Trajtimi i të zhvendosurve serb dhe malazez jashtë Kosovës

10 maj 2007 , Dojçe Vele, Deri në vitin ’99, në komunën e Deçanit kanë jetuar rreth 7ë0 serbe e malazez, të cilët që nga ndërgyrja e trupave të NATO-s dhe tërheqjes se forcave policore serbe nga Kosova, jetojnë si të zhvendosur në Serbi dhe në Mal të Zi. Të ë2 banorët e Manastirit të Deçanit, edhe me tej mbeten të vetmit përfaqësues të bashkësisë serbe në këtë komunë.

Komuna e Decanit, është një komunë specifike në krahasim me komunat tjera në Rajonin e Pejës, meqë asnjë familje serbe apo malazeze nuk ka mbetur këtu pas luftës përveç murgjve  në manastirin e Deçanit. Prej atje, ati Sava Janjic:
“Ne apelojme pa nda që edhe kjo të mundësohet dhe shumica shqiptare të tregojë më shumë shenja të vullnetit të mirë, në mënyrë që serbët të kthehen dhe të jetojnë me fqinjtë që kanmë jetuar më parë. Kjo për ne si manastir, do të jetë një gëzim I madh”!
Me 18 tetor u miratua koncept dokumenti I parë për kthim dhe integrim nga Këshilli Danez për Refugjatë(DRC), I cili përfshin ndërtimin e 25 shtëpive në katër fshatra të Deçanit. Por, moskthimi i të zhvendosurve serb në Kosovë, dekurajon këto organizata-mendon Halil Tolaj, shef i ekzkutivit në Kuvendin Komunal të Deçanit.
„Kemi parë nëpër Kosovë fshatra me nga 40-50 shtëpi dhe prapë janë të pabanueshme. Pra, ndërtohen e nuk bëhet kthimi. Dhe, kjo është fatkeqësia“.
Boris Lepojeviç nga Këshilli Danez për Refugjate, në Kralevë:
„Kushtet tek duhet të krijohen. Dhe ne do të punojmë në këtë me kolegët e DRC-së në Kosovë, që të përgatisim terrenin për kthim të të zhvendosurve serb në shtëpitë e tyre“
Këshilli Danez për Refugjatë, ka përkrahur vizitat „Shko dhe Shiko“, në kuadër të të cilave  serbëve të zhvendosur deçanas në Serbi dhe në Mal të Zi, iu mundësohet të shohin pronat e veta. Besim Ukaj nga Këshilli Danez për Refugjatë(DRC), në Kosovë, vjen me mendimin e banoreve të fshatit Dashinoc, të cilët thonë se:
“Nuk janë kundër kthimit, se jeni të merëseardhur. Por, nga ju pritet që ta pranoni realitetin e ri në Kosove, të pranoni të gjitha institucionet e saj dhe të jeni njësoj-kosovarë sikurse edhe ata. Atëherë jeni të mirëseardhur!“
Por, si trajtohen serbët e Kosovës të cilët qe tetë vjet jetojnë si të zhvendosur në Serbi?
Milanka Popovic nga Deçani dhe Radoje Spalojeviç nga Dashinoci, të cilët jetojnë si të zhvendosur në Kragujevc dhe në Kralevë, dëshmojnë:
“Kurrqysh! Banojmë me qira. Na rrisin qiranë panadalur dhe kur s’kemi të paguajmë, duhet të dalim prej aty. Nëntë banesa i kam ndëruar deri më tash në Serbi. Nuk na lënë të punojmë dhe edhe kur punojmë, s’na paguajnë. S’po na donë hiç. Na thone shkoni prej nga keni ardhë. Na thërrasin shqiptare!”-thotë Milanka.
„Mirë, për këtë që na thërrasin „shiptari“ kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre-ndërhyn Radoje. Por ata na trajtojnë sikur të ishim të klasës së dhjetë, sikur të mos kishim qënë në shkollë kurrë, sikur të ishim ca dele të qethura. Pra, nuk mund të rregullosh asgjë, as edhe një dokument ta nxjerrësh pa të maltertuar me dhjetëra herë derisa ta sjellin shpirtin te hunda. Jemi të nënçmuar pafundësisht!
A don të thotë kjo se serbët e Kosovës janë vetëm një objekt i cili shfrytëzohet për interesat e Serbisë?
„Paj, këtë nuk di ta them unë! Por, e di se ne i përkasim Kosoves. Këtu është jeta jonë, këtu është toka jonë-edhe juaja, sigurisht! Ne duam që të jetojmë në fqinjësi të mirë  siç kemi jetuar dikur dhe kurrë më të mos ketë luftë, vrasje madje as edhe grindje, por të jetojme bukur dhe në harmoni!“
Në Komunen e Decanit, i cili është i banuar me rreth 60.000 banorë, përvec shumicës shqiptare, jetojnë 10 familje boshnjake, 2 familje ashkalij, 65 familje egjiptiane dhe 4 familje rome, përderisa nga familjet serbe vetëm një kosniderohet e kthyer.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.