Perspektive e re per hidrocentralin e Deçanit

26 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Procesi I privatizimit në Kosovë, përkrah ngritjes së ekonomisë, zbut papunësinë. Një ndër projektet me investime kapitale në kuadër të këtij procesi I cili njëherit zbut edhe problemin e furnizimit me energji elektrike, është privatizimi I ish-hidrocentralit Kozhnjer, në Decan, me emer te ri dhe perspektive te re.

Rruga dhjetëkilometërshe përgjatë Grykës së Decanit, mbi të cilën ngriten bjeshkët e mbuluara me borë, na con tek hidrocentrali Lumbardh. Drunjtë shtatlartë perqafojnë qiellin e hirtë, I cili s’pushon të reshurat, sikur ta dinte se një mot I tillë I duhej mbarëvajtjes së hidrocentralit të ngrehur në gji të kësaj gryke magjepsëse. 
Objekti I ndërmarrjes publike Kozhnjeri, I cili u inaugurua në vitin 1957 dhe vazhdoi punën nën mbikëqyrjen e pikës së shpërndarjes, në Pejë, deri në vitin 1999, gjatë luftes dhe pas saj, u demolua pothuaj në tërësi. Por, me iniciativen e afaristit shqiptaro amerikan, Florin Krasniqit, u renovua dhe që nga 12 tetori I viti 2005, rifilloi punën si ndërmarrje e familjare me emrin “Hidrocentrali Lumbardh”. 
Florin Krasniqi, pronar I hidrocentralit thote se:“Situata energjetike në Kosovë është mjeruese…Por, është tmerrësisht mjeruese nëqoftëse ne nuk bëjmë kurrgja për situatën. Nëqoftëse vetëm folim, vetëm ankohemi, vetëm kritikojmë. Unë e kam ndërtu nje hidrocentral relativisht të vogël. Por, përditë ndjehem fajtor që nuk mund të bëj më shumë për energjetikën e Kosovës!”   
Hidrocentrali i dikurshem eshte ringritur ne forme te re dhe me emer te ri
                                  
Objekti i hidrocentralit  lënë shkret që nga viti ‘99, tashmë është rikthyer në jetë.  Aty fitohet buka për 23 familje; aty buron drita për 6000 të tjera. Sepse, me një investim prej 8 milione eurosh, fuqia e lumit Lumbardh, e cila dikur përdorej për sharra e mullinj, është shndërruar në një burim të ri drite. Zhurma e fuqishme e gjeneratorëve dëgjohet që nga jashtë; fuqia e dritës që prodhohet brënda!
Xhevdet Krasniqi drejtor ekzekutiv I hidrocentralit Lumbardh, në Decan, flet për vështirësitë e fillimit: “Në Kosovë ka pas trubullira dhe nuk ka pas garancë për investime. Por, ne të gjithë e kemi marrë në atë mënyrë që në Kosovë s’kemi c’humbim. Kosova është jona dhe investimi ka me mbet në Kosovë.”
Inxhinjeri Krasniqi:”Vetem me energjine e Lumbardhit mund te furnizojme Decanin me rrethine”
Drejtori teknik, Agim Krasniqi, I cili deri më tani ka jetuar në Shqipëri dhe ka një përvojë të gjatë në këtë fushë, jep një vlerësim për hidrocentralin Lumbardh:“Është hidrocentral bashkëkohor, komplet digjital.I gjithë sistemi I informacionit, I matjeve, I mbrojtjeve, lëshimet, ndalimet, mund të komandohen nga një kompjuter, që është dhoma e monitorimit”-thote Krasniqi, i cili flet edhe per  kapacitetin prodhues : “Varësisht nga prurjet e ujit, prodhojmë 8.3 mhw. Si fuqi e instaluar e hidrocentralit, mund të mahet Decani me rrethinë. Me një fjalë, futet në rangun e hidrocentraleve me fuëi të madhe, I cili brënda një viti mund të prodhojë 30 milion klë ore!”
Se Florin Krasniqi është në kërkim të projekteve të reja dhe të bashkëpunimit korrekt, dëshmon drejtori teknik Agim Krasniqi, I cili sjell një njoftim për projektin e hidrocentralin, Lumbardhi 2, projekti për të cilin është në punim e sipër.        
                                                         
“Hirocentrali tjëetër do bëhet rreth 22 më/h, prodhimin vjetor mund ta ketë rreth 100 milion kë/h ne vit. Ndërsa, shuma e investimeve kap rreth 33 milion euro.”.
Afaristi shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi hulumton per mundesi te reja investimi ne Kosove
Afaristi shqiptar Florin Krasniqi, me prejardhje nga Rajoni I Pejës, I cili tash e 20 vjet jeton dhe punon  në Nju Jork të SHBA-së, ka një ëndërr të vetme: që cdo mëngjes, mijëra punëtorë t’I ngjiten Grykës së Decanit. Që mijëra të tjerë të pushtojnë fabrikat e Kosovës. Por, sipas tij, pamundesia e sigurimit të ekzistencës në Kosovë nuk është arsyeja e vetme që shqiptareve ua imponon marrjen e botës në sy. Se ka arsye  tjera që I tërheqin prapa: “Gjenetikisht dhe histroikisht, nuk jemi të mësuar të punojmë në ekipe, të bashkëpunojmë. Ekonomia pa partneritet s’mund të ec perpara”.
Përkunder bindjes se Kosova edhe më tej është një zonë e kuqe për investime, Florin Krasniqi nuk iu frigohet investimeve kapitale. Sepse, sipas tij: “Jetojmë në Evropë. I kemi të gjitha melmesat për me I realizu një shtet ku njerëzit mund të jetojnë të lirë, të pasur të sigurt. Pse mos ta bëjmë? Mendoj se kur njerëzit  besojnë në Zot, në veten në njëri-tjetrin, suksesi është aty!”
Ajete Beqiraj, DW & RTK
(Visited 4 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *