Date Archives October 2006

“Puna e fëmijëve sjell varfërinë”

9 tetor 2006, Dojçe Vele, Puna e fëmijëve në Kosovë është bërë përditshmëri. Nëpër rrugë apo kafeteri, kohë pas kohe shihen shitës të vegjëk të cilët të ofrojnë pako cigaresh, kartela telefonike, apo produkte tjera që bartin në një pako para duarsh. Ata punojnë cdokund e në cdo kohë, qoftë si shitës ambulant e deri të punët më të rënda, si: në blegtori, pylltari dhe në industri.

Duke e parë përhapjen e këtij fenomeni, qeveria e Kosovës ka formuar Komitetin Drejtues të Qeverisë për Eleminimin e Formave të Rënda të Punës te Fëmijet. Këtu vepron edhe grupi teknik për Monitorimin dhe Vlerësimin e Formave të Rënda të Punës së Fëmijëve, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente të Kosovës. Labinot Berisha, zëdhënës I këtij grupi:“Kemi femijë që punojnë në deponi mbeturinash, që është e rrezikshme për vet faktin se në këto deponi mbeturinash ka erëra të ndryshme që bartin edhe semundje infektive, aq më tepër kur fëmijet nuk gëzojnë një imunitet ndaj këtyre semundjeve. Gjithashtu, rrezikohet shembja e dheut apo e mbeturinave dhe kemi raste kur fëmijet kanë përfunduar edhe nën këto mbeturina”.
Fëmijë që shfrytëzohen për punë nga prindërit apo kujdestarët e tyre, ka edhe nga Shqipëria, kapja e të cilëve rezulton me dëbim nga Kosova.“Fëmija ishte 11 vjecar, mashkull. Thjesht, pohimi I tij I vetëm ishte se ka ardhur që të punojë. Ndoshta ka arsye tjera, rrethan atjera. Mirëpo, ne nuk kemi mundur të kemi qasje më të thellë në një situatë të tillë praktike. Mund të konsiderojmë se këtu është fjala edhe për trafikim të qënieve njerëzore, sepse fëmija I tillë mund të jete mashtruar dhe tash shfrytëzohet për punë apo për qëllime tjera”-thotë Agron Kuçi, drejtor I Qendrës për Punë dhe Mirëqenje Sociale, në Decan.
Adem Lushaj, nga Shoqata e Intelektualeve të Pavarur, për qëndrimin e shoqërisë kosovare ndaj këij fenomeni:  “Të jemi të sinqertë, kjo qështje nuk na ka brengosur fare si shoqëri, edhe pse ndoshta mundësitë janë të kufizuara”.
Sa është I vetdishëm opinionin kosovar për pasojat që mund të ketë puna e fëmijëve?  Labinot Berisha, zëdhënës I grupit punues për Monitorimin dhe Eliminimin e Formave të Rënda të Punës për Fëmijët, në Prishtinë:
“Te qytetarët në përgjithësi, ky fenomen ende nuk është i kuptuar drejt. Kemi raste kur familjet nuk e kanë gjëndjen e rëndë sociale që t’I obligojnë fëmijët të punojnë punë të rënda. Këtu besoj se ata në shumë situata nuk janë të vetdishëm për pasojat që mund t’I kenë fëmijët”.
Në Kosovë ka edhe raste të rënda sociale, kur një familje duke mos pasur kushtet elementare për jetesë, në njefare forme detyrohet që të pranojë punën e fëmijëve, ndonëse është e vetdishme se një gjë e tillë është e ndaluar. Adem Lushaj, vërteton një gjë të tillë:
“Arsyeja pse fëmijët dalin në rrugë janë kushtet e vështira ekonomike. Duke e ditur se familjet janë në skamje, ata detyrihen të dalin dhe të punojnë punë të papërshtatshme për ta, qofte si stërshitës apo punë të tjera”.
Kjo, përkundër të gjithave, serish mbetet e papranueshme- mendon Labinot Berisha zëdhënës I Grupit Teknik për Monitorimin e Formave të Rënda të Punës së Fëmijëve, në Kosovë:
“Por, me këtë nuk do të thotë që këto familje prapë të pranojnë që fëmijtë e tyre të punojnë. Është një thënje për këtë, se: “Puna e fëmijeve sjell varfërinë dhe jo, varfëria largohet me punën e fëmijëve. Fëmijët që detyrohen për punë ne I konsiderojmë si fëmijë të trafikuar”..
një hulumtim të bërë jo fort larg nga UNICEF-I dhe Terre de Homes, në vendet e Evropës Juglindore, Kosova është renditur e katërta në listë për trafikim të fëmijëve.
 
  Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Radio Kosova

Trafikimi i qenjeve njerezore

8 tetor 2006, Dojce Vele, Nje projekt Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore, i cili filloi ne Bullgari dhe ne Rumani, pas Shqiperise tashme po implemenothet edhe ne Kosove. Ky projekt qe eshte nisme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Norvegjise, pas Kosoves do te shperngulet ne Maqedoni.

Termi trafikim po ze vend gjithnje e me shume ne shoqerine kosovare. Viktima te trafikimit mund te jene brenda perbrenda apo nga shteti ne shtet. Viktimat te tilla ka edhe nen moshen 18-te vjecare, te cilat si raste te zbuluara, te identifkuara dhe te terhqeura prej vendeve te caktuara jane ne procesin e riintegrimit ne Kosove. Si pasoje e prezences se ketij fensomeni,ne Kosove vazhdon implementimi i projekteve te ndryshme, per vetdijesimine e opinionit. Labinot Berisha, nga Minsitria e Kultures, Rinise, Sportit dhe qeshtjeve jorezidente te ksooves,e cila eshte e thirrur ne planin e parandalimit te trafikimit te qenjeve njerezore.
“Kemi mbajte fushata te ndryshme qe kane qene te mbeshtetura nga qeveria e Kosoves nga IOM-i apo edhe nga oganizata te tjera, per te cilat qytetaret kane pas rastin te marrin pjese dhe te kuptojne drejt se cka nenkupton trafikimi?“
Se si manifestohet trafikimi I qenjeve njerezore ne kete rajon, Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv I Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, e cila merret me hulumtimin e kesaj dukurie, qe nga viti 2002, pergjigjet:
„Tash me teper kjo reflektohet ne punesimin neper locale te ndryshme, ku edhe jane te ekspozuara me teper, ku kemi pas raste te trafikimi edhe nga jashte Kosoves, perbrenda Kosoves por edhe vet decanase“.
Organi qe ka pergjegjesine per zbulimin dhe luftimine e kesaj dukurie,eshte Sherbimi Policor I  Kosoves.  Njesitet Kunder Trafkimit te Qenieve Njerezore, te cilat veprojne ne Rajonin e Prishtines, te shtunen ne Ajvali arrestuan 13 persona te dyshuar per trafikim te qenjeve njerezore dhe porstitucion prej te cileve pese meshkuj nga Kosova dhe tete femra nga Moldavia. Njesiti i ShPK-se per Rajonin e  Pejes, ka zbluar pese raste te trafikimit tw qenjeve njerezore, kater prej te cilave perbrenda Kosove dhe nje tjeter nga Moldavia. Ndersa, 11-te viktima te tjera te cilat kane qendurar ilegalisht ne Rajonin e Pejes dhe dyshohet se jane shfrytezuar per prostitucion jane kthyer ne vendet e origjines: ne Moldavi, Bullgari dhe ne Shqiperi. Keto vende konsiderohen nder kanalet me te shpeshta te trafikimit te qenjeve njerezore-thote Labinot Berisha, i cili eshte edhe koordinator Programit Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore per Kosove.
„Vikimtat e trafikimit na vine prej vendbe te dnryshme ,nga Bullgaria, rumania, maqedponia, kosova shqiperia dhe vende te tjera. Impelemntimi i nje proiejktit e tille, jo vetem qe ka qene nje domosdoshmeri e kohes, por mendoj qe eshte i domosdoshem realizimi i shume projekteve te tjera, sepse ballafaqohemi me nje fenomen mjaft shqetesues, kur kemi parasysh se trafikimi i qenjeve njerezore nuk njeh moshe as religjion, nuk njeh kufi artificial apo natyror“.
Programi Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore ishte nisme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Norvegjise ne bashkepunim me organizaten „The Door“ qe vepron ne Shkoder.    Ky projekt ballkanik per shkak te rendesise pati nje shtrirje te gjere. Impelemntimi i tij filloi ne Tirane dhe ne Shkoder, vazhdoi ne Prishtine per t´u shperngulur ne Maqedoni. Ai u impelementua edhe ne Bullgari dhe ne Rumani.  Ndersa, koordinatori Berisha flet per implementimin e tij ne Kosove:
„Besoj se edhe ne si ministri, para te rinjve ne 30 komunat e Kosoves e kemi percjell formen e duhur te kundertrafikimit duke shtjelluar se cfare nenkupton trafikimi, cili eshte dallimi ne mes te prostitucionit dhe trafikimit, c´eshte kontrabndimi me nerjez, migrimi legal dhe ilegal dhe pasojat qe nderlidhen me ekte fenomen ne pergjithesi“.
Qeveria e Kosoves tashme ka aprovuar planin i e veprimit per kundertrafikim dhe sot institucionet e saj jane pergjegjese per parandalimin, terheqjen dhe riintegrimin e viktimave te trafikimit, si dhe per kapjen e njerezve qe merren me veprimtari te tilla jashteligjore.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Otto Von Habsburg ne Decan: “Evropa pa Kosoven s´eshte Evrope e vertet”

6 tetor 2006, Radio Kosova & Blue Sky, Trashëgimtari I fronit mbretëror të Austrisë, Otto Von Habsburg, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, të premten mori pjesë në perurimin e Sheshit të Habsburgëve, në Decan.

“Unë jam I prekur thellë me këtë gjest tuajin, ndonëse duke qenë I vetdishëm miqsisë mes dy popujve, kjo nuk është e panatyrshme”, tha me keet rast trashegimtari i fronit austriak, Otto Von Habsburg, me rastin e perurimit te “Sheshit te Habsburgeve”, ne Decan.

94 vjecari, Otto Von Habsburg, tha se pikërisht mosha e tij ia mundëson të shoh larg në histori dhe prej atje të kuptojë se mbresat e tija nuk janë të rastësishme, por vine nga marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe popullit të tij.


“Duke qenë i vjetër në moshë, unë kthehem në të kaluarën dhe shoh se përshtypja ime nuk është e rastësishme. Ajo vjen nga marrëdhëniet e mira me shqiptarët dhe mendimi I mirë, të cilin e trashëgova nga paraardhësit e mi”.


Otto von Habsburg premton mbeshtetjen e tij per Kosoven


 Përfaqësuesi I fronit mbretëror austriak, Otto Von Habsburg, thotë se Kosova është pjesë e Evropës.
“Dmth.nuk është Evropë e vërtet pa Kosovën. Sepse, ne I përkasim njëri-tjetrit dhe shpresojmë se shumë shpejt, Kosova do të jetë pjesë e Evropës, me gjithë madhështinë e pavaresisë. Dua t’iu siguroj se përderisa ekziston qoftë edhe një shkëndijë jete në mua, ju mund të llogarisni në mbështetjen time.


Njëri ndër politikanët më të vjetër në Evropë, beson fort në komuna I bindur se pikërisht ky sistem adminsitrativ po sjell shume gjëra drejt Evropës.


“Ne fundja, jemi të krijuar të mbështesim njëri-tjetrin. Dua t’iu them shumë sinqertë se në këtë qytet, unë bëra një krahasim me komunat më të mira të Austrisë dhe njerëzit në rruge m’u duken si bashkatdhetarë të mi”.

Nga kryetari i komunes Nazmi Slemanaj, Otto Von Habsburg, u njoftua edhe me historikun e Decanit, të cilin kryetari e përshkroi si një qytet të vogël me një histori më vete, me një histori më vete, te shkatërruar mbi 80 për cind nga lufta e fundit në Kosovë, me shumë njerëz të vrarë. Por, shumë krenar!”


“Sheshi i Habsburgeve” ne qender te Decanit

Otto Von Habsburg, trashegimtar I fronit mbretëror austriak, me këtë rast bëri edhe zbulimin e pllakës në Sheshin e Habsburgëve në Decan, I cili u perurua sot në emrin e kësaj mbretërie. Ai është I prekur thellë dhe flet me emocion: “Kjo don të thotë jashtezakonisht shumë për mua, sepse Decani është një vend I cili ka nxjerr heronj dhe kjo është një tokë që ka merita për të arriturat e saj. Unë, me të ardhur këtu, e ndjeva se ne të gjithe jemi një-si njerezit ashtu edhe guximi”.

Përfaqësuesi I familjes mbretërore austriake, Oto Von Habsburg, vizitën e tij të parë në Decan e filloi me vënje kurorash pranë lapidarit të herojve Luan Haradinaj dhe Sali Qekut. Ai me këtë rast I bëri një vizitë edhe Manastirit të Decanit I pritur nga ati Sava Janjiq, si dhe bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në Gllogjan.

Investimet e huaja në Kosovë

4 tetor 2006, Dojçe Vele, Klima për investime të huaja në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e përshtatshme. Shtetet kryesore prej të cilave investitorë potencial shfaqin interesim për të investuar kapitalin në Kosovë vinë nga Britania, Austria, Italia si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa Gjermania paraprin në këtë drejtim.

Interesimi I investitorëve të Gjermanise është I përqëndruar në prodhimet, të cilat mungojnë në tregun e Kosovës, si: riciklimi I mbeturinave dhe prodhimi I biotizerit nga ky riciklim, prodhimi I pllakave të ndryshme nga betoni, etj. Por, kohëve të fundit, Kosovës I është ofruar një projekt nga një kompani gjermane e cila në bashkëpunim me disa kompani nga Zvcira dhe nga Franca, kanë themeluar një konzorcion për ndërtimin një sërë fabrikash.
“Emrat e kompanive do t’I bëjmë publike më vonë dhe për hir të mbarëvajtjes së procesit nuk do të jepja detale. Por, nëse ne arrimë që t’i organizojme bisedimet me palën gjermane rreth projektit, atëherë ju sigurisht do ta keni serish ekskluzivitetin e lajmit”-thotw Ejup Fejza, shef I Agjencisw për Promovimin e Investimeve, në Kosovë:
Këtë projekt, shuma e të cilit parashihet të kap shumën prej 3 miliarde eurosh, ministri Dugolli ia paraqiti kabinetit qeveritar. Kryeminsitri Qeku u pajtua që ta detalizojë projektin, me c’rast formoi një komision prej katër anëtarësh I cili përfshin: një këshilltar të kryeminstrit, një zyrtar nga ministria e energjisë dhe minierave, një zyrtar nga ministria e financave si dhe shefin e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosoves, Ejup Fejzën, I cili sjell një njoftim për projektin:
“Janë katër fabrika, si: fabrika për përfitimin e siliciumit, fabrika për ndërtimin e bazës së pllakëzave solare, një tjetër e cila lidhet me siliciumin dhe pllakëzat solare për të përfunduar këtë zingjir me fabrikën për ndërtimin e paneleve që përdoren për energji solare, si alternativë për ngrohje. Ky projekt do të analizohet nga komisioni I formuar, me c’rast do të ftohen kompania gjermane Solsstice-iniciatore e këtij projekti, që së bashku të bëhet parashtrimi I kushteve dhe gjetja e mundësive që ky projekt të jetë sa më I realizueshëm.
Sipas Ejup Fejzës, ky projekt përvec vlerës financiare ka edhe një vlerë politike, për të treguar se Kosova është një vend tërheqës për investime.
“Ky projekt ka një vlerë kapitale por e ka edhe një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sepse sipas disa të dhenave që ne kemi, në Gjermani, Kosova llogaritet si një pikë e kuqe ose si vend I rrezikshëm për investime”.
Me këtë rast, z.Fejza potencon hapjen e vendpunimeve të reja, shifër e cila do të ndikojë dukshëm në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë.
“Ky do të jetë një angazhim jashtëzakonisht I madh I fuqisë punëtore. Në prodhim të drejtpërdrejt parashihet shifra deri në 2000 punëtorë. Kurse, në fazën e ndërtimit të fabirkave e cila do të zgjas tre deri në katër vjet, parashihet punësimi I rreth 7.000 deri në 10.000 njerëz”.
Z.Fejza është I sigurt se Kosova mund të garantojë siguri për kapitalin e huaj që do të investohet përbrenda saj.
“Kosova mund të ofrojë siguri, sepse këtë ua garanton ligji për mbrojtjen e investimeve të huaja-ligj, të cilin e ka miratuar parlamenti I Kosovës. Dhe, ju e dini se, asnjë ligj I Kosovës nuk kalon pa u nënshkruar edhe prej përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshem. Kjo don të thotë se edhe ligji I mbrojtjes së invesimteve të huaja është në përputhje me ligjet e BE-së për të mbrojtur dhe garantuar investimet e huaja”.
Një investitor tjetër vjen nga Britania ka shfaqur interesim për ndërtimin e një fabrike për fijet fibrike të qelqit, ku si rajon më me interes brenda Kosovës është piketuar ai I Pejës. Ejup Fejza sjell hollësi:
“Pritet ardhja e ekspertëve nga Britania e madhe që të analizojë mundësitë që ofron Kosova, sepse për një fabrike të tillë nevojitet shumë lëndë e parë. Dhe, nëse Kosova s’mund ta ofrojë, atëherë lënda e parë do të mblidhet nga vendet e rajonit dhe fabrika do të ndërtohet në Kosovë”.

 Ajete Beqiraj,Dojce Vele