Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Gruas

24 nëntor 2006, Dojçe Vele, Organizatat joqeveritare, në Pejë kane vendosour të nisin një fushatë trejavore kundër dhunës ndaj gruas, deri në dhjetëvjetorin e Ditës Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut.

Fushatën për eliminimin e dhunës ndaj gruas, Rajoni i Pejës e filloi me një tryezë të rrumbullakët, të cilën e organizoi zyra për Çështje Gjinore dhe Mundësi të Barabarta e përkrahur nga rrjeti i gruas ‘JETA’ në Pejë: Sebahate Qorkadiu, zyrtare e lartë për çështje gjinore dhe mundësi të barabarta prane Kuvendit Komunal të Pejës shpjegon: “Qëllimi është që të dalim me disa rekomandime me instancat institucionale prezente që të mund të bëjmë parandalimin e kësaj dukurie dhe të gjejmë mekanizma për ta zbutur atë”.
Tema kundër dhunës ndaj gruas, në këtë rajon po zë vend gjithnjë e me shumë në debate, tryeza të rrumbullakta dhe në konferenca. Në Pejë vepron një spektër i gjerë, i cili ka përkrahjen e Kuvendit Komunal. Por, sipas kryetarit Ali Lajci, institucionet lokale dhe qëndrore të Kosovës, duhet të japin një shtytje më të madhe afirmimit të të drejtave të gruas si dhe hapjes së mundësive për krijimin e hapësirave të veprimit të gjinisë më të dobët.
Ali Lajci: “Është një çështje kompleksive, se është një jetë e tërë që veprojnë këta faktorë. Prandaj do edhe qasje më kompaktibile, ose një metodologji ma të shtrirë. Mbase edhe shoqëria është një kompleks shumë i fuqishëm, prandaj mundohemi që në këtë kompleks të gjejmë një mundësi për t’i dhënë shtytje drejt progresit”.
Organizimi i tryezave të tilla është i rëndësishëm për të nxjerrë në pah përgjegjësitë, obiligimet, mangësitë, pengesat dhe arritjet brenda përiudhave të caktuara. E këtij mendimi Cyme Mahmutaj-Zyrtare për çështje gjinore në Zyrën për qeverisje të Mirë të kryeministrit të Kosovës: “Kosova, duke pas parasysh axhendën e vet dhe procesin në të cilin shkon është e interesuar që qështjet t’I coje përpara si, respektimin e të drejtave njerëzore, për gjetjen e një qasjeje të barabartë për një shoqëri pa dhunë, pa diskriminim dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”.
Përkrah ketij vullneti te mire implementimi i rregullores se Unmikut 2003/12, te aprovuar ne maj te vitit 2003, Mbrojtja nga dhuna ne familje, implementimi i saj mbetet ende larg. Një hallkë e rëndësishme ne luftimin e dhunes eshte Njesiti kundër Dhunes ne familje, i cili vepron qe nga viti 2001 prane Komandes Rajonale te SHPK-se, në Pejë. Këtu pesë stacione dhe dy nënstacione ekzsitojne hetues që merren drejtpërsëdrejti me rastet e dhunes familrje që raportohen.
Violeta Demhasaj me statistikat: “Në vitin 2001, ka qenë vetëm në formim e sipër. Në vitin 2002, 117. Në vitin 2003 ishin 246 raste; ne vitin 2004, 248 raste të raportuara; viti 2005, 218 raste si dhe në vitin 2006, 163 rast, brenda muajve janar tetor”. Rritja e shifrave në këtë rast nuk do të thotë automatikisht edhe rritje e dhunës. Këto shifra mund të shihen edhe si rezultat i vetëdijësimit të shoqërisë për moskalimin e dhunës me heshtje.
Por sa punohet në këto raste dhe çfarë ndërmarrin organet e rendit? “Kur marrim thirrjen, gjëja primare është lokalizimi i ndodhjes se viktimës, sepse në shumicën e rasteve lidhja ndërpritet. Hap i dytë është gjetja e personit, i cili i ka shkaktuar dhunë dhe identifikimi i të dyshimtit dhe dëshmitarëve që më vonë të dalin para gjykatës”.
Se si veprojnë organet e drejtësisë, më konkretisht Haki Balaj, gjyqtar i Gjykatës Komunale në Deçan, për Çështjet e Dhunës në familje:“Të paditurit i shqiptohen masa që janë në rregullore dhe pas seancës së dytë dëgjimore ku konfirmohet në i është përmbajtur urdhëresave, në shumicën e rasteve kanë përfunduar me sukses dhe kanë rezultuar më bashkim. Mirëpo, kemi edhe raste kur shkelet urdhëri për mbrojtje dhe lënda kalon në prokurori”.
Drejtoresha e Qendrës për Punë dhe Mirëqënje Sociale, Drita Kukaj flet për arsyet që shkaktojnë dhunën më së tepërmi: “Është problemi social i cili reflekton në gjendjen familjare, në raportet bashkëshortore, prind-fëmijë,etj”. Gjendja e rëndë ekonomike është shkaktarja më e shpeshtë e dhunës në familjet kosovare, ndërsa një zhvillim i tërësishëm ekonomik do të ndihmonte në zvogelimin apo zhdukjen e kësaj dukurie – ky është mendimi i shumicës.
Ajete Beqiraj,Dojce vele
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *