E kremta e Krishtlindjeve në Manastirin e Deçanit

7 janar 2007, Dojçe Vele, Pas një agjerimi disajavësh, pjesëtarët e besimit ortodoks, të dielën kremtuan festën e  Krishtlindjeve. Kjo festë u kremtua edhe në Manastirin e Decanit.
 

Në liturgjinë e mëngjesit, në Manastirin e Decanit, morën pjesë komandanti I KFOR-it, Roland Kather dhe shefi I UNMIK-ut, Joachim Rucker, I cili e cilësoi atë si shumë të vecantë, si dhe pjesëtarë të OSBE-se. Me kete rast, igumeni i manastirit Sava Janjic nder te tjera u shpreh se“Deshiron që për ne të gjithë të bëhet më mirë! Që Kosova të jetë një shoqëri ku të gjithë qytetaret, pa marrë parasysh përkatesinë etnike dhe fetare, të jetojnë në paqe, bashësi dhe në respect të ndërsjellë për traditat e njëri-tjetrit. Kjo është e vetmja mënyrë që Kosova si shoqëri të kthehet më shpejt kah Evropa, ku edhe përket!”

 

Ne manastir edhe sivjet kishte serbë nga Kosova por edhe nga Serbia, njëri ndër të cilët ishte edhe studenti I teologjisë, 26 vjecari Aleksander Milovanovic, te cilin e gjejme teksa kendon zevogel nje kenge kishtare brenda mureve të veshura me afreske të ruajtura mirë. Dhe, meqënse është vizitë e tij e parë, ai shprehet se:

“Manastiri I Deçanit është hyjnor!”

Por, ne festen e Krishtlindjeve Ortodokse edhe sivjet mungojne shqiptaret dhe perfaqesues te komunes se Decanit, dukuri e cila vazhdon tash tetë vjet  pas perfundimit te lfutes se Kosoves me ’99.  Sipas Nazmi Selmanajt, kryetar I komunës, kjo ka ndodhur sepse nuk kishin ftesë. Ndërsa, ati I manastirit Sava Janjic, këtë anashkalim arsyeton me ndërtimet në Zonën e Vecantë përreth Manastirit, për shkak të së cilave janë acaruar marrëdhëniet. Por, duke qenë se Krishtlindjet janë festë e paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit në mes njerëzve, zëdhënësi I manastirit nuk përjashton mundësinë që Krishtlindjet e ardhshme t’I presin sipas traditës, “në një fqinjësi të mirë”.

“Po gjithsesi. Shpresojmë se do të kemi mundësi të jemi bashkë në këto festa të mëdha. Është dicka krejt e natyrshme ardhja e fqinjëve tanë që këto festa fetare t’I kremtojmë bashkë, sic ishte tradita. Por, për të bërë të njëjtën serish, ne duhet të arrisim një shkallë më të lartë besueshmërie, të cilën shpresojmë se do ta kemi në të ardhmen!”-thote Janjiq.
Manastiri i Decanit I cili është një ndërthurje e traditave kulturore mesjetare bizantine dhe perëndimore, është monumenti i parë kulturor i Kosovës, I përfshire në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Dhe, ndonëse shumë objekte fetare kanë pësuar gjatë historisë, falë shqiptarëve të cilet jane te vetdishem se ai eshte ndertuar mbi themelet e nje kishe katolike,  Manastiri I Decanit që nga ndërtimi I tij në shekullin XIII-të ka mbet I paprekur.  
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *