Date Archives December 2006

OVL shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së

30 dhjetor 2006, Radio Kosova. Sot, ne kompleksin memorial ne Gllogjan, Organizata e Veteraneve te Luftes me shenimin e Dites  se Veteranit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, kujtoi rrugetimin e tyre te gjate per clirim si dhe renjen e bashkeluftetareve te tyre ne altarin e lirise. 

Shenimi i 16 vjetorit te levizjeve te para te armatosura, filloi me marshin e njesive ushtarake te veteraneve te luftes se UCK-se nga fshati Rrezar per ne Gllogjan, ku vune kurora lulesh mbi varrezat e deshmoreve.  Ne prezencen e eproreve te ushtrise clirimtare, te shoqatave te te dala nga lufta, te familjareve te deshmoreve dhe invalideve te luftes, te trupave mbrojtese se Kosoves, strukturave komunale dhe te qytetareve te tjere, manifestimi qendror filloi ne kompleksin memorial Deshmoret e Kombit.

Haradinaj: “Gjate lufte sbashkuam pushket per liri-Sot te bashkohemi per te fituar shtetesine”
Kryetari I Organizates se Veteraneve te Luftes se UCk-se Faik Fazliu, me kete rast u beri thirrje institucioneve vendore per nje kujdes me te madh ndaj veteraneve dhe invalideve te luftes. Ne emer te Shoqatave te dala nga lufta foli Nexhmi Lajci, I cili me nje pesimizem per te ardhmen e Kosoves, krahasoi  gjendjen e tanishme me situaten e viteve te ’90-ta. Perderisa, ish-komandanti I brigades 131 “Jusuf Gervalla”, per zone te Dukagjinit, gjeneral Daut Haradinaj beri thirrje qe te besojne ne instiucionet vendore dhe ne nje te ardhme te pavarur te Kosoves: “Gjate luftes I kemi bashkuar pushket me fitu lirine. Ne kohen e sodit, do t’I bashkojme enrgjite me e fitu shtetesine.ju lus qe te jeni optimiste,te jeni aktiv, qe te jeni te pergjegjshem dhe te punoni qe te ecim perapra,ta ndertojme shtetin tone”
Mushkolaj:”Sic ditem te luftojme ne do te arrime deri te caku perfundimtar”

Ndersa, kryetari i Organizates se Vetereane te Luftes per Zonen Operavite te Dukagjinit, kolonel Avdyl Mushkolaj nder te tjera ta se: “Si pjesetar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ashtu sic kemi dite te luftojme, ashtu do te dime edhe ta perkrahim njeri-tjetrin edhe ne keto dite per te arritur deri tek caku per te cilin e kemi pas synimin edhe gjate luftes. Perkrah te gjithave do te vazhdojne rrugetimin deri te synimi pefundimtar”-thote kolonel Avdyl Mushkolaj, Kryetar I Organizates se Veteraneve te Luftes per Zonen e Dukagjinit.
OVL e UCK-se per Zonen e Dukagjinit, ne shenje nderimi per sakrificen sublime ne luften heroike, ndau mirenjohje per familjet Jashari, Pajaziti dhe Haradinaj. Ndersa, manifestimi per shenimin e  dites se Veteraneve te Luftes se UCK-se u permbyll me nje program kulturoro artistik.

Fondi i grabitur i pensionistëve kontributdhënës edhe më tej në Serbi

29 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me ë1 dhjetor të vitit 1998, gjithsejt numëronte 91 mijë e 6ë5 kontributdhënës, (91.6ë5), të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor. Kjo shtresë e pupullatës tashmë nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës, paguhet me vetëm 40 euro në muaj, duke u shndërruar kështu nga kontributdhënësit në skamnorë.

Ndërkohë që Kosova kremtonte festat e fundvitit, pensionistët e të gjitha kategorive “kremtuan” tetëvjetorin e mohimit të të drejtave elementare, të degradimit, të shpronësimit si dhe të përballjes me vështirësitë e ekzistencës. “Me mospërfshirjen në planin e zbatimit të standardeve, e së fundmi, as në ligjin për bugjetin e vitit 2007, ne jemi “c’regjistruar” edhe nga regjistri I të gjallëve”-thotë profesor  Fatmir Fehmiu-Është për keqardhje që e gjithë kjo masë në këtë vit të tetë, I festoi Krishtlindjet, Vitin e Ri dhe Kurban Bajramin pa mbrojtje ligjore të të drejtave socioekonomike për shkak të insuficiencës të organeve të pushtetit”.
Fehmiu:”Kontributet e pensionisteve jane ne cdo pellembe te Kosoves”
Me qëllim që të mbrojë të drejtat e pensionistëve, të fituara në bazë të kontributeve të deponuara në Fondin për Sigurim I cili dallon nga pensioni I moshës apo pensioni themelor, me 25 korrik të vitit 2002, u themelua Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës.  Kryetari I kësaj sindikate, profesor Fatmir Fehmiu thote per DW-ne se: “Kontributet tona janë në çdo pëllëmbë të Kosovës, duke filluar prej infrastrukturës, deri te kapitali I gjallë. Të gjitha këto kuadro që janë në krye të Kosovës, janë produkt I gjeneratave të cilat sot janë shndërruar në skamnorë”.
Ndër ta është edhe veterani I arsimit, Adem Idrizi, I cili ka kaluar një jetë në arsim. “Prej atyre gjeneratave ka doktorë, shkrimtarë, profesorë. Për 43 gjeneratat që i kam përcjell në arsim, I marr 40 euro”-thote Idrizi.
Mbi 2 miliarde euro te pensionisteve vazhdon te jete peng i shtetit serb
Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Sipas z.Fehmiut, gjendja e tanishme është vetëm vazhdimësi e varfërisë së shkaktuar nga ana e regjimit të Milloshevicit, me të cilën janë të prekur të gjithë qytetarët joserb të Kosovës.
“Prej vitit ‘98 është ndalur dhënia e pensioneve në viset ku janë zhvillu askionet ushtarake, policore serbe, ndërsa prej dhjetorit ‘98 e këndej, në përgjithësi. Kjo vlen për të gjitha komunitetet, me përjashtim të serbve dhe malazezëve të cilët I marrin pensionet në kontinuitet nga fondi I Serbisë e në të njëjtën kohë, edhe pensionin e ashtuquajtur-themelor, nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës e që paraqet një diskriminim ‘sui generis’.”
Pensionet e kategorive kontributdhenese ne vlere te njejte me ato te pleqerise
Sipas kryetarit Fehmiu, është domosdoshmëri e kohës që të eliminohen padrejtesitë e bëra ndaj kësaj shtrese të popullsisë, e cila me anëtarët e familjeve përbëjnë pothuaj një të tretën e popullsisë së Kosovës.  Neqoftese insuficienca vazhdon, atëherë me siguri do të vije deri te ndonjë erupcion social, se sic thotë populli: “Thika ka ardhe ne asht!”
Pensionet e kategorive kontributdhënëse si dhe pensionet e pleqërisë nga bugjeti I konsoliduar I Kosovës kapin shumën prej 40 eurosh. Një shumë lëmoshë-thonë të gjithë, tash kur shumica prej tyre përballen me varfëri të skajshme. “Ka sot penisonistë që po vdes urie. Bile me ia mundësu asaj katergorie që barërat dhe mjekësinë t’I ketë pa pagesë”-Penisonisti Sefer Qufaj, është I revoltuar.
Fehmiu:”Nje shtet qe mbyll dyert per qytetaret e vet s’mund te pres t’i hap dyert bota”
Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur për Pensionistë dhe Invalidë të punës, të Kosovës, professor Fatmir Fehmiut, një shtet I cili mbyll dyert për qytetarët e tij, nuk mund të kërkoj t’I hapen dyert e botës.  “Nëqoftëse vazhdohet me shkelje të të drejtave të Njeriut sidomos në sferën socio-ekonomike, atëherë, me siguri, nuk do të jenë të hapura për Kosovën dyert e Evropës as të Kombeve të Bashkuara”-thote kryetari Fehmiu.
Pensionistët e Kosovës, përkrah të drejtave të tyre, luftojnë edhe për fatin e gjeneratave të reja të cilet janë kursimtar por nuk janë të siguruar.

Rrenohet objekti shtese i restoranit “Gryka e Decanit”

28 dhjetor 2006, Radio Kosova, Me nje vendim te leshuar sot nga sherbimi i inspekcionit prane Kuvendit Komunal te Decanit, ne prezencen e inspekcionit dhe te ShPK-se filloi demolimi I objektit shtese te restoranit Gryka e Decanit, I cili konsiderohet te jete ndertuar ne Zonen me Rendesi te Vecante te Manastirit te Decanit, te shpallur nga ish-kryeadministratori Petersen, ne prill te vitit 2005.
Punimeve gati dymujore me nje investim prej 15 mije eurosh ne nje terrase femijesh prane restoranit Gryka e Decanit ne Decan, pas nje jave s’do t’iu mbetet gjurme  Arsyen na e thote pronari Naim Kuqi, I cili sot ka filluar rrenimin e punes se tij:“Po e shihni edhe vet. Krejt e drurit. Ne toke temen. Asht zone e itnereit te vecante, po thone. Po ata ate vendim e kane pru para dy viteve pa na dvet ne familjen tane,se ne I kemi ketu 12 hektare toke. Ata me se pari eshte dashur te na perfshine edhe ne, cka ju konvenon a iu kinveon qelkjo qe e kemi pru apo jo?Por,s’na ka dvet kurrkush!”
Kuci:”Deklaratat se “prona eshte e shenjt” te vlejne per te gjithe qytetaret njelloj”
Ne vitin 2007 parashihet te fillojne punimet ne rrugen Decan Plave, e cila per hskak se shtrihet gjashte kilometra pergjate zones se vecante, nxiti reagime nga ana e perfaqesuesve serb.  Nga ana tjeter, kjo zone pritet te behet nje zone turistike e cila do te futet ne katalogjet boterore. Dhe, si si mudnt e bhet kjo ne rrethana te tilla, pyet Naim Kuci: “E ardhmja e Decanit thone eshte turizmi,me kend te rrish.edhe Agim Qeku vet ka thene.Ai e ka spot aty per cdo dite thote: “Para ligjit eshte I drejt cdo qyetar,prona eshte e shenjt!” Ai mos te bie ndesh me fjalet e veta,edhe minsitri edhe Ramushi, edhe ata te gjithe.Po thojne qe kjo eshte qeshtje politike. Cka ndikon ne politike kjo terrace? Manastri neqoftese nuk don me u integru ne shoqeri, edhe manasitir s’iu vyn kurrgjo, ne burg!”
Qyetaret:”Na privuan nga shfrytezimi i tokes se blere me shume sakrifica”
Kur prinderit tane blene token, me vjet te tera familja jone hengren buke e kripe per te paguar borxhin. Ndersa sot, kur erdhi dita ta shfrytezojme, mund te marrim vec barin e thare-thote Xhevdet Kuci, bashkepronar I 112 hektareve, te cilet  shtrihen 1500 metra mbi manastirin e Decanit. Perderisa, pronari Naim Kuci, ofshan I deshperuar: “Neqoftese bash per nje terrace mvaret e ardhmja e Kosoves, mos na ardhte ajo e ardhme, mos e gezofshim.Po medet qe s’e kem fitu vet e lujne me neve qysh te dojne”!
Restorani Gryka e Decanit, I ndertuar 1,500 metra mbi manastirin e Decanit, ne mugnese te rrymes elektrike per shkak te moslegalizimit, vazhdon punen me gjenerator qekur para tri vjetesh u leshua ne pune.

Raportimet kontestuese te mediave serbe vene ne levizje zyrat diplomatike

27 dhjetor 2006, Radio Kosova, Deklaratat e fundit ne mediat serbe per investime te paraljmeruara afer Manastirit te Decanit, kane vene ne levizje zyrat diplomaitke ne Prishtine. Kreu i komunes se Decanit Nazmi Selmanaj, hodhi poshte deklarata te tilla, perderisa perfaqesues te Zyres amerikane zhvilluan me kryetarin nje takim te mbyllur.

Perfaqesuesit e Zyres Amerikane ne Prishtine, nuk u prononcuan per media lidhur me takimin e mbyllur ne Komunen e Decanit. Mirepo, nga burime tjera mesojme se kjo vizite ka te beje me deklaratat e fundit ne gazetat beogradase se ne afersi te Manastirit te Decanit do te ndertohet nje fabrike uji, investimet per te cilen do t’I bejne Emiratet e Bashkuara Arabe.Kreu I kuvendit Komunal te Decanit, Nazmi Selmanaj hodhi poshte deklaratat se prane burimit te ujit mineral apo Gushavcit, sic njihet ne Decan, do te ndertohet cfaredo fabrike e aq me pak se kjo mbushtore do te behet me lejen e autoriteteve komunale.

Selmanaj: Nuk ka investime nga Emiratet Arabe- Ndertimi i rruges Decan Plave nuk cenon Zonen e Vecante
Ndersa, per shqetesimet e Keshillit Nacional Serb lidhur me rrugen Decan-Plave e cila parashihet te filloje punimet ne fillim te vitit 2007, kryetari I komunes se Decanit, Nazmi Selmanaj theksoi se me kete rruge e cila shtrihet ne perimeter prej gjashte kilometrash, nuk rrezikohet ekzistenca e Zones se Mbrojtur.
Tokat perreth Manastirit te Decanit u shpallen zone e vecante, ne prill te vitit 2005, me vendimin ekzekutiv 2005/5 te leshuar nga ish shefi I UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Sipas listave kadastrale te Decanit, toka qe I takon manasitirt shtrihet deri te lumi Lumbardh, perderisa me kete aktvendim parashihet nje Zone e Vecante prej 800 hektaresh ne forme te nje drejtkendeshi-tete kilometra me nje kilometer gjeresi, pa perjashtuar as pronat private.

Perspektive e re per hidrocentralin e Deçanit

26 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Procesi I privatizimit në Kosovë, përkrah ngritjes së ekonomisë, zbut papunësinë. Një ndër projektet me investime kapitale në kuadër të këtij procesi I cili njëherit zbut edhe problemin e furnizimit me energji elektrike, është privatizimi I ish-hidrocentralit Kozhnjer, në Decan, me emer te ri dhe perspektive te re.

Rruga dhjetëkilometërshe përgjatë Grykës së Decanit, mbi të cilën ngriten bjeshkët e mbuluara me borë, na con tek hidrocentrali Lumbardh. Drunjtë shtatlartë perqafojnë qiellin e hirtë, I cili s’pushon të reshurat, sikur ta dinte se një mot I tillë I duhej mbarëvajtjes së hidrocentralit të ngrehur në gji të kësaj gryke magjepsëse. 
Objekti I ndërmarrjes publike Kozhnjeri, I cili u inaugurua në vitin 1957 dhe vazhdoi punën nën mbikëqyrjen e pikës së shpërndarjes, në Pejë, deri në vitin 1999, gjatë luftes dhe pas saj, u demolua pothuaj në tërësi. Por, me iniciativen e afaristit shqiptaro amerikan, Florin Krasniqit, u renovua dhe që nga 12 tetori I viti 2005, rifilloi punën si ndërmarrje e familjare me emrin “Hidrocentrali Lumbardh”. 
Florin Krasniqi, pronar I hidrocentralit thote se:“Situata energjetike në Kosovë është mjeruese…Por, është tmerrësisht mjeruese nëqoftëse ne nuk bëjmë kurrgja për situatën. Nëqoftëse vetëm folim, vetëm ankohemi, vetëm kritikojmë. Unë e kam ndërtu nje hidrocentral relativisht të vogël. Por, përditë ndjehem fajtor që nuk mund të bëj më shumë për energjetikën e Kosovës!”   
Hidrocentrali i dikurshem eshte ringritur ne forme te re dhe me emer te ri
                                  
