Ekipi faktmbledhës i Keshilli te Sigurimit nëpër komunat të Kosovës

28 prill 2007, Dojçe Vele, Delegacioni faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit, të shtunën(28 mars 207), përfundoi qëndrimin dy ditësh në Kosovë, ku u takua me liderët kosovar dhe komunitetet e ndryshme që jetojnë atje. Kryesuesi i delegacionit të ambasadorëve të Këshillit të sigurimit, Johan Verbeke, në një konferencë për shtyp, vizitën dyditëshe në Kosovë e vlerësoi si të suksesshme. Ai falenderoi Rusinë për iniciativën, jo pse ka pasur dallime të mëdha në informacionet që janë përcjellur në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, por për faktin se tashmë KS ka një pasqyrë më të qartë për gjëndjen në terren.”

Përfaqësuesit e 15-të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të shtunën, misionin faktmbeldhës e vazhduan në Rahovec-qytet në veriperëndim të Kosovës, veriu i të cilit është i banuar me serb. Pas takimit me komuntitetet tjera joshqiptare, në qendrën rinore serbe, ku ishin të shoqëruar nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather, në dalje i priti një grup serbësh lokal të cilët protestonin me fëmijë në dorë:
„Nuk e japim Kosovën!
„Krejt fëmijët na i kanë shkapërderdhur nëpër botë. I duam eshtrat e fëmijëve të rënë me ‚98 e ‚99. Ata meritojnë të kenë varre. C’liri është kjo?!“  
„Cfarë prisni më? Deri kur do t’gënjeni këtë popull, sot- nesër. Hajt më. Rregulloni diçka“!


Ne Krushe, kuja vazhdon…


Krusha e Vogël është një fshat i banuar nga 82 gra të veja dhe 145 fëmijë jetimë te kombsisw shqiptare. Ambasadorët e të 15 shteteve anëtare të KS-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13 vjeç deri në pleq. Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në qarqafw të bardhë, ambasadorët u informuan nga të gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan masakrës së  Srebrenicës dhe asaj të Vukovarit, është kryer nga serbët lokal. Këtu vazhdon kuja e filluar nëntë vjet më parë…


„Na mbetën motra pa vllazën, shumë nëna pa djem, nuse të reja…Shihni fëmijët e mbetun për gjynah që ua kanë marrë babat!…Sikur ketu kurkund jo!…Kukuuu, i lutem botës…“.


„Kam pesë të humbur në luftë, megjithëse është krejt katundi! Kam dy kunet, njeni me dy djem. Djalin e hasretit, 17 vjeç!… Kam mbet me pesë çika! Po kajnë qikat për ditë. Po kaj vet përditë. Shkijet kurrë ma këtu, jo…Nën Serbi na mo kurrë!“.

Delegacioni faktmbledhës I Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga veri-perëndimi i Kosoves vazhdon në perëndim të saj. Fokusi i tyre është Brestoviku, fshat i banuar nga komunieti serb i cili shtrihet shtatë kilometra larg nga Peja. Aty i presin disa nga komunitetet, ku secili për Kosovën shpreh nga një dëshirë më vete:


„Pavaresinë me na dhanë sa më parë! Boll e kem pas vraj fëmijë, vraj gra. Mue ma kanë vra bijën me gjithë çikë, edhe kojshi i kem pas edhe e dimë kush? Por, kur më thanë a don me ia fal, iu thashë: “Due me ia fal Amerikës e Evropës krejt. Cka kanë me ba këta, na s’domë me ba!”,thotë 82 vjeçari, Azem Hyseni nga fshati Lipë.


Bashkesia nderkombtare vec po fotografohet?

„Nëse Bashkësia Ndërkombtare ka ardhur vetëm që te fotografohet le te thone. Qe te shkruajne tjeteren e situata en terren eshte krejt ndryshe, ne ne kete nuk do te bshkepunojme“!, thote Milan Donçiç, nga fshati Binçë i Klinës.

“M’u nda Kosova krejt prej Serbisë. Me pas marrëdhenie të mira populli mes vete!”, është mendimi I Haxhi Berishës, rom nga Vitomirica.

„Përderisa këta janë përfaqësues ligjitim të Bashkësisë Ndërkombtare dhe duke marrë parasysh situatën e paraqitur nga ne, ata do ta ndryshojnë qëndrimin, sigurisht!“,shpreson serbi nga Binça.

 “Duhet të ndryshojë diçka, për shqiptarë, për serb, për boshnjakë, goranë, romë, ashkalijë e për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë”, thotë boshnjaku i Vitomiricës, Shuqro Axhailiç, përderisa Slavko Dakiç, zyrtar i Minsitrisë së Drejtësisë, është i bindur se:“Asnjera pale nuk do të pyetemi, por për ne do të vendos dikush i tretë”


Nderhyrja e forcave te NATO-si ishte e domosdoshme

Dhe kjo ndoshta eshte e drejta. Sepse, vendimin do ta marrin ata që ndërhynë në kohën kur po përplaseshin dy popuj në një luftë të pabarabartë. Vrasjet e masakrimet e njerëzve të pafajshem kthyen fokusin ndërkombtar kah Kosova dhe bota vlerësoi se në këte pikë të vockël globi, varej stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perwndimor. Por:

“Vendosja e qështjeve me rëndësi, kurrë nuk do duhej të paraprihej me përkufizime kohore. Vendimet e mëdha të cilat vine si rezultat i negoicatave, jane procese të natyrshme dhe si qështje kaq të rëndësishme, duan kohë dhe hapësirë“,porosit kryesuesi i ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori belg Johan Verbeke, në Prishtinë, pak para nisjes së tyre për në Vienë, ku do të pasonte takimi me përfaqësuesin special për statusin e Kosvës, Marti Ahtisarin.

(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *