Deçan: Gjendja ekonomike shkaktar i dhunës në familje

12 nentor 2006, Radio Kosova. Dhuna ne familje eshte nje dukuri e cila doli ne pah ne periudhen e pasluftes. Ndersa, sipas lendeve te grumbulluara ne Gjykaten Komunale te Decanit,  shumica e rasteve vjen si pasoje e gjendjes se rende ekonomike  

Edhe pse dhuna ne familje ekziston edhe ne Decan, duke bere krahasimin ne me shifrat e vitit te kaluar nuk mund te thuhet se kjo dukuri eshte ne rritje. Sipas Haki Balajt, gjyqtar I gjykates komunale ne Decan per qeshtjet e dhunes ne familje, shkaqet me te shpeshta qe cojne deri te kjo jane ato ekonomike.

“Ne si zakonisht po mirremi me pasojat e nuk po mirremi me shkaqet. Sepse, varferia e tejskajshme e nje pjese te madhe te njerezve po sjell edhe dhunen ne familje. Kishim rast qe burri e ka sulmuar bashkeshorten, ngase nuk ka pasur ushqim t’i shtroje ne sofer…”-thote gjyqtari Balaj.

Mungese e barazise gjinore apo liri e tepruar?

Qe viktima me e shpeshte e dhunes ne familje te jete gruaja, ndikon edhe mungesa e barazise gjinore, mendon Zoje Sejfijaj-Zyrtare per barazi gjinore prane Kuvendit Komunal ne Decan.

“Ndoshta eshte edhe e lodhur pak nga obligimet qe I ka ne shtepi,por…Per cdo gje duhet bere prova. Po t’iu ipet rasti ndoshta ndonjera fiton guximin”-thote Sejfijaj.

Por, bindja se mungesa e guximit eshte shprehi tipike e grave te qendrave te vogla urbane apo te zonave rurale eshte e gabuar, deshmon gjyqtari  Balaj, I cili flet per te kunderten.

“Ka raste kur edhe grate e teprojne ne lirine e tyre. Kam raste kur I ka thene dhe gruaja burrit se “une jam e lire dhe dal kur te dua dhe vi kur te dua ne shtepi”, apo vajza nanes “une do te dal kur te dua dhe do te kthehem kur te dua”…”-thote Balaj.

Mase parandalimi i dhunes ne familje, zhvillimi i pergjithshem ekonomik

Sipas gjyqtarit Balaj, gjykata komunale ne Decan ia ka dal t’i zgjidh me sukses pjesen dermuese te rasteve. Por, ka edhe te tjera lende te cilat i jane percjellur prokurorise.

“Flas per rajonin e Decanit, pothuaj te gjitha rastet I kemi zgjedh ne menyre pozitive. Sepse, ketu ekziston nje procedure ku te paditurit i shqiptohen disa masa qe jane ne numer te madh ne rregullore dhe pas seances se dyte degjimore, ne te cilen konfirmohet nese i padituri iu eshte permbajtur atyre urdheresave. Dhe kshtu, ne rastet kur kishim te benim me cifte bashkeshortore, ne shumicen e rasteve kane perfunduar me sukses dhe jane bashkuar serish. Mirepo, kemi edhe raste kur shkelet urdheri per mbrojtje dhe lenda kalon ne prokurori dhe ndiqet si zyrtare”-shpjegon gjyqtari Balaj, sipas te cilit ne parandalimin e dhunes ne familje do te ndikonte nje zhvillim I pergjithshem ekonomik.

“Vetem me nje zhvillim ekonomik, me siguri se edhe keto do te zvogeloheshin edhe dhuna ne familje, ngaqe sikurse gruaja te kishte nje vend pune, apo burri. Me zhvillimin ekonomik te teresishem, edhe dhuna ne familje nuk do ta kishte ate kuptimin qe ka tani”.