Dëmtime të mëdha në masivin e pyjeve te Deçanit

11 janar 2007, Radio Kosova, Prerje te pakontrolluara te cilat po vazhdojne, kane demtuar ne mase te madhe pyjet e Decanit. Sipas eksperteve, demtimet e medha ne masivin e Bjeshkeve te Nemura, perligj Ligji per Pyjet, I aprovuar para tri vjetesh ne Parlamentin e Kosoves. 

Bazeni kryesor I pyjeve ne Kosove gjendet ne komunen e Decanit. Ai  shtrihet ne nje siperfaqe mbi 19 mije hektar dhe sipas eksperteve te pylltarise, ka nje kapacitet te rritjes vjetore prej 60 mije meter kub.
Mushkolaj: “Ligji eksistues perligj demtimin e pyjeve”
Ligji ekszitues mbi pyjet vetem sa perligj demtimin e pyjeve dhe mundeson manipulimin me te madh nga ooperatoret ekonomik-mendon Musa Mushkolaj, drejtor I Drejtoratit per Bujqesi ne komunen e Decanit. “Supozohet qe nje kamion tre aksesh I cili ka kapacitet bartjeje deri ne 25 metra kub bie dhe percillet me 13 14 e kurre mbi 15 meter kub,qe mendojme se nuke shte reale dhe aty kja gjithehere mbingarkese mbi tre apo kater metra kub e cila ne cdo bartje brenda dite,mkater pese kamione,rrit nje shume bajagi te madhe”-thote Mushkolaj.
Pyjet, zonat me te rrezikuara nga faktori njeri
Vjedhjet ilegale dhe gjysme legale kane futur pyjet e Bjeshkeve te Nemura ne listen e zonave me te rrezikuara nga faktori njeri.
Musa Mushkolaj:  “Dy zona te cilat pothuaj se teresisht kane humbur identitetin e pyejeve te larta jane Jedova dhe Budoshi, duke mos perjashtuar as Bjeshket e Isniqit…flas per pjesen ku eshte me I zhvilluar druri teknik,kryesiht bredhi dhe ahu”.
Sipas drejtorit, Musa Mushkolaj, ne baze te ligjit mbi pyjet, komunes I takojne 20 % te vleres se trungut te prere ne cung. Mirepo, perkunder konfirmimit te Agjencionit te Pyjeve se ata kane bere pagesen, qe nga viti 2003, kur edhe eshte bere miratimi I ketij ligji, asnje nga keto mjete nuk jane derdhur ne bugjetin komunal te Decanit.  Ndersa, ne baze te nje raporti te ofruar nga Agjencioni I Pyjeve, vetem ne nente mujorin e fundit komunes se Decanit I takojne rreth 34 mije euro.

Leave A Comment

Your email address will not be published.