Objekti i hidrocentralit  lënë shkret që nga viti ‘99, tashmë është rikthyer në jetë.  Aty fitohet buka për 23 familje; aty buron drita për 6000 të tjera. Sepse, me një investim prej 8 milione eurosh, fuqia e lumit Lumbardh, e cila dikur përdorej për sharra e mullinj, është shndërruar në një burim të ri drite. Zhurma e fuqishme e gjeneratorëve dëgjohet që nga jashtë; fuqia e dritës që prodhohet brënda!
Xhevdet Krasniqi drejtor ekzekutiv I hidrocentralit Lumbardh, në Decan, flet për vështirësitë e fillimit: “Në Kosovë ka pas trubullira dhe nuk ka pas garancë për investime. Por, ne të gjithë e kemi marrë në atë mënyrë që në Kosovë s’kemi c’humbim. Kosova është jona dhe investimi ka me mbet në Kosovë.”
Inxhinjeri Krasniqi:”Vetem me energjine e Lumbardhit mund te furnizojme Decanin me rrethine”
Drejtori teknik, Agim Krasniqi, I cili deri më tani ka jetuar në Shqipëri dhe ka një përvojë të gjatë në këtë fushë, jep një vlerësim për hidrocentralin Lumbardh:“Është hidrocentral bashkëkohor, komplet digjital.I gjithë sistemi I informacionit, I matjeve, I mbrojtjeve, lëshimet, ndalimet, mund të komandohen nga një kompjuter, që është dhoma e monitorimit”-thote Krasniqi, i cili flet edhe per  kapacitetin prodhues : “Varësisht nga prurjet e ujit, prodhojmë 8.3 mhw. Si fuqi e instaluar e hidrocentralit, mund të mahet Decani me rrethinë. Me një fjalë, futet në rangun e hidrocentraleve me fuëi të madhe, I cili brënda një viti mund të prodhojë 30 milion klë ore!”
Se Florin Krasniqi është në kërkim të projekteve të reja dhe të bashkëpunimit korrekt, dëshmon drejtori teknik Agim Krasniqi, I cili sjell një njoftim për projektin e hidrocentralin, Lumbardhi 2, projekti për të cilin është në punim e sipër.        
                                                         
“Hirocentrali tjëetër do bëhet rreth 22 më/h, prodhimin vjetor mund ta ketë rreth 100 milion kë/h ne vit. Ndërsa, shuma e investimeve kap rreth 33 milion euro.”.
Afaristi shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi hulumton per mundesi te reja investimi ne Kosove
Afaristi shqiptar Florin Krasniqi, me prejardhje nga Rajoni I Pejës, I cili tash e 20 vjet jeton dhe punon  në Nju Jork të SHBA-së, ka një ëndërr të vetme: që cdo mëngjes, mijëra punëtorë t’I ngjiten Grykës së Decanit. Që mijëra të tjerë të pushtojnë fabrikat e Kosovës. Por, sipas tij, pamundesia e sigurimit të ekzistencës në Kosovë nuk është arsyeja e vetme që shqiptareve ua imponon marrjen e botës në sy. Se ka arsye  tjera që I tërheqin prapa: “Gjenetikisht dhe histroikisht, nuk jemi të mësuar të punojmë në ekipe, të bashkëpunojmë. Ekonomia pa partneritet s’mund të ec perpara”.
Përkunder bindjes se Kosova edhe më tej është një zonë e kuqe për investime, Florin Krasniqi nuk iu frigohet investimeve kapitale. Sepse, sipas tij: “Jetojmë në Evropë. I kemi të gjitha melmesat për me I realizu një shtet ku njerëzit mund të jetojnë të lirë, të pasur të sigurt. Pse mos ta bëjmë? Mendoj se kur njerëzit  besojnë në Zot, në veten në njëri-tjetrin, suksesi është aty!”
Ajete Beqiraj, DW & RTK

Viktimat dhe të mbijetuarit

20 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Në Vermicë të Prizrenit, të mërkurën(20 dhjetor), përfundoi punëtoria tre ditore e projektit ”Qartësimi I fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi”, konretisht “Viktimat dhe të mbijetuarit: Ballafaqimi me të kaluarën dhe me të tashmen”. Kjo punëtori është organizuar nga Programi për Iniciativë të Shoqërisë Civile(ICMP), mundesuar nga Charls Stewart Mott Foundation.

Ky projekt që implementohet në gjithë Rajonin e Ballkanit, me qëllim të përgatitjes së grupeve etnike për ballafaqim me të kaluarën si dhe për zgjidhjen e konflikteve, ka focusin në shoqatat e familjarëve të personave të pagjetur, viktima të luftës së fundit në Kosovë.
“Ideja është që shoqatat e familjareve të personave të pagjetur dhe të Këshillit Koordinues të Asoicacioneve që bëjnë një punë pothuaj prej shtatë vjetëve, t’iu ofrohet mundësia për aftësime, në ballafaqim me të kaluarën”-thotë Mihane Nartilë Salihu Bala, nga Programi për Iniciativë të Shoqërisë Civile.
Bajram Qerkini, nga shoqata për persona të pagjetur “Kujtimi” në Mitrovicë, i cili ka të pagjetur djalin 30 vjecar, thotë I revoltuar:
”T’I kthehemi të ardhmes…Shumë faleminderit prej tyre! Dhe unë do t’I mësoj gjeneratat t’I kthehen të ardhmes. Por të bisedojmë. Ta prekim zemrën…”
Punëtoria në Vermicë të Prizrenit është punëtoria e tretë me radhë nga ky projekt që filloi implementimin që nga tetori I vitit 2006. Këtu morën pjesë përfaqësues të 19 shoqatave të që përbëjnë Këshillin Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve për përsona të pagjetur të Kosovës. Kryetari I këtij këshilli, Haki Kasumi thote se: “Rrugët dhe përpjekjet tona janë të vazhdueshme, të pandalshme. Mundësitë tona janë të kufizuara. Ne veprojmë si asociacion pa asnjë ndihmë të institucioneve tona. Kemi ba dhe do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që ata të na ndihmojnë në zbardhjen e fatit të numrit të madh të personave të pagjetur, të cilët aktualisht janë të evidentuar në Kosovë mbi 2200…”
““Ekziston një tendencë e vazhdueshme që njerëzit që jetojnë me dhëmbje të tilla të anashkalohen. Nuk kuptohen drejt dhe mungon punë sistematike për rehabilitimin psikosocial. Vazhdimisht theksohet fakti se përderisa nuk zbardhet fati I këtyre njerëzve, ata njerëz dhe të gjithë ne q jemi prane tyre, nuk do te kemi qetësi shpirtërore”-thotë z. Bala.
Marredheniet ne mes institucioneve vendore dhe nderkombatre me shoqatat per persona te pagjetur na sjell Haki Kasumi: “E them me keqardhje se marrëdheniet tona me organizata ndërkombtare që veprojnë në Kosovë kaneë qënë shumë më të mira, që në kushte normale, do të duhej të ishte e kundërta: të kishim raporte të mira me institucionet tona. Të jenë në nivel më të lartë të detyrës ngase historia vëzhdon, historia shënon dhe sigurisht, të gjithë ata qe nuk kanë vepruar drejt do ta marrin dënimin e merituar nga gjyqi I historisë I cili është I papërmirësueshëm”.
Bajram Qerkini, nga shoqata për persona të pagjetur “Kujtimi”, në Mitrovicë, flet nga përvoja e tij:“ Ah po! Kem shumë ndihmë të madhe që si t’na shohin thonë: ”Qe këta po na bajnë zhurmë dhe kthejnë kryet tjetërkah. Shume të madhe e kemi mbështetjen sidmomos prej qeverie e prej këtyre komisioneve që ata I zgjedhin vet. Si t’na shohin thonë: ”Qe, erdhën këta e na prishin edhe muhabetin. Se, ky do të flas për të pagjeturit e na duhet të flasim për të ardhmen!”
Halit Berisha, nga shoqata “Shpresimi”, në Suharekë, e cila kërkon edhe 152 nga të 176 të pagjeturit, ka një arsye të fortë për t’u angazhuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve:
“Unë kam vëllaun e zhdukur dhe 48 anetar të familjes Berisha nga masakra e Suharekës, me 26 mars të vitit 1999”.
Tetë të akuzuar për kryerjen e këtij krimi ndërkohe po gjykohen në Beograd, gjykatë të cilën ai nuk e pranon. Katër prej tyre janë zbuluar në varrezat masive të Serbisë, përderisa mungojnë edhe 34 të tjerë, për fatin e të cilëve edne nuk dihet. Ndërkohe që familjarët kanë vështirësi t’I rikthehen jetës.
“Është vështirë të risocializojme familjarin, sepse te ne ka ndodh gjenocid ndaj një populate-thote Halit Berisha, Mirëpo, Zoti dhe gjaku nuk humb! Mbetet  një plagë e hapur e familjarëve, e qytetarëve të Kosovës dhe mednoj se pa shërimin e kësaj plage, asnjëhrë nuk mund të ketë rehati të plotë në Kosovë”.
Perkrah pasaktesise se shfirave ende te panjohura te numrit te sakte te te pagejturve, ne Kosove afersisht rezultojne edhe reth 1500 njerez  pagjetur.

Reportazh nga Juniku

18 dhjetor 2006, Dojçe Vele. Për shkak të shkatërrimit masiv dhe zonës së minuar kthimi i banorëve të Junikut pas luftës nuk ka qenë i qëndrueshëm edhe në të dy fshatrat malore, Jasic dhe Gjocaj.

