Java e Kuvendit të Kosovës

24 maj 2007, Dojçe Vele, Me qëllim të njoftimit të qytetarëve me punën e institucionit më të lartë të vendit, udhëheqës të Kuvendit të Kosovës, deputetë dhe përfaqësues të OSBE-së, të hënën hapen fushatën “Java e Kuvendit”, me vizita në pesë qytetet më të mëdha të Kosovës. Sipas kryeparlamentarit Kolë Berisha, në secilën qendër rajonale, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës do t’i kenë nga tri takime brenda ditës; me nxenës të shkollave të mesme, me anëtarët e asambleve komunale në kuadër të qendrave rajonale si dhe takime me qytetarë. Në këto takime do të marrin pjesë edhe deputetë të rajonit.

Vizita e delegacionit të Kuvendit të Kosovës filloi të hënën, në Prizren, ku morën pjesë përfaqësues të Therandës, të Sharrit, të Malishevës dhe të Rahovecit.
„Kuvendi I Kosovës do ta kryej detyrën e vet nga vota e popullit, por në bashkëpunim me miqtë tanë. Por, në momentin e duhur: as më vonë-as më heret!-kjo ishte përgjigja e kryeparlamentarit të Kosovës, Kolë Berisha, për statusin e Kosovës, me rastin e vizitës në Pejë, të dytës në kuadër të “Javës së Kuvendit”. Pas vizitës një shkolle të mesme pejane dhë takimit me përfaqësues të komunave të Rajonit të Pejës, delegacioni I Kuvendit të Kosovës mbajti debat me qytetarë, përgjatë të cilit u fol per ngjarjet aktuale të Kosovës dhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombtare për zhpalljen e një pavarësie të mbikëqyrur.
“Ju lutem, ne mund të flasim me vite të tëra për statusin. Por, le të merremi pak edhe me qështje ekzistenciale, ekonomia, shëndetsia, sistemi, funksionimi, arsimi, etj.etj“-bën thirrje deputeti boshnjak, Numan Baliç.
Dhe, kjo edhe u bë, kur mes shqetësimeve të qytetarëve të këtij rajoni, u ngrit edhe qështja e arsimit të lartë ku si kërkesë u paraqit hapja e një universiteti. Më një kërkesë të tillë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ishte përballur edhe të hënën, në Prizren. Prandaj dr.Sabri Hamiti nga Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombtar dhe Integrim Atlantik, për dy qytetet më të mëdha të Rafshit të Dukagjinit, sjell këtë përgjigje:
„Me Ligjin për Shkollimin e Lartë, të Kosovës, universitieti s’mund të formohet pa pesë fakultete të konsoliduara me gjithë kapacitetin e vet. Iu garantoj se as s’ka nevopje as s’ka fuqi, që të ndërtohen një universitet në Pejë dhe një tjetër në Prizren. Sot për sot, jo!“
Por, preokupim kryesor është zhvillimi ekonomik pas statusit-mendon deputeti Zef Morina. Pavarësia nuk sjell përnjëherësh edhe mirëqënjen, por është faktor kryesor për zhvillim. Se, në kuadër të asaj janë bankat të cilat ofrojnë të holla. Kështu jemi të lidhur, si në një autostradë me një barrikadë, të cilën s’mund ta tejkalosh për të arritur në cak”.
Por, në mesin e pjesëmarrësve ka të atillë që ndoshta s’do të presin atë ditë; pensionistët, të cilët me një ndihmë sociale prej 40 eurosh, nga kontributdhënësit, janë shndërruar në skamnor!
„Fondet e krijuara nga ju dihet se ku kanë shku. Dhe, ju e keni të qartë se Kosova s’lejon në këto momente të krijojë fonde. Unë shpresoj se pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, do të kemi mundësi dhe hapësirë më të madhe të zgjedhim këto probleme“-thotë deputeti, Xhevdet Neziraj, nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve.
Dhe keshtu, pothuaj pas çdo kërkesë, qoftë dëshirë apo nevojë, është bërë shprehi të thuhet se zgjidhja do të vie pas shpalljes së pavarësisë. Shpallja e një pavarësie të afërt, me data të caktuara, pothuaj është qështje e kryer. Por, çfarë, nëse për një arsye apo për një tjetër, kjo nuk do të ndodh, pyet Dojçe Vele?
 „Për të gjithë qytetarët e Kosovës me të cilët kam rënë  në kontakt, kthimi i Kosovës nën sovranitetin e Serbisë, pas tetë vjetësh, do të ishte si kthimi i Berlinit lindor nën sovranitetin e Rusisë. Dhe, nëse kjo nuk realizohet, (gjë e cila nuk besoj se do të ndodh), dhuna është e pashmangshme“-përgjigjet deputeti, Nimon Alimusaj.
Sipas deputetit Zef Morina, rrugës së nisur kaherë po I shihet fundi!
“Kërkesa jonë është që të jeni të durueshem edhe për një kohë të shkurtë. Të mos vëmë afate e kushte, se nëse nuk bëhet në qershor do të shpërthejmë. S’guxojmë të shpërthejmë! Ne tashmë jemi në rrugë dhe siç jemi liruar nga Serbia, do ta arrimë edhe këtë. Politika e presidentit Rugova ka qënë e qartë. Ajo duhet të vazhdojë e tillë, si për pavarësinë, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik!”
Projekti “Java e Kuvendit”, I mundësuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, do të vazhdojë, të mërkuren në Mitrovicë, përfshire ketu edhe Skënderajn dhe Vushtrrinë. Me 28 maj 2007 do të mbahet në Gjilan, me Artanën, Vitinë, Dardanën, Ferizajn, Kaçanikun dhe me Hanin e Elezit. Por, ende nuk është e qartë në do të përfundojë me 4 qershor, në Prishtinë.
Ajete Beqiraj,Dojce vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.