Date Archives April 2006

Pozita e komunitetit rom në komunën e Pejës

11 prill 2006, Dojçe Vele, Një studim i Qendrës Monitoruese për Racizmin dhe Ksenofobinë I financuar nga BE-ja, me qendër në Vienë, tregon se minoriteti më I madh etnik në Evropë edhe më tej përballet me jotolerance dhe diskriminim. Njësia e BE-së thotë se popullsise rome I është mohuar në mënyrë të vazhdueshme e drejta për punë, strehim, arsim dhe kujdes shëndetsor. Por, cfare vendi zë komuniteti rom në komunën e Pejës?

Arsimimi I komunitetit rom ne Rajonin e Pejes eshte mundesuar ne forma te ndryshme.  Ne shkollen “Vaso Pashe Shkodrani” te ketij qytetit mbahet mesim intenziv – projekt ky I financuar nga OSBE dhe e mbeshtetur nga nje OJQ vendore. Permes ketij projekti, kuadrove te mbetura prapa ju ofrohet mundesi e marrjes se dy klaseve brenda gjashte muajve, qe pas kesaj te mund te vazhdojne mesimin, te rregullt. Ketu nxenesit mund te marrin edhe te gjitha pajisjet shkollore pa pagese. Mirepo, jo gjithnje eshte mungesa e kushteve ajo qe pengon femijet e ketij komuniteti te shkojne ne shkolle. Shpeshhere jane prinderit e tyre ata qe pamundesojne shkollimin e femijes.
“Sa I perket ndarjes se punes s’mund te themi se jemi te shkelur. Por, papunesia vjen per shkak te mungeses se arsimit se ky komunitet nuk ka kuadro te kuliafikuar qe te mund te zene nje vend pune ne shqoeri civile apo diku tjeter… Vet familajret e tyre jane factor te gjalle te cilet kane ngecur me arsimin. Ne duhet te apelojme edhe me shume te familjaret, qe ti shtyjne femijet e vet te shkojne ne shkolle, t’i arsimojme dhe te formojme kuadro me te forta per te ardhmen.”-thote Gani Toska, Zyrtar per Marredhenje Ndernacionale, ne Kuvendin Komunal te Pejes si dhe ryetar I Iniciatives se Romeve te Kosoves.

Viktime e rrethanave te tilla eshte dhe Osmon Krasniqi, nga Peja, femija I dyte me radhe mes shtate femijeve te prinderve te tij, I cili nuk ka bere asnje dite shkolle dhe si pasoje, nuk di shkrim as lexim. “Nuk jam shku se me baben punoj qeshtu neper dasma. Qeshtu punojme kapak me kerr e kali. Ne mal qeshtu!”-tregon 16 vjecari arsyen e mosshkollimit te tij.

Komuniteti rom ka vendin e merituar ne shoqeri

Komuniteti rom ka gjet vendin e vet ne shoqerine e Rajonit te Pejes, I cili perfshin edhe komunen e Klines, te Istogut, te Decanit dhe te Gjakoves. Ata kane marredhenje te mira me komunitettet tjera dhe jane te integruara ne te gjitha vijat e jetes.

“Ne nivel te komunes kemi perkrahje nga te gjitha insistucionet por njeherit edhe ndihma financiare qe ky komunitet te mos ngec prapa nga komunitetet tjera”, thote Toska.

Ndersa,kryetari I Kuvendit Komunal te Pejes, Ali Lajci falenderon te gjitha komunitetet pakice “te cilet kane ndare jeten e perbashket me popullin shumice te Kosoves,respektivisht te Pejes, jane te integruar per mrekulli ne institucione te komunes dhe japin kontributin ne te gjitha vijat e mundeshme te institucioneve”.

Gjendja e rende ekonomike veshtireson jeten per te gjithe ata qe jetojne ne Kosove. Mirepo, per komunitetin rom problemet e natyres ekonomike dhe sociale jane me evidente. Kjo eshte nje arsye tjeter per migrimin e ketij komuniteti. Sipas Gani Toskes, statistikat e viteve 90-te tregojne se komuniteti rom ne pese komunat e Rajonit te Pejes dukshem me  I madh se sa 4000 deri ne 5000 banor, sa numeron ky komunitet pas luftes ne kete rajon.

“Edhe pas luftes jane larguar,jo per shkak te sigurise por evidente ka qene gjendja ekonomike, don te thote ka qene ne nje faze shume te rende,s’kane gjet rruge tjeter vecse te largohen”thote Gani Toska.

Martesat e hershme-pengese e dukshme e shkollimit te komunitetit rom

Nje dukuri tjeter qe karakterizon komunitetin rom dhe veshtireson kushtet per jete ne kete komunitet jane edhe martesat e hershme, te cilat fillojne qe nga mosha 12-13 vjec .“Shume e vertet! –pohon Uke Bejta, pjesetar I komunitetit rom me banim ne Peje qe nga viti 1945.Perpara ka qene mosha 12-13 vjec. Por tash kane ndryshuar gjerat.Mesatarja eshte prej 18-ve deri ne 22”.

Osmon Krasniqi eshte deshmitar I tradites rome. Vellai I tij eshte 24 vjecar, eshte martuar para dhjete vitesh hde ka tre femije. Ndersa, osmoni ka vetem 16 vite dhe pas fejese fejeses njevjecare me te fejuaren 15 vjec, para shtate muajsh edhe jane martuar. “Baba ma ka feju ciken.Une jam I dyti prej radhe femie. Nusja I ka 15 vjet dhe jane martue me darsem. Vellai I madh eshte 24 vjec dhe eshte martuar qe dhjete vjet dhe ka 3 femije”-thote Osmon Krasniqi.

Shtepi per serbet qe s’kthehen 

Mirepo, sa I perket kthimit te komunitetit rom, ne krahasim me komunitetet tjera nuk eshte bere sa duhet. Gani Toska permend ndertimin e 50-60 shtepive ne komunen e Pejes per komunitetitn serb, gjysma e te cilave edhe me tej jane te zbrazta.

“Dmth. eshte punue per familjaret por ende nuk jane kthyer dhe gjysma prej tyre jane ne Serbi apo kushedi ku? Ndersa, komuniteti rom eshte kthyer, por shumica prej tyre jetojne neper shtepi te huaja apo neper shtepi te fqinjve te vet. Keshtu qe eshte jo barzpeshe, ky komunitet eshte lene pak pasdore. Por ne presim dhe besojme qe se bashku me forcat e kuvendit komunal t’iu ofrojme nje kthim sa  me te qendrueshem ne rajon dhe jo te vine e te kthehen”.

Kryetari I Kuvendit Komunal Ali Lajci premton:Une besoj se duke u forcu institucionet dhe bugjetin e nivelit komnual,e aq ma teper qeveritar,ne do te bejme cmos qe te mund te participohet ne kuptim te nje mireqenjeje per romet ketu dhe te kemi njen qasje vertet te barabarte per te gjithe qytetaret”.
 
 Perderisa,  Uke Bejta ata qe bejne politiken ne Kosove i porosit: “Le te bashkohen qe te gjithw me nje ze, vec per pavaresine e Kosoves!”
Ajetë Beqiraj, DW

Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore

10 prill 2006, Dojçe Vele, Një ndër problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore është papunësia e të rinjve. Ky fenomen ishte edhe arsyeja e organizimit të Konferencës ndërkombëtare e mbajtur në Vjenë, ku morrën pjesë përfaqësues të OJQ-ve dhe të qeverive të Ballkanit.

“Nëse e sheh se je në një vend ku nuk mund të mësosh dhe të kontribuosh, gjëje vendin ku mund ta bësh këtë”.
  Ky ishte njeri ndër mesazhet e grupit punues të konferencës katërditore me temën “Strategjia e përbashkët për krijimin e rrjeteve të punësimit të të rinjve në dhe me Evropën Juglindore”, organizuar nga rrjeti rinor i Qendrës Ndërkulturore të Vjenës. Qëllimin e kësaj konference na e thotë drejtori i kësaj qëndre, Rudiger Teusch: “Qëllimi është që të rikthehen impulse për bashkëpunim të OJQ-ve të përfaqësuesve qeveritarë në Evropën Juglindore. Që tema për papunësinë e të rinjve të analizohet jo nga politikat e tregut të punës, por nga organizatat të cilat merren me këto çështje, duke paraqitur një pasyrë të saktë raliteti”.
Në këtë konferencë dha kontributin edhe Youth Net-rrjet rinor i Qendrës Ndërkulturore të Vjenës, i cili është një iniciative paqeje. Kjo qendër fokusohet në rajonin e Ballkanit me synimin që të hapë sytë dhe zemrat e të rinjve për një Evropë të bashkuar, me një këmbim të ndërsjellë, komunikim frutsjelles dhe bashkëpunime të ardhme përtej kufijve. Ky qëllim bashkoi rreth një tavoline përfaqësuesit e rinj shoqërisë civile, të OJQ-ve dhe qeverive nga shtetet e Ballkanit dhe të Evropës. Grupet punuese ishin të mbështetura edhe nga ekspertë të Këshillit të Evropës për shoqërinë civile si dhe politika te rinisë:-thote Tojç(Teusch).
“Fokusi ynë në Evropën Juglindore është gjithnjë e më i madh. Më së shumti mundohemi të punojmë me institucione joqeveritare ngaqë ndryshimet politike nuk janë shumë të favorshme për ne. Prandaj, nëse një partner mund të sjell njerëz më të kualifikuar ne më me qejf do të punonim me partner të tillë. Pra jemi në kërkim të bashkëpunimeve afatgjata me insitute të tilla, sepse e shumta e punës duhet të bëhet me partneret local”- thotë Peter Lauritzen nga Këshilli i Evropës. “Treg i punës don të thotë gjetja e nevojave të të punësuarve”. Ky ishte njëri nga definicionet e grupeve punuese. Ndërsa, krijimi i formave të reja të jetesës, shkëmbimi I eksperiencave, ndërtimi I ekonomive të vogla si dhe zhvillimi I sektorit privat, një strategji e domosdoshme.
Elizabet Shmidt, nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë beson se zhvillimi i sektorit privat do të zvogëlonte papunësinë e të rinjve në Evropën Juglindore: “Natyrisht, se me zhvillimin e sektorit privat ne shpresojmë që të krijojmë punësim në shtetet atje. Por në anën tjetër e dime se, veçanërisht në vendet në tranzicion mungesa e vendeve të punës nuk përbën gjithnjë problem sa çpërbën problem mungesa e kualifikimit adekuat. Prandaj ne po ashtu punojmë në fushën e trajnimit dhe të edukimit të lartë”. Funksionimi i rrjetit rinor, themelimi i një pakti rinor, bashkëpunimi i tyre si dhe kapërcimi i kufijve të tregut ishin disa nga strategjitë për një zgjidhje të përbashkët të papunësisë së të rinjve. Ndërsa Bashkimi Evropian duhet ta mbështes këtë proces në vazhdimësi.
“Herë herë nuk është lehtë të organizohen seminare trajnuese në shkallë lokale. Duhen njerëz, sepse këtu nuk ndihmon vetëm politika. Ka shumë dallime në atë që kemi dhe në atë që mundohemi të kemi! “-thotë Peter Lauritzen nga Këshilli i Evropës: Të rinjtë kanë kuptuar përmes rrjetit rinor se mungesa e luftës nuk don të thotë ekzistencë e paqes, por se paqja duhet të ushqehet dhe të kultivohet. Prandaj, njëri ndër mjetet për lulezimin e një shoqërie është luftimi I nacionalizmit dhe i të gjitha shprehive të këqija përbrenda një komuniteti.
Rudiger Teusch, drejtor i Qendrës Ndërkulturore të Vjenës: “Ka një energji e cila nuk pyet prej nga vjen por çfarë dëshiron dhe ka një vullnet të madh. Rëndësi thelbësore ka deklarimi i faktit se Evropa është me e madhe se veç një Bashkim Evropian”.
Përvojat tregojnë, se vetëm përmes dialogut, bashkëpunimit afatgjatë, takimeve personale, shoqërive dhe rrjeteve të organizatave joqeveritare si dhe përmes takimeve të ekspertëve qeveritarë nga vende të ndryshme vijnë edhe zgjidhjet e ndryshme të cilat për të rinjtë tanë janë një hap përpara-thotë Rudiger Teusch.
Ai është i kënaqur me rezultatet e konferencës: “Mendoj se qëllimet më të rëndësishme të konferencës janë arritur. Pashë se pjesëmarrësit në plenumin përfundimtar parashtruan projekte të përbashkëta të punës. Ne të gjithë jemi në një sipërfaqe, ndonëse shumë evroperëndimor nuk duan ta pranojnë. Por, zgjidhjet të cilat po i kërkojme për Ballkanin, në të vërtet janë zgjidhje që na duhen për Evropën!” Qëndra Ndërkulturore e Vjenës angazhohet për takim dhe komunikim në mes njerëzve të kulturave të ndryshme. Më se 15 vjet ata mbështesin bashkëpunimin e shkollave punësimin ndërkombëtar të të rinjve si dhe trajnimin ndërkulturor. Kjo qendër në vitin 2000 nga Këshilli i Evropës u nominua me Çmimin Botëror për Edukim Global.  
Ajetë Beqiraj,Dojce Vele