Tri fshatrat e Rajonit te Vokshit s’do te perfshihen brenda Junikut

26 nentor 2006, Radio Kosova. Procesi I decentralizimit nga komuna e Decanit eshte mbeshtetur qe nga fillimi. Me shpalljen e Junikut si pilot komune, nen ombrellen e tij u perfshine edhe tri fshatra te Rajonit te Vokshit. Vendimi hasi ne kundershtimin e banoreve te ketyre vendbanimeve, te cilat u percollen ne Ministrine e Pushtetit Lokal. 

Ideja qe fshati me i madh ne Kosove, te shnderrohej ne komune ishte e kahmotshme dhe kjo u realizua me procesin e  decentralizimit te pushtetit local, m c’rast juniku fitoi statusin e pilot komunes.Kryetari I kësaj komune, Nazmi Selmanaj thote se:

“Ka qënë edhe një ëndërr e kahmotshme e Junikut që të bëhet komunë, prandaj e kemi përkrah dhe mbështet. Mirëpo, të them të vërteten, nuk kaloi edhe aq lehtë, meqënse nën ombrellën e tij u përfshinë tri fshatra të cilat gjeografikisht nuk përkojnë me Junikun, institucionet u përballen më”.

Pilot komuna e Junikut tashmë përfshin pesë zona kadastrale: Jasiqin, Gjocajn, Junikun, Vokshin, Sllupin dhe Rastovicën.

“Dhe, si e tille mund te funksionoj, meqe eshte njeri nder fshatrat me te medha, ne mos me I madhi ne Kosove”-tha me kete rast ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ardian Gjini.

Banoret e Rajonit te Vokshit:”Po i keputen tre gishta nje dore”

Mirëpo, banorët e tri fshatrave: Sllup, Voksh dhe Rastavicë, janë të vendosur për të mbetur pjesë e komunës së Decanit, gjithnjë duke vlerësuar se interesat qytetare më mirë mbrohen nën ombrellën e komunës së Decanit, me të cilën gjeografikisht janë më afër.

“Nuk ndahet. Ose le t’shkojw Rajoni I Vokshit komplet me nje komune ose le te rrije komplet aty ku eshte. Rajoni I Vokshit s’ka mundesi me u shkeput. S’ka mundesi! Eshte njesoj sikur me I marr qeta dy gishta me ia qit qesaj dore, a ka mundesi? Nuk ka mundesi me vepru me ndonje operacion”-thote njeri nga perfaqesuesit e fshatrave

Ministri Gjini premton zgjidhje te pranueshme per te gjithe

Ne debatin e para pak ditesh per decentralizimin e pushtetit local, te orgnaizuar nga ATRC-ja dhe OJQ “Epoka e Re” ne Decan, ministri Ardian Gjini, u perball me kundershtimet e perfaqesuesve te ketyre fshatrave te cilet konsiderojne se ky project eshte bere pa pajtimin e komunitetit. Gjini me kete rast premtoi se, shqetesimet e banoreve do t’ia percjell qeverise ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te gjithe.

“Premtoj se do te interesohem dhe do te insistoj nese mund te behet ndryshim, sepse une sinqerisht po e shoh se perfaqesuesit e te tri fshatrave jane te sakte ne ate qe thone dhe perfaqesuesi I Junikut nuk e ka ndonje problem shume te madh ne kete qeshtje. Ndaj, mendoj se eshte nje problem qe mund te zgjidhet”.

Përfshirjen e tri fshatrave të Rajonit të Vokshit nën ombrellën e pilot komunës së Junikut, banorët e kundërshtuan me anë të peticionit. Ndersa, sot kryetari I komunës së Decanit Nazmi Selmanaj deklaroi per Radio Kosoven se:

“Nënahkrimet janë përcjell në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ku na ka ardhë një letër që pranohet kërkesa e këtyre fshatrave dhe mbeten në gjëndjen e mëparshme. Pilot njësia mbetet vetëm komuna kadastrale Junikut. Mirëpo, kjo është në kundërshtim me rregulloren e nënshkruar nga ish-përfaqësuesi special, Petersen, ku sipas saj përfshihen edhe këto vendbanime, tash këtu ka ardhë një mosmarrëveshje në mes të këtyre dy vendeve”.

Qellimi I projektit te decentralizimit eshte ofrimi I sherbimeve prane qytetareve. Perderisa, me shkeputjen e ketyre tri fshatrave nga Decani dhe perfshirjen e tyre nen Pilotnjesine Komunale te Junikut ndodh e kunderta. Ndaj, pas kundershtimeve te banoreve te tri fshatrave te Rajonit te Vokshit, institucionet perkatese rishqyrtuan ceshtjen duke perfillur vullnetin e tyre.