Nje jete pune per 40 euro pension…

16 nentor 2006, Radio Kosova. Kuvendi I Organizates se Penisonisteve dhe Invalideve te Punes  te komunes se Decanit, me 1350 anetar, sot aprovoi statutin e ri te pensionisteve. Ata me kete rast shprehen edhe shqetesimet rreth statusit te pazgjidhur ende si pensioniste kontributdhenes. 

 

Te pakenaqur me trajtimin qe iu behet si dhe me kerkesen qe njehere e pergjithemone te dallohen si kategori kontributdhenese  nga pensionet e pleqerise, anetaret e Organizates se Pensionisteve dhe Invalideve te Punes te komunes se Decanit, ne mbledhjen e sotme te kuvendit te shoqates qe mbajne me vetkontribut, shprehen shqetesimet e veta.

“Ne nuk jemi te kenaqur me trajtimin qe po na behet, neve pensionisteve dhe invalideve te punes duke mos e bere dallimin ndermjet neve si kontributdhenes si dhe tjereve, si jokontributdhenes. Nuk jemi kunder tyre, por duhet te dallohemi prej tyre”- thote kryetari Ahmet Avdimetaj, sipas te cilit eshte shqetesues fakti se nje vlere prej 40 eurosh pension merr si nje intelektual pensioniste si nje bari delesh.

Disa pensioniste ne gjendje te rende sociale

Adem Idrizi, veteran i arsimit nga fshati Kodrali i cili ka kaluar nje jete ne arsim dhe ka percjell gjenerata te tera nga profile te ndryshme.

“Prej atyre gjeneratave kane dale doktor, shkrimtare, profesor. 43 vite i kam ba arsim e i marr 40 euro. Kurrgja s’jane ato!”-thote Idrizi.

Anetaret e kesaj shoqate u ankuan per mungese mbeshtetjeje edhe nga komuna. Pensionisti Sefer Qufaj nga pilot- komuna e Junikut thote se gjendja e disa pernisonisteve kontributdhenes eshte e mjere.

“Iljaz Kurteshin e kam pa ne nje interviste kur ka thene se me 1 gusht ia kam dorezue parlamentit propozim ligjin per pensionistet, por deri sot s’eshte dale. Qysh s’koka qaj parlament I zoti me e sqarue kete qeshtje qe tete muaj a sa u bane? Mu me vjen gjynah prej disave qe ka sot pensioner qe asht kah vdes urie,nuk kemi kurrfare ndihme. Tash une per veti s’po foli se edhe qeto 40 euro qetash ia fali. Por, asht marre edhe per komune tane mos me e qit edhe nje fond bile te fundi I fundit, qet kategorine qe jane shume te varfer me ua pague socialin. Une per veti pi gati kater here kokra ne dite.Po ai shoqi nuk ka ku me I marr more vella! Bile me ua bo te mundshme si terapine, si kontrollat si banjat me i pas pa pare”.

Fondi pensional u grabit nga shteti serb pas terheqjes nga Kosova

Kryetari i komunes se Decanit Nazmi Selmanaj thote se, komuna iu qendron prane pensionisteve me aq sa mundet.

“Per fat t’keq, ne nuk kemi pas mundesi t’iu ndihmojme aq sa duhet. Ne kemi bere perpjekje qe s’paku t’iu sigurojme nje hapesire ku ata te vendosen dhe ne i kemi vendos ne objektin e kuvendit komunal. D.m.th, e kane nje pike takimi dhe komuna ua heq ato shpenzime qe i krijojne”-thote Selmanaj.

Perderisa, Mehmet Hykosmoni, perfaqesues I pensionisteve te pilot komunes se Junikut apelon qe: “Me na shti ne buxhet per 2007-ten se jemi anshaklue me ka krejt. Me apelue te sherbimet fiskale me na shtie ne buxhet neve pensonistet kontributdhenes, invalidore e pensionistet familjare, me na nda prej ndihmave prej 40 eurosh. Une kam punuese 40 vjet e 7 muaj. Me ’91 jam dale ne pension e I kam marr 750 marka, e tash I marr 40 euro. Njisoj, si une si plaka jeme si s’o kone kurre n’pune”.

Pensionistet dhe invalidet e punes jane kategoria me e ndjeshme e Kosoves, te cilet kontributin e punes shumevjecare nuk e gezojne as sot e kesaj dite, per faktin se mjetet e Fondit Pensional te Kosoves u grabiten nga pushteti i dhunshem serb dhe u barten ne Serbi.