Junikasit, menjëherë pas luftës me donacione dhe më vetkontribut, mundësuan rifillimin e jetës normale. Por, edhe pse në dy fshatrat rrëzë bjeshkëve të Gjeravicës, Jasiq dhe Gjocaj, vërshuan shoqata të ndryshme vendore dhe ndërkombtare për deminim, shtrirja e gjërë dhe minimi i dendur në këto zona, ndikoi në zvarritjen e kthimit të të zhvendosurve në vatrat e veta.

Drejtori ekzekutiv I pilot njësisë komunale të Junikut, Ruzhdi Shehu, sjell hollësi të tjera: “Juniku ka qënë vend kufitar, ku edhe lëvizjet e qytetarëve dhe armatimi ka shku përmes kufirit është bërë furnizimi, mundë të them, i tërë Kosovës. Për këtë shkak edhe ka qënë një zonë në të cilën është ba edhe një shkatërrim masiv i policisë së Serbisë dhe një minim vërtet i specializuar”.

Dikur, me shkollë, ambulancë e me të gjitha kushtet për jetesë, ndërsa sot veç një zone e shkretuar dhe fushë të minuar nga mbetjet e luftës së fundit në Kosovë. Të 300 shtëpitë e banuara prej 65 familjeve me rreth 600 banorë, sot janë vetëm gërmadha të banuara vetëm me dy pleq në njërin e në tjetrin, nga një familje me dy fëmijë, të cilët ecin me katër-pesë kilometra në ditë, për të ardhur në shkollë. Të zhvendosurit, që nga vitit ’99, jetojnë në të 120 shtëpitë e ndërtuara për kolonët serb, të ardhur në fillim të viteve të 90-ta.

Njëra prej, siç thonë ata, “refugjatëve në shpi t’vet” është edhe GanimeteJasiqi-40 vjecare, e cila me bashkëshortin, vjehrrën dhe të pesë fëmijët deri me tash ka jetuar me një ndihmë sociale prej 75 eurosh.

“Jetojmë një jetë mesatare, vec sa për bukë goje. Këtë dyqan të vogël e kap hap në një kampshtëpize. Tash me kanë ndërpre edhe socialin dhe tetë anëtarë veç me
këtë dyqan po ekzistojmë”.

Përballë dyqanit të vogël, është një radhë tjetër shtëpish në të cilat jetojnë banorët e dy fshatrave kufitare, Jasiq dhe Gjocaj. Në oborrin e njërës prej tyre është një kasolle e drunjtë. Ndonëse mesditë, nga dera e hapur shihet një plakë e strukur nën jorgan. Një plakë, e cila ka harruar moshën e saj: “Vallahi loke nuk e di sa vjeç jam. Nuk i maj mend veç kom shumë!” 

Ndonëse mesditë, ajo rri e strukur në shtrat, se as vatra e ndezur në kasollën e varfër nuk zbut të ftohtët që hyn nga të carat e murit të drunjtë: “Narth vallahi moj loke!…Po rrnojmë si faqja e zezë! Çka me ba?! Një vend qaty s’na nxan, rob shumë, kush s’ta din dertin!” 

Njësoj thotë edhe Bajram Jasiqi-50 vjecar, i cili banon në dy dhoma me të nëntë anëtarët e tij: “Jepi zjem e fol sa të duash, kurrkush nuk vjen me na pa. E baj shpinë vet, po nuk kam pare! Nëntë anëtarë familje jetojmë në dy dhoma. Ma zi se n’luftë. Veç si nuk kërset pushka se krejt në këtë lagje, qeshtu jemi!”

Bajram Jasiqi flet për vështirësitë e kthimit si individe, mes pyjeve të dendura e gërmadhave, ne çfarë janë shndërruar fshatrat e tyre: “Nëse bëhet të kthehmi të gjithë…Por, më së pari të kontrollohet vendi se me shku 5-600 anëtarë familje,
dy fshatrat Jasiq e Gjocaj, shpërndahen njerëzit nëpër fusha, një njeri me ra në mina, sa kushton një jetë e një njeriu?! Ata po i kontrollojnë malet, bjeshkët e
ku jetojnë njerëzit nuk i kontrollojnë!” 

Plaku 70 vjeçar, Asllan Gania nga fsahti Gjocaj, dëshiron të rikthehet sa më shpejt atje ku ka lënë jetën e tij. “S’ka njeri që nuk I pëlqen vendlindja. Pa marrë parasysh në c’kushte jeton, me vendlindjen se ndërrohet asgjë!”

Edhe Edona trivjecare, sikur është e vetdishme bukurive të fshatit buzë bjeshkës. Ajo kujton shumë mirë një vizitë të shkurtër gjatë verës, ku me të ëmën kish pirë uji te kroi I fshatit:

“M’pëlqen shumë me shku në bjeshkë…Shkoj me mbush ujë…Me pi ujë”.

Por, sipas drejtorit ekzekutiv të pilot njësisë komunale të Junikut, Ruzhdi Shehut, kushti themelor për rikthimin e jetës në këto fshatra të bukura malore, është deminimi:

“Deminimi është kusht elementar edhe për investime të ardhshme. Pa një qertifikatë nga shoqatat e specializuara të cilat garantojnë që kjo pjesë është e deminuar, qytetarët nuk kanë besim të kthehen”,thotë Shehu.

Pilot Njësia Komunale e Junikut është komunë në formim në Rrafsh të Dukagjinit.

Istog: THV gjermane mbyll misionin në Kosova

 ShKA e Istogut  

13 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Pas veprimit të saj në Kosovë që nga viti ’98 organizata qeveritare gjermane Bundesstadt Technisches Hilfsëerk, (Org.për Ndihmë teknike dhe bashkëpunim), me një ceremoni të pranim dorëzimit të çelësave të automjeteve, dje, në Istog, paralajmëroi përmbylljen e misionit të vet në Kosovë.

Organizata qeveritare gjermane THW, që nga qershori I vitit ’98 dha  një konbtribut të madh në ngritjen e infrastructurës, në kthimin e të zhvendosurve e në shumë sfera të tjera me interes për popullatën e Kosovës. Puna tetë vjecare e kësaj organizate, me projektet e së cilës u ndihmuan të gjitha grupet etnike në Kosovë, të martën u nderua me ceremoninë e filluar me valle të traditës shqiptare, të ekzekutuara nga shoqëria kulturoro artistike e Istogut.

Fadil Ferati, kryetar I kësaj komune, e cila ka përfituar më së tepërmi nga kjo organizatë tha se THV-ja gjermane ka qënë dhurues dhe realizues projektesh, njëkohësisht:
“THW-ja ka bërë shumë për qytetarët e Istogut, duke filluar nga infrastruktura, shkollat, elektrifikimi                  e deri teprojekti I fundit madhor, implementimi I projektit të kthimit të minoritarëve serb si dhe projekteve balancuese”.
Organizata gjermane THW, misionin e saj tetëvjecar do ta përfundoje në fund të dhjetorit. Por,  menagjeri Martin Abratis nga Boni, është krenar sepse ajo nuk lë prapa vetëm projektet e implementuara: 
“Jam krenar me faktin se ajo do të lërë prapa përshtypjet e mira të popullatA e këtushme”.
Përfaqësuesi I zyrës diplomatike të Rusisë z.Dronof, në Prishtinë, lavdëroi punen e THV-së gjermane:
“Të gjitha projektet e implementuara nga kjo organizatë I shërbejnë paqes dhe prosperitetit në Kosovë. Ata kanë punuar me të gjitha grupet etnike që të përmbushin qëllimin e vënë nga Bashkësia Ndërkombtare: të ndërtojnë një Kosovë të qetë dhe multietnike”.
Organizata qeveritare gjermane, THV, e cila tash 15 vjet vepron në Rajonin e Ballkanit, ka një bashkëpunim të ngushtë me UNHCR-in. Ajo ka qënë partner për rindërtim në Kosovë që nga viti ’99.
Përfaqësuesi I kësaj organizate, Bashir Kan:
“Kosova në përgjithësi dhe Rajoni I Pejës në vecanti, kanë përfituar mjaft nga mjeshtëria e lartë teknike e kësaj organizate.   Por, puna humanitare ka një kuptim të gjërë dhe ne shpresojmë se së shpejti do të gjendemi me një mission të ri diku tjetër në botë”.
Motra Marta Maria, nga “Caritas”-i zviceran, duke faldneruar këë oranizatë për mbështetjen e përheshme, përmendur bashkëpunimin e tyre të gjatë, thotë se ky nuk është fundi I misionit në Kosovë:
“Ky mision I përmbushur me kaq njerezi, do të jetojë tutje në zemrat e njerëzve. Dhe kjo ka një domethënje të madhe, për të cilën Kosova ka nevojë shumë!”
Pas të gjithave, përfaqësuesi I zyrës gjermane, Bernd Kuebart  tregon arsyen kryesore të kësaj ceremonie:
“THW-ja largohet në fund të vitit. Por, ata nuk do të ikin me automjetet e transportit. Të gjitha automjetet që shihni do të dhurohen. Nuk jane të gjitha të reja, por mendoj se janë në gjëndje të mirë pune dhe do të mund t’iu shërbejnë të gjitha komuniteteve”.
Gjenerali Dërguti, përfaqësuesi I Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pranon celësat e 19 automjeteve dhuruara nga THW-ja:
“Falenderoj qeverinë gjermane që dhuron për TMK-në dhe përsonelin e kësaj organizate. Automjetet e dhuruara do të shfrytëzohen për të njëjtin qëllim si deri me tani: për të mirën e popullatës”.

 Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Perurim i rrugës Carrabreg – Voksh – Junik

11 dhjetor 2006, Radio Kosova, Ne pranine e qytetareve dhe te zyrtareve te pushtetit local te Decanit dhe pilot njesise komunes se Junikut, kryeministri Çeku, ministri Ahmeti dhe kryetari Selmanaj bënë inaugurimin e rrugës se re për Junik.

