28 nentori ne Decan kremtohet me aktivitete te shumta

28 nentor 2006, Radio Kosova, Festa kombtare e flamurit, ne Decan u kremtua me aktivitete te ndryshme kutlurore e sportive. Asaj i paraprine edhe inaugurime, programe kutlruroe dhe gara sportive.

Atmosfera festive, valimi i flamujve kombtar dhe te aleateve si dhe radhet e gjata te valleve nen tingujt e muzikes, ishin nje ilustrim I vogel I dasmes se madhe kombtare, ne kete kend te Kosoves. Perderisa ekspozitat e hapura ne Javen e Muzeut, me fotografi kullash dhe me eksponate te vjetra, organizuar nga Drejtorati per Kulture Rini dhe Sport I Kuvendit Komunal te Decanit ne bashkepunim me Muzeun Komunal perbrenda ketij drejtorati, vazhduan te qendrojne te hapura per vizitoret gjate gjithe muajit nentor.  Qindra qytetare shenuan kete pervjetor te lavdishem me nje manifestim solemn, te organizuar nga Forumi Rinor I LDK-se Dega ne Decan ne bashkepunim me Kryesine e Deges se LDK-se, te kesaj qyteze.
„Ky flamur ka ngjyren dhe cmimin e gjakut te te reneve per lirine tone”-ishte motoja me te cilen vazhdoi manifestimi I filluar qe dje ne Decan, per nder te 28 nentorit, prej ku delegacionet e komunes se Decanit si dhe te pilot njesise komunale te Junikut, bene homazhe dhe vune kurora lulesh mbi varret e deshmoreve te rene per liri.
Manifestimi qendror filloi me Himnin Kombtar dhe me nje minut heshtjeje, duke nderuar flijimin e deshmoreve dhe martireve dhe vepren e pavdekshme te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova.  Aktiviteteve iu parapriu edhe inaugurimi I projekteve te ndryshme infrastrukturore, nga bugjeti I Kuvendit komunal, bugjeti I konsoliduar I Kosoves, KFOR-I, komuniteti dhe donatoret, nder te cilat edhe ojekti i I ambulances emergjente prane Qendres per Mjekesi Familjare ne Decan. Realizimin e ketij prrojekti ne vlere prej 50,000 eurosh e mundesoi organizata IOM; projekti I dyte ne Decan dhe I 173-ti me radhe ne te gjithe Kosoven. Vazhduan aktivitete sportive me gara vrapimi te nxenesve te shkollave te kesaj komune si dhe Turniri i Shahut, organizuar nga Klubi I Shahut, “Zeqe Hasaj” ne Decan, ku po marrin pjese garues nga fshatrat e komunes se Decanit. 
Qiellin kohe pas kohe ndriconin fishekzjarret, si shkendija qe pershendesnin kremten e kesaj dite te madhe, me shpresen qe 18 nentori tjeter te kremtoj edhe pavaresine e Kosoves. Ndersa, aktivitetet kulturoro-sportive do te zgjasin edhe neser, per te shenuar kete date te pervjeterove te lavdishem te kombit shqiptar.

Leave A Comment

Your email address will not be published.