Pakoja e Ahtisarit dhe populli

3 shkurt 2007, Dojçe Vele, I dërguari I Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dje hapi pakon e tij me propozimet për statusin. Mendimet e disa qytetarëve nga disa komunitete që përbëjnë popullin e Kosovës, I sjellim me materjalin në vazhdim.

Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dje ishte në focusin e popullit shumetnik të Kosoves, teksa në aeroportin e Prishtinës po zbriste me pakon e shumëpritur për zgjidhjen e statusit të këtij vendi të përbërë nga etni, religjione, gjuhë e dialekte të ndryshme. Shuqro Axhailic, të cilin e gjejmë pranë shtëpisë së tij, beson fort se Pakoja e Ahtisarit garanton shtetesinë e Kosovës. “Sikur te mos garantonte, nuk do ta besonim. është dashur të ndryshoje dicka, sepse të gjithe e dimë kush ka qënë serbi për ne. Të ndryshojë, për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë”, thote Axhailiq, boshnjak.

Dashiq:”Qe ketu te jete paqe dhe jo e lufte!”

Por, se ky ndryshim do të sjell gjithë ato që dëshiruan kosovarëtr, Hajriz Camaj është skeptik: “Shumë komuna kanë formu. Mitrovica ka qenë komunë edhe pëpara dhe kish funksionu edhe tash. Këtu iu ka dhënë një përparësi për të shkaktu probleme në të ardhmen, se serbet kurrqysh nuk e pranojnë realitetin në Kosovë. Shqiptarët munden me u shpërngul këndej krejt, ajo komunë dalgnadale m’u pastru, m’u bo edhe si etnike dhe prapë mujnë me shpall lloj autonomie”.

Për serbin  60 vjecar, Zoran Dashic, sikur nuk ka rëndësi  kush prej kujt do ta ndahet as kush me kënd do të bashkohet.   “Që këtu të jetë paqe,të mos bëhet lufte më. Këtë e mendoj unë! Ne e përkrahim atë që duan që të gjithë. Por, duhet të kemi mirëkuptim dhe jo të urrehemi. Duhet të bashkëjetojmë sic kemi jetuar më parë, qoftë me rom, qoftë me shqiptar apo me boshnjak. S’ka rëndësi cfarë është?”

Berisha:”Kosova m’u nda prej Serbise. Le t’bahet cka lyp krejt populli!”

Romja 24 vjece, Florije Shala, mbahet fort për mendimin e saj: “Ma mirë more, qysh jo? Na kem qejf me pas përparësi Kosova. Neve Serbia s’na vyn. Na kemi nevojë për Kosovën. Na s’kena punë me Serbi!”

Por, bashkëkombasi I saj Haxhi Berisha e di mirë cfarë do. “M’u nda Kosova krejt prej Serbisë. Me pas marrëdhnie të mira. S’kam shpi, s’kam tokë, s’kom kurrgjo. Por, mendoj me nejt në Kosovë, se ka me qënë shumë mirë.Vec le të jetë qekjo pavarësia që po e lyp krejt populli. Inshallah do Allahi!”-thote Berisha.

Njëjtë mendon edhe ashkaliu Osmon Imeraj.  “Cysh na kem prit dhe qysh kem mendu, s’kem fitu. Por, unë besoj se qesaj pune që ia kemi msy edhe do të fitojmë. Do të zgjas pak, ama ka me qenë e jona. Duhet të shkëputemi nga Serbia se edhe na jemi një popull, që mundemi me arrit dicka,jo me qënë nën këmbë të Serbisë si deri tash. Boll, qe s’di sa vjet!”

Demukaj:”Pasha Zotin ma lufte e kemi qetash se jemi “n’rentgen”t’krejt botes”

Për dallim, plaku shqiptar Ramadan Demukaj, ndonëse ne vjeshtën e jetës paralajmëron:  “Pasha Zoten, ma luftë e kem qetash se kur jemi konë të ikun në Shqipëri e në Mal të Zi . Qe shtatë vjet na jemi në ‘rentgen’ të krejt botës, qe shtate vjet. E krejt e dine ata cka mundem na e qysh shkojmë na! “

Ajete Beqiraj,DW

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *