Trashëgimtari i fronit austriak Otto Von Habsburg, viziton Deçanin

6 tetor 2006, Radio Kosova & Blue Sky, Trashëgimtari I fronit mbretëror të Austrisë, Otto Von Habsburg, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, të premten mori pjesë në perurimin e Sheshit të Habsburgëve, në Decan.

“Unë jam I prekur thellë me këtë gjest tuajin, ndonëse duke qenë I vetdishëm miqsisë mes dy popujve, kjo nuk është e panatyrshme”, tha me kete rast trashegimtari i fronit austriak, Otto Von Habsburg, me rastin e inaugurimit te “Sheshit te Habsburgeve”, ne Decan.

Në Deçan inugurohet “Sheshi i Habsburgëve”

94 vjecari, Otto Von Habsburg, tha se pikërisht mosha e tij ia mundëson të shoh larg në histori dhe prej atje të kuptojë se mbresat e tija nuk janë të rastësishme, por vine nga marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe popullit të tij. “Duke qenë i vjetër në moshë, unë kthehem në të kaluarën dhe shoh se përshtypja ime nuk është e rastësishme. Ajo vjen nga marrëdhëniet e mira me shqiptarët dhe mendimi I mirë, të cilin e trashëgova nga paraardhësit e mi”.

Otto von Habsburg: “Evropa pa Kosoven s´eshte Evrope e vertet”

 Përfaqësuesi I fronit mbretëror austriak, Otto Von Habsburg, thotë se Kosova është pjesë e Evropës. “Dmth.nuk është Evropë e vërtet pa Kosovën. Sepse, ne I përkasim njëri-tjetrit dhe shpresojmë se shumë shpejt, Kosova do të jetë pjesë e Evropës, me gjithë madhështinë e pavaresisë. Dua t’iu siguroj se përderisa ekziston qoftë edhe një shkëndijë jete në mua, ju mund të llogarisni në mbështetjen time”-premtoi Habsburg.

Habsburg:”Decanasit m’u dukën si bashkëatdhetarë të mi”

Njëri ndër politikanët më të vjetër në Evropë, beson fort në komuna I bindur se pikërisht ky sistem adminsitrativ po sjell shume gjëra drejt Evropës. “Ne fundja, jemi të krijuar të mbështesim njëri-tjetrin. Dua t’iu them shumë sinqertë se në këtë qytet, unë bëra një krahasim me komunat më të mira të Austrisë dhe njerëzit në rruge m’u duken si bashkatdhetarë të mi”.

Kryetari Selmanaj:”Decani i rrënuar dhe me të vrarë, por krenar”

Nga kryetari i komunes Nazmi Slemanaj, Otto Von Habsburg, u njoftua me historikun e Decanit, të cilin kryetari e përshkroi “si një qytet të vogël me një histori më vete, me një histori më vete, te shkatërruar mbi 80 për cind nga lufta e fundit në Kosovë, me shumë njerëz të vrarë. Por, shumë krenar!”

Një shesh me emrin e mbretërisë austriake në qendër të Decanit

Otto Von Habsburg, trashegimtar I fronit mbretëror austriak, me këtë rast bëri edhe zbulimin e pllakës në Sheshin e Habsburgëve në Decan, I cili u perurua sot në emrin e kësaj mbretërie. Ai është I prekur thellë dhe flet me emocion: “Kjo don të thotë jashtezakonisht shumë për mua, sepse Decani është një vend I cili ka nxjerr heronj dhe kjo është një tokë që ka merita për të arriturat e saj. Unë, me të ardhur këtu, e ndjeva se ne të gjithe jemi një-si njerezit ashtu edhe guximi”.

 Otto von Habsburg fillo vizitën me kurora lulesh pranë Luan Haradinajt dhe Sali Cekut

Përfaqësuesi I familjes mbretërore austriake, Oto Von Habsburg, vizitën e tij të parë në Decan e filloi me vënje kurorash pranë lapidarit të herojve Luan Haradinaj dhe Sali Qekut. Ai me këtë rast I bëri një vizitë edhe Manastirit të Decanit I pritur nga ati Sava Janjiq, si dhe bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në Gllogjan.

Leave A Comment

Your email address will not be published.