Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore

10 prill 2006, Dojçe Vele, Një ndër problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore është papunësia e të rinjve. Ky fenomen ishte edhe arsyeja e organizimit të Konferencës ndërkombëtare e mbajtur në Vjenë, ku morrën pjesë përfaqësues të OJQ-ve dhe të qeverive të Ballkanit.

“Nëse e sheh se je në një vend ku nuk mund të mësosh dhe të kontribuosh, gjëje vendin ku mund ta bësh këtë”.
  Ky ishte njeri ndër mesazhet e grupit punues të konferencës katërditore me temën “Strategjia e përbashkët për krijimin e rrjeteve të punësimit të të rinjve në dhe me Evropën Juglindore”, organizuar nga rrjeti rinor i Qendrës Ndërkulturore të Vjenës. Qëllimin e kësaj konference na e thotë drejtori i kësaj qëndre, Rudiger Teusch: “Qëllimi është që të rikthehen impulse për bashkëpunim të OJQ-ve të përfaqësuesve qeveritarë në Evropën Juglindore. Që tema për papunësinë e të rinjve të analizohet jo nga politikat e tregut të punës, por nga organizatat të cilat merren me këto çështje, duke paraqitur një pasyrë të saktë raliteti”.
Në këtë konferencë dha kontributin edhe Youth Net-rrjet rinor i Qendrës Ndërkulturore të Vjenës, i cili është një iniciative paqeje. Kjo qendër fokusohet në rajonin e Ballkanit me synimin që të hapë sytë dhe zemrat e të rinjve për një Evropë të bashkuar, me një këmbim të ndërsjellë, komunikim frutsjelles dhe bashkëpunime të ardhme përtej kufijve. Ky qëllim bashkoi rreth një tavoline përfaqësuesit e rinj shoqërisë civile, të OJQ-ve dhe qeverive nga shtetet e Ballkanit dhe të Evropës. Grupet punuese ishin të mbështetura edhe nga ekspertë të Këshillit të Evropës për shoqërinë civile si dhe politika te rinisë:-thote Tojç(Teusch).
“Fokusi ynë në Evropën Juglindore është gjithnjë e më i madh. Më së shumti mundohemi të punojmë me institucione joqeveritare ngaqë ndryshimet politike nuk janë shumë të favorshme për ne. Prandaj, nëse një partner mund të sjell njerëz më të kualifikuar ne më me qejf do të punonim me partner të tillë. Pra jemi në kërkim të bashkëpunimeve afatgjata me insitute të tilla, sepse e shumta e punës duhet të bëhet me partneret local”- thotë Peter Lauritzen nga Këshilli i Evropës. “Treg i punës don të thotë gjetja e nevojave të të punësuarve”. Ky ishte njëri nga definicionet e grupeve punuese. Ndërsa, krijimi i formave të reja të jetesës, shkëmbimi I eksperiencave, ndërtimi I ekonomive të vogla si dhe zhvillimi I sektorit privat, një strategji e domosdoshme.
Elizabet Shmidt, nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë beson se zhvillimi i sektorit privat do të zvogëlonte papunësinë e të rinjve në Evropën Juglindore: “Natyrisht, se me zhvillimin e sektorit privat ne shpresojmë që të krijojmë punësim në shtetet atje. Por në anën tjetër e dime se, veçanërisht në vendet në tranzicion mungesa e vendeve të punës nuk përbën gjithnjë problem sa çpërbën problem mungesa e kualifikimit adekuat. Prandaj ne po ashtu punojmë në fushën e trajnimit dhe të edukimit të lartë”. Funksionimi i rrjetit rinor, themelimi i një pakti rinor, bashkëpunimi i tyre si dhe kapërcimi i kufijve të tregut ishin disa nga strategjitë për një zgjidhje të përbashkët të papunësisë së të rinjve. Ndërsa Bashkimi Evropian duhet ta mbështes këtë proces në vazhdimësi.
“Herë herë nuk është lehtë të organizohen seminare trajnuese në shkallë lokale. Duhen njerëz, sepse këtu nuk ndihmon vetëm politika. Ka shumë dallime në atë që kemi dhe në atë që mundohemi të kemi! “-thotë Peter Lauritzen nga Këshilli i Evropës: Të rinjtë kanë kuptuar përmes rrjetit rinor se mungesa e luftës nuk don të thotë ekzistencë e paqes, por se paqja duhet të ushqehet dhe të kultivohet. Prandaj, njëri ndër mjetet për lulezimin e një shoqërie është luftimi I nacionalizmit dhe i të gjitha shprehive të këqija përbrenda një komuniteti.
Rudiger Teusch, drejtor i Qendrës Ndërkulturore të Vjenës: “Ka një energji e cila nuk pyet prej nga vjen por çfarë dëshiron dhe ka një vullnet të madh. Rëndësi thelbësore ka deklarimi i faktit se Evropa është me e madhe se veç një Bashkim Evropian”.
Përvojat tregojnë, se vetëm përmes dialogut, bashkëpunimit afatgjatë, takimeve personale, shoqërive dhe rrjeteve të organizatave joqeveritare si dhe përmes takimeve të ekspertëve qeveritarë nga vende të ndryshme vijnë edhe zgjidhjet e ndryshme të cilat për të rinjtë tanë janë një hap përpara-thotë Rudiger Teusch.
Ai është i kënaqur me rezultatet e konferencës: “Mendoj se qëllimet më të rëndësishme të konferencës janë arritur. Pashë se pjesëmarrësit në plenumin përfundimtar parashtruan projekte të përbashkëta të punës. Ne të gjithë jemi në një sipërfaqe, ndonëse shumë evroperëndimor nuk duan ta pranojnë. Por, zgjidhjet të cilat po i kërkojme për Ballkanin, në të vërtet janë zgjidhje që na duhen për Evropën!” Qëndra Ndërkulturore e Vjenës angazhohet për takim dhe komunikim në mes njerëzve të kulturave të ndryshme. Më se 15 vjet ata mbështesin bashkëpunimin e shkollave punësimin ndërkombëtar të të rinjve si dhe trajnimin ndërkulturor. Kjo qendër në vitin 2000 nga Këshilli i Evropës u nominua me Çmimin Botëror për Edukim Global.  
Ajetë Beqiraj,Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.