Perfundon Java e Muzeut ne Deçan

7 nentor 2006, Radio Kosova. Komuna e Decanit me aktivitete te ndryshme shenoi Javen e Muzeut. Aktivitetet u organizuan nga Drejtoria per Kulture Rini dhe Sport ne bashkepunim me Muzeun Komunal te kesaj komune. 

Decani, ndonese nje qyteze e vogel e Kosoves, ka nje histori te pasur kulturore. Vleres se kesaj trashegimie I jane te vetdishem banoret e ketushem, te cilet ne hapjen e Javes se Muzeut ne pallatin Jusuf Gervalla, kishin mbushur sallen plot. Pasqyre e qarte e kesaj vetedie eshte qetesia absolute e pjesemarresve te te gjitha moshave dhe niveleve, teksa arkitekti Shkelzen Shehu ne seminarin nje ditor “Kultura Shqiptare nder shekuj”, elaboron me temen Rendesia Arcitektoniko-historike e kulles shqiptare.

“Fshatrat ne Rrafshin e Dukagjinit ne pergjithesi jane te mbledhura dhe te perbera nga grupe ndertimesh te familjeve, karakteri kryesor kryesisht ne bujqesi dhe ekzistenca e familjeve numerike patriarkale kane kushtezuar edhe karakterin e ketyre grupeve te nevojshme per plotesimin e kushteve te familjeve te medha”-tha nder te tjera aritekti Shehu, i cili ua kujtoi te pranishmeve se kullat tradicionale shqiptare zakonisht kane pasur tri deri ne kater kate, dy prej te cilave brenda komunes se Decanit jane Kulla e Osdautajve ne Isniq si dhe Kulla e Currajve ne Strellc te Eperm.

Kulla tradicionale vlere kombtare e shqiptarëve

Ngritja e vetedies si dhe thellimi I ketij interesimi, sidomos tek brezat e rinj ishte edhe qellimi I ketij manifestimi-thote Bekim Vishaj, nga Drejtorati per Kulture, Rini dhe Sport I komunes se Decanit.

“Qellimi eshte vetdijesimi I qytetareve e ne vecanti I rinise per ruajtjen e trashegimise kulturore. Perkrah aktiviteteve te tjera, ne kishim ne plan qe ne kuader te Javes se Muzeut te organizohen edhe seminare neper shkolla fillore. Mirepo, mundesite buxhetore imponuan edhe rrjedhen e aktiviteteve”-tha Vishaj.

Java e Muzeut organizohet per here te dyte ne Decan. Ndersa, te dy ekspozitat me fotografi dhe  me eksponate te vjetra,  do te vazhdojne te mbeten te hapura per nder te festave te nentorit.