Blazi-Franca mbështet Planin e Ahtisarit

22 mars 2007 , Dojçe Vele, Në kohën kur janë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, bazuar në propozimin e ndërmjetësit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Filipe Duste Blazi, viziton Kosoven. Pas takimeve me udhëheqësit e pranisë ndërkombëtare, civile e ushtarake, me drejtuesit e institucioneve të Kosovës si dhe me anëtarët e Ekipit të Unitetit, Blazi do te udhetoje per ne Beograd.

Ministrin  e jashtem francez Blazi, e priti kryeministri i Kosoves Agim Qeku. Shefi i diplomacise franceze, ne konferencen per media, ka konfirmuar se Franca, si anetare e Keshillit te Sigurimit, mbeshtet pa rezerve Planit te Ahtisarit per zjgidhjen e Statusit te Kosoves.

Sipas tij, ky plan eshte i balancuar dhe merr parasysh edhe interesat e shumices shqiptare, por edhe garanton te drejtat e pakicave qe jetojne ne Kosove. Nsur nga kjo, ai tha se ka porositur lidere kosovare qe te angazhohen per implementimin e Pakos se Ahtisarit ne terren, duke kerkuar edhe nga lideret e serbve te Kosoves qe te jene me real.

Ministri Blazi shprehu keqardhjen pse pala shqiptare dhe ajo serbe, as pas bisedimeve njevjecare nuk arriten ndonje marreveshje, por hodhi poshte mundesine e vazhdimit te negociatave ne mes te te dyja paleve. Sipas tij, bisedimet kane perfunduar dhe I takon Keshillt te Sigurimt qe te marr vendimin e duhur per Kosoven, ne menyre qe rasti i saj te jete i sukseshem per Kombet e Bashkuara.

Pas takimit me ekipin negociatior te Kosoves, Filipe Duste Blazi, u takua me zevendeskreyadministratoirn Stiven Shuk dhe me komandantin e KFOR-it ,gjeneralin Roland Kater.Shefi I diplomacies franceze,  pas takimit ne aeropoirtin e POrishtines me presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu, i cili sapo eshte kthyer nga vizita disaditore ne SHBA, do te udhetoje per ne Beograd, per te biseduar edhe me autoritetet e atjeshme rreth Planit te Ahtisarit per Kosove.

(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *