Misteri i pesë personave të djegur pas protestës në Burgun e Dubravës

8 shtator 2006, Dojce Vele, Pesë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u lënduan, pas protestës së të burgosurve të Burgut të Dubravës, me 4 shtator të vitit 2003. Familjet e të pesë viktimave ende nuk kanë marrë përgjigje adekuate për arsyen e vdekjes së bijve te tyre. Ata dyshojnë se shkaktar është dhuna e Njësitit për Intervenim.

Një rrugë zig-zage e gurëzuar të shpien në perëndim të fshatit Zabllaq të Istogut, në fund të së cilës është një shtëpi me dyer të hekurta. Brenda tyre një oborr gjelbëror, me lule, bimë e pemë gjithfare, e në të djathtë të tij një shtëpi e re. Një shtepi e ngjyrosur me të bardhë, por e veshur në zie.“Është shtëpia e Mentorit, që ma la shkret!”- thotë babai I Mentor Mehmetajt, njëra ndër pesë viktimat e zjarrit në pavionin nr. 2 të burgut të Dubravës, me 4 shtator 2003.

Protesta e te burgosurve perfundoi me pese te vdekur

Rrebelimi i të 174 të burgosurve erdhi si pasojë e kushteve të rënda jetësore dhe e shkeljeve të të drejtave njerëzore, dëshmon Dibran Fylli nga Klina, njëri ndër dëshmitarët e kësaj ngjarjeje sipas të cilit, mungesa pesëditore e ujit ishte pika e fundit që mbushi kupën. “Ne bëmë kërkesë tek drejtoria e burgut, për ujin, për vizita të lira, që t’na lejojnë të marrim pjesë në varrimin e ndonjë anëtari të familjes së ngushtë. Të gjitha këto mungonin në atë kohë…”-thotë Dibran Fylli.
Me 4 shtator të vitit 2003, pas protestës së të burgosurve në Burgun e Dubravës autoritetet ndërhynë me dhunë për të rimarrë kontrollin mbi pavijonin nr. 2. Pas kësaj shpërthen zjari, me c’rast pesë të burgosur humbin jetën. Por, familjarët e të pesë viktimave Mentor Mehmetajt-24 vjec, nga Zabllaqi I Pejes; Ardian Thaqit-23 vjec nga Prizreni, Hamëz Hasanit-30 vjec nga Shipoli I Mitrovices; Sinan Demollit-24 vjec nga Hajvalia e Prishtinës dhe Hasan Fanajt-30 vjec nga Prizreni, janë të bindur se bijtë e tyre nuk janë viktima të zjarrit.

Avokati Gashi: “Vdekja e tyre ende mister

Arbeni, vëllai I Mentor Mehmetajt thotë se rezultatet e ekspertizës nuk përkojnë me atë që ai ka parë në trupin e Mentorit.  “Aty shkruan se ka vdekë prej tymit dhe zjarrit. Por, unë e kam pa se ka pasë edhe gjurmë rrahjeje, ka qënë I vrarë. Kam edhe fotografi”-pohon Mehmetaj.

Ndersa, sipas përfaqësuesit ligjor I familjeve të të pesë viktimave, Tome Gashi:”Misteri mbetet, përse ka ndodh ajo, për c’arsye? Familjaret e tyre dhe unë si përfaqësues I tyre jem ite bindur se ajo ka qënë shkelje e të drejtave të burgosurve. Fatkeqsisht, shkelje e të drejtës për jetë, sepse të burgosurit kudo në botë duhet të kenë sigurinë e plotë”.

Fylli: “Te burgosurit nuk jane viktima zjarri”

Dibran Fylli, dëshmitar I ngjarjes kundërshton deklaratën se të pesë të burgosurit janë viktima të zjarrit.  “Nuk është e vërtet se ndonjëri nga të pestët është djegur. Ata jane viktima të njerëzve që sot punojnë dhe janë të graduar në burgun e Dubravës. Këtë mund ta dëshmoj në cdo prokurori”- pohon Fylli me bindje.

Kjo pyetje shtrohet herë pas here nga familjaret e viktimave. Por, as pas tri vjetësh nuk marrin përgjigje. “Ne, familjaret e të pesë viktimave kërkojme që për hir tonin, drejtësia të shpall këtë të vërtet botërisht dhe të mos shkel mbi të drejtat tona njerëzore e prindrore, duke bërë kështu krimin e dytë ndaj nesh”-thuhet në thirrjen e familjareve për drejtësi.

Avokati Gashi: “Parregullsi te shumta ne raportin e komisionit”

Avokati I të pesë familjeve, Tome Gashi, atëbotë merr një raport nga një komisioni I vecantë, I formuar nga kryeadministratori I athershëm. “Raporti nuk eshte dashte te perpilohet por eshte dashte qe te fillojne menjehere hetimet penale, per t’u ditur pergjegjesia dhe personat pergjegjes”-thotë avokati Gashi.

Por, këtij raporti të Komisionit të Dubravës – në përbërje të Timothy Clayson, Andreas Weren dhe Zait Xhemailit, nuk I jane bashkangjitur provat mbi të cilat është nxjerr raporti.  Ai mbjell dyshim refuzimi I kopjes së këtij materjali për familjet se dikush ka arsye të vecantë që të hesht këtë rast?

“Është e sigurt se kanë kaluar tri vjet dhe ky materjal nuk iu dorëzohet familjarëve. Kjo na përkujton kohën e komunizmit, kur komisionet kanë vendos për qështjet madhore.”

Njeri nga viktimat u pa pas protestes i gjalle-Tash rezulton i djegur…
 
Dibran Fylli nga Klina, është i bundur në cfarë ka parë: ” Për hir të së vërtetës them se Hamëz Hasanin nga Mitrvoica e kam pa me sytë e mi, gjallë e shëndosh në oborrin e pavionit nr. 2 të burgut të Dubravës. Se si ndodhi që Hamza të jetë I djegur, unë nuk e kam të qartë!”
Avokati Tome Gashi pohon se përgjegjësit dihen, por mungojnë provat.  “E dimë kush është përgjegjës, por nuk kemi prova. Pra, tani jemi në luftë për të siguruar provat materjale për këtë ngjarje… Dmth. cka ka ndodh? Pse ka ndodh? Me lëshimet e kujt ka ndodh? Atëherë do të kemi identitetin e përsonave përgjejges  dhe me siguri që këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë.”
Babai I njeres nga viktimat:”Vec du me e dit pse na vrane me duar lidh”?
Ndërsa, babai I Mentor Mehmetajt nga Zabllaqi I Istogut, gjithë cfarë do të dijë është: “Vetëm du me e ditë, pse na mbyti me duar lidh? Nëqoftëse ka drejtësi, pasha Zotin, tokën kam me e shit e pa e zbardh nuk e la!”

Mehmetaj ishte njeri nder te pesë te burgosurit qe humbën jetën dhe 17 të tjerë u lënduan, pas protestës së tyre ne Burgun e Dubravës, me 4 shtator të vitit 2003.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *