Britania dhe Austria me vizion te njejte per Kosoven

24 nentor 2006, Radio Kosova.Shefi I zyres austriake si dhe dhe zevendesshefi I zyres britanike , sot vizituan komunen e Decanit dhe manastirin, duke kujtuar se Kosova po futet ne nje faze te rendesishme. 

Meqense Komuna e Decanit dhe Manastiri I Decanit jane te pandashme, ishte kenaqesi per ne qe me kete rast te vizitojme te dyja-tha me kete rast shefi I zyres austriake, ne Prishtine, Bernd Alexander Bayerl, duke shprehur deshiren qe se shpejti ne kete manastir te perbashket ta festojne me shqiptaret,bashkerisht.

“Eshte nje vizite me shume miqsore meqense Austria eshte e lidhur me Kosoven e vecanerisht me Decanin. Kjo marredhenie e mire vazhdon te jetoje dhe kur vime ne Dukagjin, ne vizitojme edhe komunat dhe perfaqesuesit e tyre”-shtoi Bayerl.

Kosova po hyn ne nje periudhe te rendesishme

Austria dhe Britania e madhe jane partner ne Bashkimin Evropian dhe kane vizione te njejta sa I perket te ardhmes se Kosoves. Ata I bashkoi edhe kjo vizite e perbashket ne Decan, me c’rast zevendesshefi I zyres britanike Ruairi O’Conell tha se:

“Eshte shume e rendeishme, me pas kontakt drejtperdrejt me njerzit se po futemi tash ne nje periudhe shume te rendesishme.Eshte shume e rendeishme qe te vazhdojme te perqendroehmi ne ate qe eshte e rendeishme per Kosoven, dhe cka mund te bejme te gjithe per te ndihmuar procesin”.

Autoritetet komunale informuan mysafirët për punën e pushtetit local si dhe per nevojen e zgjidhjes se statusit te Kosoves. Ndersa, u bisedua edhe per projekte te reja te cilat do te ndihmonin zhvillimin e insfrastruktures dhe rikthimin e turizmit ne kete qytet ne te cilin dikur lulezonte ekonomia.