Investimet e huaja në Kosovë

4 tetor 2006, Dojçe Vele, Klima për investime të huaja në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e përshtatshme. Shtetet kryesore prej të cilave investitorë potencial shfaqin interesim për të investuar kapitalin në Kosovë vinë nga Britania, Austria, Italia si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa Gjermania paraprin në këtë drejtim.

Interesimi I investitorëve të Gjermanise është I përqëndruar në prodhimet, të cilat mungojnë në tregun e Kosovës, si: riciklimi I mbeturinave dhe prodhimi I biotizerit nga ky riciklim, prodhimi I pllakave të ndryshme nga betoni, etj. Por, kohëve të fundit, Kosovës I është ofruar një projekt nga një kompani gjermane e cila në bashkëpunim me disa kompani nga Zvcira dhe nga Franca, kanë themeluar një konzorcion për ndërtimin një sërë fabrikash.
“Emrat e kompanive do t’I bëjmë publike më vonë dhe për hir të mbarëvajtjes së procesit nuk do të jepja detale. Por, nëse ne arrimë që t’i organizojme bisedimet me palën gjermane rreth projektit, atëherë ju sigurisht do ta keni serish ekskluzivitetin e lajmit”-thotw Ejup Fejza, shef I Agjencisw për Promovimin e Investimeve, në Kosovë:
Këtë projekt, shuma e të cilit parashihet të kap shumën prej 3 miliarde eurosh, ministri Dugolli ia paraqiti kabinetit qeveritar. Kryeminsitri Qeku u pajtua që ta detalizojë projektin, me c’rast formoi një komision prej katër anëtarësh I cili përfshin: një këshilltar të kryeminstrit, një zyrtar nga ministria e energjisë dhe minierave, një zyrtar nga ministria e financave si dhe shefin e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosoves, Ejup Fejzën, I cili sjell një njoftim për projektin:
“Janë katër fabrika, si: fabrika për përfitimin e siliciumit, fabrika për ndërtimin e bazës së pllakëzave solare, një tjetër e cila lidhet me siliciumin dhe pllakëzat solare për të përfunduar këtë zingjir me fabrikën për ndërtimin e paneleve që përdoren për energji solare, si alternativë për ngrohje. Ky projekt do të analizohet nga komisioni I formuar, me c’rast do të ftohen kompania gjermane Solsstice-iniciatore e këtij projekti, që së bashku të bëhet parashtrimi I kushteve dhe gjetja e mundësive që ky projekt të jetë sa më I realizueshëm.
Sipas Ejup Fejzës, ky projekt përvec vlerës financiare ka edhe një vlerë politike, për të treguar se Kosova është një vend tërheqës për investime.
“Ky projekt ka një vlerë kapitale por e ka edhe një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sepse sipas disa të dhenave që ne kemi, në Gjermani, Kosova llogaritet si një pikë e kuqe ose si vend I rrezikshëm për investime”.
Me këtë rast, z.Fejza potencon hapjen e vendpunimeve të reja, shifër e cila do të ndikojë dukshëm në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë.
“Ky do të jetë një angazhim jashtëzakonisht I madh I fuqisë punëtore. Në prodhim të drejtpërdrejt parashihet shifra deri në 2000 punëtorë. Kurse, në fazën e ndërtimit të fabirkave e cila do të zgjas tre deri në katër vjet, parashihet punësimi I rreth 7.000 deri në 10.000 njerëz”.
Z.Fejza është I sigurt se Kosova mund të garantojë siguri për kapitalin e huaj që do të investohet përbrenda saj.
“Kosova mund të ofrojë siguri, sepse këtë ua garanton ligji për mbrojtjen e investimeve të huaja-ligj, të cilin e ka miratuar parlamenti I Kosovës. Dhe, ju e dini se, asnjë ligj I Kosovës nuk kalon pa u nënshkruar edhe prej përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshem. Kjo don të thotë se edhe ligji I mbrojtjes së invesimteve të huaja është në përputhje me ligjet e BE-së për të mbrojtur dhe garantuar investimet e huaja”.
Një investitor tjetër vjen nga Britania ka shfaqur interesim për ndërtimin e një fabrike për fijet fibrike të qelqit, ku si rajon më me interes brenda Kosovës është piketuar ai I Pejës. Ejup Fejza sjell hollësi:
“Pritet ardhja e ekspertëve nga Britania e madhe që të analizojë mundësitë që ofron Kosova, sepse për një fabrike të tillë nevojitet shumë lëndë e parë. Dhe, nëse Kosova s’mund ta ofrojë, atëherë lënda e parë do të mblidhet nga vendet e rajonit dhe fabrika do të ndërtohet në Kosovë”.

 Ajete Beqiraj,Dojce Vele
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *