Perurim i rrugës Carrabreg – Voksh – Junik

11 dhjetor 2006, Radio Kosova, Ne pranine e qytetareve dhe te zyrtareve te pushtetit local te Decanit dhe te pilot njesise komunes se Junikut, kryeministri Çeku, u be inaugurimi i rrugës se re për Junik.

Shiritin e rruges dhjetekilometershe Carrabreg – Voksh-Junik, e preu kryeministri i Kosoves Agim Qeku I cili tha se ky aks  rrugor eshtë rruge kombtare e cila lidh Kosovën më Shqipërinë.  Por,  projektet me kapitale do te realizohen pas pavaresise se Kosoves-thote Qeku
“Inagurimi i “Rruges se Pavarësisë do të jetë projekti me I rendëishëm që qeveria do ta realizojë gjatë vitit 2007”-tha me kete rast kryeministri I Kosovës, Agim Qeku, duke e vlerësuar zgjedhjen e statusit si kusht për zhvillim të hovshem të vendit në të ardhmen. Ai ka kujtuar më këtë rast vendimin e qeverisë për të dhënë më shumë para gjatë vitit 2007 me qellim te permirësimit te infrastruktures se vendit si kusht per te thithur investimet e jashtme. 
Realizimin e ketij projekti I cili kap shumen prej 2 milion e 500 mije eurosh e mundesoi Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit. Ministri Ahmeti me kete rast tha se: “Rruga që ne përurojmë sot është pjesë e projektit që do të vazhdojë vitin e ardhshëm, kur edhe parashihet fillimi i një projekti tjetër kapital që do të lidh Kosovën me Malin e Zi”.
Ndersa, kryetari Kuvendit komunal te decanit,Nazmi Selamanaj,  nder te gjitha projektet e mebshtetura nga kjo ministri, perparesi I dha ndertimit te rruges Decan-Plave, faza e pare e te cilit do te filloje ne vitin 2007.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *