Safer World-Analiza e problemeve në Kosovë

14 shkurt 2007, Dojçe Vele, Organizata joqeveritare britanike “Safer Ëorld”, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Forumi për Iniciativë Qytetare”, në Kosovë, ka filuar implementimin e projektit “Analiza e problemeve apo tensioneve në Kosovë”, që me anë hulumtimeve të kuptojnë gjëndjen e sigurisë në Kosovë dhe me c’kërcënime ballafaqohen komunitetet e këtushme.

“Safer World”, organizatë joqeveritare me seli në Londër, e cila merret me politikat shoqërore dhe me reformat në qështjen e sigurisë, si qëllim kryesor ka parandalimin e dhunës së armatosur dhe konfliktet. “Saferworld”, e cila vepron në Afrikë, në Azinë Jugore, në Evropën Lindore dhe në atë Juglindore, që nga viti 2001, vepron edhe në Kosovë. Jerome Mellon nga kjo organizate shpjegon:“Cfarë ne duam në të vërtet është që liderët lokal që të gjejnë zgjidhje locale për problemet locale. Pra, ne duam që të definojmë problemet në qështjen e sigurisë dhe poashtu t’iu ndihmojmë te gjejne zgjidhjet e duhura, cfare eshte edhe njeri nder objektivat e prezences nderkombtare ne Kosove, ne pergjithesi”.

Në vazhdën e këtyre projekteve po realizohet edhe projekti, “Analiza e problemeve apo tensioneve në Kosovë”. “Safer World”, implementimin e këtij projekti do ta realizojë me “Forumin për Iniciative Qytetare” me seli në Prishtinë, e themeluar si domosdoshmëri e kohës nga një grup të rinjsh dhe punëtorësh, që në vitin 2000.  Ferdinand Nikolla, drejtor ekzekutiv I Forumit për Iniciative Qytetare mendon se:”Nnë mes të qytetarit dhe institucioneve gjithnjë ka një hapësirë. Forumi për Iniciativë qytetare, këtë mungesë komunikimi mundohet që të bëjë atë hapësirë sa më të ngushtë në mënyrë që qasja ndaj problemeve të jetë sa më e suskesshme”.

Forumi për Iniciativë Qytetare, punon në rritjen e sigurisë për komunitete si dhe në nxitjen e tyre për inicim të qështjeve që mendojnë se duhet adresuar institucioneve. Ajo punon në nivel lokal, në mënyrë që puna e komuniteteve të përkthehet në një gjuhë të politikave qeverisëse si dhe në nivelin qëndror, ku përmes hulumtimeve të ndryshme merr një pasqyrë reale dhe gjithëpërfshirëse të situatës së sigurisë në Kosovë, që pastaj të hartoje planet e veta.

“Ky hulumtim do të bashkohet në një document, I cili do te analizohet me insitucionet qendrore, vetqeverisëse dhe ato të UNMIK-ut, në Prishtinë, duke iu ndihmuar kështu me cka realisht përballet Kosova dhe se si duhet të pergatitemi për t’I kontribuar përmirësimit të gjëndjes”.

Sipas koordinatorit të projektit për Evropën Juglindore, Jerome Mellon, qëllimet e tyre janë shumë të kapshme, për faktin se janë reale.

“Objektivat tona janë shumë reale dhe prandaj kemi shansa të mira për sukses. Jemi të vetdishëm se sfidat nga vendi në vend dhe nga komuniteti në tjetrin, janë të ndryshme. Por, më duhet të them se cdo kosovar kupton rëndësinë e marrjes së vendimeve për vetveten”.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *