Helmim i nxenesve nga Kosova ne nje hotel te Durresit

30 korrik 2006, Radio Kosova, Ne nje hotel te Durresit jane helmuar 23 nxënës të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, në Decan. Ministria e Arsimit të Kosovës,pas ketij rasti mori vendim që të anulojë të gjitha ekskursionet në Shqipëri. Ndërkohë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, Vazhdojnë të paraqiten raste të nxënësve të helmuar.

Në Qendrën e Kryesore te Mjeksisë Familjare në Decan, vazhdojnë të lajmërohen raste të reja të ekskursionisteve të helmuar javën e kaluar gjatë pushimeve në Durrës. Sipas dr. Nimon Hoxhës, ka raste të përsëritura dhe të atilla që vinë për herë të parë.  “Rastet vazhdojnë të përsëriten. Unë kam qenë prej të dielës ku . Prej sot që jam kujdestar, kemi dy raste të reja. Njëri është I përsëritur”-thote dr. Hoxha.
Vajza, për të cilën flet doktori si rast i perseritur është Drenusha Balaj, 17 vjecare, nga Isniqi, së cilës I përsëriten simptomet për herë të tretë. E sëmurë gjatë orës së mësimit, në Qendrën e Mjekësisë Familjare e kishin sjell shokët e klasës. Ata, edhe derisa ajo merrte infuzionin, I qëndronin rreth e rrotull shtratit. 
“Kam ardhë qe 20 minuta. Djemtë e klasës më kanë sjell nga shkolla se, sapo hyra ne orë të mësimit nisi me m’u shfaq terr  syve dhe më sollën këtu. Kjo është e treat herë. Me vjen lodhje, syte me lodhen, grci m’I kap kembët dhe më therr nën bri”-rrefen Drenusha.
Kryetari Selmanaj: “Nxenesit jane helmuar ne te njejtin hotel edhe vitin e kaluar”
“Është pak e cuditshme që nxënësit vendosen në të njëjtin hotel, ku një vit më parë ka pas helmim të nxënësve. Kjo për mua është një pyetje për të cilën ende nuk kam përgjigje”-tha nder te tjera kryetari i Kuvendit Komunal të Decanit, Nazmi Selmanaj.
Profesor Selim Lokaj, kujdestar I fëmijeve në Durrës thotë se kujdesi I fituesit të tenderit ka qenë në minimum:“Në rregullore të organizimit të ekskursioneve kërkohet mjeku. Nuk ka qënë mjeku! Kërkohen dy ngasës autobusi. Nuk kanë qënë. Kërkohen autobusë me klimë. Nuk ka pas! Paratë janë marrë, e kujdesi I fituesit të tenderit ka qënë nën minimum”.
Lokaj:”Kur serbet na helmonin nxenesit, rezultatet e analizave i kthenin “te pastra” nga laboratoret”
Sipas profesor Lokajt, organizimin e ka bërë ministria e arsimit. Nderkohe qe po kjo ministri, të mërkurën anuloi të gjitha ekskursionet e parapara për nxënësit. Por, përkundër gjendjes së rëndë shëndetsore të nxënësve dhe përkeqësimit të kohëpaskohshëm, ende nuk ka analiza laboratorike, të cilat do të bënin të ditura shkaqet e helmimit. Por, ka një raport nga Spitali Ushtarak I Tiranës, përmbajtjen e të cilit na sjell profesor Selim Lokaj.
“Kemi një raport nga Spitali ushtarak në Tiranë, ku thotë se pas kryerjes së analizave nuk është gjetur asgjë në aspektin toksik as ndonjë element narkotik. Kështu bëhej edhe në vitet 89-90, kur zyrtarët serb deklaronin se nuk ka helmim. Por më në fund Bernard Kushner pat thënë se ka helmim dhe është një helmim në baza nervore”-thote profesori Lokaj.
Prinderit:”Raportimet per perdorim te substancave toksike te paverteta dhe kompromituese”
Disa media të Shqipërisë paten lajmëruar se helmimi I nxënësve ka ndodhur si pasojë e alkoolit të tepruar dhe drogës. Kryetari I Kuvendit Komunal Nazmi Selmanaj, e përgënjështron një lajm të tillë: “Nuk besoj në këtë, sepse atje nuk është bërë asnjë analizë. Mendoj se nuk I bëjnë nder jo vetëm shëndetësisë së Shqipërisë po as vet shtetit shqiptar. Shumë më mirë do të ishte ta hetojnë cështjen e atij hoteli, ndonëse unë këtë jam I prirur ta shoh më tepër si konkurrencë”.
Regjep Kuci, prind I njërës prej vajzave të helmuara, është I revoltuar nga deklarata të tilla:   “Kam vërejtje ndaj disa mediave që kanë dhënë infromata shumë të gabuara që një prind kanë mundur ta bëjnë që të heq dorë nga fëmija I vet.
Për profesor Lokajn, deklaratat e tilla janë të pafalshme: “Helmimi do t’ishte shumë më I lehtë, për neve si mësimdhënës, për nxënës dhe për prindër, po mos të ishte njollosja tjetër: I ashtuquajturi përdorim I hashashit apo një ekstremitet tjetër, ngacmimi erotik”.
Lokaj: “Simptomat te xnenesit jane te jejta si te helmimi nga serbet gjate viteve ’90-te”
Nga ana tjeter, mediat e Kosoves, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, e refuzojnë të jenë të droguar. Ato thonë se nxënësit janë të helmuar. Profesor Lokaj, është deshmitar I helmimeve masive në shkollat e Kosovës, në vitet ’90-të. “Janë të njëjtat simptome. Me ndërprerje të frymëmarrjes, mealivanosje, me gërc, me shtrengime, pa vjellje dhe pa simptome tjera. Atëherë kisha përvojë me këta nxënës. Dhe, kur I bartja këto vajza tani, më dukej se I bartja vajzat e mia atëherë”-thote Lokaj.
Dëshmitarë të ngjarjes pohojnë se nga ana e pronarit, mjekët kanë qënë të kërcënuar, ndërsa të 13 policët edhe të nxjerrur jashtë, para se të vinin mediat. Poashtu nuk përjashtohet mundësia që pikërisht pronari I hotelit të ketë qenë shënjestra, si pasojë e konkurrencës. Mirëpo, këtu profesor Lokaj ka dicka të paqartë:
“Kam një bindje se pronari I hotelit nuk e ka bërë këtë, se nuk ka llogari. Mirëpo, për mua ka qënë e papranueshëm, përse gjithë ajo tendencë që të mbyll të verteten?”
Të 23 nxënësit e helmuar në një hotel të Durrësit, prej të cilëve 20 të gjinisë femërore dhe 3 të gjinisë mashkullore, u kthyen në Kosovë, menjëherë të nesërmen, ku ju nënshtruan trajtimit mjeksor. Doktori kujdestar, Ismet Avdimetaj-specialist për mjeksi familjare, rrëfen j: “Diku rreth orës 12 I kemi pranuar pacientët e ardhur nga Shqipëria. Simptomat kanë qënë grce abdominale, marramendje, hipertension, dhëmbje koke”.
Njëra ndër viktimat e këtij helmimi ishte edhe 18 vjecarja, Merita Osaj, nga Decani. Ajo rrëfen për natën e helmimit: “Në mbrëmje atë natë kam ngrënë patate, pak mish dhe mollën. Mirëpo kah ora 11-të e natës, kisha kokëdhëmbje të madhe, marramëndje. Më coi dikush në dhomë sepse ndjehesha shumë keq. Pushova pak dhe më tej s’di asgje. Në ora katër të mëngjesit, e pashë veten në spital”.
Ndersa, drejtoresha e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, në Decan, Fahrije Haklaj bën apel tek ministria e shëndetësisë së Kosoves: “Kërkova me shkrim prej ministrisë së shëndetësisë, që patjetër të shfrytëzohet laboratori, të merren analizat për t’u zbardhur enigmë dhe një herë e përgjithmonë t’I eliminojmë disa gjëra”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.