“Open fun Futboll School”vend argëtimi për fëmijët e të gjitha komuniteteve

11 gusht 2006, Dojçe Vele, Projekti “Open fun Futboll School”, I financuar nga Organizata Joqeveritare daneze “Acrose Culture”, është implementuar në gjashtë shkolla të Kosovës dhe është projekti I parë, ku janë të përfshirë fmiëjët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. 

Organizata joqeveritare “Across Kulture” e cila operon me fondet e qeverisë daneze, suedeze dhe të asaj norvegjeze, me qendër në Kopenhagen, është e mbështetur nga UEFA dhe në dhjetë vitet e fundit organizon Shkolla futbolli nëpër rajonet postkonfliktuoze të Ballkanit. Ajo ka zyrat në Shkup, në Beograd, në Sarajevë dhe në Zagreb. Ndërsa, programi ‘Open fun Futboll School’ është organizuar nga zyra e Shkupit, me qëllim që përmes lojës së futbollit të bëjë afrimin e fëmijëve të komunitetetve të ndryshme në Kosovë:“Ne dëshirojmë që fëmijët të mund të luajnë, të argëtohen. Sepse, e ardhmja iu përket fëmijëve-mendon Jorgen Hvidemose, anëtar I bordit të organizates “Across Culture”.

Fazliu:”Qëllimi i programit-buzëqeshja e fëmijëve”

Njësoj mendon edhe koordinatorja e programit “Open Fun Futboll School” për Kosovë, Afërdita Fazliu sipas se ciles:” Nëse në fytyrën e fëmijëve sheh buzeqëshjen, unë mendoj që ky është edhe qëllimi I programit”.

Trajnimet dhe rekuizitat sigurohen përmes fondeve të qeverive të lartpërmendura dhe UEFA-s, ndërsa pjesa teknike e organizimit u mbështet nga forcat lokale. Me trajnimin e fëmijëve u morën afro 100 trajner si dhe vullnetar të organizatave të ndryshme që veprojnë në Kosovë, me punën e të cileve Jorgen Hvidemose është I kënaqur: “Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë trajner vullnetar të cilët kalojnë kohën me këta fëmijë dhe shoh në sytë e tyre se ata vërtet dëshirojnë që këta fëmijë t’ia dalin”.

Organizatorët: “Nga projekti kanë përfituar 1,200 fëmijë”

Në këtë project janë të përfshirë 1,200 fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si: shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, romë, ashkalijë dhe goranë. Prej të gjithë këtyre, 420 janë të komunitetit serb. Koordinatorja e programit, Afërdita Fazliu për raportet mes femijeve thote se:“Fëmija është i paprishur dhe te ai nuk sheh ndonjë ndryshim. Kur hyne në lojë, të gjithë janë njëjtë. Pra, jo rastësisht u zgjodh topi I futbollit si mjet per integrim!”

Dhe kjo kishte sukses!  Sepse, gjatë kësaj javë, për herë të parë fëmijët e të gjitha komuniteteve që jetojnë ne Kosovë, luajtën bashkë brënda një fushe sporti. Boshnjaku Muhamet Lupnjak, është I entuziazmuar:  “Këto ditë ka qënë mrekulli. Unë kam lidh shoqëri dhe kalojmë bukur. Por, më së miri pajtohem me shokun shqiptar, Albionin. Me komunitetet tjera nuk lidha shoqëri, vetëm sepse nuk I kemi në grup”-thote Lupnjak.

Karakteristikë tjetër e këtij projekti është edhe përfshirja e një numri të  konsiderueshëm të vajzave prej moshës 10-12 vjecare në lojën e futbollit. Por, sipas Afërdita Fazliut, ajo që dallon këtë projekt prej gjithë atyre që u implementuan brënda këtyre shtatë vjetëve nga organizata të ndryshme sportive në Kosovë është se, ky projekt nuk përfundon me përmbylljen e këtij aktiviteti:  ” Mund të them se ‘Open Fun Futboll School’ është programi  I parë që vazhdojë aq sa ne do të kemi nëvojë që këta të qëndrojnë në Kosovë”-thote Fazliu.

Fëmijët pjesëmarrës janë të moshës 7 deri në 12 vjec. Duke marrë parasysh faktin se pikërisht këto mosha kanë qënë dëshmitarët me të njomë të konflikitit të përgjakshëm të vitit ’99, në Kosovë, Afërdita Fazliut I jep ndjenjë të mire loja e të gjithëve në të njëjtën fushë:“Të them të drejtën, kur kam monitoruar shkollen e parë në Prishtinë dhe për herë të parë pas shtatë vjet lufte I kam parë të gjitha komunitetet bashkë, për mua ka qënë një ndjenjë e vecantë”.

Kujtimet e luftës barrierë edhe mes fëmijëve

Por, kujtimet e luftës për fëmijët edhe më tej krijojnë barrierë. Avni Berisha është një ashkalij 12 vjec, I cili është I lumtur pse gjatë lojës ka fituar kundrejt fëmijëve shqiptarë. Por, ai do të donte më shumë të kishte fituar kundrejt një fëmijë të komunitetit serb!

 “Prejse asht ba lufta serbt I kam mërzi. U tutsha…!-thotë Avni Berisha nga komuniteti ashkalij.

Por, Faruk Berisha, 10 vjec, I po këtij komuniteti, dëshiron të luaje me të gjithë dhe shpirti I tij paqsor reflekton në cdo fjalë: “Me krejt asht mirë me lujt. Ma mirë me nejt shokë se me u rrah e m’u perla!”

A pritet që në të ardhmen këta fëmijë të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë multietnike në Kosovë? Sipas Jorgen Hvademose, s’ka alternative tjetër: “Ne nuk duhet të humbim shpresën asnjëherë. Gjithandej në botë nuk ka alternative tjetër vecse të bashkëjetojmë dhe fëmijët tanë të luajnë bashkë”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.