Zonat e Veçanta të papranueshme për titullarët e pronave

Qendra e Decanit

4 mars 2007, Dojçe Vele, Që nga shpallja e Zonës me Rëndësi të Veçantë përreth Manastirt te Deçanit, nga ish kryadministratori Soren Jesen Petersen, nuk kane pushuar shqetësimet e qyetarëve të Deçanit. Propozimi I të derguarit të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari I forcoi ato edhe me tepër me paralajmerimin se në të ardhmen mund t’u ndalohet çdo aktivitet komercial apo ndërtim në tokat e tyre. Komisioni pesëanëtarësh I ngritur në nivel të Asamblesë Komunale, me një raport prej katër faqesh I drejtohet Grupit të Unitetit, ndërkohë që merr  përgjigje edhe nga peshkopi I Manastirit të Deçanit, Teodosije .

Sipas këtij komisioni, Vendimi Ekzekutiv 2005/5 dhe aneksi i pestë i Pakos së Ahtisarit, komunitetin shqiptar e vë në pozitë të nënshtruar, krijon acarim raportesh si dhe thellim mosbesimi reciprok në mes të manastirit dhe te komunitetit shqitar, i cili në të kaluarën ishte mbrojtës këtij monumenti.
Në raportin katër faqesh të komisionit pesëanëtarësh të Kuvendit Komunal të Decanit, drejtuar Grupit të Unitetit, thuhet se shpallja e kësaj pjesë Zonë Mbrojtur pamundëson shfrytëzimin e shumë resurseve natyrore dhe funkisonimin e dhjetëra ndërmarrjeve ekonomike, pengon realizimin e shumë projekteve zhvillimore ndër të cilat edhe projektin kapital I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, e mbi të gjitha, kufizon shfrytëzimin e tokave përreth manastirit nga pronarët e tyre.

Rruga qe shpie ne Zonen e Vecante

Peshkopi I manastiri I Deçanit, Teodosije Sibaliç, në letrë në shqip dërguar kryetarit Nazmi Selmanaj, ndonëse pranon se në Zonën e Mbrojtur do të ketë kufizime ai shkruan se kjo nuk ka të bëjë me eksterritorialitetin. Peshkopi I manastirit, thekson se kjo zonë mbetet pronë e decanasve dhe e Kosovës, me c’rast i bën thirje palës shqiptare që të tregojë maturi që sic shkruan, “të gjithë ne së bashku me miqte ndërkombëtar, të japim kontributin që komuna e Deçanit të bëhët shëmbull I tolerancës, paqës dhe I një jete më të mirë”.

Zëdhënësi I Manastirit të Decanit, Sava Janjic thote se: “I gjithë problemi për Zonën e Mbrojtur në Decan, duhet të them se është nxitur pa nevojë dhe është I montuar, nuk e di për c’arsye? Sepse, njerëzit që kanë pronën brënda kësaj zone mund ta shfrytëzojnë atë pasuri si deri me tani dhe këtu nuk I pengon njeri”.
Por, 30 vjeçari, Imer Elezaj, që është një ndër pronarët e tokave të përfshira përbrënda Zonës së Mbrojtur mendon pak më ndryshe:
“Po, toka është aty, si një pasuri e pakapshme .Si të thuash: Hëna është lart. Jotja është. Por, ajo le të rrijë atje. Njësoj është! I kemi pas 230 kvadrat banim. Jam lind edhe jam rrit aty. Nuk pranojmë ta lëmë as me kompenzim!”

Melihate Tërmkolli nga Ministria për Shërbime Publike e Kosovës, në debatin e mbajtur me deçanasit jo fort larg, kërkoi mirëkuptimin e pronarëve të tokave:
„Po të dilte Ekipi Negociator dhe t’iu thoshte pronarëve të tokavë pranëe kishës dhe t’iu thoshte, zotëri të nderuar, këto 800 hektar I duhen Kosovës për pavarësi, a do t’ua jepnit? Jam e bindur që nuk do të kishte shqiptar që do të thoshte: Jo nuk e jap. Madje do ta falnin krejt, sepse ky popull ka dhënë jetë që nuk kthehen me“.

Janjiq, zedhenes i Manastirit


Ministrja Termkolli, shpreh optimizëm për të ardhmen:  
“Është e qartë që nga ne edhe më tutje po kërkohet të japim,  jo për kishat, jo per gjamite, por për veten tonë.Për shtetin tonë. Është e dhëmbshme! Ka dert. Ka problem! Por une dua të besoj fuqishëm që e ardhmja është gjithsesi, shumëfish më e mirë“.
Vendimi ekzetkutiv 2005/5 I nënshkruar nga ish kryeadministratori Petersen për Zonën e Mbrojtur rreth Manastirit të Decanit i vazhduar për të katërtën herë deri në prill të vitit 2007, është futur në Pakon për zgjidhjen e statusit të Kosoves, pa asnjë ndryshim.
I dërguari I posaqëm I Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarit, në pakon e tij ka propozuar krijimin e 45 zonave mbrojtëse rreth monumenteve kulturore dhe objekteve fetare serbe në Kosovë.

Leave A Comment

Your email address will not be published.