëhequr nga italianët, nga Maqedonia vazhdon në drejtim të Pejës. Më 12 nëntor 2002, keto dy forca shkrihen në Brigadën shumëkombëshe Jug-Perendim, kuarti kryesor i së ciles ishte në Prizren-qyteti i dytë në Kosovë, për kah madhësia. Me 15 maj të vitit 2006 Brigada Shumëkombëshe Jug-Perëndim, ndahet në Forcë Shumëkombëshe Perëndim, me baze në “Fshatin Italia” në Pejë, si dhe në Forcë Shumëkombëshe jug, me bazë në Prizren.
 Pikërisht në këtë bazë, të martën(29 maj 2007), me një ceremoni ushtarake ku ishin të pranishëm edhe kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker dhe kryeministri i Kosovës, Agim Qeku, u bë pranim dorëzimi i komandës së Forcës Shumëkombëshe-Jug, nga trupat gjermane tek ato turke. Gjeneralbrigadieri turk, Uğur Tarçin, premton se edhe nën udhëheqjen e tij, “Forca Shumëkombëshe- Jug, do të vazhdojë të garantojë paqe dhe siguri për Popullin e Kosovës”.
Edhe parardhësi gjerman, Erik Pfeiffer të cilit me rastin e kësaj ceremonie iu nda medalje e NATO-s bashkë me pararendësin e tij, gjeneralbrigadierin, Hans-Joachim Fröhlich, beson se Forca Shumëkombëshe-Jug, edhe nen komanden e gjeneralbrigadierit turk, do te ofroje ambient te qete dhe se numri i ushtareve ne Kosove eshte i majftueshem per t’u perballur me çfarëdo të papriture.
“Nuk ka dyshim se në rast të shfaqjes se dhunës në Kosovë, ne kemi aftësinë të reagojme kudo dhe me këdo, në masë të duhur. Ndonëse për momentin nuk shoh nevojën për një hap të tillë, nëse vjen deri te kjo, jam i bindur të njëjtën do ta bëjë edhe pasardhësi im!”
Komandanti i Forcës Ndërkombtare në Kosovë(KFOR), gjenerali gjerman Roland Kather, demantoi deklaratat se në Kosovë veprojnë forca paramilitare serbe, duke vlerësuar situatën si të qetë dhe të sigurt.
“Situata është e qetë dhe e sigurt. Por, pikërisht për faktin se deklarata të tilla janë shumë serioze, unë kam biseduar me homologun tim në Shqipëri, nëse ka ndonjë strukturë paralele prej atje. Dhe përgjigja e tyre ishte: “Absolutisht jo”! Sigurisht, të njëjtën kam bërë edhe me homologun tim në Serbi. Dhe, serish konfirmoj  se kjo është vetëm një organizate e veteranëve të luftës,   me krejt 200 veta dhe se nuk ka asnjë rrezik prej tyre për Kosovën. Kurse ne po monitorojmë situatën me shumë kujdes!”
Komandanti gjerman Roland Kather, është i bindur se populli i Kosoves e ka të qartë se dhuna nuk shpie askund.
“Sigurisht që jemi në kohëra të turbullta dhe secili është në pritje për zgjidhjën e statusit. Por, ky është një proces demokratik i cili kërkon durim dhe mendoj se populli e ka kuptuar këtë. Prandaj, sa herë që flas me qytetarë, ata janë të mendimit se dhuna do të ishte gabim. Kjo është rrugë një kahëshe dhe unë jam i bindur, absolutisht, se nuk do të ketë dhunë. Por nëse do të vie deri te kjo, KFOR-i do të reagoje shpejt, ashpër dhe me vendosmeri. Dhe, në këtë ju mund të jeni të sigurt!”
Në kuadër të Forcës Shumëkombëshe-Jug, veprojnë 4000 ushtarë paqeruajtës. Deri më tani kjo forcë, e cila nën ombrellën e saj ka 2200 ushtarë gjermanë, është udhëhequr vetëm nga komandantë gjermane. Ndërsa, kjo është hera e parë që Turqia e cila në kuadër të KFOR-it ka 800 ushtarë, po udhëheq operacione në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.