Skefer: NATO mundohet të sigurojë atë më të mirën për popullin e Kosovës

2 prill 2007 , Dojçe Vele,Të hënën(dje), 26 përfaqësues të Këshillit më të lartë vendimmarrës të NATO-s, përvec takimit me udhhëqës kosovar dhe ndërkombtar të Kosovës, vizituan edhe komunat për të parë për së afërmi gjëndjen e atjeshme.Pas takimeve të ndara me Ekipin Negociues të Kosovës, udhëheqësit e komunitetit serb si dhe me përfaqësuesit e lartë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësuesit e Këshillit Veri-Atlantik vizituan edhe disa komuna rreth e qark Kosovës.

Sekretari i NATO-s, Jap de Hop Skefer i cili këto vizita i bëri në përcjellje të komandantit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Roland Kather, mori fshatin Zoqishtë të komunës së Rahovecit, si shembull për një Kosovë të ardhme së cileë, siç tha ai, I janë të domsodoshme vende të reja pune sikur të gjithë qytetarëve të tjerë të Evropës.

 Ndërtimi i 45 shtëpive për të kthyerit serb në këtë fshat multietnik si dhe puna e përbashkët me pjesëtarë të bashkësive të ndryshme etnike, në bodrumin e verës, të privatizuar nga një shqiptar me qëndrim të përkohshem në Amerikë, ishin elementet të cilat sekretarin e NATO-s, e bënë ta pranonte se jo kot „ai, bashkë me Havier Solanën dhe me BE-në, po bënin gjithë çfarë është e mundur që të mundësojnë atë më të mirën për të gjithë qytetarët e Kosovës“.

Sekretari i përgjithshëm , Skefer, në bazën ushtarake të KFOR-it në Rahovec, komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës, serish deklaroi se forcat e NATO-s janë këtu për të krijuar një vend më të mirë për të jetuar.

„16 mijë ushtarë të NATO-s janë ende këtu për të mbrojtur popullin shumicë dhe pakicat. Për të bërë që situata në Kosovë të jetë e sigurt dhe stabile, në këtë përiudhë tejet të rëndësishme të historisë së saj. Dhe, unë sinqerisht shpresoj se, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të gjejë një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës.“

Delegacioni i Këshillit të NATO-s, i përbërë prej përfaqësuesve të 26 vendeve anëtare, të hënën vizitoi edhe veriun e Kosovës dhe Manastirin e Deçanit.

Ajetë Beqiraj  & Refki Alija

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *