Dhuna në familje

12 nëntor 2006, Dojçe Vele, Që nga aprovimi I rregullores së Unmikut 2003/12, Mbrojtja nga dhuna ne familje, në maj të vitit 2003, sipas lëndëve të grumbulluara në komunen e Deçanit vërtetohet se shumica e rasteve të dhunës vjen si pasojë e gjëndjes së rëndë ekonomike.

Edhe pse dhuna ne familje ekziston edhe ne Decan, duke bere krahasimin ne mes te shifrave te vitit te kaluar dhe te atyre te ketij viti, nuk mund te thuhet se kjo dukuri eshte ne rritje-thote z.Haki Balaj, gjyqtar I gjykates komunale ne Decan per qeshtjet e dhunes ne familje, I cili shpjegon edhe shkaqet me te shpeshta qe cojne deri te kjo:
“Ne si zakonisht po mirremi me pasojat e nuk po mirremi me shkaqet. Sepse, varferia e tejskajshme e nje pjese te madhe te njerezve po sjell edhe dhunen ne familje. Kishim rast qe burri e ka sulmuar bashkeshorten, ngase nuk ka pasur ushqim qe t’I shtroje ne sofer”.
Qe viktima me e shpeshte e dhunes ne familje te jete gruaja, ndikon edhe mungesa e barazise gjinore, mendon Zoje Sejfijaj-Zyrtare per barazi gjinore prane Kuvendit Komunal ne Decan.
“Ndoshta eshte edhe e lodhur pak nga obligimet qe I ka ne shtepi,por…Per cdo gje duhet bere prova. Po t’iu ipet rasti ndoshta ndonjera fiton guximin”.
Por, bindja se mungesa e guximit eshte shprehi tipike e grave te qendrave te vogla urbane apo te zonave rurale eshte e gabuar, deshmon gjyqtari  Balaj, I cili flet per raste guximi te tepruar:
“Ka raste kur edhe grate e teprojne ne lirine e tyre. Kam raste kur I ka thene dhe gruaja burrit se une jam e lire dhe dal kur te dua dhe vi kur te dua ne shtepi, apo vajza nanes une do te dal kur te dua dhe do te kthehem kur te dua”.
Sa mund ta mbroje gjykata ne nje rast te tille palen e kercenuar?
“Flas per rajonin e Decanit, pothuaj te gjitha rastet I kemi zgjedh ne menyre pozitive, sepse ketu ekziston nje procedure ku te paditurit, I shqiptohen disa masa qe jane ne numer te madhe ne rregullore dhe pas seances se dyte degjimore qe konfirmohen a I eshte permbajtur I padituri atyre urdheresave ne shumicen e rasteve jane perfunduar me sukses dhe jane bashkuar serish, zakonisht keta qe kane qene bashkeshort. Mirepo, kemi edhe raste kur shkelet urdheri per mbrojtje dhe lenda kalon ne prokurori dhe ndiqet si zyrtare”.
Gjyqtari Balaj mendon se shfaqjen e nje dukurie te tille do te pengonte nje zhvillim I pergjithshem ekonomik.
“Vetem me nje zhvillim ekonomik, me siguri se edhe keto do te zvogeloheshin edhe dhuna ne familje, ngaqe sikurse gruaja te kishte nje vend pune, apo burri. Me zhvillimin ekonomik te teresishem, edhe dhuna ne familje nuk do ta kishte ate kuptimin qe ka tani”.
Ajete Beqriaj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.