Shiritin e rruges dhjetekilometershe Carrabreg – Voksh-Junik, e preu kryeministri Qeku I cili tha se ky aks  rrugor eshtë rruge kombtare e cila lidh Kosovën më Shqipërinë.  Por,  projektet me kapitale do te realizohen pas pavaresise se Kosoves-thote Qeku
“Inagurimi I rruges të quajatur rruga e Pavarësisë do të jetë projekti me I rendëishëm që qeveria do ta realizojë gjatë vitit 2007”-tha me kete rast kryeministri I Kosovës, Agim Qeku, duke e vlerësuar zgjedhjen e statusit si kusht për zhvillim të mirëfillt të vendit në të ardhmen. Ai ka kujtuar më këtë rast vendimin e qeverisë për të dhënë më shumë para gjatë vitit 2007 me qellim te permirësimit te infrastruktures se vendit si kusht per te thithur investimet e jashtme. 
Realizimin e ketij projekti I cili kap shumen prej 2 milion e 500 mije eurosh e mundesoi Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit. Ministri Ahmeti me kete rast tha se: “Rruga që ne përurojmë sot është pjesë e projektit që do të vazhdojë vitin e ardhshëm, kur edhe parashihet fillimi i një projekti tjetër kapital që do të lidh Kosovën me Malin e Zi”.
Ndersa, kryetari Kuvendit komunal te decanit,Nazmi Selamanaj,  nder te gjitha projektet e mebshtetura nga kjo ministri, perparesi I dha ndertimit te rruges Decan-Plave, faza e pare e te cilit do te filloje ne vitin 2007.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Pejë: Vrasje në duar të policisë

2 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Që nga viti 1999, në Rafshin e Dukagjinit, kryesisht në rajonin e Pejës janë bërë vrasje enigmatike, si: pjesëtare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet, gazetar, policë të Shërbimit Policor të Kosovës, afaristë dhe shumë qytetarë të tjerë. Vrasja e te paraburgosurve ne stacioent policore, eshte nje menyre e re e shfaqjes se krimit ne kete rajon. 

“Mbrojtja e qytetarit dhe ndriçimi I rasteve të pazbuluara do të jetë prioritet për vitin 2006”-pat deklaruar për Deutsche Velle-n, Komandandi I Komandës Rajonale të SHPK-së, në Pejë, Shaban Shala, në shkurt të këtij viti.
Një strategji e tillë do të duhej të funksiononte dhe dorasit të nxjerreshin para drejtësisë, po mos të shfaqej një formë e re krimi: vrasja e të paraburgosruve në duart e policisë. Rasti I parë ndodhi në janar të këtij viti, me vrasjen e Besnik Kastratit, brënda stacionit policor të Pejës me motive gjakmarrjeje. Ndersa, i njejti u perserit edhe të shtunën, me 2 dhjetor, kur 19 vjecari Ethem Regjaj nga fshati Jabllanicë e Vogël e komunës së Pejës,  I cili që prej të mërkurës ishte në paraburgim si I dyshuar për një vrasje, me armë zjarri u qëllua për vdekje. Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi I Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani:
“Një përson I cili ishte në paraburgim në stacionin policor të Pejës, me dyshim për vrasje është qëlluar nga një person tjetër. Ai përson është arretstuar në vendin e ngjarjes nga polciia”.
Komanda Rajonale e Pejës, me 27 nëntor, përmes një komunikate njoftoi se pas rapotrimit të një qytetari, në një rrugice mali të fshatit Jabllanicë të Vogël kanë gjet një trup të pa jetë. Patrullat e policisë, Hetuesit e Krimeve Serioze, Teknikët e kriminalistikës, prokurori I Qarkut si dhe Ekipi I Hetuesve nga Insitituti I Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes mësojnë se viktima Xhevdet Regjaj ishte qëlluar me armë zjarri. Pas punës intenzive, hetimeve në terren, bastisjes së shtepive dhe objekteve përcjellese, Njësiti Rajonal për Krime Serioze me datën 29 nëntor 2006, arreston të dyshuarin për vrasje Ethem Regjaj, 19 vjec, nga fshati Jabllanicë e Vogël e komunës së Pejës, I cili te sthunën u vra me armë zjarri, derisa si I paraburgosur me makinën e policisë po dërgohej për hetime të mëtutjeshme.
Kjo vrasje e cila rrit numrin e vrasjeve brënda vitit 2006 në Rajonin e Pejës, në 19-të, është vrasja e dytë përbrënda stacionit policor të komandës rajonale të Pejës, e cila e hedh para përgjegjësisë Shërbimin Policor të Kosovës:
Zëdhënësi I SHPK-së, Veton Elshani, për Dojce Velen thotë:
” Një hetim gjithëpërfshirës lidhur me rastin ka filluar, duke u nisur nga ajo se ky përson është vrarë para stacionit policor në Pejë. Ne do të mundohemi të hetojmë a ka probleme procedurale, mungesë profesionalzimi apo cka ka ndodh në të vërtet se cka në të vërtet ka ndodh për t’u marrë masat, nëse ka nevojë për to”.
Shërbimi Policor I Kosovës nuk ka publikuar identitetin e të vrarit, të dorasit e as motivet. Por, nga burimet tona kuptojmë se vrasjen e së shtunës e ka kryer Gani Regjaj, për t’u hakmarrë për vëllanë e tij, Xhevdet Regjajn, të vrarë me 27 mars, në Jabllanicë të Vogël.
 Ajete Beqiraj,Dojce Vele